Më në fund, Gjirokastra shesh-punimesh në zonën muzeore

Konflikti i pronësisë ka penguar punimet në disa prej shtëpive karakteristike në këtë qytet por gjithsesi, më në fund, monumentet e kulturës kanë filluar të jenë në qendër të vëmendjes. Interesimi i madh i të huajve që vizitojnë vendin tonë dhe përgjegjësia e institucioneve përkatëse për një paraqitje sa më dinjitoze, duket se i ka vënë në punë ato. Një fond prej rreth 1.3 milionë dollarë i qeverisë shqiptare, i akorduar nga UNESCO dhe me destinacion restaurimin e objekteve të monumenteve të kultures në qendrën historike të Gjirokastrës, është duke përdorur nga firma restauruese që ka fituar tenderin.

Disa nga objektet, në të cilat po punohet në Gjirokastër, janë zona e Qafës së Pazarit dhe banesa të tjera pranë saj si Angonatët, Kabilatët, Gurgaj, Çene etj. Të gjitha këto punime po kryhen në përputhje të plotë me kalendarin e ndërhyrjeve restauruese të përgatitur profesionalisht nga UNESCO dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Qëllimi i ndërhyrjes restauruese mbetet ruajtja e autenticitetit të Gjirokastrës për sot dhe për brezat që do të vijnë, si një destinacion me vlera të padiskutueshme dhe me vizitueshmëri të lartë të turistëve vendas dhe të huaj. Për vitin 2009, vetëm nga buxheti i shtetit janë planifikuar rreth 43 milionë lekë investime të tjera të përqendruara në qendrën historike të qytetit të Gjirokastrës, si hidroizolimi i kalasë të Gjirokastrës, punime të tjera në Pazarin karakteristik, si dhe restaurime e konsolidime në të paktën 4 banesa të tjera si Pumot, Konomi, Kokobobo e Vehbiu. Këto banesa janë identifikuar nga ekspertiza e përpara disa ditëve e IMK-së dhe DRKK-së.

Por, për qytetin e Gjirokastër problemi i rikonstruksioneve nuk mund të zgjidhet me këtë fond, pasi një pengesë e madhe po bëhet pronësia e banesave. Valter Shtylla, drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës, ka pohuar problemin e pronësisë, që, sipas tij, është primar. “Shumë prej banorëve të këtyre shtëpive duan ta menaxhojnë atë sipas dëshirës së tyre, ndaj kemi hasur në vështirësi për t’i rikonstruktuar këto banesa”, vijon Shtylla.

Një tjetër problem është edhe braktisja e banesave dhe gjendja e tyre e mjerueshme. Një pjesë e këtyre shtëpive karakteristike janë shembur, pasi kanë qenë në kushte të rënda. Vendimi për shembjen e tyre është marrë, pasi ato rrezikonin jetën e banorëve.

Tërheqja e vizitorëve: Këto investime kanë arritur të kthejnë shpresën dhe besimin tek qytetarët gjirokastritë, duke e kthyer qytetin gjatë vitit 2008 në një destinacion të rëndësishëm turistik, me rreth 20000 turistë sipas ZAK Gjirokastër.

Vendet më te vizituara mbeten Qendra Historike, unikale për ansamblin e gjerë të banesave të periudhës otomane, Kalaja madhështore, e cila pret në shtator, Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, Pazari i Vjetër, 2 muzetë e qytetit, pasuritë arkeologjike në Luginën e Drinos dhe vlerat e rralla të natyrës.

11 Komente

Edhe sikur gjysma e 1.3 milon dollareve  te perdoren per qellimin e paracaktuar dicka do te ndreqet.Por s'ma ha mendja,do ti hane te gjitha ata lamashet tane..

Pershendetje,

Duke kerkuar ndjese qe po shfrytezoj dritaren per koment per te bere nje kerkese (ngaqe nuk pashe ku mund t'i shkruaja administratorit te "peshku pa uje&quotsmiley,

ne emer te Gazetes Libertas dhe te faqes se saj on-line do doja te beja nje kerkese ketu, qe here tjeter kur merren materiale nga www.gazetalibertas.com te citohet edhe ne krye te postimit ketu ne Peshku pa uje burimi, dmth Gazeta Libertas, sikurse edhe tek lista e materialeve nga shtypi, lart djathtas, te cilat si per gazetat e tjera kane anash tyre (majtas) emrin e gazetes (Shekulli/Shqip/etj). Pra do ishte mire te shenohej emri i Libertas edhe aty.

Hapesira on-line e Gazetes Libertas eshte OK per ripublikimin e materialeve te saj me detyrimin e vetem qe burimi te citohet qarte dhe mundesisht Gazeta LIBERTAS (www.gazetalibertas.com)

Nese eshte OK per web-site tuaj, do ishim mirenjohes nese e vendosnit linkun me Gazeta Libertas edhe tek vendi juaj i posaçem me lidhjet me shtypin/mediat.

Ju falenderojme per mirkuptimin

 

Ej o Drejtori i Libertas !

i pari gabim qe ben eshte qe ben si i zgjuar kur vjen keshtu me kra marrje, medemek sot e more vesh qe te merkan shkrimet.

E dyta meqe mu dha rasti pa jo per gje ; Tek ai lajmi me energji kur shkrun keshtu ai qe e ka shkrujt dmth :

Kosova ka rezerva të bollshme qymyri, gjë që e bën këtë vend tërheqës për investitorët e huaj. Megjithatë, mungesa e aksesit në det dhe mungesa e lumenjve, e rrit koston e prodhimit të energjisë nga qymyri.

 

A di si duket ? Sikur ai qe e ka shkrujt kete paragraf eshte idiot i shkalles se pare.  Perdorimi temave per energjine nuk ju ben te zote mer.

Ja suksese ne te tjerat.

Koth,

Zotnia i Libertas ka durim te te pergjigjet arrogances tate me miresjellje...une nga ana tjeter jo. Kshuqe: 

1) sot eshte hera e pare qe peshku mori shkrim nga Libertas (dmth ti ia fut icik pordhes kur thu "medemek sot&quotsmiley.

2) faqja e Libertas pranon komente dhe kritikat per shkrimet qe botohen atje mund fare mire t'i shkrush atje. Jo per gje, po s'del i mencem kur shkru ketu per i shkrim qe o botu atje.

edhe me e rendesishmja 3) i ben dem ketij komuniteti kur e pret nje perdorues te ri me kembet e para.

Shiko mer rrenacak i peshkut !

01. Nuk eshte hera e pare qe peshku ka marre shkrim nga Libertas. ( shko bej cicin i thuhet kesaj )

http://peshkupauje.com/2009/01/europe-rusi-beteja-e-gazit-rus

dhe http://peshkupauje.com/2009/01/veteflijimi-nga-varferia-ne-nje-vit-331-

02. Shkrimi  eshte botu ketu, ai i energjise , dhe mund ta shikosh vete http://peshkupauje.com/2009/01/shqiperi-kosove-aleance-per-energjine-ap e qe do te thote qe shume ngutesh.

03.  Sikur faleminderit tha i zoti i punes apo u sikletose ti ?

04. Nuk du verrejtje une mer se nuk te marr leje ty si te shkruj : nese shkrimi nuk shkon me rregullat fshije, nese nuk te pelqen fshije . Kaq.

04. Nuk du verrejtje une mer se nuk te marr leje ty si te shkruj : nese shkrimi nuk shkon me rregullat fshije, nese nuk te pelqen fshije . Kaq.

Aha. Dmth ato kritikat qe i ben ti te tjereve s'duhet me ti bo ty. Na fal, shkelqesi. 

02. Shkrimi  eshte botu ketu, ai i energjise , dhe mund ta shikosh vete http://peshkupauje.com/2009/01/shqiperi-kosove-aleance-per-energjine-ap e qe do te thote qe shume ngutesh.

Bukur fare. Une u gabova qe thashe se ishte shkrimi i pare tek Peshku. (Ajo kritika jote doli qe s'ishte dhe aq origjinale se e kishte thone tek shkrimi Bariu.)

Je dejshem ti mer plak ?!

Pa problem. U shtua edhe si link edhe ne kategorizim.

Gjithe te mirat.

Per koth,

I pashe, ndonese me vonese, komentet per ate shkrim dhe kerkova nga gazetari te korrigjonte, mundesisht, shkrimin.

Ne fakt gabimi ka qene tek permbledhja me shume se c'duhej e shkrimit duke hequr pjese qe plotesonin kuptimin..Tek kostoja e energjise - nenkuptohet qe qymyri kosovar ne vetvete nuk vlen per te prodhuar energji larg Kosoves por duhet ne Kosove te investohet mundesisht per nje TEC te madh, dhe jo te mbetemi tek fjalet dhe show- mediatik....sepse nese Kosova dhe Shqiperia nuk prodhojne energji, me kosto te ulet, nuk kane se cfare kembejne pastaj, as ne hall e as per qef....

...ne lidhje me krahemarrjen, ju siguroj se sot pashe komentet ne Peshku pa Uje, e m'u be shume qefi qe Libertas diskutohet. Hapesira jone on-line eshte shume e re, shume e thjeshte, por ju siguroj qe eshte ne vetem 1 muaj jete nje dritare me shume per informacion, komente, analiza, opinione me vlere mbi Shqiperine dhe interesat e saj....... sikurse nuk diskutohet qe ka vend per permiresime e ndreqje, dhe per kete ju falenderojme per keshillat.

respekte

 

 

shkrimi duhet te jete ndrequr,

edhe njehere, Ju falenderojme

Z.Drejtor, thuju atyre çunave që kanë bërë faqen e gazetës, që po të ketë mundësi të mos e lënë që të ndërrohet automatikisht ai seksioni i kolonës së djathtë... ma bën leximin e artikujve shumë të vështirë (se sa herë ndërrohet, harroj se në ç'rrjesht po lexoja).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).