Nju Jork, rrëzohet avioni shpëtojnë mrekullisht të 151 udhëtarët

NJU JORK-Një avion është rrëzuar sot në Nju Jork por kanë shtëpuar mrekullisht të 151 pasagjerët që ishin në bord. Aeroplani i kompanisë US Airwais sapo u ngrit në ajër u përplas me një grup pulëbardhash që gjendeshin mbi lumë. Avioni kishte destinacionin nga La Guardia NY në drejtim të Charlote të Kalifornisë, por ra në lumin Hudson pak minuta pasi u ngrit në ajër nga aeroporti. Udhëtarët shpëtuan duke dalë nga dyert e emergjencës dhe mbi krahët e aeroplanit derisa arritën anijet që i nxorën në breg.

Kjo ngjarje konsiderohet si një ngjarje e mrekullueshme, ku piloti shihet dhe do të jetë si një hero, i cili u ul në lumin Hudson për t'i shpëtuar udhëtarët.

Aeroplani për fat edhe pse u përplas në ujë nuk eksplodoi. Aeroplani, i kësaj kompanie nga nisja në ajër qëndroi vetëm 6 minuta dhe menjëherë u rrëzua në ujë, pasi dy motorrët iu bllokuan nga pulëbardhat. Fati i mirë ishte që aeroplani nuk u fundos menjëherë dhe udhëtarët kishin mundësi të dilnin nga dyert e emergjencës.

FBI thotë se nuk ka kurrfarë indikacioni se ky rast mund të konsiderohet si akt terrorist. Udhëtarët janë të gjithë në gjendje shumë të mirë dhe madje vetëm tre prej tyre janë paraqitur në spital, të tjerët nuk kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Pas aksidentit, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg vlerësoi pilotin, për të cilin tha se kishte bërë një punë mjeshtërore kur e uli avionin në lumë.

Ai tha se zyrtaret federale të transportit shkuan nga Washingtoni në Nju Jork, për të filluar hetimet lidhur me shkakun e aksidentit.

Ndërsa guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, e quajti ngjarjen "një mrekulli në Hudson".

 

 

13 Komente

E posi, Charlote te Kalifornise!!!

E posi, Charlote te Kalifornise!!!

Mushku, "North Carolina" dhe North "California" jane pothuajse njesoj.

Po llojin e shpendit, thuaj,  nga e dalluan keta te shekullit?

Me pelqejne lajmet nga Shqiperia perendimore! Apo mos duhet te them vecanerisht ato nga Shekulli i perenduar, se edhe fjalet "Shqiperi perendimore" me "Shekulli i perenduar" jane pothuajse njesoj?

si thua ti "uku", marrin bonus kta gazetaret kur kane ADD?

Mushku, me duket se ne Shqiperi duhet te kesh shenja/prova te sigurta te ADD-se qe te te punesojne. Edhe po nuk i ke duhet te sillesh sikur i ke se ndryshe ngelesh pa pune.

Lloji i shpendit u tha qe ishte goose-pate e eger, por keto e kane perkthyer paten per pule e meqe pula nuk fluturon e kane bere pulebardhe! smiley

Te presim kush do jap DOREHEQJE!!

Une them ai i EPA...s'kishe asnje kontroll teknik mbi zogjte.

nuk eksplodoi

 

Ca??

""""një mrekulli në Hudson". Me kete nentitull hapen te gjitha stacionet televizive qe pershkruajne ngjarjen e ndodhur....por mrekulline e perdorin ne kuptimin "hyjnor" biles dikush e argumentoi me 'engjet mbrojtes" Zoti i shpetoi shkarkimit kesaj rradhe se i dergoi engjejt.....Po te ishin mbytur, do e shhnim si do ja hidhte ??? smiley

Per disa minuta besoj se shume pasagjere kane thene me vete: "po une qe s'ja vara hiç asaj shoqes kur spjegonte procedurat e shpetimit."

Chesley Sullenberger is an Air Force veteran who has been with US Airways since 1980.

Heroi i Hudsonit

Chesley Sullenberger III

Age: 57
Family: Wife Lorrie, two daughters
Home: Danville, California
Education: U.S. Air Force Academy, B.S.; Purdue University, M.S.; Northern Colorado University, M.A.

The 57-year-old former Air Force fighter pilot has been flying for more than 40 years, and has been with US Airways since 1980.

Me mire do te gjeni historine ketu

US Airways captain the 'consummate pilot'

 

Sa per shekullin Si gjithmon gallate e shtypit tone

 

 

une i kushtoj gjithnje vemendje asaj shoqes qe ben me duar e me kembe per te shpjeguar rruget e shpetimit.

shyqyr qe keta shpetuan.

Kesaj i thone "Te keshe lindur me kemishe"... Mesa po degjoja ne media ky rast eshte shume i rralle dhe kan pas  shume fat qe shpetuan te gjithe ...

Kishte me shume shanc antaresimi i Policit me Leftin ne PS...   smiley   smiley

Jo per gje por per force zakoni meqe iu duket se na i here ja fusim kot ne postuesit smiley

a . ...Zoti Blumberg tha se zyrtarët federalë të transportit shkuan nga Uashingtoni për në Nju Jork, për të filluar hetimet lidhur me shkakun e aksidentit.  VOA

...Ai tha se zyrtaret federale të transportit shkuan nga Washingtoni në Nju Jork, për të filluar hetimet lidhur me shkakun e aksidentit...  Shekulli

b.  Ndërsa guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, e quajti ngjarjen "një mrekulli në Hudson". BBC

Ndërsa guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, e quajti ngjarjen "një mrekulli në Hudson".  Shekulli.

Ndryshimi ne rastin e pare eshte ne vend te Zoti Blumberg eshte perdor peremri Ai. ( ketu kjo "zoti" nuk para perdoret dhe redaktorja e ka gjet si fjale te huaj ) Ka dhe nje ndryshim tjeter Washingtoni vs Uashingtoni . Meqe keta gazetaret perdorin w te cilin e zevendesojne me ë ne fund te redaktimit, atehere korektorja i ka rane shkurt : e ka bere dubelvëashingtoni. ( keshtu lexohet ne shqip kjo fjala.) sepse ne fund i ka dale ëashingitoni.

Kjo thjesht per te kuptuar se si informohen shqipfolesit edhe kur ja u perzgjedhin shkrimet ne peshk per t`i futur na i koment dashakeqes qe ka per qellim denigrimin e gazetarit ( i/e)  smiley

P.S. Ene ka i cik status mire bejne qe kerkojne.

E..jo dhe mrekullisht.Ndihmuan dhe ca njerez te mire dhe te afte.??Apo varu leshte atyre.!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).