Malësi e bardhë

3 janar 2009 - Një fshatar nget karrocën me kalë përmes dëborës në fshatin Jezerc, 44km larg Prishtinës. Reshje të dendura dëbore kanë zbardhur malësitë shqiptare këtë fillimvit, nga Prishtina në Mirditë. Qoftë vit i bardhë!

 

Foto: Hazir Reka / REUTERS

18 Komente

Blend, zakonisht je i kujdesshëm dhe vendos edhe ndonjë link se ku mund të adhurohet të paktën bukuria e fotos...

S'kam link kesaj here fatkeqsisht. E kam gjet me ket format kaq te vogel ne Yahoooooo!

Rual, nga fotografia, megjithse jo mirë, dallohet që është një djalë i ri që po drejton karrocën... a e imagjinon ti një djalë n'tokë t'shqipnisë që t'ketë marren me hipë n'karrocë kualsh? smiley

P.s: Megjithse Blendi e kishte shoqëruar me një urim, a thua se është ndonjë zonë shiistike, më duket se kjo borë nuk është dhe aq e mirpritur për fshatarët e atyre zonave.

Edrus, megjithese bora ua veshtireson punet, keta malesoret nuk ndalin (Ky eshte mesazhi). "Duhet se vret mikrobet" me tha nje prishtinali per boren.

Sa per ate "djale i ri" e paske pa me ate pa xham sic pe qe limoni im nuk ishte limon. smiley

A Kosovo Albanian man drives his horse cart in a snowy morning ...Reuters 

Flm për detajin e zmadhuar! smiley ... je i vetmi që ju bën tifozllik limonave... kur edhe Nexhi është tifoze e Portokall-isë smiley

Ed,

Limona, partakalla, mandarina ka plot bacja ime

smiley

Qekur kam lere jua kam ndier eren.

Ti atje n'Mamurrs ke pas agrume ?

smiley

kto foto me bejne qe te dua akoma me sh veren!

Do te kete qene ne hall i shkreti per ndonje thes me miell qe ka dal me kal ne ate bore .....Edrus ai nuk eshte nga ata si puna jote ,naten e vitit ri kur bite bore dhe bojshit ndonje resme per bukurite e bores ,   smiley  ..ska aparat ne dore,por kamzhik per kalin !

aq sa me pelqen debora ta shoh,aq me dhimbset ai i gjori!

S'i paska vënë as zinxhira karrocës smiley

S'i paska vënë as zinxhira karrocës

Po kalit ?

Fotoja eshte e mrekullueshme....Ky vendi ishte kosove o Shqiperi?A dini te me thoni impiante skishe ne Shqiperi?

eh sa kamxhija t'tilla i kom honger me ni vakt tuj kcye n'bishta t'kerrit mu si kjo

Ky Plaku me duket i njofshem se edhe Une vij nga ajo ane, me saktesisht i fshatit Pleshine e Eperme, nje lutje per Blendi pse nuk thua more burr qe Jerci eshte 15 km larg qytetit te Ferizajit, me duket jo e pershtatshme te thuash 44 km larg Prishtines,  E kam ate ndjenjen qe shumica nuk e kane iden se nga i bjen Jerci me at Shpjegim , ndoshta ju personalisht nuk e keni ditur, sido qe te jete,  me vjen mire qe tani jam antar i ketij Web sajti edhe s'dua t' ja filloje me kritike.

Falimiderit per Foton.

fotografi e bukur por ketu ku jam une na e nxiu jeten kjo bora.

Kjo foto me ben te them, gezuar Vitin e Ri dhe ardhte pranvera e re sa me shpejt!. Flm Blend

 

Shikonii Ky   Plaku  Met Vertet  Eshte Nga Fshati Jezercc ,un Ket Plak Enjof Mir Se un Jom  Nga Nerodimjaa e Eperme Edhe uun vi prej fshatit jezerc KEt plak Enjoff Mir Asht  Baci rraman  RRaman Isufi <Shpresoj Qe ne  vitin 2009 Te  KEsh , Nje  gjendje ekonomi  met mir,,sa qe mos te detyrohesh  ne kohrat me te veshtira te dalesh , per te punuar,,sepse edhe ashtu, je ne mosh te vjeter, po  ti blendi,, flm per tko foto,,,mvjeh  mir, qe ka ksi njerzz, qe kujtohen edhe per te tjeret,

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).