MSA, nesër shqyrtimi në Kuvendin grek

Parlamenti i Greqisë do të shqyrtojë nesër në një seancë të posaçme me debat “Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë e Bashkimit Europian”. Lajmi u bë i ditur dje rreth mesditës, përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në internet të këtij institucioni. Por pa u mbushur mirë as 24 orë, organizata e minoritetit grek në Shqipëri, OMONIA si edhe një sërë shoqatash pan-helenike që mbrojnë kauzën anti-shqiptare të Vorio-Epirit, paralajmëruan protesta në Athinë. Përmes një deklarate të përbashkët për shtyp, ato ftojnë sikundër citojmë, “të gjithë grekët, që në datën 14 janar të organizohen në një tubim paqësor para godinës së Parlamentit grek, për të informuar deputetët mbi dhunën e shtetit shqiptar mbi grekët e Vorio-Epirit, si edhe për gjendjen e mjeruar në të cilën ata ndodhen”. Protesta do të zhvillohet në orën 17:00, një orë para se ligjvënësit grekë të fillojnë seancën me debat lidhur me çështjen në fjalë. Afro një muaj e gjysmë më parë, OMONIA i kërkoi zyrtarisht Greqisë të mos e ratifikojë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Përmes një memorandumi, drejtuar më 25 nëntor, Parlamentit dhe Ministrisë së Jashtme greke, kjo shoqatë apelonte domosdoshmërinë e plotësimit të shtatë kushteve nga Tirana zyrtare para se Athina t’i japë “OK”-in hyrjes së saj në familjen europiane. Në thelb, kërkesa bazë e OMONIA-s, kryetar i së cilës është kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, ishte dhënia e autonomisë për Vorio-Epirin.
I fundit
Vendi fqinj ka ngelur i fundit i anëtarëve të Bashkimit Evropian, që nuk e ka ratifikuar ende MSA-në. Athina zyrtare e ka argumentuar vonesën në ratifikimin e dokumentit me procedurat burokratike, duke mohuar që të ketë shkaqe të tjera. “Është çështje procedurale arsyeja dhe besoj, se shumë afër do të kemi përparësi të shpejtë me miratimin e kësaj çështjeje”, - deklaroi pak kohë më parë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Jorgos Kumucakos. Në të njëjtën linjë ai ka shtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe se nga pala greke nuk ka pasur asnjë kusht për ratifikimin e MSA-së. Por ndonëse nuk është pohuar asnjëherë zyrtarisht, kushti i Greqisë për ratifikimin e MSA-së ka qenë ndërtimi i varrezave për ushtarët grekë, të rënë në tokën shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por edhe ky kusht i palës greke u plotësua pak javë më parë, kur Tirana dhe Athina zyrtare nënshkruan një marrëveshje sipas së cilës, në Gjirokastër dhe Këlcyrë do të ngrihen dy varreza për ushtarët grekë.

4 Komente

Ndoshta kjo mund te ishte teme me vete, por meqe u ndodhem:

(Nga Shekulli)

Protesta ne Tepelene, digjet flamuri grek

TEPELENE-Një flamur grek është djegur sot në mes të sheshit "Ali Pashë Tepelena", ku qindra qytetarë protestonin kundër Vasil Bollanos dhe Spiro Kserës. Qytetarët kërkonin lirimin e dy të rinjve që u arrestuan pak ditë më parë gjatë një proteste kundër këtyre dy personazheve të jetës politike në vend që tashmë etiketohen si antishqiptarë.

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, ka bërë thirrje për mos firmosjen e MSA me Shqipërinë nga e shtetit grek. Me sa duket parlamenti grek nuk e ka marrë parasysh, pasi sipas të gjitha gjasave sot Greqia firmos MSA me Shqipërinë. Po kështu sipas Bollanos jugu i Shqipërisë është vorio-epir. . Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë ndaj deklaratave të Bollanos për Vorio Epirin dhe në shenjë proteste kanë djegur në mes të sheshit "Ali Pashë Tepelena" një flamur grek me emrin e Vasil Bollanos së shkruar në të.

"Vasil Bollano, Spiro Ksera jeni grekë" kështu shkruhej në parullat që mbanin në dorë protestuesit tepelenas dhe gjirokastriot. Ata dolën në mbrojtje të dy të rinjve që u arrestuan para disa ditës gjatë një proteste kundër kryetarit të bashkisë së Himarës, Bollano dhe prefektit të Gjirokastrës, Ksera.

Protesta që u organizua nga disa shoqata atdhetare u zhvillua në sheshin "Ali Pashë Tepelena" më tej protestuesit shkuan para Gjykatës së Tepelenës ku po jepej masa e arrestit për shtetasit Orgen Hasanbegaj e Luan Halili. Këta të fundit u arrestuan para disa ditësh për veprën penale të prishjes së qetësisë dhe për këtë shkak sot gjykata vendosi t'i hetojë në gjendje të lirë.

Greqia ratifikon MSA-ne per Shqiperine
14/01/2009 21:00

Parlamenti i Greqise ratifikoi sot ne mbremje Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit te Shqiperise me BE.

Ashtu sic pritej, dy partite e medha Demokracia e Re ne pushtet dhe levizja panhelenike PASOK u shprehen ne favor te ratifikimit dhe te politikave te hapura jo vetem me Shqiperine, por ne pergjithesi per te gjitha vendet e Ballkanit perendimor.

Por kunder ratifikimit, sic kishin paralajmeruar, u shprehen ne fjalimet e tyre 10 deputetet e partise se ekstremit te djathte, LAOS te Jorgo Karaxhaferit.

Ata deklaruan se Shqiperia duhet me pare te respektoje te drejtat e minoriteteve dhe pastaj t’i hapen dyert per t’u anetaresuar ne familjen europiane.

Athanasios Plevris dhe Konstantinos Aivaliotis, dy nga deputetet e LAOS-it, qe perdoren gjuhen me te ashper, i kerkuan Parlamentit te mos ratifikoje MSA, pasi iu referuan atyre qe ata i cilesuan si “perndjekje te himarioteve”.

Ata deklaruan se, “disa prej himarioteve jane denuar ne mungese, ndersa kryetari i organizates se tyre, nese kthehet ne Shqiperi arrestohet sepse eshte denuar me 3 vjet, vetem sepse guxoi te kendoje himnin dhe te ngreje flamurin”.

Por megjithe qendrimin e ashper te ekstremit te djathte, i cili me 10 deputetet e vet ka nje peshe shume te vogel ne Parlamentin grek prej 300 vendesh, marreveshja u ratifikua lehtesisht me shumice absolute votash.

topi
 

E mire, vate dhe kjo pune : )

PS: LAOS si gjithmone s'te zhgenjejne ...

Kishin dale Niviciaret patriota...duke protestuar.

Shikoni si Shqiptari shet b***en...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).