Makina e baze, djegia nga nje falso-kontakt

Vetem pak ore pas djegies se makines se botuesit te gazetes “Tema”, ne nje njoftim per shtyp policia ka deklaruar se, automjeti i gazetarit Mero Baze u dogj si pasoje e nje shkendije elektrike e shkaktuar nga nje falso-kontakt ne impiantin elektrik. Por vete i demtuari ne nje prononcim per Top Channel u shpreh se policia ka dale ne nje konkluzion pa kryer hetimet e nevojshme.

“Fare pa pritur, pas 5 oresh policia doli ne perfundimin se ka pasur nje falso-kontakt. Ndersa une dhe banoret e pallatit kur pame makinen ne flake, ajo mund te shpetohej pasi zjarri kishte perfshire vetem pjesen e mbrapme. Flaka i eshte vene makines tek pjesa e bagazhit. Nga ana tjeter, zjarrfikesit benin veprime qesharake per te mos fikur zjarrin”, ka pohuar Baze.

Deklarata e policise erdhi mbreme vone, vetem pak ore pas reagimit te Partise Demokratike. “Mendoj qe reagimi politik eshte shume i frikshem nga Berisha, i cili ka inkurajuar bandite kunder meje. Ai ka shpallur nje lufte publike ndaj meje dhe medias qe drejtoj. Ai ne vend qe te distancohej nga veprimet kriminale, ka nxjerre zedhenesin e tij. Ne kete situate, cdo bandit mund t’i kundervihet nje gazetari duke pare qendrimin e kryeministrit”, ka deklaruar Baze.

Botuesi i gazetes “Tema” deklaroi se do t’i kerkoje prokurorise nje tjeter hetim per te cilen ai shpreson te jete i paanshem. “Kur te marr akt-ekspertizen do t’i drejtohem prokurorise per te thirrur nje ekspert te mire, ndoshta nga Gjermania, pasi makina ime eshte gjermane. Ata duhet te jene te paanshem dhe jo te motivuar nga kryeministri”, ka shtuar Baze.

12 Komente

Bota me rrota! Sa ke shpifur per interes te ketij Sale, e sa e ke mbrojtur me pare, he?!
Na dhe "falso-kontaktin" tani! Fati i makines, aq e kishte te shkruar...
Ore po sa ters eshte te nxjerresh ndonje "afere" te ketij Sales, ca behet kshu?!
E kam thene ne nje koment sa ters u vete ketyre tipave...
 ..prite kur ta gjejne te vetqelluar me nja shtate-tete leva pas koke..

Taras!Di gje ti se mos eshte edhe ky merakli gjahu!!''

 Nuk del per gjah Merushja jo. Ai ushqehet me kerma!

amin amin !

smiley

E ke thone aq bukur sa nuk bohet mo smiley

 

shikoni, reagimet e tipit "bota eshte me rrota", "mire t'i behet", dhe "dikur i ke sherbyer atij qe po te vret" nuk jane aspak pozitive... keto frenojne ne vend se te nxisin denoncuesit e krimit shteteror e politik mafioz, qe ne me te shumten e rasteve (ne itali apo ne usa) kane qene prej radheve te mafias (te penduarit)...

pas 5 oresh policia doli ne perfundimin se ka pasur nje falso-kontakt.

Me ate lloje parkimi qe behet ne shqiperi ,ne ato lloje banasesh dhe me ato rruge rrugicash 5 ore jane pak ,persai perket" falco-kontaktit " bo  muu.. qe ka qene nje kontakt i qellimshem ,paralajmerues !!

Mero eshte qefli peshku ,nuk dihet se ku peshko ,ne det ne liqen apo ne rezervuar,se gjuetar ,sma mer menja se bohet !

Merua peshkon ne govate per ate pune....po kujdes se edhe ne govate mbytesh smiley

Mero hala se ka kuptue qe murit me koke nuk i bjehet, sepse i pelqen me bo Saviano-n por harron se Saviano eshte beqar dhe nuk le njeri mbrapa.

Mero eshte trim, por eshte trim pa shoke. Eh sigurisht, po te kesh te besh me njerez si ju me siper, nuk eshte çudi qe ti thoni faleminderit Sules edhe sikur ai tua ........... nonat.

Bashkohem me Sol-in dhe Berber-in... Merua, si nje nga me ish-besniket e Sali Rahm Berishes, e filloi luften pasi nuk mori ate qe nuk mori (ose me mire ate qe i takonte te merrte)...

Por kjo nuk do te thote qe ai duhet duhet te mbylle tani sy edhe veshe. Ai po ben nje opozite te shkelqyer qe prej shume muajsh dhe ky paralajmerim i frikshem eshte nje akt shume i turpshem. Kerkohet me çdo kusht t'i mbyllet goja çdo zeri kunder dhe çdo zeri investigues.

Me shkrini me ironine tuaj te shekullit te 17-te...

Kosta Trebicka beri nje fallco kontakt?

Sali Rahm Berisha harron se nje dite mund t'i ndodhe dhe atij te beje nje fallco kontakt...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).