Media e shitur - Publik i robëruar

"Republika jonë dhe gazetaria do të ngrihen ose do të fundosen së bashku. Një media e aftë, pa konflikte interesi, me frymën publike dhe me inteligjencën të njohë ç'është gjëja e duhur dhe me kurajon ta bëjë atë, arrin të ruajë virtytin publik pa të cilin qeverisja është një farsë, një shaka e hidhur. Një media cinike, mercenare, demagoge, me kalimin e kohës do të prodhojë një publik po aq pa vlerë sa vetja. Fuqia për të blatuar të ardhmen e vendit do të jetë në duart e gazetarëve të brezave që vijnë..."

Ky shkrim të cilin po e nis me profecinë që babai i shkollës së gazetarisë Joseph Pulitzer kushtroi më 1904, mori shkas nga një debat i hapur nga artikulli i gazetarit Aleksandër Çipa "Kur i padrejti ka të drejtë" në të cilin ai denoncon informalitetin në mediat tona nisur nga disa komente të padenja që kryeministri bëri disa ditë më parë kur akuzonte gazetarët e ekonomisë për injorancë. Unë nuk kam replikë me zotin Çipa pasi jam pothuaj plotësisht dakord me ato që ai shkruan. Kam për qëllim të nis një bisedë në të cilën shpresoj të kontribuojnë edhe të tjerë njohës të problemeve me të cilat përballet sot gazetaria shqiptare. Ky artikull nuk ka per qellim te justifikoje gazetarine e keqe dhe dembele qe duhet thene ekziston me shumice ne Shqiperi, por per te vene theksin tek disa te verteta prej te cilave ky funksion baze i demokracise (gazetaria) lengon per te keqen tone te perbashket.

I shtruar thjeshtë problemi kryesor i mediave dhe gazetarisë shqiptare sot është përqëndrimi i kapitalit që financon profesionin e tyre në duart e pak njerëzve të cilët i përdorin mediat që zotërojnë jo për të kryer misionin e tyre fisnik të informimit të publikut por për të avancuar interesat e tyre të ngushtë, për të goditur kundërshtarin politik apo rivalin e biznesit, për të denigruar, baltosur dhe dezinformuar sipas nevojës. I detyruar të punojë në media të tilla logoresh gazetari humbet lirinë të shkruajë lirisht dhe profesionalisht. Nese ky gazetar ndjen detyrimin prinderor të ushqeje e veshe femijet do hedhe vallen sipas muzikes që luan vija redaksionale e medias ku punon, ose do flaket në rrugë. Nuk mund të kultivohet gazetaria e mirë në, median që nuk ka qellim as të hetoje as të informoje por të godase kundershtarin. Gazetari është thjesht plumbi në gryke të pushkes. Kështu publikut i vidhet e drejta për tu informuar siç duhet, ndërsa gazetarit i zhvatet e drejta për të ushtruar profesionin të cilit i ka kushtuar jetën.

Shpresoj të jeni dakord me mua kur them që mediat në pergjithesi dhe gazetaria në vecanti nuk është një profesion dosido. Besoj se jeni dakord që informacioni dhe mireinformimi i publikut jane jetike për ngritjen dhe ruajtjen e një Demokracie të shëndetshme, dhe që kanalet e informimit janë si venat për trupin dhe se pa to progresi i bashkesisë tonë shoqërore do të ishte i pamundur. Dimë gjithashtu që media ka kosto të mëdha, sidomos mediat moderne të cilat kerkojnë investime të tilla që grupet e margjinalizuara, të paperkrahura të shoqerise nuk kanë mundesine t'i bejne. Është kaq kollaj që media të bëhet pronë e atyre që kanë kapital - dhe që e kanë akumuluar këtë kapital në lloj lloj mënyrash të papëlqyeshme moralisht.

Nuk mundet psh. që fshatarët apo pensionistët të kenë media dhe gazetare që punojnë për ta me përkushtim dhe profesionalizëm. Jetimët, të papunet, romët apo të rinjtë nuk kanë zërat e tyre mediatikë. As tregëtarët e vegjël dhe të ndershëm. Shkurt, interesat e shqiptarëve të zakonshëm zënë pak ose aspak vend në mediat. Ekranet dhe faqet e gazetave i dominon politika dhe politikanët, e të gjithë ata që kanë  grumbulluar pushtetin ekonomik e synojnë të kapin edhe pushtetin mendor dhe shpirtëror mbi publikun. Shteti ynë nuk e sheh të nevojshme të kontribuojë që edhe keto shtresa të percjellin opinionet dhe shqetesimet e tyre në media. E kjo nuk është aspak premtuese për një shoqëri që synon demokratizimin e plotë, madje na tregon kthjellët se shumë nga sa politikanët flasin është vetëm demagogji e rrejshme për aq kohë sa Kuvendi i Shqipërisë nuk ndërrmer asnjë nismë serioze për demokratizimin real të medias dhe gazetarisë në vend nëpërmjet financimit. (Money talks!) E kur e lë një pjesë të shoqërisë jashtë mediave, praktikisht i ke zhvatur këtij grupi të drejtën për demokraci.

Është e pamundur psh. që një grup gazetaresh të mirfillte (nga ata që e shkruaje shqipen pa gabime) të mblidhen e të ngrejne një gazete persembari, pa u dashur të hyjne nen hyqmin e atij kapitalistit të forte dhe të perlyer. Edhe sikur ta ngrinin një gazete, si do ta shperndanin?? A e dini se kostot e shperndarjes se një gazete nepër qytetet kryesore jane të paperballueshme? Le me pastaj për fshatrat, as behet fjale!

Pse shteti shqiptar psh. të mos arrinte në 18 vjete të siguronte një shërbim (sado modest) të shperndarjes së gazetave në çdo cep të vendit me kosto të reduktuar? A nuk është informacioni i rendesishem për të gjithe publikun? A nuk është detyra e shtetit t'i mirëpërdorë fondet e taksave në menyre që publiku të jete i mirëinformuar? Po dhe po! Madje mund edhe të dyshojmë se një shtet që nuk ngre gishtin për të mundësuar informimin si duhet qytetarin e vet, është një shtet që preferon ta lërë qytetarin në injorancë nëpërmjet kufizimit të medias, që sot kryen të njëjtin funksion që kryente terri informativ dje.

Por ne në Shqiperi nuk kemi asnjë plan për menyren sesi informacioni duhet të mberrije tek qytetari, edhe pse politikanet praimisht pranojne se mediat jane autostradat e dijes dhe demokracise dhe teorikisht po aq të rendesishme sa rrugët patriotike, dhe po aq patriotike gjithashtu. Nuk ka tek në ndonjë institucion detyra e të cilit të jete që publiku të jete i mireinformuar. që të perkrahe gazetarët në menyre që keta ta ushtrojne profesionin e vet në sherbim të publikut. Status Quo-ja me strategjinë e medias në Shqiperi ndihmon vetem ata të cilet jane bere padrone të medias, persona që për cilesine e informacionit nuk duan fare t'ia dine, as për cilesine e levrimit të gjuhes shqipe. Keta gazetarët i kanë argate, i perdorin për interesat e tyre të ngushta dhe korruptive. Keta i kanë uzurpuar hapsirat për gazetari të mirfillte, e kanë shtypur shtypin dhe kanë bere keshtu diten me diell, me miratimin e plotë të qeverive dhe politikaneve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikes jo vetem që financojnë mediat e pavarura amerikanë me fonde publike që arrinë me qindra miljonë USD çdo vit por financojnë edhe mediat e pavarura në Europë dhe gjetkë. Vetëm në vitin 2006 psh. ShBA financuan me mbi 130 miljonë USD (69 mil. nga sektori publik dhe mbi 60 mil nga ai privat) media të vogla, gazeta, radio dhe televizione lokale rreth e rrotull globit, duke mbuluar mesatarisht 49% të kostove operative të tyre, e duke u dhënë në këtë menyre frymarjen që i lejon të prodhojne gazetari të mire. (www.ned.org)

Po pse e bën një demokraci si ajo amerikanë këtë shpenzim kaq të madh cdo vit për media të huaja? Pse ekziston kjo infrastrukture e financimit dhe subvencionimit të gazetarise se pavarur jo vetem në shtetet dhe qytetet e tyre por edhe në vendet dhe popujt e larget? Duket sikur demokracite e perparuara perendimore e kanë kuptuar që për të patur qeverisje të mire, zhvillim, porsperitet dhe paqe popujt kanë nevoje për media të lira, për gazetari të mire. është jetike, është kritike, është thelbesore.

Prandaj Berisha nuk e nderon veten kur përqesh gazetarët e ekonomisë nga pozita e Kryeministrit të vendit . Ai e di shumë mire, siç e dinë të gjithë ata që median e shfrytëzojnë për të ndërtuar imazh të rrejshëm për të robëruar mendjet e njerëzve, se kanë edhe ata gisht dhe faj, si qeveritarët e sotëm apo të djeshëm, për cilësinë e dobët të gazetarisë shqiptare në përgjithësi. Prandaj është ironi e madhe që një shtet që për 18 vjet vetëm sa ka ndihmuar për rrënimin e gazetarisë, të denoncojë gazetarët për mungesë profesionalizmi. Një shtet që vazhdimisht ka gatitur kushtet për media të kontrolluar, nuk ka bazën morale të akuzojë mediat për mungesë lirie. Dhe, kuptohet është utopike të shpresosh që shteti që sulmon për të mbytur gazetat kritike siç po bën me "TemA", të veprojë në të mirë të lirisë mediatike.

Demagogjinë e politikës mundemi ta degjojme edhe në hale mender jush, po ceshtja është si tu japim zë të gjitha shtresave. Si t'i nxjerrim gazetarët e mirë nga detyrimi për të punuar për pronarët e keqinj. Si ta çlirojme median dhe gazetarët nga kthetrat e interesit? Të tjeret e bejne, jo vetem amerikanët, por edhe Europa lindore ka nisur me kohë të financojë mediat e pavarura për të promovuar liri dhe profesionalizëm. Duket sikur vetem në tallemi me veten tonë sa here vëmë në lojë gazetarët. Financimi publik për mediat e pavarura është praktikë në demokracite e mirefillta. Ne në Shqipëri mund të na duket se është ëndërr në diell dhe në rast se është, mos me zgjoni.

33 Komente

Pse nuk nxjerr nje liste me gazetaret e mire?

 

 

 

 

 

 

Pse nuk ben nje liste me gazetaret e mire?Ne ket menyre sensibilizon edhe lexuesit,mbase japim ndonje kontribut financar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Prandaj kur Berisha

Me duket se po behesh dhe ti pundit, ne kuptimin jo te mire te fjales. Konluzioni pra eshte qe fajin per mafiozet e mediave qe keqinformojne publikun per interesa politike e personale, shumica e te cileve jane te majte dhe sulmojne te djathten, e ka Berisha. Kaperzime kanguriane. Mungonte vec "Berisha ik!"

Sikur te kishe ndonje reference per argumentin, pra cilat media private te pavarura brenda shtetit te tyre financojne shteti amerikan apo ato evropiane, pervec stacioneve publike te radiotelevizionit qe ka cdo shtet (ne Amerike PBS & NPR) do ta beje sadopak te besueshem argumentin e fajesise apo neglizhences se shtetit shqiptar per mediat tona private. smiley

 

A eshte e drejta per t'u informuar nje e drejte Kushtetuese? Sipas nenit 23 te kushtetutes: PO.

Atehere, te gjithe ata qe diz-informojne a nuk shkelin Kushtetuten?

Ndoshta eshte nje debat i gjere...

Por, pavaresisht perpjekjeve te Cipes and Co. per te justifikuar kete shkelje qe i behet nje te drejte Kushtetuese, nuk mund te mos jem dakord (te pakten ne kete rast) me Berishen: Gazetaret jane INJORANTE.

Madje per mua duhet te nderrojne emrin e profesionit: sepse ata vetem gazetare nuk mund te jene. smiley

...dhe kur qeveriu perpiqet te beje transparencen e financimit te mediave, akuzohet se po kercenon median "e lire" ...

a nuk eshte ironi?...

A nuk do sillte nje auto-censurim te menjehershem (zbutje te qendrimeve kritike ndj qeveriut te rradhes) financimi i mediave prej fondeve publike?

A nuk do te sillte kjo ne zevendesimin (ne mos dyfishimin) e padronit (padroneve)?...

Nuk di kush i pengon gazetaret te hartojne (ose me keq te zbatojne nese e kane) kodin e etikes gazetareske? Mos valle duhet edhe kete ta beje qeveriu?

 

As qe behet fjale fare kjo qe kerkon ti shoku qe ke shkruara kete Shkrim.

 

Mediat sot, edhe jane sahan lepirse, edhe vetem e vetem per Reklamat e qeverise, edhe te bashkise ( per Shekullin e kisha fjalen ) e jo me ti japesh milion euro per ti bere media te lira. hahhahahaha qe thjeshte do te shton me shume Sahan lepirjen e tyre. Edhe rrjedhimisht , padroni medias do behej me i pasur.......

Nuk mund te krijohet nje Gazetari sic thua ti, me Gazetare te ndershem, qe te kene nje Gazete ku te shkruajn,sepse do e merrte vesh Padroni edhe sod i jepte te drejten te shkruane me tek media qe e paguan me mire, normalisht me mire sesa shteti.

 

Edhe sikur te doje bie Fjala, Sajmir Kodra, i Fix Fare, po e quaj si gazetare edhe ate, te shkruaj ne nje Gazete te pavaruar si thua ti, Kush e merr me ne pune tek Fiksi, leshte??? apo shteti sdo i jepte 5 mije euro ne muaj pastaj,kurse Top-chenneli ia jep.

 

Kehstu qe edhe versioni jot bie. Shteti duhet te beje nje gje te vetme, te beje Vetem, pastrim e medias nga leke te pista, nga ndertime, edhe te Dekretonte ligjin qe kerkonte Lesi, dikur. QE cdo gazete te mos shitet nen kosto, edhe Redasia te mbahet vetem me Reklamat e saj, edhe aftesine menaxhuese, e jo te shitet si Shekulli , nen kosoto, se pastaj mbulhet nga Miliona  Tendarve, dhe kjo rrjedhimisht , sjell Media te shitura, edhe Gazetare te shitur.

 

 

Vetem Trasparence duhet ne ate vend. TE deklarohet cdo vit, QE filan Media, ka shitur kaq gazeta, Eshte pare nga kaq njerez, ka fituar kaq leke nga REklamat, i Ka kushtuar, stafi kaq leke, ambientet , etj etj etj ,

 

Qe edhe Teleshikuesi, ta kete te qarte, qe kur lexon Gazeten Shqiptare, ta dije, qe leket e saje kane ardhur nga lejet e Pallateve.Kur lexon Shekullin, ta dije qe Kocua ka marre kaq leke, nga Tederat e rrugeve, qe po i shtron nga 3 here ne Tirane. OSe ORa Nwes, ka marre kaq leke nga reklamat e qeverise. Apo Top-channeli ka aksionere , Andis HArasanin, etj etj etj

Ne nuk jemi poupull budalla, thjeshte kemi nevoje per pak Trasparence.

 

Edhe kjo do ta pastronte edhe do ta Rregullonte me se mire , Gazetarine Shqiptare.

 

ciao

Blendi; "...E kur e lë një pjesë të shoqërisë jashtë mediave, praktikisht i ke zhvatur këtij grupi të drejtën për demokraci..." 

 

Kjo eshte 100% e vertete, sikunder dhe ato te tjerat qe Blendi thote, pooor  kujt i thote. Qeveritaret dhe shtetaret tane nuk ndigjojne nga ky vesh.  Ne nje shtet ku posta nuk fuksionon rregullisht dhe ne çdo cep te vendit, ai shtet paraqet mangesira serioze ne syte e shteteve te tjera.  Mund te jesh shtet i varfer, si shum shtete, por ama sherbimin postar permisoje, se vetem keshtu merr nje ngjyre apo imazh te mire ai shtet.  Kjo vjen ngaqe dhe shteti apo posta shteterore, nuk bashkpunon me linjat private te autobuzave e mikrobuzave qe shkojne ne fshatra.

Ne problemin qe ti ngre ne raport me shtetin: subvencionin e shperndarjes dhe mbeshtjetjen financiare per mbulimin e kostove operative te mediave te grupeve te marxhinalizuara, une jam dakort qe te mbeshteten ato te mbijetojne, por nuk mund te perfshish te gjithe median sepse i bie qe shteti te financoje informalin. NJe alternative financimi eshte shembulli me ciklin e dokumentareve "Heronjte e Shqiperise" qe beri IREX si nje projekt ne Shqiperi. Dhe Klani i bleu me shume qejf dhe me cmim te arsyeshem. Deri ketu. Po duhet te heqim dore nga mentaliteti cfare do te beje shteti per ne (Kennedy should ring a bell ?????)

E mete tjeter qe ti shtron, statusi i gazetarit etj. jane pergjegjesi te unioneve te mirefillta te gazetareve, te cilat nuk duhet te kene per anetare pronaret/gazetare te mediave.

Duhet bere nje shkrim per problemet komuniteti mediatik duhet te zgjidhe me veten e vet. Pak nga pak te gjithe me lart i kane thene te vertetat kyce. Kur kerkohet transparenca e financimit te mediave, dalin ne konference shtypi, shoqata e pronareve te mediave (nen emra me gazetare e analiste pronare te privatizuar profesionalisht dhe shpirterisht) dhe ulerasin se ju preken lirite dhe te drejtat. Bejne edhe demostrata. Kur medias iu kerkua te raportoje drejt per humbjen e jetes se nje personi, qe media u mundua ta fshehe, ishin po gazetaret qe u ngriten dhe thane se na preken lirite, sepse liria jone eshte ta japim informacionin sipas peshores sone. Subjektivizem.

Një shtet që vazhdimisht ka gatitur kushtet për media të kontrolluar, nuk ka bazën morale të akuzojë mediat për mungesë lirie.

Akuza ishte per injorance, jo per liri. Kjo eshte si me thene qe ne si injorante kemi faj, kemi faj edhe kur e japim lajmin si duam, po ama edhe ti ke faj se shume na kontrollon. C'eshte kjo llogjike?????? Ti merru vec me injorancen, vec me etiken, e vec me kontrollin.

cdo gje kerkon nje moral.

Ne peshkunpauje para 3 ditesh u postua nje shkrim nga benago i gazetes sot qe tregon me fakte se si Soros po grabit dhjetra miliona dollare te shqiptareve nepermjet Fondacionit qe ushtron veprimtari financiare kriminale Besa. Pas disa oresh ky shkrim u fshi me shpejtesi nga peshkupauje dhe benago-s iu hoq logimi!!!!

Cfare morali ka blendi sala qe te flase per lirine e medias????????

mire qe ma kujtove ku eshte ai shkrimi pse e hoqi redaksia e peshkut????

tamam cili eshte morali ketu??

gati gati po ma shpif dhe ky blog "shqiposh"!

Cfare morali ka blendi sala qe te flase per lirine e medias????????

C'do me thene liri e mediave kur pa piken e etikes shiten si te verteta perkufizime te tilla si:

Soros po grabit dhjetra miliona dollare te shqiptareve nepermjet Fondacionit qe ushtron veprimtari financiare kriminale Besa

 

Shteti ka pjesen e vet te parave ne ate fondacion te dhena ne forme grantesh nga organizata te tjera te huaja qe marreveshjet e granteve i nenshkruajne me shtetin shqiptar dhe jo me fondacionet.

Te pakten per kete fushe kam eksperience profesionale personale dhe e di qe se fundi edhe grantet nga fondi spanjoll i zhvillimit jane dhene nepermjet shtetit shqiptar per fondacionin dhe tani me nje Akt Dhurimi teren ne ere se doli ABC dhe nuk ka me Fondi Besa.

Si t'i nxjerrim gazetarët e mirë nga detyrimi për të punuar për pronarët e keqinj. Si ta çlirojme median dhe gazetarët nga kthetrat e interesit?

Blend, nuk ka medja të këqija ose pronarë të këqinj... niveli i gazetarisë bëhet prej GAZETARËVE!

P.s: Përgjigjen më SHQETO ta ka dhënë Dori... e gjen tek thënia e ditës smiley

 Cilesimin si "kredidhenie" dhe si "veprimtari kriminale" e ka ekskluzivitet gjykata jo ti me kac myftarin

Thought, e lexova atë shkrimin, por si injorant që jam në krimet e financës së lartë, nuk e morra vesh se pse s'duhet të ndihem MJAFT-ist unë?!

P.s: Epo, po të ishit në opozitë, edhe nuk do të të vija faj... po ju keni Krietarin më antikorrupsionist të botës.... më parë se të na i jepni neve kto shkrime, pse nuk pyesni kryetarin (ose më mirë t'i kërkoni që të veprojë smiley&nbspsmiley

E njëjta gjë vlen edhe për Altinin: Altin, ti e di që e vlerësoj jashtzakonisht çdo përpjekje tuajën në favor të konsumatorëve... nëse avokatët tuaj gjejnë në këtë rast se po vidhen paret e popullit, ËSHTË DETYRA juaj që T'I DENONCONI.

Jo për gjë, por këto denoncimet në gazeta sikur nuk më japin sigurinë që gjithçka është ashtu siç flitet në to, sepse nëse do të kishte të vërteta, atëhere do kishte DENONCIME!

i nderuar e. nuk po shkruaj ketu ne nivele Polici po shkruaj ne nivelin e nje personi qe merret me organizta financiare jo-banka dhe e di qe keto organizata financohen nga grante qe i jepen shtetit shqiptar si garant. Ne rastin e Beses jane perdorur makinacione finaciare per te zhdukur prejardhjen e parave dhe vete fakti qe ne bord jane edhe KPMG shqiptare dhe Nruja e Fullanit dhe parate per te blere gjithe bordin nuk mungojne po te kihet parasysh fitimi nuk me ben fare cudi qe nje skeme e tille te funksionoje.

Pse nuk te duket cudi qe nr e gazetes SOT u blene te gjitha pa dale ne treg? Une u cudita megjithse kete gazete nuk e kam lexuar kurre.

Po ashtu pse duhej hequr nje shkrim i sjelle ne PPU me pretekstin se ishte plere??? Me mire mos ta nxirrnin qe ne fillim sesa ta hiqnin me vone.

Hajdarmoz, ndoshta nuk u spjegova mirë, sepse ju drejtova Thoughtit dhe Altinit meqë Ata e sollën linkun, kur ATA vetë mund të bënin diçka.

P.s: As që ja kam idenë se kush ha në ato pare (unë, jo, ta garantoj smiley&nbspsmiley, por s'do të më vinte turp që Shqipëria të bëhej, nuk them Zvicër, por qoftë dhe një nga ata ishujt e humbur të shndërruar në parajsë fiskale për miliardat reale (dhe jo ato virtuale të Woll Stritit smiley... sepse në mos rrjedhtë do pikojë... për të gjithë smiley

 

Edrus, cdo te thote kjo mer burr i dheut? Si eshte kjo pune me ty qe nuk i shet te "kuqte" edhe kur vjedhin parate tona?!  Ti ja ku i ke ato faktet aty, ku nje krijese e Sorosit ka marre grante nga qeveria shqiptare dhe qeveri te huaja, ka dhene (mikro) kredi dhe tani pret te mbledhe parate me interesa e te gjitha, qe shkojne milione dollare fitime.  Kete gje e ka bere edhe pa license, nderkohe qe ka bere edhe keto kalimet dhe tjetersimet nga njeri vend tek tjetri.

 

Tani ti merru prap me krietarin...

O polic parate nuk jane te tonat ooooooo

dhe nje gje tjeter ne mes nuk jane te kuqte po eshte edhe Ridvan Bode dhe Sherefedini se Ministria e Financave eshte ne bord te Beses dhe i ka ble Baromi me lek ene ata sic ka ble edhe Salen e dashur.

Une thjesht skandalizohem nga standartet e admineve qe hoqen shkrimin sado pacavure te ishte.

Pa e përzjerë fare Kryetarin, nëse je i bindur që ka vjedhur paret e tua, DENONCOJE!

Denoncoje nëse ka vjedhur ose ka kryer aktivitet të paligjshëm (sepse mua mund të më thuash gjithë ditën se Sudja është nga më të sigurtat e botës, por unë nuk besoj smileysmiley ) ashtu siç nuk mund të emocionohem vetëm me artikuj gazetash... qofshin edhe kilometrikë si ata që kishe postuar tek tema tjetër smiley.

P.s: Mos më thuaj se e bën nga zilia se sorosjanët (dmth kokrrat e vogla si puna jote tek PD-ja )po fitojnë më shumë se ju smiley

Edrus, une s`kam nevoje ta denoncoj fare.  Gazeta "Sot" i ka publikuar keto gjera, te filloje hetimet prokuroria, ashtu sic ka filluar hetime te tjera "kryesisht nga shtypi". 

Flm e Polic, shkrim i lezetshem.

 

 

Dicka me te vertet , vehet shume re ketu tek Peshku, Spara ka shkrime kunder Rames, edhe Mjafit?????

 

 

Po kjo si quhet Komunizem mediatik???

 

apo kemi te TVSH tone ne, te tjerat skan cna duhen.

Une i referohem nje shkrimi te para disa ditesh, qe pasi e lexova pata kete reagim:

16 Jan 2009 - 11:54am

WOW sa i rezikshem ky Banago!

Pervec fjaleve "fondacioni Besa qe operon ne menyre kriminale ne dhenjen e kredive" qe hajde kuptoje se si, ky bananja duket sikur flet percart me vehten e vet. Jane shtuar shume kohet e fundit njerzit me probleme mendore

 

ore do e kundershtoni denoncimin e gazetes sot me fakte apo si e keni hallin! Gazeta Sot ka denoncuar nje skeme korrupsioni qindramiliona dollareshe. ju shani gazeten sot qe e publikon! me cfare logjike????????

heshtja tregon aprovim

Mediat nuk duan e nuk te lejojne shtetin te kontrolloje si financohen, sa shpenzohet e sa eshte fitimi, po pretendojne te marrin fonde nga shteti.

Absurde, eshte sikur kontrabandistet te kerkojne financim nga shteti, e te ankohen se shteti nuk i ndihmon.

 

Altin,

Si gjithmone nuk ngrihesh dot mbi standardet e tua prej shpifesi dhe baltehedhesi te rendit te pare. Asnje bllokim s'i eshte bere Banagos ne Peshk, perkundrazi ka qene dhe eshte gjithnje i mirepritur qe te jete pjese e kesaj faqeje. Asnje ankese s'ka patur nga Banago prandaj mos i lejo vetes te shperndash felliqsirat e zakonshme ketu.

Ll.

 

 Shkrimin qe gazeta Sot kishte botuar dhe sjelle nga Banago, ishte fatkeqesisht, nje artikull i dobet. Nuk dua te mbroj as Sorosin e as kete fondacionin Besa, mirpo gazetari perveçse injorances qe ka shprehur (gje qe i jep te drejte dhe Mavrise te shprehet), fut ne qorrsokak lexuesin me shprehje akuzuese te pavertetuara, duke e interpretuar nje fenomen ekonomik sipas oreksit dhe egos, dhe jo sipas llogjikes ekonomike. 

Piksepari, (me duhet ti perseris per te 100 here) ne veprime te tilla ekonomike apo ne spekullime te tilla financiare (te shprehemi me termat gazetareske) , nuk ka pastrim parash, por çlirim/gjenerim kapitalesh te reja, sapo nje vlere/pakete e investuar, ka shlyer vetvehten. P.sh. banka, fondi, kompania e siguracioneve, imobilare etj. ka dhene kredi 10 milion te cilat investohen dhe sapo keto 10 milion kthehen, nepermjet aseteve te kesaj/ketyre vlere (te cilat jane objekte dhe aktivitete qe japin/prodhojne) jepen kredi te reja nen emrin e asaj firme, banke etj. ose nen emrin e nje kompanie, fondi, banke tjeter te sapo krijuar apo te qene me kohe, varet nga forma e dhenies, marrveshjes se 10 milionshit te pare. Kjo eshte nje teme me vehte.  Ka raste kur akoma pa u kthyer kredia, pra vlera per paketen qe eshte hedhur per investim, fondi, banka, kompania, te japi, hedhi ne treg kredi, investime te metejshme mbi bazen e vleres se asaj % qe eshte kthyer. Kjo eshte nje teme e gjate, qe une e kam shpjeguar para shum vitesh, e vazhdoj t'ua shpjegoj politikanve shqiptare medioker dhe gazetarucve tane hundperpjete.

Per LI:

Shkrimi i banagos u c'aktivizua ne PPU nga administratori dy ore pas publikimit te komenteve te mia. Kur une e denoncova, administratori e riaktivizoi dhe kjo duket tek oraret e komenteve!

Po ti pse nxehesh mor lal, nuk ishit ju ata qe me hoqet logimin kur denoncova te kaluaren e lavdishme heroike te Veli djalit dhe skemen Soros per kontroll ne PPU??? Banago mund te jete akoma ktu por kjo sdo te merret vesh kurre sepse absurditeti i PPUse qe kur administratori eshte bere Drejtor i MJAFTit dhe 2 administratoret e tjere iu eshte hapur gjithe media tv nepermjet rekomandimeve mjaftistosorosiane, eshte qe po ata qe bejne kontrollin e mendimit kane edhe kontrollin e logimeve dhe caktivizimeve: ai e heq, ti e denonco, ai i fut nje te aktivizume dhe pastaj thote: ktu ishtesmiley))

Ne lidhje me shpifjen qe e paskam zakon na e trego shpifjen qe bokam, mos e ke fjalen per Veline, Soros, Ramen???

Ka ndonje gje qe kam thone 2 vjet rresht qe nuk eshte e vertete???

Se pari ju kerkoj ndjese qe nuk kam mundur t'ju pergjigjem komenteve te artikullit per shkak se kam qene duke udhetuar jashte vendit keto dite. Ju falenderoj per mendimet. Kjo eshte nje teme per mediat, mendimet tuaja jane te mirepritura, verejtja e vetme do ishte qe ne debat e siper te mos humbasim etiken e komunikimit. Nuk mund te kemi nje debat te frytshem pa minimumin e miresjelljes, edhe karshi gazetave apo gazetareve qe "na e shpifin". Problemet jane serioze dhe na prekin te gjitheve, ndaj duhet seriozitet ne komunikim. Me te gjetur pak kohe do ju shkruaj atyre dy, tre komentuesve brenda temes.

Po sjell ketu nje shkrim tjeter te Aleksander Cipes te para pak koheve ne gazeten "Shqip", vlen per te thelluar kete argument qe kemi hapur ketu:

Liria pa cilësi në mediat tona 
 

Aleksandër Çipa* 
 

Ka kohë që më së shumti për shkak të angazhimit tim si kryesues i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, vazhdoj të mbart dilemën “Çfarë mund të bëj unë dhe bashkësia ime profesionale, nëpërmjet institucioneve?!” E kam fjalën për të mbrojtur disa prej synimeve dhe qëllimeve tona, por edhe për të mbrojtur lirinë tonë të përbaltur apo të nëpërkëmbur prej shumë aktorëve.

Kjo e jona sot është një liri pa kualitet.

Sot liria e mediave në vend, ka një armik tjetër potencial veç kundërshtisë së shfaqur dhe të pashfaqur që ka me pushtetet politike. Kjo liri është e ndrydhur prej një pushteti tjetër të padukshëm, por tërësisht të ndjeshëm. E kam fjalën per arbitraritetin dhe deformimin që shkakton informaliteti. Tregu mediatik shqiptar është ende larg së respektuarit te normave dhe ligjeve te shoqërisë së të drejtës, është larg së qeni një vend me standarte dhe me kode të respektuara. Në këtë treg mungojnë aktualisht disa prej fondamenteve që sigurojnë standart, kualitet dhe afirmim profesional.

Këto mungesa kanë emrin e kontratës së punës, të Urdhrit të Gazetarit, të Ligjit të shtypit dhe të autoritetit të enteve kontrolluese dhe rregullatore. Këto mungesa janë dëshmia reale e mosfunksionimit apo edhe e mungesës së lirisë së medias së lirë, sepse në thelb legjitimojnë refuzimin e profesionalizmit dhe ndëshkimin e tij prej amatorizmit. Por këto janë edhe arsyet e mëdha pse në tregun e medias sonë, sot nuk është ai autoritet i duhur i gazetarit, nuk është ajo hierarki e vlerave profesionale e mbrojtur nga konkurimi profesional e jo nga trafiku i influencave apo emërtesave klanore e arbirtare. Në tregun tonë mediatik nuk merret për referencë CV-ja profesionale, kurrikula dhe investimi profesional, por dominon ende spontaniteti dhe nisja e karrierës më së shumti prej një shkaku apo rasti spontan. Përballë këtij realiteti mbetet aktuale pyetja që ngre Herbert Spenser dikur: “Si mund ta kontrollojmë qeverinë të mos shndërrohet në Frankejshtain që shkatërron vetë lirinë në mbrojtje të së cilës e kemi krijuar atë?!“.

Në një farë mënyre kërcënimi i lirisë jemi vetë ne. 
 

Po sjell disa argumente në favor të këtij pohimi. Prej vitesh në mediumet tona dhe sa herë parlamenti i këtij vendi ka ofruar aktet rizgjedhëse të enteve kombëtare që merren me kontrollin dhe rregullimin e tregut mediatik, komuniteti ynë, organizatat tona mospërfaqësuese kanë rënë pre e porosive, e interesave të ngushta të pronarëve dhe operatorëve. Në asnjë rast nuk është dëshmuar prej nesh një pjesëmarrje aktive dhe rezistente në këto organe, siç është për shembull KKRTSH apo Këshilli Drejtues i RTVSH. Edhe në ndonjë rast kur emra të njohur brenda komunitetit tonë profesional, janë zgjedhur, për shkak të presioneve, deformimeve dhe abuzimit me qëllimin dhe prezencën e tyre janë dorëhequr. Ç’ka ndodhur më pas? Vendet bosh të tyre janë zënë menjëherë nga persona që përfaqësojnë në mos një kualitet më të dobët profesional, së pari një bindshmëri partiako-politike. Dhe këto ente apo organe vazhdimisht mbeten të përdorura dhe të bindura për autoritetet politike të vendit. Eshtë kjo arsyeja që sot në mediat tona publike kemi një tregues të dobët paanshmërie, profesionalizmi dhe tregues keqardhës për numrin e audiencës dhe ndikimit publik.

Prej vitesh ne nuk kemi një ligj për shtypin. Kemi nenin e vetëm kushtetues. Kjo mungesë nuk e dëshmon progresin apo regresin real që ngjet në tregun e shtypit të shkruar shqiptar. Kjo e vërtetë e hidhur nuk denoncohet prej komunitetit tonë. Para një viti Unioni i Gazetarëve u kërkoi disa institucioneve që merren me kontrollin dhe verifikimin e tregut të punës, të ushtrojnë kontrolle dhe ndikim mbi punëdhënësit mediatikë të vendit për kontratat e punës së gazetarëve, për verifikimin e treguesve të pagesave për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, për verifikimin e CV-ve dhe dëshmive profesionale.

Natyrisht pati një reagim sa për sy e faqe. U përdor kërkesa jonë si një justifikim para pronarëve të mediave, duke i dhënë kërkesës sonë vlerën e një denoncimi konjuktural. Reagime të tilla institucionale për verifikimin dhe rregullimin e marrëdhënieve informale në tregun mediatik, janë të efektshme kur janë intensivisht periodike. Në këto raste askush nuk mund ta paragjykojë  qeverinë apo institucionet rregulluese. Natyrisht organizatave tona u mungon konsistenca, pasi ato ose kanë probleme organizative, ose nuk kanë rregullsi statutore, ose mbeten të kompleksuara për shkak të interesave të ngushta dhe të trafikut të influencës me partnerët tanë, pronarët. Në këtë rast, qeveria dhe institucionet e linjës, ose fshihen ose shmangen.  Në një farë mënyre, hysmeqarja e lirisë sonë, shpesh shndërrohet në kërcënuese të saj.

Doktrinat që lidhen me njeriun si profesionist të lirë mungojnë së vepruari tek ne. Kjo mungesë, natyrisht e bën edhe më pasive vetë qeverinë për akte vendim-marrëse dhe për përmirësime ligjore.

Kohët e fundit është debatuar disi pak, ose debati ka dalë shumë pak në sipërfaqe. E kam fjalën për kalimin dhe diskutimin në Komisionin Parlamentar të Medias dhe Informimit për projektligjin e mediave audiovizive. Ky projektligj u është përcjellë edhe ekspertëve në Bruksel, por nga dijenia ime, zyrtarisht asnjë prej organizatave tona nuk e ka marrë dhe s’i është kërkuar zyrtarisht një pjesëmarrje diskutuese apo sugjeruese.

Ky projektligj mund të bëhet ligj, por ankesat tona si dhe informaliteti në marrëdhëniet e punës mbetet në fuqi dhe garantohet se do të mbartet. Ky ligj ende nuk rregullon statusin e editorëve në mediat publike, nuk rregullon mbrojtjen e kualitetit profesional dhe nuk garanton konkurimin real profesional për informim dhe shërbesa ndaj publikut.

Treguesit e lirisë së shtypit sot janë disi më të përmirësuar në raport me ata të viteve 1998-2000. Liria jonë e shtypit sot, ka shpëtuar prej dhunës dhe prej arbitraritetit të pushtetit apo politikës. Dhe kjo arritje duhet vlerësuar.

Kjo liri fitohet, sipas mendimit tim, duke respektuar principet bazë të një tregu që pretendon dhe ngre standarte. Në këtë treg ka ardhur koha të lihet pas tranzicioni dhe të respektohen vlerat e përvojës së akumuluar dhe vlerat që ofron tregu me standart të lartë profesional dhe me pasuri integruese, sic është tregu europian.

Në 18 vjet gazetari plurale, në Shqipëri ka pasur qindra dhe qindra ecejake gazetarësh, drejtuesish dhe editorësh sa nga njëra media, tek tjetra, por ka vetëm një ose dy raste të qëndrimit të një editori deri në katër vjet në vendin e tij të punës. Ky destabilitet, flet qartë për përmbajtjen zezuese të marrëdhënieve dypalëshe në këtë treg.

Sikundër mund të thuhet se vetëm për vitin 2005 janë lënë në mëshirë të fatit për largim nga puna ose mbyllje të mediave më tepër se 184 gazetarë. Vetëm gjatë vitit 2007-2008 për herë të parë kemi rreth 69 gazetarë që i janë drejtuar Gjykatës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me pronarët për paga të pa dhëna. Ky është një tregues i reagimit komunitar, por ende nuk është një tregues i përmirësimit të gjendjes.

Për shkak të kësaj gjendjeje dhe këtij mosrregullimi, sot ka dhjetra reporterë dhe gazetarë të dëshpëruar me gjendjen dhe statusin e tyre informal. Varfëria e tyre reale po censurohet prej editorëve të mirëpaguar dhe të bindur. Kjo është një kontradiktë e brendshme e cila meriton tërheqjen e vëmendjes së gjithë komunitetit tonë profesional. Nga ana tjetër donatorët ndërkombëtare janë duke e lëshuar Ballkanin dhe vendin tonë, pasi ai është bërë “lajm i së djeshmes”. Në këto kushte vendim-marrjet  qeveritare duhet t’i referohen kësaj nevoje. Eshtë momenti që vendi ynë të ketë sikundër e kanë gjithë kolegët tanë në vendet e BE-së, Fondin e përkrahjes sociale për gazetarët.

 

Po ashtu problem i rëndë është sot ai i dyndjes brenda nesh. Kjo dyndje amatorësh në këtë profesion, natyrisht që ul indeksin e kualitetit dhe meritokracisë profesionale. Në vetvete edhe ky fakt është kërcënim për lirinë e shtypit dhe të mendimit profesional. Vendimmarrjet institucionale mund të kontribuojnë edhe në këtë aspekt, duke qenë të lidhura jo prej urdhave dhe ndërhyrjeve verbale, por prej respektimit të detyrimeve që rrjedhin mes institucioneve, Kodit të Punës, Ligjit të munguar për shtypin, ligjit për sindikatat e gazetarëve, ligjit për shoqatat në tërësi dhe shumë e shumë adresimeve të tjera institucionale. Nëse do të vazhdohet kështu, atëhere anarkia informale do të jetë sistemi ynë i justifikuar si tranzicion dhe në tregun tonë mediatik do të ketë rikthime të politizimit, siç po ngjet aktualisht, sikundër do të vijojë ecja retrograde në treguesit e ulët të lirisë së shtypit në tërësi. 
 

*Kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

"....Sikundër mund të thuhet se vetëm për vitin 2005 janë lënë në mëshirë të fatit për largim nga puna ose mbyllje të mediave më tepër se 184 gazetarë. Vetëm gjatë vitit 2007-2008 për herë të parë kemi rreth 69 gazetarë që i janë drejtuar Gjykatës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me pronarët për paga të pa dhëna...."

 

Tani i jep keto te dhena Aleksandri. Aty qenka bere kerdia me kohe, nderkoh qe ky dhe organizata e gazetarve, tani zgjohen. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).