Megatecet me qymyr, kafshata që zor kapërdihen

E çuditshme me një pjesë të qytetarisë shqiptare për veprat energjetike në vend. Skeptikë për rritjen ekonomike apo me kërkesa ndaj zhvillimit të qëndrueshëm. Antiglobalistë apo pretenciozë në kontrollin ekologjik të veprave me bazë fosile. Liberalë, vasalë, arrogantë, brigantë ndaj investimeve të huaja apo racionalë, të përmbajtur dhe alternativë.
Djaj që rreken me detaje apo ekspertë që kërkojnë kontroll inxhinierik dhe më së fundi përfaqësim qytetar për të dhënë atë që ndryshe quhet ndihmë e madhe. Çfarë? Që të ndihmosh në atë, që dikush në vendimmarrje ka nevojë ta dijë. Dilema. E tashmja, kurrë nuk ka për ta vërtetuar, njëherësh çështje që e ardhmja do ta zbulojë.
Ç`po ndodh kështu me qytetarin e shqetësuar shqiptar për bëmat energjetike? Kur energjinë e prodhonim nga uji, i kallëzonim si vepra gjigante të varura nga fatmoti dhe me të drejtë termoenergjetistët e vendit thërrisnin për ndihmë faktorin TEC, që më së paku e më së shumti lipsej një apo ca deri në nivelet 300, ja të themi 400 MW për të siguruar bazën e piramidës së konsumit apo të pikut të energjisë ditore të vendit. Kur u mendua që energjia të prodhohej nga fosili naftë në Gjirin e Vlorës, me të drejtë reagimi i qytetarëve të shqetësuar nuk mungoi të anatemonte këtë lloj TEC-i dhe atë lloj zgjedhje sheshi, dhe nuk vonuan të jepnin zonat alternative të ngritjes së tyre si në Porto Romano apo në Seman. Dhe vjen dita, kur realisht ato po mendohen të ngrihen pikërisht në këto zona. Në pamje të parë, duket se çka mbolle korre. Dakord, kështu ende vazhdojmë të mendojmë, s`kemi të prishur me sheshzgjedhjet. Por, kush e tha që TEC-i duhet 1600 MW? Cila është formula që lidh parametrat klimaterikë, fizikë dhe ekologjikë me produktin 1600 MW të ENEL-it apo me produktin 600 MW të greko-gjermanëve apo 100-300 MW të KESH-it, që mendohen të instalohen aty pari. Sa është gjatësia e valës (e landës) së komunikimit që lidh qytetarinë e rajonit me vlerën apo dëmin e këtyre jo pak bëmave energjetike, aq më tepër kur opinioni qytetar duhet të rridhte në formë kaskade. A ka studim, ku të rezultojë që TEC-i është më i mirë se turizmi për këtë zonë. E tha kush e tha.
E tha Kryeministri i asokohe italian, Prodi, që aksh TEC do të ngrihet në një zonë bregdetare shqiptare dhe është proces i panegociueshëm. E thanë kapedanët e kompanisë greko-gjermane që duam të ngrenë akshënin tjetër TEC, se atje tej në Selanik nuk na lenë ca si qytetarë grekë të bezdisur. E tha kryeministri i tanishëm italian, ju mbetjet energjetike (hirin e qymyrit, CO2-shin), ca thërrime si taksë qiraje trualli dhe ne energjinë e pastër. E tha edhe vendimmarrësi ynë, që pa e patur as në axhendën ëndërr të një nate vere, as në planet strategjike energjetike dhe pasi bënë të bllokohen për 18 vjet veprat hidrike dhe pasi bënë të mos freskohen as një metër kabëll elektrik, si të detyruar në kor po nxitojnë të stisin në kushte krize vepra si supertece, super era, supergaze që edhe një shtet perëndimor do t`ia kishte zili. Sigurisht, nuk na shkon roli i njërës prej gjërave më të neveritshme të njerëzimit, si ajo e varfanjakut mendjemadh, por po aq nuk na shkon as roli i një urtësie matufe, që të pranojmë kaq lehtazi rolin e një pasaniku të përtej detit prej rrenacaku, ku raporti interes investitori-përfitim vendi, siç do ta shohim më poshtë është i shkelur. Mos harro, interesa dhe injoranca të tilla, shpesh janë dy gjëra që të shtypin.
Le të vijmë tek TEC-i 1600 MW me lëndë bazë qymyrin, që mendohet të bëhet realitet në Porto Romano. E vërteta është, për të gjithë ata që janë të friguar nga përdorimi i kësaj lënde, se kohët e fundit gjithë bota industriale po i kthehet me të drejtë kësaj lënde, për shkak të rezervave të mëdha, ndryshe nga fosili naftë e gaz, për shkak të lehtësirave rrugëtuese detare e portuale, ndryshe nga mundësia e aksidenteve të fosilit naftë, dhe së fundi, ndryshe nga TEC-et e mëparshëm me qymyr, për shkak të gjetjes dhe zbatimit të teknologjive kimike të filtrave desulfur e denoix që zvogëlojnë deri në 85% të çlirimeve në ajër. Edhe sheshin Porto Romano, le ta mendojmë natyralisht të stisur, zonë që në krahasim me zonat e tjera bregdetare anon për nga zhvillimi industrial, megjithëse është zona me livadhin më të madh të posedoniave dhe me arkeologjinë më të fshehur detare e bregdetare. Por, se sa e aftë është kjo zonë, që të mirëpresë kapacitete të tilla "të panegociueshme", është analiza mjedisore që të vjen në ndihmë, që të jep atë që nuk e njeh, që të mëson atë se ç`mund të ndodhë, që të jep se si mund ta rregullosh atë që ndodh, dhe të jep atë që është më e shtrenjtë për të gjithë ne mbrojtjen e mijëra jetë njerëzish.
1. Si është e mundur që qindra faqe përshkrimi teknik e teknologjik nuk i nënshtrohen një oponence apo recense nga pala e zotit mikpritës, se të paktën do t`i këshillonin ku të gjenin hartat e fundit shqiptare dhe jo ato të kohës së bashkëpunimit me rusët të përdorura në studimet e tyre? Apo vetë kadi vetë padi!
2. A nuk duhet ne të zotët e shtëpisë (mbetjembajtësit) të njohim përmbajtjen e squfurit në qymyrin e ardhur?
3. A nuk mundet ne truall ofruesit të kontrollojmë mënyrën e transportit të qymyrit nga deti në tokë, i cili në emër "gjoja të mos ndotjes" paralajmërohet se do të futet nga deti direkt e në furrnaltë, në një kohë, kur ky, vendi fqinj përtej detit, ende akuzohet nga Brukseli, se ku i venë mijëra tonë mbetje të rrezikshme?
4. Dihet se dy njësitë e TEC-it me nga 800 MW secila plus dhe atë greko-gjerman do të kërkojnë rreth 1000 tonë qymyr/orë ose rreth 25.000 tonë qymyr/ditë, që do të japin rreth 150 tonë hi/ditë, që nuk i ngjet një mbetje familjare, por asaj të rrezikshme. Pyetja është se detyrë e kujt është sistemimi i kësaj tip mbetjeje? I atyre që e bëjnë apo e jona me thërrimet e lëna?
5. Si mund të hartohet një raport i vetëm i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis - VNM, kur aty pari, do të zënë vend disa tipe linjash teknologjie, si transporti detar i qymyrit, tranziti i tij tokë-det, njësia e parë e TEC-it prej 800 MW, njësia e dytë po aq, njësia e tretë (hipotetike) e greko-gjermanëve, kablli 400 kV nënujor drejt Italisë, kablli tjetër po aq volt Porto Romano-Tiranë, kur secila nga këto meriton analizë përkatëse mjedisore dhe mandej akumulative.
6. Thuhet se filtrat do të kapin 80-85% të çlirimeve të squfurit, të pluhurave, të blozës dhe të oksideve të azotit. Pra, do të mund të kemi 6-7 herë më pak çlirime të tilla në ajër. E vërtetë, se kështu mund të jetë. Por, do të shpëtojnë 15% të tyre prej funksionimit të një TEC-i 1600 apo 2300 MW, që i bie 20 herë më tepër se po të ishte 100 MW ose tri herë më shumë se e një TEC-i të tillë pa këto filtra. Përgjithësisht, Bota dhe vetë Europa komandon TEC-e të kategorisë 60-100 MW.
7. Si mundet që në ato qindra faqe studimi teknik nuk diskutohet për asnjë rresht se si do të menaxhohet dioksidi i karbonit CO2 ose gazi karbonik, që nuk do të jenë pak, por fiks dy herë më tepër (8 milionë tonë a më shumë/vit) se çlirimi i sotëm në vend. Sigurisht, sot vendi ynë nuk ka detyrime për këtë lloj emetimi në ajër sipas protokollit të Kiotos. Po nesër?! Kush do ta paguajë atë?!. Si do të kompensohet ajo?! Cili pyll dhe sa pyje duhen mbjellë sot, që të sekuestrojnë këtë karbon nesër? Ç`taksa do të mblidhen sot për lirimet e karbonit që të mundim ta kapin atë nesër. Ju kujtojmë, se ajo kuotohej në dhjetor '08, me 45-50 euro/toni, vendet nordike e kuotojnë kurdoherë jo më pak se 55 euro/toni, mesatarisht në Europë karboni kuotohet rreth 30 euro. Po ne? Të paktën ta vlerësojmë 10 euro/tonin, që do të thotë të paktën 80 milionë euro vetëm nga këto TEC-e, që duhet t`i përkasë këtij populli. Hajde mos ji qytetar i shqetësuar, madje i nevrikosur, madje me grushte mos të pushosh së rrahuri tavolinën. Ndaj qytetari durrsak, duke qenë se ndjehen zhurmat e TEC-it deri në 15 km dhe ai Tiranas, duke qenë se ndjehen blozat deri në 50 km, duhet të jenë si grerëza në vesh të shtetit, që shpesh vendos si luan.

7 Komente

Djaj që rreken me detaje apo ekspertë që kërkojnë kontroll inxhinierik

 

Jo me fal...kaq shume nuk ju jap ambientalistve. Mos lesho pordha kot se ndot ambjentin smiley

dhe me të drejtë termoenergjetistët e vendit thërrisnin për ndihmë faktorin TEC, që më së paku e më së shumti lipsej një apo ca deri në nivelet 300, ja të themi 400 MW për të siguruar bazën e piramidës së konsumit apo të pikut të energjisë ditore të vendit.

 

Po mire o mire...Po se pari duhet te na thuash se SA eshte kjo "baza" qe duhet siguruar neprmjet TEC-eve. 300-400?? Po sikur...mbasi te bejme nje LLOGARIJTE TE THJESHTE...te na dali diku ke...1200-1600?? Cdo besh pastaj??

Une nuk e di se s'kam marre mundim ta bej kte llogaritje...po jami  sigurte...qe ti zotni s'do GUXOJE ta beje...se e di qe do dali shume me teper se 300-400 MW smiley

Kur u mendua që energjia të prodhohej nga fosili naftë në Gjirin e Vlorës, me të drejtë reagimi i qytetarëve të shqetësuar nuk mungoi të anatemonte këtë lloj TEC-i dhe atë lloj zgjedhje sheshi, dhe nuk vonuan të jepnin zonat alternative të ngritjes së tyre si në Porto Romano apo në Seman

Bukur fort. Kur u propozua Triporti...pseudo-ambientalistat propozuan Porto Romanon.

Tani qe do behet ne Porto-Romani...pseudot propozojne...KOSOVEN smiley

Po neser...MALIQIN.

Jo po ne Maliq nu ke leme ne te behet TEC-...se na mbyt MUSHKONJAT.

Por, kush e tha që TEC-i duhet 1600 MW? Cila është formula që lidh parametrat klimaterikë, fizikë dhe ekologjikë me produktin 1600 MW të ENEL-it apo me produktin 600 MW të greko-gjermanëve apo 100-300 MW të KESH-it, që mendohen të instalohen aty pari.

Se pari ti sqarohu mire...projekti i ENEL-it ishte projekt konkurues me ate "greko-gjermanin" (sa qef keni te PERCAKTONI kombesine e investitorve...si ne kohen e Dulles...s'keni faj se atje jeni rritur).

Se dyti...c'pune ka klima dhe ekologjia ne percaktimin e madhesise se TEC-it?? Medhesia percaktohet nga kerkesa...jo nga klima smiley

A ka studim, ku të rezultojë që TEC-i është më i mirë se turizmi për këtë zonë. E tha kush e tha.

 

Po sepse Porto Romano...bashk me Tripotrin...dhe me Torovicen...mbahen si zona fuqimisht turistike ne Shqiperi smiley

Turizmi ne Porto Romano...paska vlere me te madhe...se energjia elektrike smiley

Turizmi ne Porto Romano...po e perseris dhe njehere smiley

E thanë kapedanët e kompanisë greko-gjermane që duam të ngrenë akshënin tjetër TEC, se atje tej në Selanik nuk na lenë ca si qytetarë grekë të bezdisur.

Po c'pune ka SELANIKU o i nderum zotni Sazan?? smiley

Ne Selanik ka DISA TEC-e...disa here me teper se ka gjith Shqiperia. Pastaj...imperialistet Monarko-Fashist Grek...nuk e ndertojne ne DURRES...per te furnizuar...Selanikun...500km larg smiley

Tani une e kuptoj qe ti Gjeolog je...s'je as inxhinjer...po eshte dicka e kuptueshme per kedo smiley

E tha kryeministri i tanishëm italian, ju mbetjet energjetike (hirin e qymyrit, CO2-shin), ca thërrime si taksë qiraje trualli dhe ne energjinë e pastër.

 

Shqiperia do marri nje pjese te energjise...se pari smiley Dhe se dyti...TEC-et mbeten prone Arnaute smiley se jane me koncesion.

Pra Shqiperise i mbetet nje pjese e prodhimit...pa harxhuar asnje qindarke per ta ndertuar, furnizuar dhe mirbajtur.

Po e rendesishmja per ty qenka...TURIZMI NE PORTO ROMANO smiley (e perseris dhe njehere per ata qe nuk e kan marre vesh akoma)

kor po nxitojnë të stisin në kushte krize vepra si supertece, super era, supergaze që edhe një shtet perëndimor do t`ia kishte zili.

Fjala jote ne vesh te zotit...ishallah behen astu sci thu ti

si ajo e varfanjakut mendjemadh

Mos fol ashtu per veten tende se s'ka lezet

E vërteta është, për të gjithë ata që janë të friguar nga përdorimi i kësaj lënde, se kohët e fundit gjithë bota industriale po i kthehet me të drejtë kësaj lënde, për shkak të rezervave të mëdha, ndryshe nga fosili naftë e gaz, për shkak të lehtësirave rrugëtuese detare e portuale, ndryshe nga mundësia e aksidenteve të fosilit naftë, dhe së fundi, ndryshe nga TEC-et e mëparshëm me qymyr, për shkak të gjetjes dhe zbatimit të teknologjive kimike të filtrave desulfur e denoix që zvogëlojnë deri në 85% të çlirimeve në ajër.

 

Bravo e the nje gje te vertet ne artikull. Pergezime

Edhe sheshin Porto Romano, le ta mendojmë natyralisht të stisur, zonë që në krahasim me zonat e tjera bregdetare anon për nga zhvillimi industrial, megjithëse është zona me livadhin më të madh të posedoniave dhe me arkeologjinë më të fshehur detare e bregdetare

 

Uff...po arkeologjia ne PORTO ROMANO cfar do?? Sa zbulime arkeologjike jane bere ne ate zone ne...1000 vjecarin e fundit?? Eshte zbuluar VC-ja e Skenderbeut...dhe kaq.

pastaj...SI e pengoka nje TEC-...zbulimin e Atlantis apo TROJES ne zonen e Porto Romanos?? Po te jet atje...TEC-i nuk e pengon...

Por, se sa e aftë është kjo zonë, që të mirëpresë kapacitete të tilla "të panegociueshme", është analiza mjedisore që të vjen në ndihmë, që të jep atë që nuk e njeh, që të mëson atë se ç`mund të ndodhë, që të jep se si mund ta rregullosh atë që ndodh, dhe të jep atë që është më e shtrenjtë për të gjithë ne mbrojtjen e mijëra jetë njerëzish.
 

Bla bla bla...zotni SI qenka "analiza mjedisore" ajo qe tregon 'aftesite" e zones??

Pastaj...nese qenke KAQ i preokupuar...na trego pak se si PORTO ROMANO ESHTE ZONA E DYTE ME E NDOTUR NE TERRITORIN E RPSSH-es??

1. Si është e mundur që qindra faqe përshkrimi teknik e teknologjik nuk i nënshtrohen një oponence apo recense nga pala e zotit mikpritës, se të paktën do t`i këshillonin ku të gjenin hartat e fundit shqiptare dhe jo ato të kohës së bashkëpunimit me rusët të përdorura në studimet e tyre? Apo vetë kadi vetë padi!

 

mos fol kot se s'te ka hije per nje profesor si ty.

Jane vet Arnautet qe percaktojne Porto Romanon dhe Triportin si dy zonat me te ndotura ne Shqiperi...dhe si dy zonat per zhvillim ne fushat e energjise dhe porteve.

2. A nuk duhet ne të zotët e shtëpisë (mbetjembajtësit) të njohim përmbajtjen e squfurit në qymyrin e ardhur?

Padyshim...pra jo ti personalisht...po ata qe marrin vesh smiley KUR te percaktohet qymyri...do ta marresh vesh smiley

A nuk mundet ne truall ofruesit të kontrollojmë mënyrën e transportit të qymyrit nga deti në tokë, i cili në emër "gjoja të mos ndotjes" paralajmërohet se do të futet nga deti direkt e në furrnaltë, në një kohë, kur ky, vendi fqinj përtej detit, ende akuzohet nga Brukseli, se ku i venë mijëra tonë mbetje të rrezikshme?
 

Prap te thash dhe njehere mos thuaj budalleqe KOT se s'te ka hije per nje profesor si ty.

TEC-e te kti tipi e kan portin e shkarkimit te qymyrit DIREKT ngjitur me TEC-in. Qymyri sharkohet atje...dhe shkon direkt ne "serbatoret" e qymyrit qe jane te MBULUAR...dhe nga anija deri ne kaldaje...qymyri nuk shikon asnjehere driten e djellit.

Kshu eshte ky TEC-...kshu e kan shpeguar dhe kshu e kupton qe eshte cdo njeri qe ka pak njohuri mbi kto TEC-e.

4. Dihet se dy njësitë e TEC-it me nga 800 MW secila plus dhe atë greko-gjerman do të kërkojnë rreth 1000 tonë qymyr/orë ose rreth 25.000 tonë qymyr/ditë, që do të japin rreth 150 tonë hi/ditë, që nuk i ngjet një mbetje familjare, por asaj të rrezikshme. Pyetja është se detyrë e kujt është sistemimi i kësaj tip mbetjeje? I atyre që e bëjnë apo e jona me thërrimet e lëna?

One TEC et a time smiley Mos u merr me 5 TEC-e menjehere...ca te verteta e ca imagjinare smiley

5. Si mund të hartohet një raport i vetëm i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis - VNM, kur aty pari, do të zënë vend disa tipe linjash teknologjie, si transporti detar i qymyrit, tranziti i tij tokë-det, njësia e parë e TEC-it prej 800 MW, njësia e dytë po aq, njësia e tretë (hipotetike) e greko-gjermanëve, kablli 400 kV nënujor drejt Italisë, kablli tjetër po aq volt Porto Romano-Tiranë, kur secila nga këto meriton analizë përkatëse mjedisore dhe mandej akumulative

Po PRIT o burr i dheut se ata vetem studime paraprakte po bejen smiley Mos ki merak...se te gjitha do ti shikosh...po ti duash smiley

PS: kabel Porto Romano-TIRONA?? Po sikur ne s'merrnim asgje?? Apo dun me VJEDH energji nga TIRONA JONE?? smiley

Thuhet se filtrat do të kapin 80-85% të çlirimeve të squfurit, të pluhurave, të blozës dhe të oksideve të azotit. Pra, do të mund të kemi 6-7 herë më pak çlirime të tilla në ajër. E vërtetë, se kështu mund të jetë. Por, do të shpëtojnë 15% të tyre prej funksionimit të një TEC-i 1600 apo 2300 MW, që i bie 20 herë më tepër se po të ishte 100 MW ose tri herë më shumë se e një TEC-i të tillë pa këto filtra. Përgjithësisht, Bota dhe vetë Europa komandon TEC-e të kategorisë 60-100 MW.
 

KOMPLET BUDALLEK...hera e trete qe po te them...mos shkruaj kshu.

Evropi rekomandoka TEC-e me 60-100MW. Thenja me kot e kti artikulli...kur ne Evropi po nderohet SOT TEC-e sa te duash ti...disa here me te medhaja.

Pergjithesisht...bota dhe vete Evropi "komandojne" TEC-e pikerisht e ktyre permasave...jo 60-100MW qe i kan thjesht per peak-power (dhe s'jan as me qymyr...dhe vetem per ndonje katund).

Pastaj...argumenti jot CALON qe ne fillim kur na flet per 80-85%. Si 80-85%...njekhesisht...te squfurit, grimcave...dhe azotit??? Secila ka menyra te ndryshem dhe filtra te ndryshem me perqindje te ndryshme...Llogarite si ne kte artikull...shkojne per klase te MJAFT-it (klasa 3-F)...jo per artikull

Si mundet që në ato qindra faqe studimi teknik nuk diskutohet për asnjë rresht se si do të menaxhohet dioksidi i karbonit CO2 ose gazi karbonik, që nuk do të jenë pak, por fiks dy herë më tepër (8 milionë tonë a më shumë/vit) se çlirimi i sotëm në vend

Si kshu?? Se paske lexu SWED-in ti...qe tha...20 milion ton smiley Tani na doli...8 milion ton smiley Epo mire...neser shkojme ke shifra ime e rreth 5 milioncit smiley

Gjithsesi...CO2...s'ka rendesi. E kemi shpjeguar ja 100 here deri tani...pse s'ka rendesi...PER SHQIPERINE.

Sigurisht, sot vendi ynë nuk ka detyrime për këtë lloj emetimi në ajër sipas protokollit të Kiotos. Po nesër?! Kush do ta paguajë atë?!. Si do të kompensohet ajo?!

KUR...te kemi detyrime...andej nja 3 vjet MBAS kthimit se Jezu Krishtit ne toke

Cili pyll

Pse mo 25 milion ULLINJ...kot mbillen? smiley

Ç`taksa do të mblidhen sot për lirimet e karbonit që të mundim ta kapin atë nesër

Po te shikosh mire ne kontrate...padyshim qe do gjesh dhe detaja mbi taksat qe paguan ENEL-i ndaj shtetit Arnaut per kte ceshtje...mos ki merak se atje jane smiley

Ju kujtojmë, se ajo kuotohej në dhjetor '08, me 45-50 euro/toni, vendet nordike e kuotojnë kurdoherë jo më pak se 55 euro/toni, mesatarisht në Europë karboni kuotohet rreth 30 euro. Po ne?

Te keshilloj per here te KATERT...mos fol gjera koti.

Se pari Shqiperia s'ka PUNE FARE se sa blihen e shiten apo taksohen ne vende te tjera...kur s'na prek neve...eshte si me krahasu BURSEN E TIRONES me DOW JONES smiley

Se dyti...vendet Nordike qe ti me SWED-in i keni kaq MANI...prodhojne 10 HERE (DHEJTE HERE) me teper CO2 per person se Arnautistani...

Mbas gjith ktyre TEC-eve...ne do e ulim kte ne 5 here...dhe do ti AFROHEMI MAQEDONISE.

 

Kur vihet ne PRESPEKTIVE kjo ceshtja e CO2-rave...dallohet QART se cfar diksutimi qesharak dhe BOSH eshte. Shqiperia sot prodhon 3 here me pak CO2 per person se...Maqedonia...dhe ju flisni si per PASNESER kur na flisni per Kjoto e per BURSA KARBONI.

Qesharake ne ekstreme...

Të paktën ta vlerësojmë 10 euro/tonin, që do të thotë të paktën 80 milionë euro vetëm nga këto TEC-e, që duhet t`i përkasë këtij populli.

Po energjine ku da ta gjejme?? Apo do djegim 80 milion per ngrofje??

Llogari ekonomike per klasen 3-F te MJAFT-it...

Po ai tjetri qe do ndertoj TEC-in...PSE do vika ne Shqiperi ateher kur ne do ta taksojme per CO2?? S'ka pse...shkon ne TUNIZI ai po te doj...dhe ti rri me QIRI smiley

 

Eshte pune ekonomike shume e thjeshte kjo...po jo s'doni qe s'doni ta kuptoni...ose hiqeni sikur nuk e kuptoni.

Edhe njehere dua te rikujtoj se ENEL-i paguan vetem 40 milion ne vit per taksat e karbonit qe ka....dhe qe niveli i karbonit qe emiton ENEL-i ne vit eshte ne nivele nga me te lartat ne bote...e ju na nxorret 800 milion dollare nga...NJE TEC smiley Llogiari MJAFT-i pra...po jo ekonomie e vertet

Ky TEC s'figuron as 2% te emitimeve te ENEL-it. 2% shume them une...andej nga zero pik ca...

Hajde mos ji qytetar i shqetësuar, madje i nevrikosur, madje me grushte mos të pushosh së rrahuri tavolinën

Hera e peste...MOS FOL BUDALLEQE te lutem.

Ndaj qytetari durrsak, duke qenë se ndjehen zhurmat e TEC-it deri në 15 km dhe ai Tiranas, duke qenë se ndjehen blozat deri në 50 km, duhet të jenë si grerëza në vesh të shtetit, që shpesh vendos si luan.

 

Hera e GJASHTE...MOS FOL IDIOTIZMA TE LUTEM!!!!

Zhurma e TEC-it degjohet 15km larg!! WOWWWWWW!!  smiley

--------------------

Zoti Sazan...qe e ke shkrire dhe kte artikull...e ke shkrire. Jo se prisa ndonje gje me teper...po PAK me teper profesionalizem nga nje njeri qe e quan veten profesor. Se nga Klosrat e nga STUDENTET E VLORES...edhe mund te prisja shkarje te tilla...

 

Po ja te te tregoj nje histori...para ca ditesh....me ra rruga te shkoja nga Cambridge MA...atje ku ndodhen universitete e MIT dhe Harvard. Kam nje shoqe qe banon atje...ne Central Sqaure bile (kush eshte nga Bostoni e di). Rreth 200m nga shpia e saj...dhe jo me teper se 1-2km nga MIT dhe nga Harvardi...ndodheshe nje TEC smiley MU NE MES TE QYTETIT.

Thash me vete per nje sekond..."po kta Amerikonet KAQ budallenj jane...qe s'lezojne c'shkraun Zoti SAZAN dhe Zoti KLOSI per NDOTJET skandaloze te TEC-eve"???

Edhe ku...ngjitur me Harvardin. I paskan MBYT fare ata te zgjutit e shkret.

Une them qe ke kap nje vend gabim Zoti Sazan per te predikuar per gjera te tilla...duhet te merresh me SHUMICEN E VENDEVE TE EVROPES qe marrin 60-90% te energjive nga TEC-e...dhe aq me keq me kta budllenjo-Amerikan...qe i vene MU NE MES TE QYTETEVE. Kot merresh me Shqiperine

 

Cuditerisht...zhurma e TEC-it nuk degjoheshe as 200m larg....jo mo 15km larg smiley

 

PS: pastaj nje dite tjeter thash se do shpetoja nga TEC-et...dhe me zuri rruga andej nga Astoria Queens (ne NYC...ka plot Shqipo edhe andej). Hec e hec kur CFAR me del perpara...nje TEC mu ne mes te lagjes perseri...dhe jo i vogel por MARSHALLAH smiley  C'paskan qen kta Amerikonet...TRUNG fare.

Grup,

kam mesuar mos te hy ne debate te tilla me me ty pasi shof qe ekonomikisht dhe teknikisht nuk ja ke idene kesaj pune, ose ja ke aq sa edhe shoku Guri qe per mos ti rene ne qafe ka thene ca te verteta qe ty sti ka kap radari.

Nje njeri i fushes do thosh, shiko shoku Guri ke pak te drejte por duhet te dish edhe 1, 2, 3 etj. Sinqerisht do doja te dija se me cfare formimi profesional ke. Shpresoj mos te te kem ofenduar.

Chene,

jane pak konfuze . Pra here pas here ngatarohen kur duan te bejne dhe ambientalistin dhe politikberesin. Kur rrine andej nga zona ambient ee edhe pranohen, kur i bejne te dyja bashke e bejne trahana.

P.S. Grupi eshte etalon i ..... smiley

Boj gjasme ti boj, ti e di qe je me i shpejt se Grupi dhe bo cpo dhe e pyt pse ka ose ska kapele..

I moret lejet per mini HECe ju? kam ca foto te tjera anej nga hania juj. Do tjua tregoj brenda javes pasi kam harruar kameren ne Tirane.

Javash , javash.

Po Grupin mo ma shaj ti thuash idiot se mund te na duhet nga Shtatori, ben vaki e shikojne ne ndonje zyre knej . smiley

kam mesuar mos te hy ne debate te tilla me me ty pasi shof qe ekonomikisht dhe teknikisht nuk ja ke idene kesaj pune, ose ja ke aq sa edhe shoku Guri qe per mos ti rene ne qafe ka thene ca te verteta qe ty sti ka kap radari.

Nje njeri i fushes do thosh, shiko shoku Guri ke pak te drejte por duhet te dish edhe 1, 2, 3 etj. Sinqerisht do doja te dija se me cfare formimi profesional ke. Shpresoj mos te te kem ofenduar.

 

Cheney...Ti nese ke gje per te shtuar o shok...je i mirpritur te shtosh cfar te duash.

Se ato qe kam then une...nuk i leviz as JEZU KRISHTI vet kur te kthehet nje dite...

 

KOTH....mu nga viti tjeter do me shikosh ne ndonje zyre andej...jo kte Shtator fatkeqsisht (ose mbase...nuk i dihet...s'jan be planet akoma)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).