Mbyllja e Guantanamos - Fushë juridike e minuar

Sipas dëshirës së Barak Obamas, Guantanamo duhet të mbyllet. Po ku të futen të burgosurit? Presidenti i SHBA mund të hyjë me këtë temë në një zonë të minuar juridike.

 

120 ditë- Obama dhe këshilltarët e tij i kanë lënë kohë vetes. Kjo kohë edhe do t'u duhet atyre urgjentisht, për ta zgjidhur problemin e Guantanamos. Proceset speciale gjyqësore të komisioneve ushtarake janë tepër të diskutueshme, mendon për shembull majori David Frakt, një avokat ushtarak, i cili mbron të burgosurit e Guantanamos i ngarkuar nga ministria amerikane e mbrojtjes: "Kemi të bëjmë me një sistem jo korrekt, të manipuluar. Prokurori ushtarak, në procesin kundër mandantit tim Mohamed Javad, për shembull, kërkoi të transferohej. Ai nuk mund ta mbronte më faktin që në këtë proces nuk kishte dëshmi të verifikueshme"

Shumë avokatë ushtarakë, oficerë në shërbim të Pentagonit, kanë kërkuar herë pas here që të shpërbëhen komisionet ushtarake. Pikërisht ky është tani synimi i qartë i presidentit Obama. Me këtë megjithatë shtrohet pyetja për gjetjen e një alternative. 245 vetë vazhdojnë të mbahen në Guantanamo. Më shumë se 70 prej tyre duhet të gjykohen. Por: përpara cilit gjyq?

Sarah Mendelson, eksperte e Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, thotë: para gjykatave fare normale penale në SHBA. Ajo u referohet shifrave dhe fakteve: në proceset gjyqësore para komisioneve ushtarake deri tani janë dënuar 3 vetë, për shkak të akteve penale terroriste, thotë Mendelson: "Në sistemin juridik penal amerikan, që prej vitit 2001 ka pasur gjithsej 145 dënime për raste të terrorizmit ndërkombëtar. Në këtë kuptim, gjykatat penale kanë një bilanc më të mirë."

 

Por zgjidhje e thjeshtë kjo nuk është. Sepse në shumë raste të Guantanamos mungojnë materialet e mjaftueshme dëshmuese, thotë Mendelsoni: "Këto nuk janë dëshmi, por rezultate, të cilat janë nxjerrë nën tortura. Këto nuk mund të përdoren para një gjykate për çështje penale. Prandaj, në disa raste me siguri që duhen të ngrihen ekipe prokurorësh dhe agjentësh të FBI-së, të cilët kanë mbledhur dëshmi të reja."

 

Edhe vetëm kjo do të jetë boll e vështirë. Por ka edhe raste të tjera problematike. Për shembull rasti i deri 135 të burgosurve të Guantanamos, të cilët në fakt duhet të lirohen. Administrata e Bushit ka pohuar gjithmonë se nuk di ç'të bëjë me ta. Vendet e origjinës së tyre supozohet se refuzonin t'i pranonin. Alternativa mund të ishte që ata të liheshin të lirë në SHBA. Por politikisht, kjo është shumë, shumë delikate. Për vite të tëra administrata e Bushit kishte pohuar se atje ndodheshin vetëm më të këqijtë e më të këqijve. Në këto kushte tani natyrisht është e vështirë të thuhet: ne do t'u japim këtyre njerëzve tani azil në SHBA.

(AUD/ACA)

 

4 Komente

Keshtu eshte, paguan 1 lek dhe hyn ne valle, pastaj do qe te paguash 100 lek dhe s'del do nga vallja. Keshtu e kane pesuar amerikanet me çmendurine e tyre, psikozen e tyre, duke kapur me qindra njerez te pafajshem dhe duke i çuar ne burg.  Tani qe ti bejne miq keta te pandehur te pafajshem , iu duhet ti paguajne per kohen e mbajtur ne burg.  

Nuk i thone shaka, te heqesh tjetrin nga jeta e perditeshme dhe ta izolosh me lloj-lloj akuzash absurde.  Emigrantet afganas ketu, na tregojne se si jane arrestuar shumica e tyre ne Afganistan apo Pakistan.  Kur amerikanet u instaluan ne Afganistan, bashke me ta filluan (e kthyen pllaken) te punojne dhe shum talibane. Dhe shum nga keta apo dhe afganas te thjeshte, qe kishin probleme me komshiun, partnerin, filluan te spiunojne te amerikanet apo me sakte te shpifnin ndaj ketij qe kishin inat apo probleme, dhe amerikanet  e arrestonin. Keshtu u mbushen perseri burgjet afgane plot me te pafajshem apo qe mund te kishin bertitur nje here ne miting pro talibaneve, dhe te till tipa mbushen dhe Guantanamon.

Tani, Amerikes i ka ngelur dopio gjashta ne dore dhe s'di ku ta çoje.

 "duke kapur me qindra njerez te pafajshem dhe duke i çuar ne burg" 

per komentin qe ke bere.... ti nuk e di sa te pafajshem kane qene ata njeres! sikur dhe dyshimi me i vogel te ekzistoje, si mund ti lesh jashte kur e di cfare rrezikohet?? 

e vetmja pyetje ketu eshte kush eshte me e rendesishme vlerat, idealet, apo siguria?

u ngjir evropa duke bertitur mbylleni guantanamo, human rights bla bla bla....po ti binte ndonje terror ande e ta shikonim sa bukur do perdridhej brukseli! mendoju mire njer kush vlen me shume siguria apo te drejtat e njeriut!! e di qe kur kalojn dikush ne airport ja zhveshin dhe kepucet nga kemba, edhe po dyshuann e mabjne 3 ore ne zyre...po te me ndodhte mua, sado acaruese do ishte, do isha e kenaqur se te pakten e di qe punojne, edhe sigurojne mos behet prap nje tjeter 9/11 

Pjer e gjetur thenia i ka ngelur dopio gjashta ne dore.?????

Kur luan me veteveten domino, nuk te mbetet dopio gjashta ne dore, sepse perzien lojen kur te duash.

FreeSpirit; "... ti nuk e di sa te pafajshem kane qene ata njeres! sikur dhe dyshimi me i vogel te ekzistoje, si mund ti lesh jashte kur e di cfare rrezikohet??.."

 

Uroj te te qelloj ndonje polic budalla aty ku jeton, e te te fusi brenda me pretekstin se ai dyshon se ti do besh diçka. Athere e kupton se ç'budedallek ke thene. Sikur drejtesia e çdo vendi te lejonte struktura te veçanta te rendit, te arrestonin çdo njeri qe dyshonin se do beje diçka, kjo do te ishte legalizimi i anarshise. 

 

"...e vetmja pyetje ketu eshte kush eshte me e rendesishme vlerat, idealet, apo siguria?.." 

 

Nga kjo shprehje qe ke shprehur ketu, e kuptova se sa i pjekur politikisht, juridikisht, e menderisht jeni.  Edhe regjimet diktatoriale si ai i Hitlerit etj. pikerisht kete thonin , ate qe thoni ju. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).