Nano dje në seancë, "shpëton" mandatin e deputetit

Ish-kryetari i PS shoqërohet nga Balla e deputetët e qendrës. Nuk i jep dorën Braçes

Pas një mungese gjashtëmujore, ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano, ka zgjedhur pikërisht çeljen e sesionit të ri parlamentar, për të bërë ndoshta "xhiron" e fundit nga salla e Parlamentit, para se ta mbyllë këtë mandat deputeti. Rreth orës 17.30 minuta, ish-kryeministri Nano, i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla, por edhe nga deputetët e grupit të qendrës së djathtë, është parë të hyjë në sallën e Kuvendit. Para se të ulej në vendin e tij në fillim të rreshtit të grupit të PS-së, ish-kryetari Nano ka përshëndetur pothuajse të gjithë deputetët e opozitës, duke iu dhënë dorën, por ky gjest nuk është bërë me nënkryetarin e grupit Erjon Braçe, pasi shtrëngimi i duarve me të është anashkaluar. Më pas, Nano është ulur në vendin e tij, duke pritur fillimin e seancës së parë parlamentare për këtë sesion nga nënkryetari i Kuvendit, Neritan Ceka. Ish-kryetari i PS-së dhe ish-kryeministri Fatos Nano, deputet i zgjedhur në zonën e Sarandës, është deputeti i cili ka numrin më të madh të mungesave në sallën e Kuvendit. Nano vjen çdo gjashtë muaj në seancë, duke mos rrezikuar kështu mangësinë e djegies së mandatit të tij. Sepse, rregullorja e Kuvendit e përcakton mjaft qartë, nëse një deputet mungon më shumë se gjashtë muaj pa arsye në sallën e Kuvendit, ditën që kalon ky afat mandati i tij digjet. Por, deputeti Nano deri më tani nuk e ka rrezikuar një gjë të tillë, pasi gjithmonë në limitet e fundit të afatit gjashtëmujor ai është paraqitur për pesë, ose dhjetë minuta në sallën e Kuvendit. Pjesëmarrja e djeshme në seancën parlamentare i krijon mundësinë atij që ta mbajë edhe për gjashtë muaj mandatin e deputetit.

15 Komente

Pjesëmarrja e djeshme në seancën parlamentare i krijon mundësinë atij që ta mbajë edhe për gjashtë muaj mandatin e deputetit.

Mire rrushko,

parlamenti shperndahet mbas tre mujsh, se ka zgjedhje te reja.

Lajm : Nano nuk i jep doren Braçes.

Gazete palaçosh !

Thuhet qe Nano do te regjistrohet ne listat e PD-se per kandidatet per deputet ne zgjedhjet e Qershor 2009. Kjo eshte marre nga gazeta me e shitur ne Shqiperi ajo 55-a.

I lumte Nanos - thone disa ... nuk e kane keq, vodhi sa i deshi qejfi, i luajti fene atij vendi pa bere asnje gje, asnje premtim, asnje arritje, dhe tani rri e loz kazino rehat neper bote ! Kesaj i thone Jete vella !

Kjo eshte edhe nje nga arsyet kryesore, pse Berisha ka per ti humb zgjedhjet sivjet.

sa per dijeni, Nano do te jete ne listen e PS-se ne qarkun e Vlores ... do apo s'do Rama, ai deputet do behet prape, por kesaj here i "ricikluar" ne POLITIKEN E RE 

Po te njejtat fytyra do jene, por me xhakta te reja

ehrtdgersj

edhe nga deputetët e grupit të qendrës së djathtë

Kur u bene dhe deuptetkat Shqiptar me qen qendra te djathta...E ckuptim ka kjo ma shpjegon dot njeri?

Me qen qender e djathte ne Shqiperi...ka lidhje me djathin...apo jane ata qe mendojne se data e clirimit ishte ne mesnaten midis 28es dhe 29es?

Sepse, rregullorja e Kuvendit e përcakton mjaft qartë, nëse një deputet mungon më shumë se gjashtë muaj pa arsye në sallën e Kuvendit, ditën që kalon ky afat mandati i tij digjet.

Po ne, per cilen arsye duhet t'i mbajme keta gjashte muaj mbi kurriz?

 

 

 

Tosi vika ne parlament si me pshtu Green Carden... Sa duhet me qen ne USA mos me tu "djeg" green card?

Vallai ma mire do bojshin ene kto tjeret mos shkojshin hic n'parlament, duke fillu nga Zhozi smiley

Se vetem pune t'kqija kane bo aty mrena smiley

Oj Tushe i qafsh hallin Zhosit. Ajo tani ket 6 mujt e fundit ja ka lone gjithe punen atyre 2 zevendsave dhe vet bredh neper kancelerite e Evropes, e gjithanej ne ket dynja.

..shfaqet ne Parlament si Fanti spathi,  nje here ne gjasht muaj...(!)  Hec e gjeje "pse"-ne. 

Sa here qe shfaqet Nano, Edvini peson trauma.  Ka frike i shkreti ka frike, i trembet ndonje levizje te Nanos, megjithese ky i fundit per momentin po gjen qetesine shpirterore dhe fizike.  Por jo pa e marre ndonje cope vendi te mire ne liste qe te siguroje vendin e deputetit edhe ne zgjedhjet qe vijne.

 

Ore nuk e meritojme kete ofendim qe na behet nga Edi Rama!  Si more burri i botes del dhe e shet per politike te "re" Gramoz Rucin, komunistin e paepur, Ministrin e brendshem te fundit te sistemit komunist dhe kreu i fundit i Sigurimit te Shtetit?!  Si more Gramoz Ruci qenka politike e "re" dhe Nano moderatori (te pakten sipas socialisteve) politike e "vjeter"? Ha-ha-ha!

Edvinit ne fakt une nuk ja marr per te madhe, se ky njihet si nje person mosmirenjohes, nga ata qe te hane buken dhe te rrezojne kupen, si thote populli. Edhe pse karrieren e ka nga Nano qe e mori me thonj te paprere nga Parisi, ky nga frika se po i rrezikon kryetarllekun, kerkon ta syrgjynose, por nuk i kuptoj keta socialistet ketu qe liderin e tyre historik, nuk e lejojne as te afrohet tek selia e PS-se.

Qe ka ndonje gje ne mendje ky shoku Fatos kjo dihet, po se ca ka legeni, nuk e merr vesht njeri.

 

E rendesishme qe keto zgjedhje do te jete Spektakel i vertet, se leke kane sa te duash te dy krahet, tani, se dikur kishin socialistet me shume.

Do te kete surpriza, Se do kete Polin e 4 ngjela e ndoka, Kushedi i bashkohet Nano Ngjeles. hahhahahahahah

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).