Parimi me i rendesishem

Mero Baze nuk është miku im. Nuk është as i njohuri im. Mero Baze është një gazetar që vijimësisht ka cënuar pa të drejtë, për shumë vite me rradhë plot njerëz, kundërshtarë të hapur apo të hamendësuar të Sali Berishës në politikë, në media e në shoqërinë civile. Ndër ta shpeshherë nuk ka kursyer as mua vetë dhe madje as familjen time. Por liria dhe e drejta e Mero Bazes për ta thënë lirisht atë që mendon janë liria dhe e drejta e gjithësecilit prej nesh, prandaj unë jam sot në krah të gazetarit dhe botuesit që kurrë s'ka qenë në krahun tim.

Edi Rama

Te shqiptosh fjalet e mesiperme kerkon kurajo, bindje te thella guxim dhe shpirtmadhesi gjigande per te anashkaluar e harruar dhimbjen e te kaluares. Ti shqiptosh ato behet akoma me e mahniteshme kur je duke e bere jo vetem ne planin personal por edhe ne emer te dhjetera mijera antareve te sulmuar e fyer drejtperdrejte ose indirekt nga akuzat e leshuara nga Mero Baze e nga gazeta Tema ne te kaluaren. Te flasesh ne menyre te ketille eshte te jesh vertet i perparuar ne mendesine baze politike dhe dashur pa dashur te flasesh keshtu te shenjon a si njeriun politik qe qe vendos te miren e perbashket mbi gjithshka a si mashtruesin e zakonshem politik qe s’e ka problem te shkeli mbi fjalet e te djeshmes per te arritur qellimet e te sotmes.

Edi Rama shprehet se e mbron te drejten e Mero Bazes si “gazetar dhe si botues” per te thene lirisht ate qe mendon dhe prandaj e gjykon te nevojshme ti dale ne krah ne keto dite nevoje. Ajo qe s’eshte e qarte eshte nese Mero Baze dhe gazeta Tema pas vitesh te tera sherbese si baltehedhes mbeten akoma media. Nese nuk eshte media nuk ka si ta meritoje kete perkrahje. Ajo qe deri dje ishte nje mjet propagande nuk mund te behet pjese e shtypit me shkopin magjik ose sipas Rames gazeta qe deri dje kishte marre neper goje me dhjetera e qindra njerez ka pasur te drejte te beje kete. Djalli u kthye ne engjell ne baze te parimit te lirise se medias megjithese s’eshte e qarte nese gazeta ne fjale eshte akoma media apo jo.
 

“Me mua s’ka, dhëmb për dhëmb. Unë jam me moral hebraik Je mësuar me këta kristianët ti që të kthejnë faqet, unë jam me moral hebraik, dhëmb për dhëmb.”
 

Spartak Ngjela

Ne dallim nga paragrafi i cituar nga deklarata e Edi Rames, fjala e Ngjeles nuk eshte aspak “moderne”, mendjehapur apo perparimtare. Esht nje parim i vjeter; sa i thjeshte aq dhe i pamohueshem, dicka qe vjen nga pervoja e nje kombi qe ka kaluar aq shume ulje ngritje ne historine e tij sa ekzistenca e tij e vazhdueshme eshte nje mrekulli me vete. Pervoja megjithese nuk eshte parashikuesja me e sakte e te ardhmes, eshte gjithsesi “llampa e vetme qe ndricon sado pak te ardhmen, e vetmja menyre per te gjykuar te ardhmen eshte nepermjet te shkuares”. Pervoja me te kaluaren duhet te diktonte ne rastin e Temes lenien menjane te “politikes pertej te djathtes e te majtes” dhe zbatimin e nje politike pak me njerzore qe nuk do te pranonte “aleancen edhe me djallin per te permbysur Berishen”.

Edi Rama del dhe flet ne perkrahje te gazetes Tema dhe nese parimi i lirise se shtypit do te ishte parimi kryesor ne kete jete e gjithe shqiperia dueht ti rrahe krahet e ti thote bravo. Banoret e ketij vendi e dine mire nga pervoja e kalvarit 18 vjecar qe ne kushtet e dhjera aktuale para nje parimi politik si liria e shtypit duhet te renditet nje parim tjeter me njerezor; cenimi dhe perbaltja e te tjereve me synimin e vetem per te perfituar ekonomikisht apo politikisht eshte e pafalshme. Ne kete kendveshtrim Edi Rama ja futi kot kur doli ne krah te Mero Bazes.
 

4 Komente

para nje parimi politik si liria e shtypit duhet te renditet nje parim tjeter me njerezor

parimi, parimi, parimi, parimiii....

njerezor, politik, ,,,,,.... derr derr gerr gerr

Shoqeria shqiptare nuk i bindet parimeve te asnje lloji o Gzim, por rregullohet vetem nepermjet ligjeve te xhungles qe vlejne per egersirat dhe hienat

 

Te shqiptosh fjalet e mesiperme kerkon kurajo, bindje te thella guxim dhe shpirtmadhesi gjigande per te anashkaluar e harruar dhimbjen e te kaluares.

Kjo qe thua, kjo shpirtmadhesi e Rames, do vlente sikur Bazja te ishte akoma pro-Berisha dhe anti Rama. Rames nuk besoj se i behet von per parime ne kete rast, se ai i ka shker.dhyer parimet ne punen e tij me keq se Berisha ne ca aspekte. Atij thjesht nuk i prish pune Bazja, se ai eshte kundra Berishes tani, dhe keshtu Rama po perfiton nga rasti te duket si "pertej politikes dhe inateve", Papa e fali vrasesin dhe Rama po e fal Bazen. smiley

Po te ishin te interesuar per fjalen e lire te mediave, Rama nuk do kishte ne pronesi trecerekun e tyre, dhe Berisha cerekun tjeter, po do kishin bere cmos qe mediat te ishin vertet media, dhe jo gjysem, apo plotesisht, zedhenes te partive dhe bosave te interesave te tjera.

Po pavaresisht ketyre dhe faktit qe Bazja boton nje pacavure dhe jo nje gazete, Bazja ka njesoj te drejte ne kete mes te kete te drejten e fjales/botimit si gjithe gazetat (ose "gazetat&quotsmiley e tjera. Pasi po ti futemi me kandarin 'a eshte media apo jo Tema', del qe asnje nga gazetat nuk eshte media e mirfillte tek ne, te pakten jo keto qe jane kryesoret, per sa i perket tirazhit.

Marketing smiley parazgjedhor, frymezim Obamist smiley Me pelqen ahh sikur te ishte e vertete ajo qe thote .. mbase nuk do kritikohej kaq shume nga mediat smiley

Eshte edhe nje "parim" tjeter: "armiku i armikut tim, eshte miku im."

Kjo pacavurja ishte me verte per te mos u humbitur.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).