“Na mbytën gratë”

Duhanpirëset femra dominojnë mbi meshkujt shqiptarë. Sipas studimeve, ky numër ka tendencë të rritet në të ardhmen, duke rritur edhe numrin e vdekshmërisë femërore

TIRANË - “Do t’u jap burrave duhan si baba”. Kjo frazë, e dëgjuar në një prej filmave më popullorë në Shqipëri, duket se në ditët e sotme nuk ka më vend. Kjo, për arsye se burrat “janë mundur paq” nga gratë në konsumimin e duhanit. Duke iu referuar dhjetë viteve të fundit në Shqipëri, është vënë re një tendencë të lënies së duhanit nga ana e burrave dhe e fillimit në masë nga gratë. Sipas studimeve, kjo ka ndodhur për arsye se femrat e filluan duhanin shumë më vonë se meshkujt. Konsumi në masë i duhanit nga femrat filloi me emancipimin e femrës gjatë viteve ‘60, dhe duke qenë se problemet e rënda të shëndetit shfaqen në përgjithësi pas 20 apo 30 vjetësh, vdekjet nga duhani kanë qenë kryesisht mashkullore deri në vitet ‘80. Koordinatori Kombëtar për Politikat e Kontrollit të Duhanit, Roland Shuperka, tregoi se duke u bazuar në studimet e bëra, numri i femrave duhanpirëse po rritet rregullisht vitet e fundit. “Rezultati i kësaj është rritja e vazhdueshme e vdekshmërisë femërore të parakohshme, si pasojë e kancerit të mushkërive apo sëmundjeve vaskulare për shkak të duhanpirjes, ndërkohë që te meshkujt ky proporcion po zvogëlohet”, tha Shuperka. Ai shtoi se në ditët e sotme në vendin tonë, vajzat duhanpirëse janë më të shumta se djemtë dhe pritet një rritje e madhe e vdekshmërisë femërore, si pasojë e sëmundjeve që shkaktohen nga duhani. Sipas studimeve, përveç kancerit të mushkërive, duhanpirja rrit te femrat rrezikun e llojeve të tjera të kancerit, si ai i qafës së uterusit, i cili te duhanpirësit është dy herë më i lartë se te joduhanpirësit. Studimet tregojnë se 34 për qind e femrave tek të cilat diagnostikohet një kancer i qafës së uterusit, do të vdesin brenda pesë vjetësh.

Gjithashtu, studimet tregojnë se pirja e duhanit nga femrat që marrin pilulën e kontraceptivit është tepër e dëmshme, pasi vënë në rrezik shëndetin e tyre, sidomos pas moshës 35 vjeçe. Kjo për arsye se te këto femra, rreziku i trombozës, aksidentet kardiake ose cerebrale rritet shumë. Përveç të tjerash, rreziku i komplikacioneve gjatë shtatzënisë është më i lartë te duhanpirëset që e marrin pilulën e kontraceptivit para se të mbeten shtatzënë. Një tjetër problem për femrat që pinë duhan, është se ato plaken dhe rrudhen më shpejt se ato që nuk pinë. Studimet tregojnë se disa minuta pas pirjes së cigares, enët e gjakut periferike që ushqejnë lëkurën kontraktohen. Në këtë mënyrë, lëkura ushqehet më pak dhe si përfundim ajo e humbet elasticitetin e saj, plaket më shpejt dhe rrudhoset më shumë, sidomos rreth buzëve. Gjithashtu, edhe njollat në lëkurë dalin më lehtë dhe për ta plotësuar këtë tablo vjen zverdhja e dhëmbëve. Sipas koordinatorit Shuperka, ato që e lënë duhanin para moshës 50-vjeçare kanë dy herë më pak mundësi të vdesin në 15 vjetët e ardhshme, në krahasim me ato që vazhdojnë të pinë. Gjithashtu, rreziku për t’u zhvilluar kanceri i qafës së uterusit ulet, rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare dhe infeksioneve respiratore ulet, ato që janë të prekur nga ulcera shërohen më shpejt dhe lindin fëmijë me të njëjtën peshë si joduhanpirëset. Femrat duhanpirëse duken zakonisht më të vjetra nga mosha e vërtetë, pasi rrudhat në fytyrë paraqiten herët dhe dhëmbët e thonjtë shpesh rrudhen dhe zverdhen. Gjithashtu, femrat duhanpirëse përveç rrudhave dhe problemeve të tjera, e humbasin feminilitetin dhe kanë menopauza të parakohshme. 

39 Komente

Ai shtoi se në ditët e sotme në vendin tonë, vajzat duhanpirëse janë më të shumta se djemtë dhe pritet një rritje e madhe e vdekshmërisë femërore, si pasojë e sëmundjeve që shkaktohen nga duhani.

Ah kjo demokracia na i morri ne qafe femrat shqiptare. Do na ikin per lesh te gjitha. Do na bejne pederast nga halli. Po eshte veshtire me ndryshu sjellje  seksi ne kete moshe!

 Përveç të tjerash, rreziku i komplikacioneve gjatë shtatzënisë është më i lartë te duhanpirëset që e marrin pilulën e kontraceptivit para se të mbeten shtatzënë.

 

A ka ndonje mendje te informuar  ketu ne peshk te mi jape nje spjegim cere ka dash te thote kjo gazetarja me kete gjene ketu persiper ?

Ka dal nai marifet qe po te marresh kontraceptim mbas barrosjes  apo qysh a puna ?

Amani are , ose ju lutna shume, na ndriconi ! smiley

Koth,

Me duket se ka dashe me thene: "e kane perdorur me pare ne menyre te vazhdueshme", pra nuk behet fjale per rastin e vetem ne te cilin ka rene shtatezan, qe sigurisht mendja ta do se nuk duhet ta kete perdorur.

Femrat duhanpirëse duken zakonisht më të vjetra nga mosha e vërtetë, pasi rrudhat në fytyrë paraqiten herët dhe dhëmbët e thonjtë shpesh rrudhen dhe zverdhen. Gjithashtu, femrat duhanpirëse përveç rrudhave dhe problemeve të tjera, e humbasin feminilitetin dhe kanë menopauza të parakohshme.

po po fiks si muma jote o Korrieri.

Ne zojat e ronda e pime kome permi kome dahanin, ene as na eshte zverdh e as na eshte rrudh gjo. Si Myfle jemi. Ene shalet i kemi si tulluma me sherbet smiley

smiley

Artikull leshi, qe flet se si zverdhen dhomet nga duhani. A thu se duhani po i vret femrat shqiptare. Nuk calon gamori nga veshet or ti korrieri.

Nuk e psenë, por kjo shprehja kompozite "duhanpirja" më ngjall të njejtën ndjenjë si  "sahanlëpirja" - për të mos shkuar më tej drejt një të trete "by**q**ja"

Mbytshin veten me keta tituj.  Thashe plasi kanibalizmi sheshit ne Shqiperi se te ngrenen e shpirtit e kemi bere me kohe e me vakt. 

 

aaaaa...  ua kalojne meshkujve per duhan... thashe se dominonin meshkujt, e ke? - meshkujt shqiptare... Nejse, per nga laberia dhe e besoj, se jane grifsha femrat, te hane xhane, te grijne, gerrrc gerrrc gerrrc, sherrxhesha te medha, grindavece me potere...  labe, me nje fjale; po sa kalon laberine, femra e di mire vendin dhe rolin e vet ne shoqeri.

Po dhe duhanin le ta pijne... ua pifte dreqi ne bark thadrave...

Po thuaj, mjere meshkujt qe vene e i puthin pastaj, t'i zere kanceri dhe ata... ups, apo ishte sida ajo qe transmetohet ashtu?

O doktor malukati!  Edhe kur del ne rruge eshte vdekjeprurese... sa aksidente behen ne Shqiperi ne nje vit dhe sa vdesin nga kanceri qe shkaktohet nga duhani (patent pending, se per t'u vertetuar, asqe behet fjale)?

hajt, thenkju xhinxhile.

:grin:

He mer ti, edhe ne muhabet duhanesh do futesh femrat e Laberise?  Po de, e pijme me llulle, edhe ca sherr nder te, edhe nje gote vere nga mbrapa, dhe na zgjat cudia me shume se tre dite. 

Per artikullin, vl (jo targat e Vlores).  Se vetem ne Shqiperi sipas studimeve te famshme mesiper, do kete statistikisht me shume meshkuj se femra.  Hajde befshi qejf. 

epo si nuk te zuri vend me aman. Po c'ke me xhan qe haesh mish me leckat e tua?

do bejme qejf me Monde, do bejme... se ka dhe Skandinavia femra... dhe, apappapppaapppaaaaa si jane ato...  naaaa, vikinge te ngrenshme fare. :grin:

I hengsh me gjithe lecka smiley

PS: Sorry, just a bad day.  Plus qe me lart s'po kapesha me ty, por me artikullshkruesin me shume.  Gjithesesi, bad day ...

gabim ben qe nuk merredh me ata qe te ndrisin shpirtin dhe mbremjen me koce...  Mos bej sikur nuk njeh njeri... po nuk te le grupi i gjakut ty (grup lab) qe te te ngjise me njeri. :grin:

PS: o t'i a me o t'i a... po mbaje vath mbe vesh, sado e mire te jete cokollata, prape une ia heq ambalazhin. :grin:

Sa e frustruar gjinia mashkullore gazetashkruese. Nxjerrin temat nga hici per te shfryre kushedi pse-ne.

rrusho efektet e duhan pirjes jane shume here me te renda tek nje femer sesa tek nje mashkull.. Nuk po flas per kancerin por per rrudhat ne fytyre dhe shkaterrimit te dhembeve. Kur ta shohesh veten 30 vjece te perdoresh krem per rrudhat dhe te vendosesh dhembe plastik llafosemi..  smiley

pse kshu i ka bo vaki mums tate ee ?

Jo per gjo, po muma jeme e ka dredh gjithe jeten cenaren si zoje e rande ene i kokerr rrudhe se ka m'surrat. smiley

Si ballakume osht smiley

 

Ik pilu ti...   smiley

S'bie rrufeja (rrudha) te haleja ( Tushja)..   smiley

 

Prape ju te dy?  Kujto Liqenin bej gati Tushen smiley

kush thote na mbyten grate?  po kush tjeter pederastet.

Te rente nje labe ne hise ty qe ta provosh vete cdmth... te ta marre shpirtin fare. te te vere t'i lash ato... corapet, corapet duke kercyer me nje kembe e duke kenduar si bilbil gjyzar. 

pastaj ec e na kerko keshille "si i behet per ndonje ankese?"

:grin:

Që kur kanë fituar të drejta të barabarta me meshkujt, u është shkurtuar jeta.

Çfarë e dhëne tjetër duhet? lol

 

Ti edepsez e do me statistikat e CIA-s?  Dhe jo nga ato te komplikumet si ppp, por nga ato te pjelljes e te cofjes smiley

Epo keto muhabete leshgjate-mendje shkurter s'hahen as me voj e as me uthell.

PS: Qafua me lart ngaterron Rusine me Shqiperine.

Më duhet të bëj një sqarim:

Vdekja është gjendje mendore. smiley

 

Liqen, meqe e paske te qarte vizionin e artikullit: per ke i dhemb me shume ketij shkruesit te coroditur, per meshkujt e mbytur apo per femrat mbytese?

Bie dardha ne molle e piqet ftoi - perndryshe.

 

Nuk e njoh shkruesin e artikullit dhe nuk e  di  sa i coroditur eshte..

Mund te jete ashtu sic thua por kjo nuk ndryshon asgje tek ato difekte qe une permenda.  Ajo qe me duket e cuditshme ne shqiperi eshte menyra se si e shohin femrat kete fenomem. Disa here si barazi ndaj meshkujve, disa here si emancipim... Kjo gje me bezdis!! 

Liqen, eshte ndryshe te shkruash nje artikull per efektet e duhanit te femrat (qe mund te jene apo jane me negative) dhe ndryshe ta qendisesh me tituj tille. 

Se si e shohin femrat ne Shqiperi kete punen e duhanit, eshte tjeter gje.  Nga arrite ne konkluzion qe e shohin si barazi apo si emancipim? 

Ok tani se titulli eshte keqekuptuar disi.. "Na mbyten Grate" besoj se autori e ka fjalen per tymin e duhanit qe krijon graria shqiptare.. Jo per grate !!

Sepse Monda ne cdo lokal dhe ne cdo disko apo party (qofte edhe qeveritare) shikon femra me shumice dermuse qe pijne duhan..

Te shohin edhe gjithe tengerllek si puna e Tushes..   smiley

Por jo mer liqen, se s'eshte vetem titulli.  Nga cilat studime del ky filani me lart qe statistikisht femrat pine me shume duhan se meshkujt?!  Ne rrethin tim familjar e shoqeror ne Shqiperi, s'me del ashtu studimi.  Kuptohet qe eshte ne rritje konsumimi i duhanit nga femrat (me shoqet dhe ato) por qe te arrish deri aty sa te thuash qe na mbyten femrat ... coroditje me vete.  Artikullshkruesi is smoking smth else lol.

Une i urrej femrat qe pijne duhan, sidomos ato qe e bejne thjesht per pordhe, si eshte e mundur te puthesh nje femer qe i vjen era nikotine.

MAT_HAUZEN!!!!!!!!!!

po hajne cumcakiz me mente mre pas dahonit. Ose Tic TAc, ose plot gjona te ngjashme.

Po megjithese nai here ma mire era nikotine, sesa ere "pjerdh nga trute"

smiley

epo shumica derrmuese nga kjo e fundit e bejne me Tushe... se nuk vuajne femrat nga teprice truri, jo. Te pakten kjo eshte nje "semundje" ndaj se ciles jane imune. :grin:

si eshte e mundur te puthesh nje femer...

Frengjisht, bile si me pompe lavamani. Po varet nga femra mo... disa (vikinget, psh) i puth dhe vete... per ca te tjera, i thua zarathustres... :grin:

Nje gje eshte e qarte, si duhanpiresi aktiv, ashtu edhe ai pasiv  jane perballe: "Duhani te demton", "Duhani te...",  "Duhani te ben nenen",  etj. etj.                Ajo qe solli artikulli eshte se femrat ne jane Shqiperi jane kthyer ne duhanpirese (hypo) aktive.

Tushen, do t'ja dergoj pako Dante Aligerit, ose Agron LLakut.........

a do ti cojsh dhe mumn tate a si ?

smiley

Amon mer folks le ta pine duhanin por mos na vdesin. Ce du jeten une pa femnat? Ene testin e baptestit mduket shkojne ta bojne se parandalojne tumorin ne qafen e mitres. Amon mer rrujeni mitren se osht e mire.

Na marrshi pleshtat juve qe akuzoni duhapireset. Dhe si kuklla jemi dhe rrudha s'kemi....lol. Rrofte estetika qe o zhvillu me hapa vigan se fundmi dhe i themi plakjes ik pirdhu. Vdeksha me cigare ne buze dhe kupen e kafes ne dore. S'munet robi me shiju....fiuuuuuuuuuu

amin !

fol mi moter fol, se dun me na lone me vdek pa e thith i here ate te shkrete cenare smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).