Mbi kartat e identitetit

Skllaveri apo lehtesim i jetes se perditshme?

Kartat e identitetit jane nje forme skllaverie dhe ne Shqiperi po behet edhe me skllaverues si proces duke detyruar qytetaret me dokument identifikimi te rregullt sic eshte pashaporta te pajisen me karta "biometrike", behet fjale qe une si qytetar jam "i detyruar" te le ne nje baze te dhenash te shtetit tim te dhena personale sic jane shenjat e gishtave.

Dhe sikur te mos mjaftonte kjo, kemi edhe problemin e sigurise se kesaj baze te dhenash; shteti yne s'po u jep dot garanci me te vogla shtetasve te tij sic jane furnizimi me uje, siguria e votes (liste e gjate), po u garantoka tani se ato te dhena qenkan te sigurta, nje brockull e atyre qe hartojne keto ligje.

Nuk ka asnje arsye qe une si qytetar te detyrohem me forma nga me te ndryshmet si mungese sherbimesh ne gjendje civile, nafte pa aksize per fermeret e ku di une se cfare kane sajuar ata qe i kemi lene te hipin ne pushtet, per te lene te dhenat e mia ne duart e tyre.

Ne gjendje civile, me 10.000 leke dhe me pak miqesi gjen te dhenat e kujt te duash, tani te lerkekemi edhe shenjat e gishtave ne dore.

Edhe shqiptaret e shkrete bredhin me vrap neper sportele kush e kush ta beje i pari, pa patur kohe te mendojne: ore prit njehere se me duket ky proces prek edhe disa te drejta te mia themelore.

Gjithsesi ky eshte nje proces qe duhet sabotuar, kush nuk do - veten me qafe paste!

26 Komente

Ne fakt eshte shume me te futur.

 

Por policia do ta kete shume te lehte te zbuloje krimet, vjedhjet etj etj,

 

mjafton qe ne cdo Skene krimi, gjej gjurmet, bjeri kompjuterit, Hop Edhe del direkt Krimineli. Edhe adresa shtepise, edhe emri Babit etj etj etj etj .....

po kur ta shohesh veten pas hekurave te burgut per nje krim qe nuk e ke bere(transferim gishtash ne skenen e krimit).atehere mendohu edhe nje here ,se nuk ka qeveri ne bote qe te me detyroje te jap te dhenat e mira personale.

Shqetesimi per te "drejtat themelore" eshte i drejte te ngrihet. Por çdo gje do pare sipas nje analize proporcionale, per te nxjerre konkluzionin nese ka apo jo, shkelje te pa justifikuar te te drejtave themelore te njeriut.

Si fillim, jam plotesisht dakort me Castor Troy, i cili thote se tashme gjithe kjo data base do te sherbeje per te identifikuar kollaj fare shkelesit e ligjit. Utiliteti i kartave te identitetit me biometri nuk mbaron ketu : ato sherbejne qe askush mos te UZURPOJE identitetin e dikujt tjeter (te kete 2-3 emra, apo 4-5 pasaporta). Nga ana tjeter, eshte e vertete qe keto te dhena duhet te mbrohen, ne menyre qe te mos rrezikohen te vidhen nga "piratet" informatike ... ketu ka vend per me teper transparence.

Per sa i perket shkeljes se te drejtave te njeriut nepermjet dhenies "me detyrim" te shenjave te gishtave : e Para, ne Shqiperi eshte rregull qe çdo njeri qe shoqerohet ne komisariat, qofte edhe per prishje te qetesise publike, apo per ndonje gje fare te vogel (24 ore brenda), policia i merr shenjat e gishtit (e skedon). Nga ana tjeter, shenjat e gishterinjve i kane lene te gjithe drejtuesit e automjeteve, shiko patentat e reja ... Pra, per mendimin tim, kjo nuk perben ndonje shkelje te egzagjeruar te te drejtave themelore, aq me teper qe keto te dhena do sherbejne per sigurine e te gjithve

runi qimet e flokut tashti se mos ju bien vend e pa vend.

ate shifni

smiley

O Xhaxhi/TetaPeshku,

E kemi diskutuar nje here kete para dy-tre diteve, bile po tek faqja kryesore. Prap artikuj tek kryesorja per "skllaverimin qe po i ben Berisha Shqiperise me kartat e identitetit"? Apo ka nje foto cool artikulli kete here dhe ja vlen ta diskutojme prap?

Okejna pra, 2 dhjetori si 7 prilli, Berisha ik, duam paret tona, mos na i merrni per keq peshq se kemi votimet sivjet dhe kur s'kemi arsye legjitime per tu ankuar do ja fusim si kau peles se jemi se pari blog politik i majte, etj.

runi cdo qime jo vec ato te flokeve smiley  

cere ke mer xhib? Muhabet po bojm mer daje.

 

Po mire mer daje, po eshte muhabet qesharak, me keq se ai artikulli "investigativ" qe qiti se mungonin 5800 dallare nga PBB. Te mos ishte me udhezim nga BE kjo pune dhe te mos ishin vende si Gjermania e Franca qe e kishin nisur me pare kete punen e kartave biometrike hajde, se mbase gjenim nje arsye per ta keqinformuar popullin ne emer te medias se lire dhe te pavarur te revolucionarizuar dhe modernizuar, Peshkut dmth. Po kshu kaq ashiqare dhe bajate s'ka ku ta kapi as Peshku kete muhabet, m'fal as qeni desha t'them. smiley

Zot na ruaj ment e kokes. Po pse aty paska ngel puna qe te ruhen shenjat e gishtave si e dhene personale? Po pse kush eshte ai budalla qe do paguaka 10000 leke nje punonjes te gjendjes civile per te marre shenjat e tua te gishtave o Horus? Cfare do beje me to pastaj e? Kush ka frike nga lenia e shenjave te gishtave? Sigurisht ata qe lene shenja gishtash ne vendet e krimeve, askush tjeter.

Haha...oh cfar gallate. Po cna e keni sjelle kte prurje?? Pale pale eshte edhe "shtyp"...ne vend te "estrada e Lushnjes"

Kartat e identitetit jane nje forme skllaverie

 

Edhe breket e by**es forme skllaverie jane...po ce do qe zakonisht duhet ti veshim.

(transferim gishtash ne skenen e krimit

Si transferohen shenjat e gishtave...nga nje cope leter...ne nje objekt tjeter? Me beshtyme?? Only in Albania

 

Sa per te dhenat e tua personale...Une po i bej SKONTO ktyre te miave...8 mije lek...kush ti doj.

 Ne fakt, marrja e shenjave te gishtave eshte ofendim personaliteti, mirpo gabime te tilla bejne dhe ne perendim. Gati te gjitha vendet perendimore, kur regjistrojne azelandet, u marrin shenjat e gishtave. Te gjithve neve na i kane marre shenjat e gishtave kur jemi regjistruar apo kur kemi perfunduar ne kampet e azilit, dhe megjithse e kemi ndjere veten te poshteruar dhe te ofenduar, ngaqe kemi qene ne rregull me ligjet, rregullat, veten tone, nuk kemi guxuar te kundershtojme pikerisht per hir te atij/asaj dokumenti/fletushke me fotografin tone qe na jepte mundesine e qendrimit provizor ne vendin prites.  Normalisht per kartat e identitetit, shqiptarve aty, ter popullit nuk ka pse ti merren shenjat e gishtave. Kjo do te quhet dhe budedallik , sepse nuk flitet per 1-2-3 mij veta por per 3 milion njerez. Thuajse per 75% te popullsise.  

Mendoj dhe shpresoj se nese ndonjeri apo ndonje shoqate  hedh ne gjyq qeverine per nje veprim te tille, gjykata e Larte dhe ajo e Apelit, ka per ti dhene te drejte shoqates, dhe nuk eshte çudi ta anylloje rregullin absurd te qeverise per tu marre shenjat e gishtave 75% te popullates.  Shenjat e gishtave, ka te drejte ti marri policia, prokuroria, vetem kur te ka kapur ne kundravajtje ndaj ligjit. 

Kush shoqate do ta hudhi ne gjygje Mjafti?

 

Erioni e kane zene ethet e parlamentit.

 

 

Ato jane te shitur, te gjith e shoku, po i plas per Gjykata, edhe per popullin tone.

Po te ishim popull aq me seder ne, edhe me dinjitet, sdo te kishim keto politikane qe kemi sot.

nje korrigjim i vogel. Fjalia e meposhtme nuk kuptohet.

"Kush shoqate do ta hudhi ne gjygje Mjafti?"

Shqip: Cilen/ke shoqate do te hedhe ne gjygj Mjafti?

Ose nese e kishe me kuptimin tjeter:

Cila shoqate do ta hedhe ne gjygj Mjaftin?

O Blete...mbase donte te thonte:

Kush do ta hedhi ne gjyq? Mjafti?

Ndoshta ashtu donte te thoshte. Fjalia eshte e paqarte.

Castor...kujdes mbaj gojen...se ktu ke peshku ta kepusin me shkop gome SAMBISTAT po permende emra te tille...

-----

Pastaj...c'te keqe ka qe tju marrin shenjat e gishtave? 3 milion njerez jemi...sikur jemi bote me vete. Nje lagje NYC jemi.

S'ka asnje gje te keqe...qe shenjat e gishtrinjve te te GJITHVE te jen te mbledhura...qe neser kur te beni krime...tju kapin me kollaj smiley

Jo vetem gje normale...po gje shume e mire. Edhe Evropi...kshu e ka.

Kush do qe une ti jap nje gisht ne vendin e tyre...cmimin e kam 5 mije lek per gisht. Kshu qe kur te beni krime...mos ju kapin (ndersa cmimi per ata qe kan bere krime...eshte 10 mije lek per gisht)

Hajde Hajde, mire te ishit ne Shqiperi , por keto te Amerikes korrigjojne me shume. Flm shume qe na mesoni e na korrigjoni.

o Grupi, harrova fare, qe keto te Mjaftit , tek peshku jane me Imunitet.

 

Qe mos dalim nga tema. Po me kujtohet tani, kur rrija ne Itali, qe Afrikanet i digjnin mozat e gishterinjve me acid, qe kur ti kapnin ti jepni emer tjeter.

 

Sa te mesohet edhe kjo mode ne Shqiperi.Te gjith tek xheneriku,per modifikim. 

 

pah pah pah, te mendohesh dy here tani, para se te besh nje krim. Sdo te kete me krime spontane, une te pakten se bej me nje te tille. Me paramendim me doreza edhe mundet. hahahhaaha 

biles po mendoja qe kartat e identitetit ti bejme dhe pa fotografi, se na shkon njeri paguan 1000 leke te nepunsja e bashkise, merr foton dhe vjen te peshku e na shan pallavesh

une them qe pas gjithe kesaj opozite per kartat e identiteti shteti ta ndaloje dhenjen e tyre. Ne votime te shkojme te ngjyejme gishtin dhe te votojme....apo sqeka gje as kjo pune, prap e len shenjen e gishtit....cna mbyti privacia ne shqiperi!!!

C'na mbyten keta qe shajne vend e pa-vend, THUAJ !

Shyqyr qe u harruan ato flete-rrufete per çertifikatat ne 2007 - pastaj u moren 2 vjet duke thene lart e posht se kartat s'po behen, se s'do behen, se qeveria eshte vone, se s'ka kohe etj etj ...

Tani qe proçesi filloi, puna sapo morri rruge, qytetaret u dynden per t'i marre sa me shpejt kartat duke sfiduar edhe rradhet e gjata, Kritiket vazhdojne punen e tyre te thjeshte ... PO PO, sepse eshte shume e thjeshte te besh kritika, te gjesh ndonje difekt aty-ketu apo ndonje Cen me tutje ... halli eshte kush gjen ide dhe i zbaton realisht ato (dhe qe merr veshtiresite dhe kostot e zbatimit ne praktike te tyre).

Si perfundim, tani qe proçesi me kartat po hecin goxha mire, kritizeret merren me çmimin e tyre (10 &eurosmiley, atehere qe ne Spanje nje karte e tille prodhohet per ... 27 € (nejse); Kritizeret deshen ulje per shtesat ne nevoje, e moren nga qeveria. Deshen qe kartat t'i merrnin si fillim ata qe s'kishin asnje gje, as pasaporte : u morr dhe ky vendim ne Keshillin e Ministrave, me VKM.

Tani ankohen per Jeten Private, per shenjat e Gishterinjve ... dje hapen debat per foton, me koke mbuluar apo zbuluar ...

Kam pershtypjen se makina e kritizereve po punon BOSH tani, po rreh uje ne Hava, sepse duket sheshit qe s'kane gje ç'fare te thone dhe kapen pas ca detajeve pa ndonje vlere kushedi se ç'fare !

Por nejse, le te vazhdojne se vetem keshtu denigrojne vetveten

Une mendoj se njeriu o do te mbylli nje sy dhe te mos degjoj nga nje vesh dhe ta injoroj fare kte fakt te shkeljes se drejtave te njeriut duke iu nenshtruar ktyre konrollove aspak njerezore ose eshte aq ne gjume dhe i hipnotizuar sa smund te shohi dot pertej murit qe i kan ndertuar. Po them kontroll antihuman sepse mire qe ne internet tashme emri dhe mbiemri i figuron shume njerezve neper facebook,hi5,myspace e shume networke te tjera, dhe jo vetem emri mbiemri por dhe adresa numrat e telefonit dhe numrat e ndryshme te kartes se kreditit. Keto database policia dhe interpoli dhe kushdo tjeter qe i perket nje institucioni ka te drejte ti aksesoje dhe pa te thene ty asgje.As nuk pyet fare per terms of privacy dhe ti beje private sa te duash profilin tend.PO ta haje dreqi duhet ti japim dhe shenjat e gishterinjve tani, duihet dhe te pranojme ne xhepin tone nje microchip pergjues? NUk e di por mu kjo me duket teper, le te mundohet kushdoje ta zbusi jo po do kapen kriminelet ose jo se microchipi 20 m transmeton , qe kjo e dime tashme eshte spekulim. Per me teper kush punon neper institucione? Cilen jan kta ? Engjejt mbrojtes qe i ka zgjedhur perendia? Cilet jan kta qe do kene akses ne informacionin tone dhe mbi cdo gje personale , PAPA nga vatikani ? PO jo mor miq te dashur , keta njerez do jene si une dhe ti. NJerez qe bejne gabime, dhe ku i dihet njerez qe jan dhe te inkriminuar dhe abuzojn duke punuar ne instancat e rendit. Te dalesh me tezen se do luftoj krimin e organizuar dhe do zbuloj vrasjet, mu kjo me duket jashtzakonisht e dobet dhe hidhet poshte. Krimet e medha dhe me peshe behen me profesionalizem, kush eshte ai idiot qe le shenjat e gishtave ose qofte dhe nje fije floku ne nje krim te madh dhe me peshe??A mos na kan genjyer valle dhe na kan modifikuar mendimet duke na bere te besojne se tani qe do jemi nen kontroll do jemi dhe me ne paqe??

Te nderuar shqiptar kudo qe ndodheni,

THUAJI JO ELEMENTEVE BIOMETRIK TE KARTAVE SHQIPTARE TE IDENTITETIT SHKELJE E TE DREJTAVE THEMELORE NJEREZORE!!!

Disa nga elementet qe keto karta permbajn jan:

1. Mikrocip me sistemin RFID , i cili ben te mundur rregjistrimin e cdo lloj informacioni mbi ty dhe percjell satelitit vendodhjen e sakte ne cdo cep te botes ku mund te ndodheni madje ne disa raste te paraqitur dhe me audio.

2.Shenjat e gishterinjve, nepermjet te cilave me zbulimet e reja ne fushen e mjekesise mund te merren informatat mbi ju si psh: predispozita gjenetike mbi semundje te ndryshme si dhe imunitetit ndaj alergjenteve te ndryshem.

(pershkrimet dhe arsyet e shumta rreth ksaj dukurie do postohen ketu, ju lutem kontribuoni dhe ju nese keni ndonje informacion)

Se bashku duhet te mbrojme te drejtat tona dhe te mos flijohemi kurre si delet.

Informacion do te thote LIRI, te informohesh do te thote te JETOSH I TILLE.

Peshk i vogel.Je i sakte por i parealizushem. Teknologjikisht e ardhmja i perket venies nen kontroll TE CDO INDIVIDI ne menyre masive dhe ne CDO VEPRIMTARI. Se si duhet luftuar kjo e Ardhme ????? me duket si lufta kunder antenave te televizorit per te mos pare stacionet e huaja  smileyNdoshta trajtimi LIGJOR i te dhenave duhet te marre interpetim Tjeter, pa persa i perket infos mbi te dhenat.....medoj se eshte e pamundur te ndalohen.

idris me sa shoh une jemi te destinuar drejt nje shoqeria te superkontrollit, ne te cilen do te jemi another brick in the wall smiley . mua me vjen shume keq per disinteresimin e njerezve ne shqiperi. jan kthyer ne makineri qe perserisin ate cka ju thote media ose gazetat. sme pelqen aspak gjendja. gjeta nje grup ne fb ku kishte informacione mbi kto kartat http://www.facebook.com/group.php?gid=60... , dikush kishte bere dicka por jo mjaftueshem.

 percjell satelitit vendodhjen e sakte ne cdo cep te botes ku mund te ndodheni madje ne disa raste te paraqitur dhe me audio.

 

MOS!! Do na degjojne dhe ne hale tani...Do na marri vesh Berisha cfar kemi ngrene per dreke!

Haha! Epo edhe kte e bet o Shqiptar? Kjo mesiguri tema me KOMIKE e peshkut ne nje kohe shume te gjate (afersisht 2 jave)

Peshku i vogel, nese ke mundesi a mund te me pershkruash se SI nje shenje gishti e lene ne nje database, mund te transferohet ne nje OBJEKT te nje krimi? smiley Kot per kuriozitet...si e bejne ata ne CSI: Skrapari a si dreqin quhet CSI-i me i ri i javes.

Gjithashtu, nese ke mundesi, mund te me tregosh se SI nje RFID mund te pergjoj "audio" smiley

PS: Peshkivogel ti mos ki merak fare se une e kam 5 mije lek per gisht cmimin.

 me kilikos meditimin, kur lexoj keto rreshta, nje fakt qe ndodh kudo; edhe pse pozicioni i kritikut eshte mjaft komod, nuk shikoj ndonje mungese komoditeti tek blogistet qe duan te dalin si shpetimtaret e viktimes se kritikes; ka nje fryme denigrimi, "armiqesie" kur komentohet (pa pergjithesuar, te me ndjeni), te modelit "s'merr vesh ti", "ca po thu mer daj" e te tjera si keto.

Nuk mendoj se i sherben dikujt kjo lloj sjellje, madje as atij qe sillet keshtu, pervec se genjen veten, ne menyre inkoshiente mbase, se foli bukur apo se ia mbylli gojen kritizereve. Dikush qe ka nje mendim ndryshe mund te gjej forma me te lakuara per ta shprehur pa denigrim, i cili ia zbeh forcen qofte edhe nje verejtjeje me vend.

Ne sinteze, le te jemi me vellezer me njeri-tjetrin, dhe jo vellezer sa per te thene fjalen e bukur. Eshte nje harxhim i pameshirshem kohe dhe energjish nje diskutim qe zhvillohet me kunja, me ofendime. Jo qe nuk i sherben askujt, po na ben edhe me pak miq midis nesh.

Tema nuk ishte fare komike, madje ne Itali para 2 vjetesh me duket u hodh nje tymese e tille, pra se do te skedoheshin te gjithe shtetasit italiane dhe pati kundershtime te forta nga shoqeria civile edhe iu vu kapaku.

Pershendetje te gjitheve!

Tandem felix! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).