OSSH: Shpenzoni pak energji për të eleminuar ndërprerjet

Sipas OSSH-së dita e fundit e vitit 2008-të është shënuar si dita që është konsumuar më shumë energji elektrike se ndonjëherë në Shqipëri. Janë shpenzuar 26 milionë kilovat orë, rreth 3 milionë kilovat orë më shumë se vitet e tjera, ku vetëm kryeqyteti ka përdorur 9 milionë, ndërsa qyteti i dytë që ka konsumuar më tepër pas Tiranës është ai i Durrësit. Edhe pse në krahasim me vitet e tjera furnizimi me energji ka qënë më i plotë përsëri ka patur zona të cilat e kanë kaluar ndërrimin e viteve në errësirë. Në Tiranë ka patur difekte fillimisht në zonën ndërmjet rrugës së "Kavajës" dhe bulevardit "Gjergj Fishta". Zona pranë Shallvareve, rrugës "Myslym Shyri" dhe ajo afër Drejtorisë së Policisë kanë mbetur pa energji që prej orës 22:30 dhe deri në orët e para të mëngjesit. Fat të keq për festën e fundvitit kanë patur edhe banorë të shumtë në disa pjesë të periferisë së Tiranës. Por difekte ka patur edhe në zonën e plazhit të Durrësit, këtu një avari në rrjetin e tensionit të ulët ka bërë që të mos këtë energji në orën 22:00. Probleme ka patur edhe në Shkozet, edhe në këtë zonë riparimet përfunduan afër zbardhjes. Megjithë paralajmërimet që bëri Operatori i Sistemit të Shpërndarjes për përdorim të pakët të pajisjeve elektrike dhe premtimeve për furnizim të plotë, marrje masash për riparimin e rrjeteve të ngarkuar me anë të grupeve në gatishmëri, shumë shqiptarë kanë festuar në errësirë.

1 Komente

"" Janë shpenzuar 26 milionë kilovat orë, rreth 3 milionë kilovat orë më shumë se vitet e tjera, ku vetëm kryeqyteti ka përdorur 9 milionë, ndërsa qyteti i dytë që ka konsumuar më tepër pas Tiranës është ai i Durrësit.""

 

Po se mos ka alternativa te tjera per ngrohje ose gatim !Me shume do te rritet konsumimi i energjise elektrike ,po nuk krijuan instalime te gazit ,si altrenativ !

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).