Ndrit Gërdeci

Kushdo që kalon natën gjatë harkut të autostradës nga Maminasi në
Vorë, e pamundur të mos i bjerë në sy një mahnitje e ndritshme e
atillë që vetëm të verbrit nuk mund ta shohin. Pothuaj të gjithë
shtëpitë e reja në Gërdec, jo vetëm ato me një kat, por edhe me tre
apo katër kate, llamburitin nga drita të pafundme të vendosura rresht
nëpër veranda. Nga tre a nga katër, nga gjashtë e nga tetë madje edhe
tetë deri në dymbëdhjetë, simetrikisht në secilën verandë të secilit
kat, pamja të lë pa frymë.

Po mirë, mund të thotë ndonjë, e pastaj, ku është problemi? Prit të ta shpjegoj.
Problemi është se po aq sa mahnitëse është pamja e gjithë atyre
dritave, po aq turbulluese janë edhe pyetjet. Pse kaq shumë drita? Pse
gjithë ky ndriçim? Ç'ne gjithë kjo përflakje? Pak hoqën nga përflakja?
Nuk u mjaftoi gjithë ai gjëmim, ai zjarr?! Ndriçojnë shtëpitë për t'i
ruajtur nga hajdutët? Pse nuk mbajnë qen? A ruajnë dritat më mirë se
qentë? Pse vallë i ndriçojnë shtëpitë më fort nga jashtë se sa, si do
ishte e arsyeshme, nga brenda? Pse ky shpërpjesëtim i çuditshëm në
bilancin e shpenzimit? Dhe, mes pohimesh të çuditshme që shfaqen
turbull njëkohësisht edhe si pyetje edhe si përgjigje, po aq të shumta
dhe po aq ambigue janë edhe shpjegimet që të dynden. Nuk ndahen dot
nga ai kujtim makabër?! Pra, a të jenë prekur vallë, si mund të thotë
ndonjë tul, nga Sindroma e Stokholmit, kur viktima bie në dashuri me
vrasësin, në këtë rast me dritën e zjarrit të shpërthimit?

Lindin vetvetiu këto dhe plot të tjera pyetje sidomos po të futesh ta
shikosh nga afër atë fshat që duket sikur përsëri ka marrë zjarr. Ky
mister i madh, i ndritshëm, i heshtur, kaq turbullues fsheh brenda
vetes edhe plot mistere të tjerë më të vegjël. Për shembull, kur vëren
se shtëpitë i kanë ndriçuar jo vetëm në faqet ballore, por edhe në ato
anësoret, madje edhe nga ato faqe ku nuk ka fare dritare.
Gërdeci ka dy rrugë të cilat në formë kryqi e ndajnë fshatin më
katërsh. Njëra paralel me autostradën, tjetra perpendikular me të. Të
dyja të errëta me të fut gishtat në sy. Të thuash se gërdecarët
ndriçojnë shtëpitë për të ndriçuar rrugët, është pak ose aspak e
besueshme. Ky supozim është lehtësisht i hedhshëm poshtë. Pavarësisht
se vërtet dritat shihen nga larg (nga larg shihen për bukuri edhe
dritat mbi malin e Dajtit, por nuk ndriçojnë asnjë rrugë në Tiran&eumlsmiley
nuk mund të ndriçojnë rrugët e Gërdecit. Prandaj ato rrugë, edhe pse
shtëpitë janë të super ndriçuara, natën janë krejtësisht të errëta.
Një mendje tjetër të thotë se mund të jetë fjala për ndonjë modë të re
ndriçimi shtëpish që mund të ketë shpërthyer së fundi atyre anëve. Por
sapo t'u hedhësh një sy shtëpive të fshatrave aty afër, Maminasit,
Marikajt, Prezës, Kasharit etj., bindesh menjëherë që as kjo nuk është
e vërtetë. Shtëpitë e fshatrave rrotull Gërdecit, edhe ato të rejat e
të lartat, shumë rrallë kanë më tepër se dy drita në verandat
gjigante.

Epo atëherë, ç'u ka shkrepur në mendje gërdecarëve me tërë ato drita?
Disa gërdecarë të rinj e të moshuar që kalojnë andej kur i pyet për
dritat ngrenë supet dhe shqiptojnë disa fjalë pa lidhje, në një mënyrë
të tillë që të heqin çdo shpresë se prej vetë banorëve mund të presësh
ndonjë shpjegim. Sa duket, kemi të bëjmë me një nga ato rastet e
rralla në botë, por jo në Shqipëri, kur një fakt është aq më i
pashpjegueshëm sa më i dukshëm të jetë. Dhe natyrisht në kushtet kur
as vetë protagonistët e kësaj kryevepre që kanë hedhur aq shumë dritë
mbi fshat nuk të vijnë në ndihmë për të hedhur sado pak dritë mbi
thelbin e misterit, tamam si gjenitë e Artit që nuk i zbulojnë kurrë
misteret e zanafillave të kryeveprave, nuk ka rrugë tjetër për të
zbuluar të vërtetën llamburitjes, veç asaj që të vazhdojmë të
supozojmë duke hyrë më në thellësi të Psikes së madhërishme shqiptare.
A mund të ketë ndodhur për shembull që përmes gjithatyre dritave
gërdecarët të kenë dashur të përcjellin mesazhin ulëritës Nolian;
"Rron or rron e s'vdes shqiptari"?

Ose, a mund të jenë ato drita një lloj tjetër mesazhi në formë
refuzimi përbuzës lidhur me cilësimin fyes "Apatik" që një numër jo i
pakët analistësh restorantesh po u bëjnë shqiptarëve në përgjithësi?
Po, ka shumë mundësi. Por e mira do ishte këtë ta pohonin me gojën e
tyre gërdecarët. Mirëpo gërdecarët nuk flasin. Sepse gërdecarët
punojnë. Në krye të 8 muajve, nga rrënojat ngritën katundin me gjithë
shtëpia.

Me drita të pafundme rresht si qirinj, fshati i zhytur në drita nga
larg i ngjan një tempulli gjigant. A mund të jetë fjala për Lutje të
heshtura, por të ndritura ndaj 26 gërdecarëve të bërë hi, që bëhen çdo
natë nëpër veranda vilash me qirinj dritash?
Ka edhe zhbirilime të tjera. Për shembull, mund të bëhet edhe kjo
hamendje paksa e frikshme; Gërdecarëve që panë me sy lemerinë që ua
hodhi mbi kokë shteti, nga ndriçimi i shpërthimit që ishte më i fortë
se sa t'i kishin drejtuar sytë nga Dielli, tashmë u janë lbyrur sytë.
Dihet që sytë e lbyrur nuk shohin mirë për një kohe. Dhe prandaj
shtëpitë i ndriçojnë sa më shumë që të shohin sa më mirë. Ndoshta, por
duhen pyetur okulistët.

Kur problemi është tejet i vështirë bëhen edhe hamendje të vështira.
Prandaj s'është ndonjë mëkat që pas okulistëve të kërkosh ndihmën e
okultistëve. Një nga këto hamendje është; A të jenë budallallepsur dhe
s'dinë ç'bëjnë? Edhe një pyetje tjetër për okultistë me përvojë nga
ata që i kemi me shumicë; Të jetë kaq e vështirë që gërdecarëve t'u
dali e liga të cilën dashur padashur, në mënyrë inkoshiente me
vullnetin e tyre e mbajnë ende të gjallë brenda vetes?
Mund të jetë edhe kjo; A vallë gërdecarët e lemerisë ndriçojnë fort
shtëpitë në mënyrë që ato shtëpi të bëjnë sa më tepër përshtypje nga
autostrada për ta shndërruar në këtë mënyrë Gërdecin në atraksion
turistik, pse jo edhe ndërkombëtar, tip; Ejani shihni ç'bën vaki' në
një shtet frenat dhe butonat e të cilit mbahen nga hajdutët dhe të
marrët, dhe afrohuni-afrohuni shihni gjithashtu si dimë të ngrihemi më
këmbë Ne.

Në mos qoftë i vërtetë ky supozim i fundit, atëherë të vërtetën mbi
llamburitjen e Gërdecit le ta gjejnë ata me nam që janë në gjendje të
gjejnë edhe të vërtetat më të koklavitura të Shqipërisë dhe Botës pa
luajtur vendit nga studiot e ndriçuara me dritë verbuese... Gërdeci.

33 Komente

Pse kaq shumë drita?

Pse gjithë ky ndriçim? Ç'ne gjithë kjo përflakje? .....

Pse nuk mbajnë qen? A ruajnë dritat më mirë se
qentë?

Pse vallë i ndriçojnë shtëpitë më fort nga jashtë se sa, si do
ishte e arsyeshme, nga brenda?

Pse ky shpërpjesëtim i çuditshëm në bilancin e shpenzimit?

Ka shume "PSE" pa pergjigje ne kete bote. Nje nga keto eshte

"Pse ekzistojme?" e ne veçanti "Pse ekziston TI?"

o ti motre qe na sjell keto brockullat ketu dhe qe na shtron shume pyetje ta jap une pergjigjen pse ka kaq shume drita gerdeci.gerdecari me i pakte ka marre 50 mije euro nga qeveriu.60 % e shtepive qe u demtuan kane qene shtepija komplet te vjetra dhe tani u bene te gjithe me vila te reja.kurse une motre me qe ra fjala,para 4 vjeteve bleva nje cope toke midis marikajt dhe gerdecit dhe ndertova nje shtepi qe ta kishin prinderit kur ju u merziste tirona,mu demtuan te gjitha me dyer dritare dhe catia.dyert dhe dritaret i bera ne gjermani dhe i kisha velux,i pata blere 11 mije euro dhe kur shkoi komisioni i vleresimit gjithe demin e llogariti diku tek 1400 euroshi me gjithe catine. pra ti motre ata katunaret e gerdecit jane aq te lumtur sa ty nuk ta merr mendja.do thuash ti po viktimat as nuk pyet me njeri per ato.kur laja makinen aty afer ai lavazhjeri thoshte gjithmone:" ore sa pa fat qe jam une mor burre me shkoi plaku 75 vjec dhe nuk po vdes akoma qe te fitojme noj lek". keshtu qe jo drita motre por ata bejne aheng gjithe diten.

para 4 vjeteve bleva nje cope toke midis marikajt dhe gerdecit

Kot per kuriozitet...sa ben m^2 ne Gerdec?? Jo per gje po mbase behemi dhe komshinj.

Kushdo që kalon natën gjatë harkut të autostradës nga Maminasi në
Vorë, e pamundur të mos i bjerë në sy një mahnitje e ndritshme e
atillë që vetëm të verbrit nuk mund ta shohin

Kujtdo*

 

Dobet!

Mire kjo qe keshtu eshte gatuar, po Panoramen c'nëmë e ka zene qe beson se jane te botueshme pacavure te tilla? smiley

O ti goce, kur do mesosh te mendosh ti? Edhe kur do shkruash ndonje fjali qe vlen?

Pa na shpjego pak moralin e kesaj poezise tende! (se me argumente na kenaqe).

Jo njesh, po hic fare, as zero nuk meritojne kalamalleqe te tilla. E pabesueshme qe botohet ky shkrim!

Fillova te lexoja paragrafin e pare...dhe thash me vete "Ka dicka gabim ne kte artikull"...dhe pastaj e ngrita faqen siper dhe pash emrin e autores smiley Ahhahah thash me vete....lere se s'ja vlen me e lexu.

 

Elisa...kur i jep makines ne autostrade...mos e mbaj koken drejt shpive dhe mos numuro se sa llamba kan shtepite ne veranda. Se do perfundosh ne ndonje shtylle...jo per gje...

E pabesueshme qe botohet ky shkrim!

Qe ta dish ti...kryeredaktori i gazetes do jet ndonje 22-vjecar nga universiteti UFO...dhe ka qen shok kopshti me Elisen...

Dhe kshu me rradhe publikohen "LAJMET" neper gazeta Shqiptare.

grup, aty ku e kam blere une eshte 1,5 km larg gerdecit, afer asaj disko marikaj ne koder,une e kam blere para pese vjeteve dhe atehere ka kushtuar 2000 metra katrore 18 mije euro,tani perzotin nuk e kam idena sa ka shkuar cmimi.

Mire fare qenka...Tani shpresoj cmimet jane ulur...se eshte "zone e minuar" smiley

E lexova kete shkrim tek Panorama dhe e kisha friken se do ta rigjeja ketu. Une i kuptoj adminat qe duant ti bejne qejfin autores por duhet te dish ti thuash tjetrit qe ky shkrim nuk eshte as per gazete as per blog. 

Hahaha sa kom qesh. Pse eshte kaq i ndricuar Gerdeci? Pergjigja eshte e thjeshte: sepse qeveriu per ngushellim dhe kompesim nuk ja ka vendosur akoma sahatet mates te energjise elektrike e para, dhe e dyta sepse edhe gjate nates nuk ja nderpret energjine elektrike sic ben ne shume fshatra te tjera te atdheut tone te dashur. Hahahahahaha kjo motra qeka ene me humor pervec se osht edhe seksi!smiley me llapen jashte se sdi me e bo

:H Ciao Nexhi smiley Me pelqen sa te ka pelqyer Elisa smiley

aman thoni se ia vlen se asht shume i bukur, bani nja 150 komente se perndryshe do na nise ndonje hartim tjerer...

Shume te bukur artikllin Elisa!! E ke permbush dhe e ke tejkalu normen per vitin 2009! S'ke me nevoje kte vit me shkrujt artiklla kaq te mrekulleshem...nje i tille na mjafton neve per plot nje vit! Falemnderit...bile nje i tille na mjafton neve per gjith shoqaten politiko-artistike "BOLL-i".

Kenaqemi kollaj ne...

Ore do qe nuk e paskam pasur keq une kur i premtova 2009-es se do i lexoj me me vemendje disa postues? Gabim qe s'te lexoj ca me shpesh ty Grup smiley

Ishalla te lexon edhe Elisa sot : D Madje, te lutemi:

Zot-erinj admine qe jeni ne krye, na i falni postimet tona, sic jua falim ne minutat postueve tane. E mos na lini te biem pre e hartimeve, por na shpetoni nga e keqja. Beni o Zot-erinj qe Elisa ta lexoje mendjen tone.

Ne emer te grupit, te peshqve postues e te shpirtit kerkues peshkatar.

Amen!

Ky lloj zhanri quhet "Literary nonsense" dhe ky shkrim eshte shkeputur nga seriali "Elisa ne boten e cudirave", "Elisa ne Gerdec", "Elisa ne boten e gazetarise shqiptare" dhe "Elisa ne boten e Mjaftit"

T_red jo jo ti deshe me thane!!

O zot hartimin e saj te perditshem epna neve sot...

"Elisa ne boten e cudirave"

Hahaha...

T-red...Allahu na ka beku me shkrimin e Elises per kte vit...Per mu, besoj se nje bekim eshte i mjaftueshem.

Gabim qe s'te lexoj ca me shpesh ty Grup

Njerez jemi...mos i ve faj vetes.

Te ndihmofte perendia moj goce se simptomat e tua jane serioze..

Mua me pelqeu artikulli... ka nje fare stili qe krijon suspense (pezullim?) te vemendjes... edhe thjesht kerkon te hedh drite mbi nje fenomen qe ka ndiodhur ne Shqiperi (Gerdec), e qe ndoshta do te shuhet se shoejti... mundej fare mire psh te thoshte "Ne Gerdec robt kan marr shume lek nga qeveria edhe tani po bejne party".. mirepo autorja nuk ka dash te thote kete... ashtu sic psh ndodh fenomeni i karkalecave te detit qe ndricojne filan det ne nje periudhe 2 javore ne vit... edhe mund te shkoj dikush aty e te shkruaj dicka per kte... edhe mund te jap shume arsye se pse kjo ndodh, duke i dhene permasa e elemente metafizike e ritualistike karkalecave...

te thuash "ej motra ke ik per lesh, sepse ti s'e di sa lek kan marr ata", dmth se s'e ke kapour thelbin e artikullit edhe se je duke bere zgjidhje te lire te shohesh anen negative te fenomenit, nderkaq qe autorja ka bere zgjedhjen e lire te shoh anen pozitive e ta zgjeroj ate deri ne abstraksion per ti dhene permasa artistike. Te pakten duhet respektuar mundi e entuziazmi i saj te shkoj ne ate vend e te reflektoj, pa e politizuar ngjarjen sic ben ky FCB-ja ku ne te njejtin paragraf e akuzon per brockulla e vazhdon per qeverine, para se te flas per dritaret e veta qe i pat sjell nga gjermania... come on ppl... ju keni te drejten tuaj te jipni arsyet tuaja e opinionet tuaja, por mos i ofendoni njerezit kot duke u thene "ti shkruan brockulla", ose "kur do mesosh te mendosh?"... etj etj... se kto jane kalamanlleqe, tregojne se jeni te papjekur... tregojne se nuk keni tolerance te pranoni opinionin e tjetrit e se nuk mundeni te shprehni mendimin tuaj pa kundershtuar te tjetrit...

nejse, hajt vari leshin

23-sho ta them unë... këta Elisën e kanë inat!!

Ju thoni çtë doni po ajo është drita e syve të mi. Kur ta takoj (dashtë zoti), do e pys pse ndrin kaq shumë dhe i vërbon peshqit?

ti flm për këshillat, po nuk besoj se kapet kshu. Mendoj se Elisa vuan nga moskuptimi apo keqkuptimi prej masave, prej mosmarrjes seriozisht prej dynjasë, prej mosdrejtvlerësimit të aytyre që ka afër, rrotull dhe djathtas, se ata që ka majtas dhe nga pas, kam përshtypjen e kuptojnë disi. 

Duhet projektimi i të veçantës për ta bërë për vete, si nga ana profesionale ashtu dhe intelektuale. Punë më të mirë do bënte psh... një piktor abstrakt apo një poet hermetik. Aty do i kapej zemra, përmes bukurisë së absurd-abstraktit, po në përmasa historiko-epike. Stil Homeri modern psh, apo Pikaso i veshur me fustan grash, shenjë jo snobllëku, por shpërfillje ndaj realitetit. Dhe jo e detyruar siç mund të mendojë kush, por me zgjedhje të lirë.

Kët gocën e ka marrë m'qafë Ypi smiley

Shkruan Ypi kështu, dhe kjo kërkon t'i imitojë stilin...

Edo, dy artikuj te panorames me kane knoq sot. Ka lezet kur lexon gjera kshu qe nuk kerkojne ndonje perqendrim... fillon e arratisesh nga nga germat, fjalet, pastaj ze e iu ben "naften" fjalive e nga fundi iu le shendene edhe prargrafeve dhe ze e mendon, ne fillim per auKtoren (ajo cfare thua ti eshte katerciperisht e drejte, vecse nigjo, te kesh si ideal ne te shkrume ndonje te madh, si heminguejin a kadarene psh, edhe hahet, por ket qe permend ti??? steka eshte aq ulet sa duket sikur ka nja 2 ore qe po luhet limbo), masanej mendimi fluturo te kush i sjell keto molloisjet me petroninsa e me drita gerdecare... edhe thua, per ket rasin ktu te pakten: o admina (minus penarin, kuptohet), ju boni mire qe e mani shoqnine, po a ja u dine per nder te pakten...  smiley  

Vullnetarizmi është smunie më e qelbët se mercenarizmi (nganjëherë smiley&nbspsmiley

Good luck to you... smiley

mgjths personalisht me mire e di se montoj 4 mitraloza te rende me fisheke frustracioni edhe u dal para...

Ua, mami, gjene e mire qe s'e kam emrin Elisa, qenkeni te tmerrshem ju! smiley

Ca gallate. Kur po lexoja gjithe ato pyetjet e saj ne fillim te artikull kujtova se e kishte me sarkazem per te dale diku ne ndonje gje substanciale, po jo e kishte serizosht; c'eshte gjithe ai ndricim qe po bie mbi viktimat e Gerdecit, do ti vrase qeveria njerzit me drita si c'i vrau me shperthime municionesh?! But fear no more the monstrous light bulbs of Berisha, you poor people of Gerdec, because Superwoman Spiropali is coming to the rescue. smiley

Sa vjen dhe me shume spiro.pallohet kjo çupa. Ne vend qe te ankohen p.sh. pse po ecin hetimet per Gerdecin dhe per tregetine e armeve me shpejtesine e breshkes, spiromjaftopallohen me nivelin e ndricimit dhe numrin e llambave ne Gerdec.

Elizen nuk e kuptoni...Gjenite mbaruan se qeni te tille kur i kuptuan....Keshtu eshte Elizka....Elizke...Boll ta marrsha se u zhderqgje tu shkrujt marrina.Makare per perjashtim qe provon rregullin ,thuj ndonje gje normale.logjike edhe genjeshter po deshe ,po te jete genjeshter vertete ama...Kam frike qe keta qe te japin hapesire ty te Panorama jane dashakeqesit e tu.E bejne per te te diskredituar se i shohin shume mire nivelin.Eliza,vertet ...po te perdorin e dashur....

zana, ta perdorshin per noj gjo tjeter hajde de,por per ta diskretituar? nuk ma merr menja.

Ore se ma fshin postimin kta SAMBISTAT e Peshkut...Po juve nuk ju frikson fakti qe duke i dhene makines kjo vajza...po numuronte llambat ne dritare te shpive?? Dhe habiteni pse ka aksidente neper rruget e Shqiperise...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).