Me njerezit e varfer e te shushatur mund te besh c‘te duash?

Në ditët përpara ndërrimit të viteve, ndërsa udhëtonim drejt Çorovodës (isha me një mikun tim, mërgimtar prej dhjetë vitesh në Britaninë e Madhe), po rrekeshim të bënim axhendën e kësaj vizite dyditore në një vend, në të cilin ne jemi rritur e në të cilin sot nuk kemi se ku të bujtim; të gjithë të afërmit tanë, kush më herët e kush më vonë, e kanë braktisur atë qytetth e janë ngulur në Tiranë. E në këtë bisedë e sipër, si dy njerëz me përvoja të shpeshta e të gjata jashtë Shqipërisë, zumë të kërkonim ngjashmëri të Çorovodës me qytete njësoj të vogla të Perëndimit.

 

Kuptohet, punë bajagí e ngatërruar dhe e mundimshme. Për rrjedhojë, e gjetëm veten duke përqeshur vendin tonë të origjinës, ku kemi kaluar gati gjysmën e jetëve tona e ku kthehemi herëpashere të shtyrë prej mallit; zumë të flasim medemek për sindromën e Stendhal-it që do të na persekutonte ato dy ditë (me fjalë të tjera, shock-un që do të pësonim nën magjinë e kryeveprave e mrekullive të bëra nga dora e njeriut), për muzeumet e ekspozitat që do të vizitonim, për kinematë, teatrot e operat, ku do të mund të shihnim ndonjë film, dramë apo inskenim muzikor, për arkitekturën shekullore (këtë të fundit na e solli në mendje arkitektura otomane e qytetit fantastik të Beratit, i cili u zatetet në mes të rrugës të gjithë atyre që udhëtojnë për në Skrapar), për jetën vibrante e të ethshme artistike, për dëfrime kolektive në respekt të traditës etj, etj.

 

Dhe kur mbërritëm …. çfarë gjetëm? Kuptohet, gjetëm atë që prisnim, e në këtë kuptim, pavarësisht nga risitë mondane dhe nga stili i mbrothët e i sofistikuar i jetesës që hamendësuam ironikisht gjatë rrugës, nuk kish se si të kapeshim në befasi. Në fund të fundit, e njëjta pamje është gjithandej në periferi të republikës: njerëz të varfër, të papunë, të pashpresë, të shushatur, jeta bjerradite e të cilëve dominohet më së shumti nga bisedat e nga pasionet e forta politike, dhe qytete të lënduar sa s‘ka ku të shkojë prej ndërtimeve kuturú, të cilat janë bërë ose nga bandat politike lokale, ose me lejen e këtyre bandave.

 

Në Çorovodë nuk është se është bërë ndonjë hatá në këtë drejtim, pasi braktisja që i është bërë e që i bëhet qytetit nuk shtron nevojën për ndërtime të tjera shtesë; kjo situatë nuk ka penguar amá, që qendra e qytetit, anët e rrugëve brenda qytetit dhe anët e dy lumenjve (lumi i Osumit dhe ai i Tomorricës) të pushtohen prej ndërtimesh të panumërta, një a dykatëshe, të cilat shërbejnë si bare, restorante, hotele, dyqane, kinkaleri.

 

Të gjitha këto janë gjëra të përmendura në një numër reportazhesh e dossier-ash të përgatitur e shkruar nga gazetarë të ndryshëm. Këta të fundit kanë harruar të përmendin dy gjëra, megjithatë; njëra sosh të nervozon, tjetra të shushat e të lë pa gojë. Më së pari, pra, është fjala për një përmendore mú në qendër të qytetit, e cila bart simbolikën e çlirimit të Skraparit nga fashistët italianë; madje, bash në bazamentin e kësaj përmendoreje të ndërtuar dy-tre vitet e fundit është shkruar qartazi: 5 SHTATOR 1942.

 

Të rrimë shtrembër e të flasim drejt: kjo nuk është thjesht një gjetje përtace; përkundrazi, është një biçim palavie që përqesh të gjithë skraparllinjtë; i përqesh më keq se sa i ka përqeshur regjimi i Enver Hoxhës, i cili i bëri të mburreshin e krenoheshin si mposhtësit më të parë të fashizmit italian në Evropë. Duhet të jesh i lënë nga trutë që ta besosh këtë. Por ja që paska ca njerëz që jetojnë ende me këtë sendërgji. E jo vetëm kaq; paska njerëz që këtë sendërgji duan ta shesin si simbolikën numër 1 të Skraparit. Ja, më thoni, nuk është fyese kjo? Nuk është fyese që një zonë e tërë, e banuar prej qindra vitesh nga njerëz tepër të lidhur në pikëpamje të ethosit, të kulturës, të fesë, e banuar nga njerëz që janë veshur njësoj, që kanë folur njësoj, që kanë kënduar e kanë hequr valle njësoj, që kanë prodhuar e kanë pirë një nga rakitë më të mira në Ballkan, që kanë pritur e përcjellë miq si rrallëkush në këtë botë etj, etj, nuk është fyese, pra, që pikërisht ky popull të ketë për targë a shenjë dalluese veç këtë datë, së cilës qëllimisht i është dhënë një ngarkesë heroike që në të vërtetë nuk e ka? Si nuk u ka shkuar në mendje që në vend të kësaj përmendoreje trimash në qendër të qytetit të Çorovodës të bënin, fjala vjen, imitimin në bronz të një kazani bakri tok me llullanë, nga e cila del rakia? A mos vallë janë të bindur se trimëria është një targë më identifikuese se sa çdo element tjetër i një tradite të pasur plot me gjëra të tjera? Por edhe në qoftë kështu (mua në fakt nuk më rezulton që trimëria të jetë shenjë dalluese apo cilësi identifikuese, qoftë për skraparllinjtë, qoftë për shqiptarët), pse nuk bëjnë fjalë për një trimëri me domethënie historike, d.m.th. të paasociuar me data, me ngjarje, me ideologji apo me njerëz konkretë? Kjo përmendore duhet të shembet. Banorët e qytetit duhet të mos e lënë veten të identifikohen me ca simbole, simbolika e përmendore, që në rastin më të mirë kanë të bëjnë veç me ca emocione të kallkanosura veteranësh.

 

Gjëja e dytë që të shock-on në Çorovodë është një xhami e stilit arabo-sunit. Ajo - siç mund të merret me mend - është ndërtuar, i është vënë dryni, dhe kaq. Nuk frekuentohet nga askush; e nuk ka se si të frekuentohet, pasi skraparllinjtë i përkasin që të gjithë sektit të bektashinjve, gjë që nuk dëshmohet veç nga teqetë e shumta që kanë ekzistuar (e në këto teqe, sidozot në atë të Prishtës, është mësuar shkrim e këndim, është mbrujtur dashuria për Atdheun tonë monadik e ende të pabërë, është bërë histori), por edhe nga një stil i shpenguar "bektashian" jetese (skraparllinjtë, kur vjen puna tek qejfi e alkooli, nuk ua vënë veshin porosive divine; ata gjithashtu i kanë respektuar gratë, bash si të ishin skandinavë; e kështu me radh&eumlsmiley. Në këto rrethana, një dreq e di se cili ka qenë ai mendjefyell, që ka dhënë lejen e ndërtimit të kësaj xhamie ngjitur me ish-pallatin e Kulturës; nga ana tjetër, një dreq e di se si kanë rënë dakord gjithë ata erzelinj (kështu quhen njerëzit e fisëm në Skrapar) me pushtet, me ndikim e me mend, që me qytetin e tyre të lozet në këtë mënyrë.

 

Me këtë nuk është se po shfryj kundër xhamive. Absolutisht jo. Të njëjtën gjë do të bëja, nëse do të bëhej fjalë për ndërtimin e ndonjë kishe, sinagoge, pagode apo për ndërtim tempujsh e faltoresh të feve të tjera në Skrapar, në Skraparin që shquhet për pastërtinë e kompaktësinë "etnike e religjioze". Aty nuk para gjen të ardhur. Nuk është se skraparlinjtë nuk i kanë pranuar, por janë të tjerët që nuk kanë gjetur motive për "të mërguar" atje. Kjo ka bërë që popullsia të mbetet homogjene në të gjitha pikëpamjet, sidomos në pikëpamjen religjioze: skraparlinjtë janë të gjithë të traditës së bektashinjve. Në këto rrethana, ajo xhami është në vendin e gabuar. Edhe vetë komuniteti i myslimanëve sunitë nuk duhet të jetë i interesuar për këtë xhami, derës të së cilës nuk ia hedh sytë askush, pasi asaj i janë vënë çelësat. As hapet e as mbyllet. Të ndërtosh një xhami në Çorovodë është si të ndërtosh një kishë ortodokse në Orosh apo një mekam, tyrbe apo teqe mú në mes të Kavajës. Për këtë arsye, ajo xhami nuk duhet të ekzistojë. Tok me atë përmendoren lapërdhare në mes të qytetit.

18 Komente

Or Muç, ti ke te drejte qe thua se historikisht skraparlinjte jane "homogjene" "etnikisht" dhe "religjiozisht". 

Por, se pari pjesa derrmuese e Shqiperise eshte homogjene etnikisht apo na i nxore etni me vete skraparlinjte tani, dhe e dyta feja e skraparliut eshte shqiptaria sikurse feja e shqiptarit eshte shqiptaria. ç'do te thote kjo e dyta? Kjo do te thote qe skraparlinjte sikurse shqiptaret respektojne lirite fetare dhe te drejten per te besuar ne zot ose jo. Nga ky moment, ne Skrapar mund te ngrihet nje xhami, mund te ngrihet edhe nje kishe biles edhe ndonje tempull budist. 

Or Muç, vertet te kam nga ana ime por mos na fut ne llumin ku ke rene vete. Mos perdor skraparlinjte si alibi per idete e tua te zeza. Nqs paske shkuar ne Skrapar duhet te jete bere e qarte se nuk ke me asnje lidhje me kete vend dhe me ata njerez, jo sepse je ngjitur shume lart por perkundrazi ke rene shume poshte.

Do thoja nje prurje e pikepamje interesante.

Nga titulli autori sikur e heq veten nga ai grup njerezish ( te varfer e te shushatur) dhe i duket sikur ikja nga Corovoda e ka bere ate e shume veta te tjere qe trokiten ne dyert e Tiranes nje anetare me te gjalle brenda komunitetit ku jeton. I nderuar Nano, hidhi nje sy Tiranes e do shohesh se ka shume  hot-spote te perbashketa me Corovoden,  te cilat na identifikojne mua edhe ty e per te cilat se ngritem zerin kurre.

 

 

Per xhamine, PO!

Per ate monumentin, Muc, na rrofsh per vere. Per ate monumentin doja te kepusja nje te share ashtu me ashk, nga ato qe permbajne diftongun "fsh" (s'te le Llukani, edhe kur jane te merituara), sepse qe thua ti, mor Muc katunari me kulture dhe edukate, me kompleks Corrovode qe s'ka solucion metropolitan te ta shpelaje, pra qe thua ti or Muc zavalli, ate eveniment sado te parendesishem e fragmentar, te ndodhur bash kur nazifashizmi ishte ne kreshendo, e ka transmetuar edhe Radio Londra e atehershme, or ditezi! Harram buka e Skraparit!

Lengaraq!   smiley  

Ou? Po kjo temë nga na mbiu kështu? Se kisha vënë re.

Po nejse... Stë besoj që je mërzit vërtet o Emo. Sepse nuk duhet, jo për gjë tjetër.

 

Vari leshte o.

mire e ka J.

Pse u nxefet kaq shume juve ? smiley

Nexh, prape ke dyshim per ate punen e ujit? Ja ta zejme qe Muci pi San Pellegrino. Po si e shpjegon ti propoNimin e tij qe ti ngrejme obelisk kazonit te rakise? He, si thu ti, nuk vje nga uji kjo? Jemi qe jemi, andej nga Permeti i fusim nje damixhan ne mermer, kurse nga Priska veme nje tas gjize (ose tave dheje, s'kom kundershtim) ne bronx.

Keto shkrime injorantesh nuk duhet te sillen tek peshku per hir se i mbushet njerit mendja per te shkruar tamam sikur i vjen nje nje gaz nga zorret e barkut dhe kerkon te lirohet .

Ja nje cop ftohje barku ,nga shkrimi i nje te semuri :

 

..isha me një mikun tim, mërgimtar prej dhjetë vitesh në Britaninë e Madh...

 

 

Me mikun pa emer te" Britanise se Madhe" ,me ate mergimtarin ,nuk bere ndonje muabet ,te tregonte se si Britaniket ,i nderojne te renet e atdheut te tyre ?? Jo sigurisht se ju kishit zbritur nga lart qiellit dhe po vinit ne toke !!!!!

Me posht shkrimit , ky injorant 24 karatsh ,shkruan :

....një përmendore në qendër të qytetit...5 shtator 1942 .

Ja, më thoni, nuk është fyese kjo?

Po pse eshte fyese mor tutkun ,mor injorant ,ja atje ne Britani ,ne nje qytet ,ne lagje ka permendore te tilla si ajo e Skraparit ,Corovodes ku ke shkuar ti LAPANJOZ!

 

 Nuk e kuptoj ate qe ka shkruar shkrimin pse e kane kete frymezim per te injoruar ,simbolet e nje qytet i,ashtu sic eshte .

Une kapa vetem nje aspekt qe me beri pershtypje ,por ka shume aspekte te tjera qe vertetojne se ky shkrim eshte shkruar nga nje njeri ordiner  rruge ,dhe miku nga Britania eshte ndonje rembythje qe punon si fshesaxhi ,ose nje pune te rendomte ,sa per te nxjerr buken e gojes..dhe kur vjen ne shqiperi ngrifen si gjela deti per vit te ri !!

0 pike keti artikulli !

E mer Muc,

e shof qe kur ben ate te shkrete emision e kerkon neper gugell te del Sanço si simbol dhe te shkon mendja se nje imitim ( si ai Pancos diku andej nga Espanja ) i kazanit te rakise do ta bente Corovoden vend peligrinazhi per alokolmenet apo per pijanecet.

Ja ti si djale Skrapari duhet ta dish psh qe 10 kazana rakie kishte Skrapari qemoti, se nuk kishin si ti benin dhe pastaj bene ate modifikimin kur erdhen tenxheret me presion ( bile keto i perdornin edhe per te ruajtur mishin kur nuk kishin frigorifer ).

Kabim Muc , kabim, plus qe je kujtu vone per te shembur. Ka kohe qe shume te tilla jane bere vende per te shurruar udhetonjesit pa din e pa iman, ne ca te tjera vende jane hedhur me dinamit ne havada. Po ti mire ben qe je i sinqerte , po si vone je kujtuar se gjitshka ka marre fund tani.

Jeni ne gare kush eshte i zoti te prishe me shume. Mire e ben qe i fut nje dore dhe ti !

Norvegjia po e rehabiliton Quislingun dhe fjaloret e disa gjuheve po mundohet si ta heqin nga qarkullimi sinonimin qe jep ky emer.

Je i trashe o mik dhe i lexueshem 100 km larg. Mos merr pjese ne konferenca shkencore qe lidhin gjuhesine me kombdashurine dhe as mos pi kafe me njeres qe te fusin ne kompleks intelektual. Vetem nje fjali mjafton dhe manipulohesh kollaj .

E meqe ben dhe sikur njeh ndonje fjale qe nuk e kuptojne te tjeret, ( palavi ) ja po te them une nje tjeter : ti je nje shurrdhjese !

 

Ou! po me habit ,paska rrjedhur nga trute e kokes me duket  me kete shkrim rruge ....po pse alisat ,Mustafa eshte dora vet ? 

Jo, alisaT nuk eshte Muçostafai, por ndjek parimin modern te te diskutuarit :  mos u merr me autorin por me shkrimin.  Bile jo me shkrimin por me idene qe ka shkrimi. smiley

Akoma nuk e ke marre vesh ti kete ?

Ka të drejtë ky robi kur thotë që:

Me njerezit e varfer e te shushatur mund te besh c‘te duash...

Sepse dhe ai përfiton nga shushatja e njerëzve të varfër për të thënë ç'të dojë smiley

Gabim ti enderus. Per te thene cfar te duan njerzit perfitojne nga demokracia qe te pakten te siguron lirine e shprehjes. Te shushaturit nuk kane se cfare te humbasin se nuk kane vesh te degjojne dhe medim shprehesi nuk ka cte fitoje se po reh uje ne havan.

Nuk merem me autorin jo  por per kuriozitet njeriu lexues duhet ta dije "kushin"... komentin tim kur e shkrova nuk u nisa nga autori "dikushin" une gjithmon nisem nga shkrimi dhe ideja e tij mer Koth !

Sa per "njerez te shushatur" qe eshte perdorur nga miku Muc ,edhe kjo shpreheje eshte ofenduese ,dhe e pa drejte ,pse psh Muc ,nga cili popull i "zgjuar" ka dal (me qe qenka dhe nga Skrapari) !

 

 

Shkrim per te mbushur normen smiley

Llukan, ne vertet nuk dum me "ju perca dhe sundu"  smiley   por ca gjera nuk shkojne fare. Apo jo? Se si tha Pali, ne paste bere gje Mehmeti ne koke te vet, se Enveri dhe une s'dime gje.

PS Por "gjene mire" qe s'ka dale te "mos humbisni", ose te "kryesore", e promovueme me ndonje portret te madh te Mucit ne persiatje, veshtrimtretur ne horizontet boterore, me shall dhe llullà tymuese mendimtari... ose thjesht promovu me kazan rakije xhanem... me dicituren "o raki, o shkumbi, nga e gjete rrugen ti, nga llullaja, nga kazani, pije Muco kapedani".

PS Ka shume rodente, jo vetem neper metrote famekeqia te periferive te NY City-t.

Artikujt nga ''shtypi'' a jane automatike???

Nqs jo at'here ene peshku e paska sa per te mbushur normen smiley

Per te mbushur normen e Shqipit apo te peshkut ore?

I shkreti Muç, çfare po heq thjesht sepse ka shprehur nje mendim te tij.

Muçi nuku ka thene qe me zor vini ju kazanin e rakise. Ai thjesht ka dhene nje pike tjeter veshtrimi. Krijimtaria vjen vete pastaj, mjafton te pranosh qe ekziston edhe fjala "ndryshe", e vetmja qe "ndryshe" shkruhet dhe "ndryshe" lexohet ne gjuhen shqipe.

Nuk po thote qe mos te nderojme luften dhe luftetaret; ka edhe luftetare qe nuk jane akoma nderuar sa duhet se nuk i le "biografia e keqe". Po themi ejani e te nderojme Jeten dhe se jeta ka ane shume simpatike tipike edhe te skraparllinjve qe mund te perdoren per diferencim dhe pozicjonim marketingu. Siç bejne ne te gjithe vendet e botes xhanem. Por jo, jemi shqipo neve, eshte me e lehte te na e fuç ne bathe se ne koke. 

Gjon Cima, Shqipo puro.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).