Mbrëmë shpërthime dhe protesta të dhunshme në Mitrovicë, sot 'situata nën kontroll'

Dy shpërthime dhe protesta të dhunshme kanë ndodhur mbrëmë në Mitrovicë. Policia bëri të ditur se shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 23 afër lokalit “Viva” në pjesën veriore të Mitrovicës ku u shkatërruan 7 makina. Më pas serbët i vunë flakën dy dyqaneve të shqiptarëve.
Derisa zjarrfikësit shuanin flakët në lokalet e shqiptarëve në Lagjen e boshnjakëve, ndodhi shpërthimi i dytë me c’ rast u plagosën 7 zjarrfikës. Zëdhënësi i policisë së Mitrovicës Besim Hoti tha se KFOR-i dhe EULEX-i kanë marrë situatën nën kontroll.

Reagimi i presidentit Sejdiu

Pas dy eksplodimeve dhe protestave të dhunshme që ndodhën mbrëmë në Mitrovicë, ka reaguar Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i cili u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’u shmangen provokimeve të ndryshme. “Aktet e tilla të dhunshme, pa marrë parasysh motivet dhe autorët, nuk i shërbejnë perspektivës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu. “Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për sundimin e rendit dhe të ligjit, për ndërtimin e një shoqërie të lirë e demokratike dhe nuk do të lejojnë që aktet e tilla ta vënë në rrezik të ardhmen euroatlantike të vendit”, thuhet në reagimin e Presidentit Sejdiu

3 Komente

 Do ishte mire qe demet qe serbet kane shkaktuar, ti paguajne. E çuditeshme eshte se mediat perendimore nuk kane  folur fare rreth ketyre shperthimeve.

Kjo tregon se sa e tensionuar është akoma Kosova. S'do shumë për të shpërthyer.

Kosova është ende shtet ad-hoc, mos të gënjehet kush nga rigmarola e pavarësisë. Serbët duan të përfitojnë nga ky çast kur shteti nuk është konsoliduar ende, dhe përpiqen të tregojnë me mënyra të ndryshme se si është e pamundur harmonia midis etnive dhe se si Kosova nuk mund të jetë shtet i vërtetë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).