Obama, Tirana “deklarate dashurie”

Tani qe Uashingtoni ka ndryshuar orientim, jo pak shqetesim ka sjelle kjo ne politiken e Tiranes. Ne takimin me ambasadorin amerikan, ky shqetesim nuk u fsheh dot, pas buzeqeshjeve dhe lavderimeve te te gjitheve ndaj Barak Obames.

“Shpresa do te jete leva e Arkimedit me te cilin presidenti i 44-t i SHBA-ve do te shnderroje panikun ne besim. Ata te cilet lexojne presidentin te kuptojne se jo demagogjia, por realizmi amerikan eshte thelbi i vertete i doktrines Obama”, eshte shprehur Berisha.

Ndersa sipas Rames, “atyre qe kapen pas pushtetit permes korrupsionit dhe mashtrimit apo mbylljes se gojeve qe kundershtojne, Amerika e rilindur gjashte dite me pare u ben te qarte me gojen e presidentit qe zgjodhi shpresen ne vend te frikes, se jane ne krahun e gabuar te historise”.

Ambasadori Withers tha se “presidenti Obama do te jete nje mik i madh i Shqiperise”. “Dite te mira ndodhen perpara ne marredheniet mes SHBA-ve dhe Shqiperise”, theksoi diplomati amerikan.

Pjesa me interesante ishte sjellja e kryeministrit Berisha i cili gjendej ne nje pozite me te veshtire se Edi Rama per shkak te marredhenieve te acaruara kohe me pare me ambasadorin amerikan Withers gjate diskutimit te ligjit te prokurorise dhe tani se fundmi edhe per ligjin e lustracionit dhe se dyti edhe per faktin se i duhej te perkrahte te gjitha politikat e reja te presidentit Obama, qe deri me tani kane shkuar kunder linjes se ish-presidentit Bush, qe sic tha ambsadori Withers njihej per marredheniet e aferta me kryeministrin Berisha.

“Dua te siguroj presidentin Barak Obama se qeveria ime mbetet thellesisht e vendosur per nje bashkepunim te ngushte dhe intensiv”, deklaroi Berisha.

Ne pozita me te lehta se kryeministri dukej se ishte kreu i opozites, Edi Rama, i cili jo thjesht ka perkrahur presidentin Obama qe ne fillim te fushates presidenciale, por nuk ka fshehur as pikepamjen se ndryshimin sipas modelit Obama ne Shqiperi, mund ta sjelle vetem ajo qe ai e ka cilesuar si politika e re.

“Amerika na meson se bashkimi i qytetareve te thjeshte pertej kufirit te vjeter te politikes dhe politikaneve qe mund te sjelle ndryshimin e shumedeshiruar ne jeten e nje vendi dhe te gjithesecilit”, tha Rama.

Te tre personalitetet cituan gjate gjithe kohes pjese nga fjalimi i inaugurimit te presidentit amerikan. Por kur konteksti lidhej me Shqiperine leximet ishin te ndryshme.

“Mbetem i angazhuar mbi te gjitha per nje proces zgjedhor te lire dhe te ndershem. Mbetem plotesisht i angazhuar qe me reforma te promovoj me tej luften e madhe kunder korrupsionit”, premtoi Berisha.

Por ne replike Rama theksoi se “korrupsioni nuk luftohet me retorike antikorrupsion, ashtu sikunder nuk mbulohet as me masa demagogjike antikomunizem dhe as me masa autografike antigazetarizem”.

“Per te qene miq te denje te Amerikes se Barak Obames ne s’mund t’i lejojme vetes zgjedhje te rrezikuara, institucione dhe autoritete kushtetuese te kercenuara apo media te dhunuara”, shtoi kreu i PS-se.

Te dyja partite kryesore politike ne Shqiperi, pritet te hyjne ne zgjedhje me slogane qe lidhen me ndryshimin. Ndaj edhe perdorimi i Obames dhe ndryshimit te tij nga Berisha dhe Rama eshte i kuptueshem ne kete kendveshtrim. Ajo qe nuk dihet eshte se kujt prej ndryshimeve do t’i besojne shqiptaret. Nje pike ku as vete Barak Obama nuk ndihmon dot.

2 Komente

"Pjesa me interesante ishte sjellja e kryeministrit Berisha i cili gjendej ne nje pozite me te veshtire se Edi Rama..."

"Ne pozita me te lehta se kryeministri dukej se ishte kreu i opozites, Edi Rama..."

Po c't'u thuash ketyre gazetaruceve?! smiley

Te dh....fsha gazetarine.

Ne kemi nevoje per lajme (fakte) jo shpelarje truri, or taj!

Dhe kete na e shesin per profesionalizem...

Me jep lajmin or ti gazetaruce, perceptimet, hamendesimet dhe perfundimet i nxjerr vete une pastaj...

Turqeta!

na lodhen keto shkrime servilesh qe pershkruajne servilet smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).