Një ditë plot diell

Një shkulm i fortë drite u përplas papritur mbi qepallat e tij të rrudhura. U detyrua të hapte sytë pa dëshirë. Me një vështrim të shpejtë mbi dhomë e kuptoi menjëherë se çfarë kishte ndodhur: Bedriu sapo kishte hapur perden e vjetër që mbulonte dritaren e dhomës së tyre të përbashkët. Akoma nuk kishte ardhur në vete nga zgjimi i beftë. Me mundim të madh zgjati dorën mbi komodinën e vogël në të djathtë të shtratit të tij dhe mori orën e dorës. E ngriti vetëm disa sekonda në ajër por nuk mundi ta mbante më gjatë. Zhurma e thyerjes copa-copa të xhamit të ores u ndje menjëherë. Të marrtë djalli – pëshpëriti me zë të ulët. Së fundmi shenjat e sëmundjes së Parkinsonit kishin filluar të bëheshin gjithnjë e më të fuqishme në trupin e tij. Dhe ja: tashmë nuk arrinte të mbante dot as dhe një orë dore. Dridhjet e duarve sa vinte e bëheshin gjithmonë e më të fuqishme me kalimin e kohës. Por ditët e fundit i dukej sikur ato ishin shtuar akoma më tepër. Me mundim të madh e hoqi batanijen e hollë që e mbulonte dhe u përgatit të ngrihej. U mbështet mbi bërrylin e djathtë dhe i dha trupit për tu ngritur. Por nuk e mbanin krahët. U përpoq dhe herën e dytë por përsëri me të njëjtin rezultat. Më në fund herën e tretë pasi përdori të gjitha fuqitë arriti të mposhtte peshën e trupit dhe arriti të ngrihej përgjysme mbi shtrat. Bedriu iu afrua me ngadalë me mundësitë që i ofronte mosha prej 79 vjetësh mbi supe dhe e ndihmoi të ngrihej. Rrofsh mor Bedri – i doli nga shpirti një fjali me gjysëm zëri. Rrofsh! Ç’janë këto që thua – u përgjigj Bedriu. lace>Posmileylace> nuk bëmë për njëri-tjetrin, çfarë mund të presim nga të tjerët? Rrofsh mor Bedri, rrofsh! – pëshpëriti ai.

Bedriu ishte shoku i tij i dhomës. Kishte vetëm tre muaj që kishte ardhur në dhomën e tij në azilin e pleqve të Tiranës. Bedriu kishte vetëm një djalë të vetëm. lace>Parasmileylace> 5 vjetësh i biri ishte larguar së bashku me të shoqen për në Kanada. Për të dhe për të shoqen kjo kishte qenë një vuajtje shumë e madhe shpirtërore. E shoqja e tij madje nuk kishte arritur dot ta përballonte mungesën e djalit të vetëm dhe kishte vdekur para nje viti nga nje hemoragji cerebrale. Bedriu kishte ngelur fillikat dhe qe detyruar të vinte në azil. Megjithatë ai ia dinte për nder Bedriut. Në këto tre muaj ai ishte sjellë me të si ta kishte vëlla. >smiley>

Me këto kujtime që po i kalonin nëpër trurin e tij, ai filloi të vishej ngadalë me ndihmën e Bedriut. E quanin Andrea. Ishte 85 vjeç. Kishte qenë partizan në Luftën e dytë Botërore dhe kishte luftuar me shpirt për çlirimin e Shqipërisë, pa përkrahur asnje ide politike. Aty ishte njohur me Anën. Atëherë ai ishte vetëm 21 vjeç, kurse ajo sapo kishte mbushur të 19-tat. Ishte dashuria e parë për të dy. Një pasion i zjarrtë, i mrekullueshëm që ai ende nuk e kishte harruar. E si mund ta harronte? Ajo ishte një engjëll. Pikërisht në luftë qe njohur edhe me Ziniun, një anëtar të devotshëm të partisë komuniste dhe me post drejtues ne batalion, pavarësisht se kishte vetëm 7 klasë shkollë. Ziniu ishte një person i frustruar, i pasigurtë në vetvete. I kishte ngelur fiksim Ana që kur e kishte parë për herë të parë në batalion. I qe vardisur që në fillim me atë mënyrën e tij banale që e karakterizonte por ajo as që e kishte përfillur. Më pas kur mesoi se ajo dashuronte Andrean, nje partizan të thjeshtë, qe bërë si i xhindosur. Desh qe çmendur kur mësoi se ajo kishte ngelur edhe shtatzanë. Nuk mund ta përmbante veten nga inati qe e kishte pushtuar nga ky lajm. Nuk vonoi të hakmerrej. Pas rreth 6 muajsh pasi lufta mbaroi dhe komunistet erdhën në pushtet, ai sajoi prova sikur Andrea dhe Ana ishin spiunë dhe tradhëtare të atdheut. Pas një gjyqi fiktiv u dënuan të dy me vdekje. Në momentin e fundit Andrea u shpëtua nga nje shok i ngushtë i tij i cili nuk mund të bënte më shumë sesa t’ia kthente dënimin në burgim të perjetshëm. Por për Anën nuk u arrit të bëhej asgjë. Ziniu kishte zënë një post të lartë pavarësisht 7 klasëve që kishte. Dhe bëri çmos që ajo të pushkatohej. Nuk mund ta honepste faktin që nuk e kishte përfillur atë, por kishte rënë brenda me një partizan të thjeshtë. Anën e pushkatuan mbi një fushë djerrë pranë disa ferrave. Thonin se vetëm disa sekonda përpara se të jepej urdhri për zjarr ajo kishte ndjerë lëvizjen e parë dhe të vetme të fëmijës së saj. Kishte bërtitur me të madhe nga gëzimi, por kjo kishte qenë fjala e saj e fundit. Mbi dhjetë goditje të njëkohshme e rrëzuan përtokë. Ishin dashur dhjetë veta për të pushkatuar një grua shtatëzane. Ishte vetëm 19 vjeç. Andrean e çuan në burg. Burgu i Spaçit ishte shtëpia e tij e vetme. Qëndroi për 45 vjet i burgosur dhe doli nga burgu në 1991 në moshën 68 vjeçare. I dukej sikur kishte qenë plak gjatë gjithë jetës. Nuk i kujtohej të kishte qenë ndonjëherë i ri. Por megjithatë kishte një fije shprese dhe shpirti i tij kishte filluar të njihte pas dhjetra vjetësh ndjenjen e gëzimit. Komunizmi ishte mposhtur. Shqipëria do të bëhej një shtet demokratik, do të hynte në Europë. Shqipëria do të bëhej si gjithë Europa... Por ky ishte vetëm gëzimi i momentit. Nuk kishte se ku të shkonte. Nuk kishte asnjë të afërm. Duke mos patur asnjë rrugëdalje u detyrua të shkonte në azil. Kishte 17 vjet që jetonte aty, në të njëjtën dhomë. Nuk mund ta bënte dot dallimin nëse ishte më mirë këtu në azil, apo në qelinë e tij të burgut... >smiley>

Këto kujtime bënë që të vishej më ngadalë se herë tjetër.  Ndërkaq Bedriu i hodhi mbi krahë xhaketën e tij të grisur e plot arne dhe e shoqëroi për në oborr. Gjatë paradites stafi i azilit kishte vendosur një televizor në ambjentet e jashtme të ndërtesës gri në mënyrë që azilantët të kalonin kohën. Me duart që i dridheshin mezi u mbështet në karrige dhe u rehatua disi. Pasi mori fryme thellë hodhi veshtrimin mbi televizor. Ai ishte i fikur. I kërkoi Bedriut nëse mund ta ndizte. Në ekran u shfaq kryeministri i vendit duke folur për arritjet e mëdha të qeverisë dhe për hyrjen në Nato. Befas nje therje i sëmboi në shpirt. Do të donte shumë të mos e kishte këtë sëmundje të mallkuar që nuk i jepte mundësinë të kontrollonte duart e tij që i dridheshin orë e çast. Do të donte të kishte fuqi vetëm për diçka: të merrte telekomandën dhe ta përplaste me forcë mbi atë ekran për ta bërë cope e çikë. Por jo. As kaq nuk qe në gjendje ta bënte. Nuk i kishte ngelur më asgjë. As një fije dinjitet. I dukej sikur edhe Zoti po tallej me të duke e lënë të dëgjonte arritjet e mëdha të Shqipërisë ndërkohë që ai nuk kishte marre asnjë dëmshpërblim për ferrin që kishte kaluar në jetën e tij. Gjithcka ishte harruar. Sikur të mos kishte ndodhur kurrë. Kurrë… Nuk arriti ta përmbante veten dhe shpërtheu në dënesë. Ishte një plak 85 vjeçar që qante me dënesë si një fëmijë. lace>E Xhajesmileylace>, ça ke që qan? - e pyeti gjithë fodullëk njëri nga djemtë e rinj të personelit. Të ka lënë dashnoria? – Dhe ia plasi te qeshurit me të madhe se bashku me një grup djemsh që po tymosnin pasi kishin shkarkuar furgonin me ushqime që furnizonte azilin. Ndërkaq ora shenonte 9.30 minuta. Sa kohë e bukur sot! – tha njëri prej tyre. Po, - u përgjigj një tjetër. S’e kam parë kurrë më parë diellin të shndrisë kaq bukur sa sot. >smiley>

smiley>

smiley>© Egid Benussi. Te gjitha te drejtat te rezervuara.>smiley>

7 Komente

Urime per tregimin.

 

Ps. Te thote gje emri Hans Benussi.

Hanssin e kam mik.

Baltazar Benussi eshte padyshim nje nga juristet me te mire te jurisprudences shqiptare. Ka qene anetar i Gjykates se Diktimit, ne kohen e Zogut dhe nje civilist mjaft i zoti. Ka bere nje botim mbi natyren e servituteve, komentar i kodit civil.

Padyshim nje nga familjet me te vjetra dhe me me tradita shkodrane.

respekte

 

Really nice, por diell dimri!

"Fort po shndrit njaj diell e pak po nxeh!"

 vertet e bukur. urime! per me teper desha te te pergezoj per tematiken dhe menyren e rrefimit. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).