MASH shperndan 2 mije PC per shkollat e vendit

Ministria e Arsimit ka nisur shperndarjen e 2 mije laptopeve dhe videoprojektoreve ne dhjetra shkolla te vendit.

Ne shkollen nentevjecare “Sabahudin Gabrani” eshte bere grumbullimi i te gjitha pajisjeve te cilat do te shperndahen ne 1081 shkolla, 360 prej te cilave jane ne Tirane.

Cdo shkolle do te kete nje laborator virtual qe perbehet nga nje laptop, nje videoprojektor dhe nga cd qe kane module te ndryshme.

Per blerjen e ketyre pajisjeve jane shpenzuar 1 milion euro dhe jane sjelle laptopet nga firma bullgare “Kontax LTD” dhe videoprojektoret nga firma kosovare “Kaktus”.

23 Komente

bravo, shume, shume mire.

Jo vetem shume mire por shume e lavderueshme. Per keto veprime duhet te jemi shume inkurajues duke lene menjane edhe ndonje "hile" te vogel per lloin e laptopave "bullgare " sidomos kur keta lloj i gjen me shumice ne tregun ameriqen per 2-300 dollare copa....ku thuhet per laptope te vitit 2000 jane te "vjetruar" smiley  1 miljon pjestim per dy mije bejne PESEQIND euro copa...Aty ke gjashteqind dollare copa.

Sa i informum qeke per matrapazlleqe re Idris. Kur t'vij anej do ma gjesh mu nji $200 copa se e du per mumen qi t'baje thashethme n'skajp me komshijet qe kane emigru n'hemisferen tjeter ?   smiley

Tushe, kompiuteri im (Vaio, Sony), i blerë në dyqan (dmth as me shumicë dhe as tek prodhuesi) është paguar 499 euro... nga ku, me rregull të treshit i bie që, po t'i kisha unë ato 1meleon do të kisha siguruar të paktën dyfishin e kompiuterave... bile me kompiutera bullgarë mund të shkoja edhe deri tek 3fishi smileysmiley

Edruso, ai Sony Vaio të vjen me gjithë projektor? Pastaj po transportin? S'them se s'mund të kenë lagur ca buzët, po jo aq sa thua ti.

Nuk e di se sa do të paguaje për transportin nga Bullgaria, unë të llogaris që i gjithë malli mund të ngarkohej në 2 kamiona (dhe sikur nga Kina të vinin, maximumi do të ishte 20mijë euro/transport smiley )

Kjo qeveri e meriton edhe nje mandat tjeter!  Po dhe po.  Ka mbajtur premtimet elektorale qe jane nje nder elementet kryesore per te pare performancen e nje qeverie.

 

Shume e lavderueshme kjo me kte levizie, duhet thene dhe ajo qe eshte merit, te pakten per shkollat ne shqiperi kjo eshte nje gjendie e re dhe favoreshme per tu ber nje parapregatitie femijeve te shkollave, se koha perparon dhe tashme kompiuteri eshte gjejia baze ne ter boten pa nje njohuri intime te kompjuterit nuk te hapet asnje der!

Dori, se tani më bëre që të rikthehem përsëri: Sikur të isha qeveri, me 1 milion euro kisha ndërtuar laboratorin e asamblimit të kompiuterave në Shqipëri... se atë të asamblimit të projektorëve e kanë bërë kosovarët smiley

Si djalë që e njeh ambjentin e kompiuterave, besoj se e ke të qartë se sa mund të kursehej smiley dhe se sa njerëz (qoftë edhe 10) do të punësoheshin për asamblimin dhe asistencën e këtyre kompiuterave.

Patjetër që kursen, por s'është edhe aq kollaj të ndërtosh një laptop (desktop është ndryshe). Një farë specializimi duhet. S'do ishte keq të kishte një farë kursi të tillë (mësoi njerëzit të peshkojnë mos i jep një peshk), por do shtonte koston dhe kohën.

P.S. Idris Dell mini fillojnë tek $300 (~230 euro) të rinj dhe të këtij viti. Janë ca të vegjël, por për fëmijë s'janë keq. Në fakt s'janë keq edhe për momën e Tushes nëse shikon mirë nga sytë dhe s'e ka problem ekranin 9 polç.

Dori, në Shqipëri PRETENDOJNË që të Kenë, jo që të kenë diçka që t'ja u bëjë atë punë për të cilën ju nevojitet diçka... nëse do blejmë makina, atëhere të blejmë Ferrari smiley.

Nëse janë kompiutera që do të përdoren vetëm në laboratorët e shkollave, atëhere ç'kuptim ka që të jenë LapTopa?

Ndodh shpesh që në zyrat ku shkoj, ndërmjet 30-40 kompiuterash, më shumë se gjysma janë nga ata Oliveti të para 20 vjetëve (më vjen për të qeshur sepse disa janë akoma me gërmat jeshile... që ti nuk ke arritur as t'i shikosh smiley ).
 

I kam arritur Edrus. Kompjuteri im i parë që kam përdorur ka qenë një IBM 286 smiley Dhe kur shkova në gjimnaz këtu në Amerikë kishin akoma disa kompjutera IBM (s'i mbaj mend se çfarë modeli) që kishin vetëm 2 floppy drives (pa hard disk). Ka plot shkolla dhe në Amerikë që janë me kompjuter të kohës së qepës. Jam dakord që laptop në shkolla s'është edhe aq mirë pasi mund të vidhen apo qoftë edhe dëmtohen më kollaj. Por çmimi s'ka edhe aq ndryshim tani (thjesht desktop mund të jenë më të fuqishëm për çmimin, por në këto shkolla s'do bëjnë gjëra ku mund të dallohet ndryshimi i shpejtësis&eumlsmiley.

Prandaj të thoja që është i ekzagjeruar si shpenzim... sepse me 1 milion euro, mund të ndërtoje një institut komplet informatike smiley ... ku studentët më të mirë të teorisë në shkollat e tyre mund të përfitonin ndonjë bursë për vazhdimin e studimeve (qoftë dhe tre mujore) ndërsa të tjerët mund të ndiqnin studimet me pagesë smiley

P.s: Nëse MASH-i do të provonte t'i blinte stock në eBay, me aq pare, mund të blinte jo 2000, por 20.mijë kompiutera smiley

Po ja fut kot Edrus, 20.000 copë i bie tek 50 euro për kompjuter. Hiq transportin, dhe as 20.000 makina llogaritëse s'blen dot. Le që sa kohë do harxhonin këta punonjësit në ebay për të gjetur 20.000 kompjuter? Sa kushton paga e tyre (se edhe kjo duhet futur tek çmimi)? Siç thashë në fillim, mund të kenë shpërdoruar ca pare, por jo aq sa thua ti.

Dori, nëse kompiuterat në dyqane kanë një çmim 4-500 euro, kur dihet që rreth 40% të çmimit e "ha" Mikrosoft-i, 20% dyqani,10% magazinimi dhe transporti është kollaj që të bësh dy llogari se sa kushton në origjinë një kompiuter (të cilët 'pinguini' mund t'i mbushte me të njëjtat programe operative që ofron BiGa smiley ).

Imagjino të mos blesh 1 ose 2, por të blesh 10mijë copë... T'i sjellin nga Japonia/Koreja/Kina... t'i installojnë dhe... meqë je një klient kaq i mirë, të sigurojnë edhe garancinë online për 4 vjet smiley

Edrus, po i gjete me ato kushte ta garantoj që mund të bëhesh miliarderrr këtu në Amerikë smiley Dhe për kompjuterat që kushtojnë $400 s'merr më shumë se nja $40 Billy jo.

P.S. Dell ka dalë me 17.2% gross margins merre me mend vetë se sa i ka fitimet tek kompjuterat me çmimin më të ulët.

24 karat

Me kte gjendie mjerane qe eshte ne shqiperi s'ka rendesi sesa do kushtoje nje kompiuter, pasi tashme eshte i pa evitueshem fryeria e llogaris per te xheposur ndonje grosh, rendesi ka inisiative dhe rezultati.

Eshte me keq pa hic!

 

Ore yjeshpërndarës hovardhallarë,

Kur vendosni t'i jepni pesë (apo katër) yje një shkrimi, kujt ja "dhuroni:

- shkrimit në vetvehte, artit të të shkruarit, mjeshtërisë së shkrimtarit apo

- informacionit që përcjell si lajm gazete?

Në se është kjo e dyta, e kuptoj së fundi se sa më shumë laptopa (sa fjalë lëngndjellëse kjo..) aq më shumë yje. Gjynah që qeveria s'merr një iniciativë të numërojë kokërr për kokërr grurin që ble në Itali çdo vit, pasi me siguri do të kish merituar yjet e tërë qiellit.

per mua yjet i ka vene Polici & co. per piken e dyte smiley

Mendova te njejten gje, xixe. Me beri pershtypje numri i yjeve dhe niveli i shkrimit, vertetesia e informacionit apo saktesia e burimit. Megjithate, thashe t'i rri menjane, nga frika se mos akuzohem per marrdhenie imorale me frymen negativiste e gjithmone kritikuese smiley

Keshtu qe e lashe pa yll e pa koment kete teme...deri sa me detyrove ti smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).