Marrëveshja që përçante myslimanë e të krishterë

Myslimanët nuk pranojnë që ortodoksët të jenë më të privilegjuar për pronat. Për këtë kanë kërkuar ndryshimin e marrëveshjes dhe unifikimin e qëndrimit të qeverisë për këtë çështje. Me anë të negociatave është arritur në një konsensus, që të gjitha komunitetet fetare të kompensohen fizikisht me prona aty ku është mundësia si dhe financiarisht aty ku nuk është e mundur të merret prona. Ky përfundim është bërë realitet në versionin e fundit të marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe tre komuniteteve fetare në tetor të 2008. Versioni i parë i marrëveshjes, që u miratua nga qeveria në prill të vitit të kaluar, bënte të qartë privilegjimin e ortodoksëve sa i takon kthimit dhe kompensimit të pronave. Bëhet fjalë për nenin 22 të kësaj marrëveshjeje, të cilën e patën kundërshtuar që në prill, ministri i Drejtësisë, Alibeaj dhe ministrja e Integrimit, Bregu. Në nenin 22, pika 3 e marrëveshjes, bëhej e qartë se shteti merr përsipër t’u kthejë ortodoksëve “të gjitha pronat, pasuritë, objektet…”. Ndërsa, po te ky nen, pika 2, për myslimanët marrëveshja parashikonte që, “në përputhje me legjislacionin në fuqi, shteti trajton me përparësi kërkesat e komunitetit mysliman të Shqipërisë për kthimin dhe kompensimin e pronave”. Pra, për ortodoksët përdorej fjala “të gjitha”, ndërsa për myslimanët, mes të tjerave thuhej “kompensim pronash”. Kjo marrëveshje kaloi e tillë në mbledhjen e qeverisë, në prill. Kundërshtia e Alibeajt për këto pika ishte se komunitetet fetare duhej t’i nënshtroheshin procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave njëlloj si të gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë. Kurse Bregu, në një nga pikat e relacionit të saj, theksonte se për çështjen e pronave, në respektim edhe të së drejtës ndërkombëtare, të gjithë duhej të trajtoheshin njësoj. Marrëveshjet me tre komunitetet fetare, ku përveç myslimanëve dhe ortodoksëve nënshkruan marrëveshjen dhe bektashinjtë, kanë ngjashmëri në shumë nene, për të treguar se qeveria ka marrëdhënie e detyrime të barabarta për të tre këto komunitete. Ndryshimet kanë konsistuar vetëm në terma të ndryshëm fetarë, për tre besime të ndryshme. Vetëm te çështja e pronave ka pasur një diferencim. Për ta sheshuar dhe këtë diferencim, u përfshinë në bisedime dhe negociata palët e interesuara. Myslimanët, duke pasur si pikë kontakti dhe bashkëpunimi Komitetit Shtetëror të Kulteve, janë drejtuar me kërkesën për barazi me të gjitha komunitetet e tjera.
Kjo bëri që në tetor të nënshkruhej marrëveshja mes qeverisë dhe tre komuniteteve, në një ceremoni të veçantë, ku u shpreh dukshëm vullneti i qeverisë shqiptare për të zgjidhur çështjen e pronave.
Varianti i fundit i marrëveshjes, sa i takon çështjes së pronave, po në nenin 22 të tij, është i njëjtë për të tre besimet: Shteti trajton me përparësi kërkesat e Komunitetit … të Shqipërisë për kthimin dhe kompensimin e pronave të veta.”

 

Sherri mes feve, Myslimanet: Pronat, favorizohen ortodokset

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Saimir Rusheku, flet për procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Ai pranon që pothuajse 2/3 e pronave të myslimanëve ende nuk janë kthyer. Rusheku gjithashtu flet për marrëveshjen e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe komuniteteve fetare dhe thekson se sa i takon çështjes së pronave, të gjitha komunitetet duhet të trajtohen si të barabartë, pa favorizime. Sipas tij, një barazi e tillë ndodhi edhe sa i takon përjashtimit të komuniteteve nga taksat. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman e përshëndet nismën e qeverisë shqiptare për të dhënë një fond për të gjitha komunitetet fetare. Për një çështje të tillë qeveria duhet të miratojë një projektligj të veçantë, që pritet të kalojë në një nga mbledhjet e saj shumë shpejt.
Zoti Sajmir, cila është situata e kthimit dhe e kompensimit të pronave për komunitetin tuaj, dhe a keni ju një përllogaritje se sa është fatura për këtë kompensim?
Është një proces në ndjekje e sipër. Po punohet për një gjë të tillë, por aktualisht s’mund të them një shifër konkrete, por po bëj me dije se mbi 2/3 e pronave tona ende nuk janë kthyer.
Ju do të preferoni që ky kthim të jetë fizik apo edhe financiar?
Pronat e Komunitetit Mysliman janë të shenjta. Kemi kërkuar nga institucionet përkatëse shtetërore që prioritare të jetë kthimi fizik i pronës dhe synojmë te kjo pikë. Po në rastet kur nuk është e mundur, do të pranojmë dhe kompensimin financiar të pronës.
Zoti Rusheku, në variantin e parë të marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë dhe komuniteteve fetare sa i takon çështjes së pronave, Komuniteti Ortodoks ishte më i privilegjuari?
Unë e kam kontestuar këtë pikë të marrëveshjes. Dhe, në marrëveshjen e nënshkruar me qeverinë të gjitha komunitetet fetare konsiderohen si të barabarta, edhe sa i takon kthimit dhe kompensimit të pronave.
A ka pasur ndonjë moment tjetër kur ju keni kërkuar barazi me të gjitha komunitetet e tjera?
Po. Ka qenë pika sa i takon përjashtimit nga taksat shtetërore. Më 2002, kur u nënshkrua marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe shtetit të Vatikanit, ishte e përfshirë kjo pikë. Prandaj, kemi kërkuar që të përjashtohen edhe komunitetet e tjera nga këto detyrime.
Zoti Rusheku, qeveria shqiptare, vetë Kryeministri Berisha, ka premtuar se do të caktojë një fond për secilin nga komunitetet. Si e vlerësoni ju këtë nismë?
E mirëpresim një akt të tillë, pasi është akti që njeh nevojën e kompensimit moral dhe material për krimin që u krye gjatë kohës sistemit të kaluar monist. Ky fond do të jetë mbështetje për komunitetet fetare pas periudhës së ringritjes së tyre, pas ardhjes së demokracisë. Do të mbështesë edhe nismat e tyre në dobi të zhvillimit social, shpirtëror të shoqërisë shqiptare.

8 Komente

Jo që s'duan të paguajnë taksa, por edhe mezi po presin që qeveria t'ju japë fonde!!!!

Qeveria, nëse është qeveri e një shteti laik nuk duhet të fillojë të japë fonde instituteve fetare.

Shkrim i nje gazete qe ka per qellim vetem te nxise ate qe sipas saj do quhet me vone : u Befte gjaku deri ne gju .    smileyown:

 

Une nuk e di qellimin e gazetes, pasi nuk kam ato lidhje qe ndonje tjeter ka me shqiperine dhe sherbimet e saj sekret, por di te them nga sa di se shkrimi i mesiperm ka disa te verteta. Ka te verten se ligji per kthimin e pronave ishte me favorizues per Orthdokset, dhe se taktika favorizo nje fe kunder tjeteres ka qene rruge e qeverise Berisha qe ne fillimet e saj.

Tashti a  duhen thene keto apo mbajtiur seksret se duke i thene acrojme njerezit dhe behet "gjaku deri ne gju..." Kete une nuk e them dot me saketesi sepse duke i fshehur keto probleme ato majosen dhe shperthejne nje dite mu para syve tane, qe me vetedije i kemi mbushur mendjen (genjyer)  veten se ato nuk egzisotjen, nga ana tjeter duke i thene u jep dore disa ekstremeve qe te ankohen dhe ti perdorin si argumenta ne rekrutim dhe aksion te tyre.

Keshtu te ze belaja ( hall me burre hall pa burre hall te mos martohesh kurre smiley ) kur ke qeveri dhe politike me e pakta idiote dhe me e shumta tradhetare te kombit

Sidoqofte deri sa doli ne shtyp mbase mire eshte te diskutohet.

"Pronat e Komunitetit Mysliman jane te shenjta", tha z. Rusheku.  Po pser mor zotni, pronat e shqiptareve te tjere nuk jane te shenjta?  E c'shenjteroi ligji, dhe as per kompensim s'behet fjale. 

Persa u perket pronave te institucioneve fetare, duhen bere me kujdes keto pune, se pastaj dalim ne katrahuren qe eshte bere ne Greqi.  Gjithashtu, jo cdo pretendim duhet te kompensohet.  Kisha Orthodokse mbaj mend, kerkonte pronat ngjitur me rrenojat arkeologjike ne Apolloni.  Besimi menjane, ca gjerave u duhet vene kufiri te thana. 

Po ça të shenjta janë pronat e këtyre o derëbardhë? Këta me fermane kanë marrë ca prona andej këtej edhe banorët e thjeshtë e kanë "respektuar" pronën e ktyre me ndihmën e kërbaçit. Ku e gjetën këta shenjtërinë? As kanë punuar ndonjëherë tokën, asgjë. Kujdesi për pronat e këtyre siç e the, duhet të jetë shumë, shumë i madh. Unë të kisha në dorë, nuk do lejoja ta shisnin pronën këta pasi ta merrnin, veç në shtet. Për çdo aktivitet në pronat e këtyre tu duhej një leje e posaçme për të parë qëllimet e përdorimit etj.

Se dalin raste pastaj që bëhet tjetri prift e hoxhë e pastaj del pronar vetëm duke lëshuar mjekërr. lol

Edhe dalim pastaj në përfundimin - këta kanë shenjtërinë e leshit!! 

Kjo eshte ide e mire.  Por do hidhen perpjete pastaj e do thone (per te gjitha institucionet fetare) qe prona eshte e shenjte, e ne e kemi shenjterisht te lejuar t'ia shesim kujt te duam. 

Do te doja shume te kishim nje harte te pronave te institucioneve, apo te pretendimeve te tyre, pastaj te flisnim me shtruar.

J. ketu te jap te drejte.

Opinioni im .

Cdo gje i duhet Shqiperise ,por keto kisha dhe xhamia qe konkurojne njera tjetren nuk i duhen fare ,..(ne perendim keto institucione ,jane ne krize se nuk kane besimtare ,dhe cfare ato jane duke bere eshte leshmi i sallave te kishes  me qira ,shume here perdoren per gym, ose aktivitete tjera jasht jashte fese ,).... ne jemi te vonuar mos themi te prapambetur me keto institucione te deshtuara  ne kohen e sotme , aq me teper kur keto perdoren si instrumente per roberimin shpirteror shqiptar ,per percarjen e tyre .

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).