Në pritje të globalizmit apo jemi në globalizëm?

Debatet e fundit për globalizimin në Shqipëri, janë bërë në kontekste të ndryshme, duke filluar që nga kriza ekonomike globale, tek zgjedhjet ekonomike globaliste të qeverisë shqiptare, e shprehur në dhënien me koncesion të sektorëve strategjikë të ekonomisë firmave të ndryshme ndërkombëtare, e deri tek shkrimi i botuar ne gazetën "Shekulli" mbi 'virusin e globalizimit'.

Debatet mbi globalizimin intensifikohen më shumë në kohë krizash, gjë e cila po ndodh dhe në Shqipëri, dhe ndërkohë që bota po kalon krizën financiare globale, gazetarët i sheh teksa bëjnë kronika apo shkrime, në qoftë se kriza globale do të mbërrijë apo jo në Shqipëri? A thua se globalizmi është një erë e lehtë apo uragan që vjen dhe ikën. Ka shumë përkufizime dhe klasifikime për globalizmin.

Por, së pari, duhet bërë dallimi midis globalizmit si proces, institucion, si praktikë diskursive dhe si mit i krijuar.

Ajo që mbizotëron në shkrimet dhe kronikat, më së shumti është paraqitja e globalizmit si një mit, domethënë si diçka e paarritshme, një ëndërr, që është shumë larg Shqipërisë, por mund të qëllojë që të jetë dhe ana tjetër e medaljes, duke paraqitur mitin e shqiptarëve, të trashëguar sidomos nga e kaluara, si qendër e gjithë botës, dhe kjo e gërshetuar dhe me një nacionalizëm ekstrem, që përflaket dhe shuhet vetëm brenda territorit shqiptar, e cila të jep përshtypjen sikur gjithçka vetëm rrotullohet rreth Shqipërisë. Asnjëra nga këto dy pikëpamje nuk ka të bëjë më globalizmin.

Së dyti, është globalizmi i paraqitur nga politikanët shqiptarë me anë të praktikës së tyre diskursive, domethënë me anë të retorikës, sloganeve që ata krijojnë.

Qëndrimi i politikanëve në pushtet, të paktën zyrtarisht ka qenë një qëndrim globalist, duke iu referuar më së shumti teorisë neoliberaliste, që i solli dhe në pushtet. Retorika e tyre është e ndërtuar plot me teori ekonomike globaliste, të cilat mbështesin privatizimin e sektorëve strategjikë të ekonomisë, dhënien me koncesion të tyre, besueshmërinë në forcat e tregut, etj.

Por, sipas teorisë konstruktiviste, ky është thjesht një interpretim që ata i bëjnë realitetit social, me anë të cilit ato legjitimojnë interesat e tjera të tyre me anë të këtyre retorikave. Kështu që, për konstruktivistët, globalizmi nuk është i lidhur ngushtë me neoliberalizmin, dhe as që nuk mund të identifikohet vetëm me të. Ai është një proces më i vjetër se kaq, dhe nuk mund të ketë moshën 30-vjeçare të neoliberalizmit.

Megjithëse shpejtësia e komunikimit dhe e ndërlidhjes ka qenë më e madhe sidomos këto tre dekadat e fundit.

Së treti, është procesi i globalizimit, për të cilin gjithashtu ekzistojnë përkufizime të ndryshme, por më tradicionali është ai i Giddens-it, që i jep një dimension dialektik globalizmit, me të cilin ai kupton që 'ngjarjet lokale mund të lëvizin në një drejtim të pacaktuar, dhe të cilat mund të ndikojnë dhe në ngjarje shumë të largëta dhe t'u japin formë atyre'.

Çështja më e madhe që ngrihen këtu është se cilat janë strukturat e këtyre proceseve, si janë të ndërtuara ato, cilët janë aktorët kryesorë të përfshirë dhe cilët janë ata më të rëndësishmit që mund të përcaktohen, si dhe nxitës të proceseve të globalizmit.

Erikseni u jep një përgjigje të papërcaktuar pyetjeve të mësipërme, duke thënë që: "globalizimi nuk është një proces vetëm me një drejtim [..] ai nuk ka fund, nuk ka një qëllim dhe nuk është as një proces i pakontestuar, as jo ambicioz dhe nuk është as i gjithëgjendshëm'. Dhe ky proces kaq i papërcaktuar i globalizmit, mund të ketë impakte të ndryshme mbi lokalen.

Dhe ndërsa risku ekonomik, në njëfarë mënyre, është i llogaritshëm, për disa qeveri të vendeve të zhvilluara edhe i parashikueshëm, efektet kulturore të këtij procesi mbeten akoma të vështira për t'u paraprirë.

Për sa i përket globales si institucion, kjo është një fushë e cila paraqitet më problematike, sidomos në anën e institucioneve ndërkombëtare politike.

Ndërsa, për sa i përket anës ekonomike, ka një unifikim dhe standardizim, të paktën që nga koha e Bretton Woods-it, që shënoi dhe fundin e epokës merkantiliste.

Shqipëria është anëtarësuar në institucionet ndërkombëtare, megjithëse ashtu si vende të tjera, me ekonomi shumë më të fuqishme se e jona, vuan nga vendimmarrja e pakët që ka në këto institucione globale, e cila nuk është dhe aq për faj të Shqipërisë sesa të vetë strukturës së vjetruar gjeopolitike, mbi të cilën u ngritën këto institucioneve.

Në fund, desha të tregoj një shembull praktik mbi globalizmin.

Përpara se të filloja masterin për studime globale në Universitetin e Goteborg-ut, profesorët e mi suedezë na bënë një lojë. Na rreshtuan të gjithëve në një rresht dhe na dhanë nga një copë letër ku ishte shënuar identiteti që ne do të përfaqësonim në këtë lojë. Të gjithë do ta zbulonim identitetin në fund të lojës.

Dhe do t'u përgjigjeshim disa pyetjeve. Në qoftë se përgjigj jonë ishte 'jo', do të rrinim aty ku ishim, ndërkohë që, në qoftë se përgjigjeshim me 'po', do të bënim një hap përpara. Dhe pyetjet ishin të llojit globalist: a keni në garderobën tuaj bluza kineze, a udhëtoni me avion të paktën një herë në muaj, a i paguani faturat e energjisë elektrike me anë të internetit, etj.,etj.

Identiteti që unë kisha, ishte ai i një gruaje 42-vjeçare japoneze, me profesion menaxhere, dhe u përgjigja 'po' të gjitha pyetjeve, meqenëse mendoja që një vend si Japonia ishte i zhvilluar dhe kjo gruaja, me statusin që kishte, mund t'i bënte këto gjëra.

Në fund, nga një rresht ku rrinim të gjithë, ishim ndarë në drejtime të ndryshme, të parët ne procesin e globalizimit ishin vende si Japonia, SHBA-të, Australia dhe në fund vendet më pak të zhvilluara.

I rëndësishëm ishte fakti që, me anë të këtij shembulli praktik, shihen hapat e ndryshme që vende të ndryshme kanë në procesin e globalizimit. Shqipëria është brenda globalizimit, nuk është jashtë tij, por kuptohet që ne do të prekemi nga të mirat dhe të këqijat e globalizmit në sasinë që ai është i strukturuar brenda shoqërisë dhe shtetit shqiptar.

*Autorja është studente masteri për Studime Globale në Universitetin e Goteborg-ut në Suedi

18 Komente

A perdorim Coca cola?smiley

A konsumojme me shume filma hollivudiane se sa shqiptare?

A ndjejme efektet e krizave ekonomike/financiare ?

A jemi femijet e egzaltuar  te konsumerizmit?

Ne se po, ne jemi jemi brenda  globalizmit dhe globalizmi eshte brenda nesh.

 

Ehe... ashtu eshte ashtu...

Pi ca Coca-Cola, vish breke Versace dhe atlete Puma, dhe dil e thirr perjashta : jam ne globalizem.

Po te jete keshtu, edhe Namibia eshte ne te, edhe Xhibuti, edhe Sudani qe sheh filma me Bruce Willis.

Por puna eshte se keto jane gjepura.

Ne globalizem eshte vetem ai qe e ushtron apo e peson ate. Amerika eshte sepse edhe e ushtron, edhe e peson. Kina, gjithashtu. Nigeria gjithashtu.

Po Shqiperia ? Cfare ushtron dhe cfare peson ? Asgje prej gjeje. As ajo i ka futur dhembet ne ndonje cope te majme, dhe as dikush tjeter ia ka futur asaj ndonje dhemb. Sa kompani te huaja veprojne ne Shqiperi (me perjashtim te bankave greke) ? Sa eksporte ka Shqiperia ? Sa fitime nxjerr ajo nga taksat mbi kompanite e huaja ?

Me sa di une, fare pak. Kjo eshte dhe arsyeja qe Shqiperise nuk ia ndjen palla per krizen ekonomike te tanishme, sepse ajo eshte gjithmone ne krize POR NE KRIZEN E VET te trasheguar, dhe jo te ardhur nga jashte.

Bota po hyn ne recesion ekonomik dhe Shqiperia mendon t'ia fuse nje rritje ekonomike prej 6%. Ec e merre vesh globalizimin tone.

Shkurt, ne jemi ne periferine me te skajshme te ketij globalizimi, dhe po te mos jete puna per ndonje lufte te papritur qe mund t'ia behe keshtu kot, ne mund te rrojme ne leckat tona me mijera vjet, pa e çare koken nga dollaret apo eurot.

Me nje fjale, kallaisemi vete, keq keq por kallaisemi ama.

I raportova une per abuzim dhe ta fshine postimin smiley

Leni mer kinezet rehat. ( postoje ketu ate qe the per Kinen e mos e rruj se ka admine perqark !

Vajta ta bëja lidhjen në fakt me këtë temë, atë të mëparshmen.

Ja kjo psh:

Në dëshminë me shkrim që lexoi përpara Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, Sekretari Gejts tha se tani që Kina po modernizon ushtrinë e saj, ai është tepër i shqetësuar rreth përparimeve që ajo ka bërë në aftësitë për të sulmuar anije, nëndetëse dhe aeroplanë si dhe përparimeve në teknologjinë e raketave balistike, të armëve anti-satelitore dhe të luftës në eter. Ai tha se përparime të tilla mund të kërcënojnë mjetet kryesore të Amerikës për përdorimin e fuqisë së saj dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e aleatëve të saj të Paqësorit.

Ka rrezik që populli vëlla kinez, tia presi ngrefjen për globalizmin kësaj gocës që shkrun artikllën.

p.s Koth, je bo shumë kinez. smiley Mos punon te ambasada e ktyne? Apo i ke aleatë ekonomikë aty ke lagjia smiley edhe u mpron interesat? dmth të tujat. Koth mikro-globalisti smiley smiley smiley

 

 

Kinez jan kallaballik i mencur mer ! Ene puntor  ene nuk ben derr derre jo me ka thene Erikseni ( kush a ky i here ) keshtu mu per globalizmin jo une dula japonese menazhere 42 vjec e pjekme ! smiley

Hic llafe, po hic fare. E marrin malin me kosha dhe e cojne atje ku u duhet. Ene bejne dhe trike e atlete te lira ene e majn koken ul.

Ene po u dhe na nji tas oris mire, ene po nuk ju dhe nuk bejne pordhe , po presin te nesermen se mos i prishet menja atij qe dan orizin !

Ajo e rrezikut kinez, lidhet me nje kthese te qeveriut te ri te ameriqise per pune te sistemit antirakete ketej nga Europi. E meqe nuk rrine dot pa i cike sherr ata, i kethyn raketat nga populli shume vlla kines.

Ene keshtuna ti abuzues me fjalen e lire dhe FB si vend ku rinia e sotme si nje peshke ketu,  ben update per nxënie  ! smiley

Pi ca Coca-Cola, vish breke Versace dhe atlete Puma, dhe dil e thirr perjashta : jam ne globalizem.

Pse jo, edhe kjo eshte nje pamje e perfshirjes nga valet e globalizmit. Ja perfytyro malsorin me qeleshe , pi raki bmv , me celular ne xhepin e jelekut prej shajaku dhe syte nga tv duke ndjek Shtepiake te deshperuara smiley

Po Shqiperia ? Cfare ushtron dhe cfare peson ? Asgje prej gjeje.

-Mos ngaterro qendrat influente te proceseve   globalizuese  me konsumuesit e efekteve te glogalizmit. Plus qe globalizmi ka nje mori treguesish: levizja e mallrave,emigracioni, teknologjia,

Shqiperise nuk ia ndjen palla per krizen ekonomike te tanishme, sepse ajo eshte gjithmone ne krize POR NE KRIZEN E VET te trasheguar, dhe jo te ardhur nga jashte.

-Efeketet e krizes ndihen ne ate mase qe ekonomia eshte e integruar ne tregjet boterore.Kaverdisemi  me  USD dhe Euro qe vjine prej emigracionit. Ja para qe efekt e krizes globale doemos do te ndihen.

Shqipëria është brenda globalizimit, nuk është jashtë tij, por kuptohet që ne do të prekemi nga të mirat dhe të këqijat e globalizmit në sasinë që ai është i strukturuar brenda shoqërisë dhe shtetit shqiptar.

 

Ky eshte thelbi i krejt artikullit dhe eshte i sakte.

Globalizimi mund te shihet ne kontekstin ekonomik, kulturor dhe social. Ne keto tre fusha Shqiperia, ashtu si cdo vend tjeter, ndikohet nga efektet e globalizimit ne nivele te ndryshme- diku me pak, diku me shume. Nuk mund te pretendohet te analizohet niveli i globalizmit te Shqiperise nuk u bazuar tek Coca-cola dhe veshjet firmato, as te import-exporti. Duhet nje analize goxha e gjate dhe thelle ekonomiko-sociale-kulturore qe te arrihet ne perfundime perafersisht te verteta. Them "perafersisht te verteta" sepse realiteti shqiptar eshte akoma ne vazhden e ndryshimeve thelbesore. Ndryshe nga realiteti i shume vendeve te zhvilluara, te cilat tashme pesojne ndryshime vetem siperfaqesore, qe vertete mund te maten me "sa i perhapur eshte gatimi kinez ne restorante" apo "sa here ke provuar mjekime indiane".

shembulli shume i bukur...

artikulli shume me i mire se artikujt e meparshem per kete teme. keshtu si jam, shtrire ne krevat, nuk e kuptova mire thelbin... pervec asaj qe nuk jemi shume te globalizuar..

nuk e di pse kam pershtypjen se po e ngaterron globalizimin me privatizim. Privatizimi, neoliberalizmi nuk perbejne perkufizimin e globalizimit...kujdes aty

E di ca goce ?

Ke ai universiteti jot kane studju disa shqiptare te hajrit. Mundohu te mos e prishesh traditen.

Te ka cu zoti ne nje qytet perle .  Leje globalizmin rehat per momentin dhe shijo socializmin suedez smiley

Jemi brenda globalizmit, apo jashte tij - kjo eshte ceshtja. Po sikur te jete djallushi brenda nesh? Zot na ruaj!

Sido qofte, fajin prap mitet e trasheguara e kane. Dhe po i shave je mrena, modhern dmth.

Si tha ai i mencmi n'vaktit, une e di qe s'jam kokerr misri, po ece mushi menjen gjelit.

O Kokdhima, vertet i pagu kto ana10istet ti? Bo vaki ta mushin prap gazeten edhe me nei flete-lavderimi, ose pa gjo hic fare. Boj si te dush, se ne na kenoqe me gallata.

PS. Kujdes me ate xhaponezen 42-she, se kto aziatickat vdesin per icik te bardh ...

 

E di kur ta morim vesh kur jina n'globalizem? Pas L3B...se zakonisht globalizmi kete rezultat ka...2012 all the waysmiley

Aq ja ke vu spangon dynjos, Qafiro, deri me 12-ten?

Nejse, i meshirshem qeke tregu, paskemi ne ca kohe me barit.

Ne ne globalizem kemi qene gjithmone. Vetem menyrat dhe intesiteti i komunikimit kane ndryshuar. Periudhat e izolimit qe kemi pasur ne kohera te ndryshme kane qene nje perjashtim. Pse a nuk ju duken levizje globaliste perandorite e te gjitha koherave. Ja te flasim per veten tone se kjo na intereson me shume. Sa nga paraardhesit tane e ndoqen Aleksandrin e Madh deri ne Indi, Iran dhe Afganistan. Po prania jone ne Egjipt duke filluar nga Ptolemejte e deri tek Mehmet Aliu dhe pasardhesit e tij. Po centurionet romake te perbere nga ushtare ilire qe shkuan deri ne Angline e sotme nga nje ane dhe deri ne kufirin lindor te perandorise nga ana tjeter. Perandorite (romake, bizantine e osmane) kane qene shanci dhe tmerri yne. Keshtu i bie te jene dhe perandorite bashkekohore, BEu do te thoshte Qafiri. Globalizmi eshte shkembim (njerezish, mallrash, idesh etj). E gjithe puna eshte qe keto shkembime mos te jene te njeanshme. 

Ne ne globalizem kemi qene gjithmone

 

Po por pa Kinen, se atyne u dukej vetja si mo t'fisem e s'u merrshin me te tjeret. Por sot e kemi Wen Ji Biao-n n'Davos duke u dhon te tjereve mend. Ketij ekuacioni s'ia di kush zgjidhjen, se jon zgju ata ne Beixhing. A ka Kinez n'Tajron? Je n'globalizem (ktu ku jom une nga 2.5 milione qe eshte qyteti afro 700,000 i kemi Kineze)

Si je me cinescen Qafir? 

A kok a kok! - thuj.

I kishim vllazen e s'ia dijshim kimetin.

Psh mund na kishin lone me i rujt Evrop-ciflikun, mbasi ta kishin pas ble.

Fat m... thuj, kur lidhna ne me t'fortin, ky shko hup luften, kur na vje i forti ke dera, ne e bojm helaq ...

Vec ato gjellet i kane me erna dreqi. Ca t'i bosh, globalizem hesapi.

Robo, e di ti qe Kina eshte drejtperdrejt pergjegjese per 'pushtimet barbare' te para 2 mije vjeteve? Qiten jashte murit ca rob, e ata zhvendosen te tjere, e ata te tjere, e Avaret zhvendosin Serbet, e Serbet zhvendosen ......

deri tani i kena bo hesapet pa ata (se s'kane dash vet)..po tani qe 'China wants in'??? kane 2 trilion USD rezerva ata daje....me t'hik tepeleku i kaptins..shit is moving east

Shif ti! Paska pas te drejt xhaxhi qe i boni jazek. Dmth ti thu qe na kane bo mo shum dom se vete Skenderbeu? Pervec atyre miliardave borxh qe ja boni hesap, prap mjeshtri.

Megjithse dhe ne u kemi ra m'qafe, me thone te drejten, kusur s'i kemi lon.

Me tregote i cinez, - e di si na thojshin ne kur na mungonte nei lluks si pune orizi me shoke. I kemi cu me ndihmu Shqiperine.

Robt ne bote qahen nga hollivudi, e di ti ci ka punu kinostudioja "Shqiperia e Re" atij mileti miliardsh?

Hajt mo, te shkume te harrume.

Ta thash pra. Kishim vlla mretin e s'ia ditem kimetin. Sido qofte, i dore cinezce s'bo dom.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).