Ortakëria e Fazliçit me “Rudnap”

 

“Korrieri” zbulon dokumentin ku Damir Fazliç dhe Vojin Lazareviç janë anëtarë të këshillit administrativ të “Crown Acuqisition”

TIRANË - Bosi i kompanisë “Rudnap”, Vojin Lazareviç, që i shiti Shqipërisë 105 milionë euro energji, është ortak me Damir Fazliçin. Dy personazhet e shumëpërfolur në vendin tonë rezultojnë të kenë jo vetëm lidhje miqësore, por edhe lidhje biznesi. Sipas dokumenteve të siguruar nga “Korrieri”, pronari i kompanisë serbe “Rudnap” dhe Damir Fazliçi, që aktualisht po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për pastrim parash, janë anëtarë të këshillit administrativ të kompanisë “Crown Acuqisition”. Kjo kompani, dikur në pronësi të Fazliçit, rezulton të jetë shitur në Qipro për 1 milion e 700 mijë euro. Por, edhe pse kompania qipriote “Altaria Research Limited” zotëron 100 për qind të aksioneve, Damir Fazliç është sërish administrator i kompanisë, që dikur ishte tërësisht pronë e tij, pavarësisht aktivitetit të munguar tregtar. Bashkë me të, anëtarë të këshillit administrativ janë dhe Vojin Lazareviç, aksioneri më i madh i “Rudnap” dhe Sandra Berberoviç, anëtare e bordit menaxhues në kompaninë “Rudnap”. Lidhja Lazareviç-Fazliç nuk mund të jetë kaq e rastësishme, po të merret parasysh dominimi i tregut të energjisë nga firma serbe “Rudnap” dhe lidhjet miqësore në nivele të larta që ka serbo-boshnjaku Fazliç në Shqipëri.

Biznesi i përbashkët

Një vit pas blerjes së kompanisë “Crown Acuqisition”, ortakët e firmës qipriote “Altaria Research Limited” organizojnë një mbledhje të jashtëzakonshme, ku merren disa vendime të rëndësishme, një ndër të cilët ishte ndryshimi i statusit të kompanisë së Fazliçit. Në mënyrë të parashikueshme, Damir Fazliç emërohet administratori i kompanisë “Crown Acuqisition”, edhe pse më 20 qershor 2007 kishte përfituar 1 milion e 700 mijë euro nga shitja e kryer. Ajo që të çudit nga ndryshimet në kompaninë “Crown Acuqisition”, është shfaqja e emrit të Vojin Lazareviç si anëtar i këshillit administrativ të kompanisë “Crown Acuqisition”. Sipas vendimit të datës 17 korrik 2008 të mbledhjes së ortakëve që përbëjnë kompaninë qipriote “Altaria Research Limited”, rezulton se firma që dikur ishte në pronësi të Fazliçit, ndryshon statusin nga sh.p.k (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar) në sh.a (shoqëri aksionere), si dhe rrit kapitalin nga 100 mijë lekë në 200 mijë lekë. Për ligjërimin e këtyre veprimeve duhej të kujdesej vetë Damir Fazliç, i cili ligjërisht kishte shitur biznesin e tij më 20 qershor të vitit 2007. Nga kjo datë, deri në vendimin e ortakëve të kompanisë “Altaria Research Limited”, firma “Crown” rezultonte “e jashtëligjshme” në Shqipëri, pasi vendimi është depozituar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit vetëm më 29 shtator të vitit të shkuar.

Manovra

Shitja për 1 milion e 700 mijë euro e një kompanie, që në Shqipëri nuk kishte pasur asnjë aktivitet, u komentua edhe nga ish-pronari i saj, Damir Fazliç. Në një intervistë dhënë në vendin tonë, serbo-boshnjaku deklaroi se këtë kompani ia kishte shitur po vetes. Dhe në fakt kështu rezultoi. Menjëherë firma qipriote, që tashmë zotëron 100 për qind të aksioneve, shpall Damir Fazliçin si administrator të “Crown Acuqisition”. Po përse duhej një kontratë shitjeje, kur Fazliçi është pronari i dy kompanive? Dyshimi i vetëm, që po hetohet edhe nga Prokuroria Shqiptare, ka të bëjë me mbulimin e transfertës së parave. Në rast se Fazliçi tha të vërtetën, kur deklaroi se “Altaria” është në pronësi të tij, atëherë lidhja e konfirmuar tashmë me bosin e “Rudnapit” sqaron shumë dyshime mbi dominimin e tregut të energjisë në Shqipëri nga kompania e Lazareviç. Sipas të dhënave tashmë të konfirmuara, firma “Rudnap” për vitin 2008 zotëronte 46.6 për qind të importit të energjisë. Damir Fazliç dhe Vojin Lazareviç janë anëtarë të këshillit administrativ të kompanisë “Crown Acuqisition”, e cila është në zotërimin e plotë të “Altarias”, që sipas Fazliçit është pronë e tij. Firma qipriote, e interesuar posaçërisht në tregun e energjisë, më 19 nëntor themelon në Zagreb firmën “Rudnap Energija”, fakt i konfirmuar ky nga Gjykata Tregtare e Zagrebit. Në këtë lidhje të rëndësishëm mbetet fakti i emrit “Rudnap”, i cili kurrsesi nuk mund të jetë përdorur nga firma qipriote “Altaria Research Limited” pa “lejen” e aksionerit kryesor të saj, Lazareviç. Nga ana tjetër, bosi i “Rudnap” rezulton jo vetëm importuesi më i madh i energjisë në Shqipëri, por edhe ortak me Fazliçin, i cili njihet si mik i afërt i kryeministrit Sali Berisha.

7 Komente

E lexova por nuk e kuptova. Mire e ka gruja kur me thote se jom i trash nga trute. Ene Tushja keshtu me thote!

Eshte per t'u "admiruar" guximi qe kane "gazetaret" ne Shqiperi qe te demonstrojne INJORANCEN e tyre! smiley

he mer Sale qe the, poqe se ky Fasllici, ka marre ndonje lek nga taksapaguesit Shqiptare. Ky paska marre, 100 milion euro?

Apo e ke pas per leke Shqiptare ti,se ky i paska marre euro.ahahhahahahah. Pak hajdute kishim aty ne Shqiperi ne,na duheshin edhe Mashtruse ballkanik. p.s Cne kjo Korrieri, eshte krahu sales, po e ndjejn eren e leckes keto me duket.Kot nuk thone, kur mbytet anija,minjt ikin te paret.

Shitja për 1 milion e 700 mijë euro e një kompanie, që në Shqipëri nuk kishte pasur asnjë aktivitet, u komentua edhe nga ish-pronari i saj, Damir Fazliç. Në një intervistë dhënë në vendin tonë, serbo-boshnjaku deklaroi se këtë kompani ia kishte shitur po vetes. Dhe në fakt kështu rezultoi. Menjëherë firma qipriote, që tashmë zotëron 100 për qind të aksioneve, shpall Damir Fazliçin si administrator të “Crown Acuqisition”. Po përse duhej një kontratë shitjeje, kur Fazliçi është pronari i dy kompanive?

Kjo i ve kapakun. Eshte teper e veshtire per gazetaret shqiptare, qe te dallohet mes personit fizik dhe nje kompanie qe gezon personalitet juridik, e cila ka jeten, bilancin e vet dhe si e tille duhet te dallohet nga pronari/pronaret e vet.

 

Hunter,

Le te supozojme se nje X kompani ne nje Y shtet ndermjet te tjerash ka kryer edhe aktivitete te pa ligjeshme apo ka bere qofte edhe evazion fiskal duke krijuar nje shume te konsiderueshme parash te cilat kerkon ti transferoje jashte shtetit ku e ka seline kompania. Metoda me e mire eshte ajo e gjoja transferimit te tyre per investime ne vendet me pak te zhvilluara ku edhe kontrolli eshte me i ceket e korrupsioni me flagrant. Dhe keshtu blihet nje kompani me vlere zero dhe pa asnje aktivitet per 1.5 milion euro. Dyshimi thellohet me teper pasi aksioneri/pronari/ortaku i vetem (quaje si te duash) i te dy kompanive eshte i njejti person. Pra kompania e tij ne Qipro i jep Fazllicit si person fizik 1.5 milion euro per shitjen nga ky i fundit te nje flluske sapuni.  Mbas ketij veprimi, Fazllic si person fizik ka 1.5 milion euro te cilat mund ti perdore pa frike per gjithshka, pasi vijne nga nje "shitje te ligjeshme " qe ai i ka bere kompanise nga Qipro. Ketu mban ere parash te qelbura !   

...edhe ky lloj perceptimi (si ai i berberit) nuk i "shpeton" dot "gazetaret" qe shkruajne kodra pas bregut...

perceptimi nuk mjafton. nuk mjaftojne as bisedat e kafeneve. duhet nje njohje e plote e legjislacionit (qe ne kete rast Fazllic i eshte referuar per te bere te tilla transaksione). duhet nje njohje e plote e legjislacionit per kompanite.

perseri mund te ndodhe qe edhe po i pate ato njohuri te shkruash kodra pas bregut, por te pakten mund te paraqiten ne shkrim lehtesirat qe te jep legjislacioni, dhe cfare eshte bere ne kundershtim me te (qe te mund te ngrihet akuza)

se pastaj e ben si prokuroret qe donin te mbronin  sekuestrimin e pronave dhe ngrirjen e llogarive bankare me : "kemi marre te dhena nga mediat" smileysmiley

 

 

Po bej nje sforcim te pergjigjem.

Le te supozojme se nje X kompani ne nje Y shtet ndermjet te tjerash ka kryer edhe aktivitete te pa ligjeshme apo ka bere qofte edhe evazion fiskal duke krijuar nje shume te konsiderueshme parash te cilat kerkon ti transferoje jashte shtetit ku e ka seline kompania. Metoda me e mire eshte ajo e gjoja transferimit te tyre per investime ne vendet me pak te zhvilluara ku edhe kontrolli eshte me i ceket e korrupsioni me flagrant.

...edhe sikur x, y, z te kete kryer aktivitet te paligjshem dhe te depozitoje parate ne nje vend te trete (ky aktivitet quhet pastrim parash) apo te shpiki nje shitblerje fiktive te nje kompanie tjeter (quhet evazion fiskal, meqe shoh qe i ke idete te paqarta smiley )  ku eshte problemi? Cili shtet ka pergjegjesine per ndjekjen penale/fiskale? Shteti ku kryhet krimi i mundshem (Qipro) apo shteti ku depozitohen parate (Shqiperia)? Pse kapesh me shtetasin britanik me origjine boshniake Demir Fazlliç, kur qindra prej pallateve ne Tirane jane ndertuar me para te pista denbabaden SHQIPTARE nga droga e prostitucioni ne Europe. Nje nder shtetet me mireqenie me te mire ne bote e njekohesisht nje prej shteteve me te civilizuar mbeshtetet te ky parim dmth. ai i neutralitetit. E kam fjalen per Zvicren. Kush eshte problemi? Qe tjetri po te sjell valute ne shtetin tend?

Si mediat, si prokuroria jane te drejtuar nga njerez hajvane, qe nuk e kane idene per cfare flasin/veprojne.   

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).