“Naiviteti” i pafund!

Pritet që së shpejti në R. e Maqedonise të mbahen zgjedhjet presidenciale. Duke u bazuar nga përvoja e mëparshme, votat shqiptare për kryetarin e ardhshëm të këtij shteti janë jashëtzakonisht të vlefshme.  Në të gjitha zgjedhjet presidenciale këto vota kanë qenë vendimtare. Prandaj lojërat politike jane shumë aktive para zgjedhjeve. Si zakonisht ne këtë mes futen edhe partitë politike shqiptare, të cilat  vrapojnë për të përfituar dicka në këto ujëra politike.  Shqiptarët kanë zgjedhur tre kryetar shteti në R.M, por asnjëri nuk ka qenë kryetar që ka pas parasysh interesat e shqiptarëve.

Para disa diteve, nga kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti u shpalosën ide për kryetarin e shtetit. Qëllimi ishte që të arrihet një marveshje me VMRO DPMNE-në (partia në pushtet)  që në vitin 2014 presidenti të jetë shqiptar. Ky propozimi ishte kulminacioni i "naivitetit" të partisë shqiptare që është në pushtet. E themë këtë sepse për tu realizuar kjo marveshje është shumë e vështirë, po thuaj se e pamundur. Në realitet ka vetëm një mënyrë që të mundësohet presidenti të  jetë shqiptar dhe kjo është në rast se ai zgjidhet nga parlamenti. Në të kundërtën nëse presidenti zgjidhet drejpërdrejt nga votat e qytetatrëve (sikur është tani), edhe sikur VMRO-ja ta mbështeste kanditatin e BDI-së (shqiptar), nuk do ta mbështesnin votuesit e tyre. Të gjithë e dinë se maqedonasit janë më të gatshëm të  mbështesin kanditatin e LSDM-së (parti opozitare maqedonase) se sa kanditat shqiptar, ose me parë do ta mbështesnin secilin vetëm të mos jetë shqiptar.

Problemi tejtër është se kush i garanton BDI-së se edhe në vitin 2014 VMRO-ja do ta ketë shumicën absolute. Po sikur të vinte parti tjetër në pushtet me siguri, si është zakon te klasa politike shqiptare në Maqedoni, do të duhej që të arrihet edhe një kompromis me partinë tjetër maqedonase. Në atë rast me siguri që zgjidhja e presidentint do të shtyhej për vitin 2019. Kështu kompromis pas komporomisit cështja shqiptare në R.Maqedonis po mbetet e pa zgjidhur. Prandaj mendoj që ky propozim është vetëm marketing politik, që te mashtrohen shqitparët kinse BDI-ja po bënë dicka në interes për ta. i vetmi kompormis për ta mbështetur VMRO DPMNE-në në zgjedhje për kryetar shteti është që kryetarin e parlamentit dhe një nga tre ministritë kryesore (Punëve të Mbrendshme, Mbrojtjes, Jashtme) ta kenë shqiptarët, ky do të ishte kompromisi i duhur. Cdo zgjidhje tjetër do të ishte gabim politik që do të duhej të ndëshkohet me votat e qytetarëve. Tash kur  BDI-ja nuk mundet ta marrë postin e kryetarit të parlamentit, se nuk ja lejon VMRO-ja kanë vendos që të dilet me një kërkes të re, që nuk është asgjë tjetër vec se gënjeshtra e radhës e partisë shqiptare në pushtet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).