Lufta e ftohtë e Zotit Putin

Rusia i ka nisur sinjalet e para të kërcënimeve të saj për furnizimin e Ukrainës me gaz natyror që prej mesit të dimrit të shkuar. Tani që këto kërcënime janë shndërruar në realitet, kanë sjellë dhe dëmet e para të dukshme për shtetet e "pafajshme" të Europës. Por kjo situatë e krijuar rishtasi dhe e përsëritur me cikle të njëjta gjatë viteve të shkuara, vjen si pasojë e një rusie tepër të fortë në çështjet ekonomike por jo vetëm. Në këto kushte shtetet e Europës gjenden në një pozicion delikat, pasi e kuptojnë shumë mirë politikën e jashtme që ndjek rusia e cila është një fushatë diktuese që lidhet direkt me taktikat qeverisëse pro-perëndimore që shteti fqinj kërkon të ndjekë.
Cilido nga vendet e Europës nuk e mohon një fakt të tillë, por asnjë nga këto shtete nuk guxon ta kumtojë hapur. Përse u desh që televizioni shtetëror rus ti jepte hapësirat televizive të një lajmi të parë si të hënën ashtu edhe të martën takimeve të një pas njëshme të kryeministrit Vladimir Putin me presidentin e ukrainës? A u bë kjo qëllimisht që më pas kryeministri Putin të kishte mundësi për të urdhëruar kompaninë shtetërore të gazit të ndërpriste furnizimin me gaz natyror për Ukrainën? Zoti Putin iu imponua hapësirave televizive për këtë arsye. Ai u pasqyrua gjerësisht dhe në "seancat e mbledhjeve" me Aleksi Miller drejtorin e përgjithshëm të monopolit të gazit shtetëror "Gazprom", ku të dy aktronin në mënyrë qesharake dhe të ngathët. Në secilin prej këtyre takimeve Putin shfaqej naivisht kureshtar duke i kërkuar Millerit detaje mbi polemikat e shkaktuara së fundmi me vendin kufitar. Miller nuk nguronte t'i portretizonte politikën e qeverisë ukrainase si zhvatëse, mashtruese dhe të pa besueshme. Të hënën, Putini u "sensibilizua" me konsumatorët e gazit të ukrainës, dhe urdhëroi reduktimin e sasisë së gazit që tranzitohet nga ky vend drejt shteteve të tjera Europiane. Ndërsa të martën, ai urdhëroi mbylljen e gazsjellësit si një masë ndaj ukrainës por duke lënë njëkohësisht dhe dhjetra shtete të tjera pa energji.
A ishte kjo mënyra për të zgjidhur një mosmarrëvedhje bizantine dy palëshe mbi çmimet dhe taksat e tranzitit? Sigurisht që jo- por ky nuk ishte synimi i shefit të Dumas. Qëllimi i tij kryesor ishte të përshpejtonte dhe njëherë strategjinë agresive të rusisë për të përdorur potencialin e saj ekonomik të eksportit të energjisë dhe të vendosë dhe një herë tjetër dominimin e saj ndaj vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik të cilat i konsideron ende çështje të sajat. Ariu polar vashdon ende t'i konsiderojë këto vende si pjesë virtuale të tij. Shikoni si shprehet Dimitri Rogozin, ambasadori i rusisë në NATO: "Është e qartë se nëse Europa dëshiron të ketë gaz natyror të garantuar në çisternat e saj atëherë ajo nuk mund të mbështetet plotësisht në aleatin e saj të jashtëzakonshëm, zotin Jushçenko." Viktor Jushçenko është presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë "demokratike" në vitin 2004 ku Moska nuk mundi për herë të parë të mos zgjidhte njeriun e saj. Ashtu si presidenti gjeorgjan Mikhail Sakashvili, dhe lideri ukrainas kërkon që vendi i tij t'i bashkangjitet aleancës së Atlantikut.
Por Sakashvili e mori përgjigjen gushtin e kaluar ku rusia i mori zemrën e saj Tbilisin, ndërsa tashmë është radha e Ukrainës që të pësojë të njëjtin fat por kësaj duke tundur çelsat e ekonomisë. Disa vende në Europë nuk janë dakort me atë çka Rogozin thotë, por ato gjithashtu fajësojnë dhe Sakashvilin për trupat ruse që gjenden akoma në territorin Gjeorgjian. Ashtu si homologët e tyre Gjeorgjian, qeveria e ukrainës ka shumë dobësi, të cilat zoti Putin po i shfrytëzon me shumë "keqardhje." Megjithatë mesazhi i kësaj jave të ftohtë është i njëjti që i dërgohet Europës prej kohësh- por të cilin ajo e injoron gjithmonë. Regjimi i zotit Putin ka për qëllim të përdorë varësinë energjitike të kontinentit plak për të avancuar një axhendë gjeopolitike imperialiste, anti-perëndimore. E vetmja përgjigje e arsyeshme e Europës është përshpejtimi dramatik i Bashkimit Europian për gjetjen e burimeve alternative të energjisë, dhe krijimin e aleancave të reja me shtetet të cilat Rusia kërkon t'i nënshtrojë.
Washington Post

Përgatiti: Androkli Dralo

5 Komente

Putin ben shume mire qe sillet keshtu me Ukrainen dhe pergjigjren qe i dha Gjeorgjis gushtin e shkuar. Sepse kur perball kishte nje Amerik te rrenosur qe kishte humbur orientimin dhe nje Europ te plakur qe u vare ne tersi ne duarte e Ruseve, detyrimishte Putin duhet te fitoje prestigjin e arushes polare ku para disa vitesh shkoje drejte zhdukies?

Ndersa nje Europ e ter pret kur te hap rubinetat "gasprom" qe te ngrohin kembet! Europa kishte mundesin shume me perpara te gjente zgjidhie dhe rruge te tjera persa i perket energjis, pa qen e nevojeshme  te ishin ne varesin e Rusise personale te VLADIMIR PUTINIT?

 Pavarsisht se Putin eshte bere arrogant ne politik (gje qe tregon se nje politikan, s'duhet te rrije me shume se 8 vjet ne pushtet, se behet diktator dhe arrogant pa e kuptuar), Ukraina jo vetem qe s'po e paguante Gazpromin per gazin qe i merrte, por po i vidhte dhe gazin, kuptohet njerzit e thjeshte. Per hir te vertetes, duhet thene se Ukraina i ka borxhe Rusise, pra duhet te paguaje per gazin qe merr.

Belgjika, merr vetem 5% te gazit nga Rusia, nderkoh qe 95% e merr nga tanket me vapore, nga vendet te tjera.

E vetmja përgjigje e arsyeshme e Europës është përshpejtimi dramatik i Bashkimit Europian për gjetjen e burimeve alternative të energjisë, dhe krijimin e aleancave të reja me shtetet të cilat Rusia kërkon t'i nënshtrojë

Po, patjeter, se pershpejtimi dramatik per gaz etanol nga drithrat, cuan ne rritje dramatike te cmimeve te drithrave, dhe ne rrezik dramatik per vdekje nga uria ne shume vende te botes, kryesisht ne Afrike.  Aq sa BE arriti ne konkluzion qe ky pershpejtim dramatik dhe synimet dramatike qe i kishin vene vetes, t'i linin per ca kohe.  Dhe u ri-vizituan marreveshjet per ceshtjen ne fjale.  (Ne US, e njejta gje.  Dhe s'u rriten vetem drithrat por dhe produkte te tjera sepse si rrjedhoje e subvencioneve nga shteti, mbilleshin drithra per etanol, e jo nje varietet produktesh.  Hence, cmimi sarandafiu.  Ne Meksike me qindra mijera njerez protestuan se cmimi i bukes=tortilla u rrit me perqindje marramendese sepse drithrat shkonin tek komshiu me lart per etanol.)

Nje pergjigje e arsyeshme e Europes do te ishte ngushtim marredheniesh me Rusine, ne menyre dramatike te ndervarura.  Por kjo ndoshta s'do te ishte ne interes te Washington.

 

Nje pergjigje e arsyeshme e Europes do te ishte ngushtim marredheniesh me Rusine, ne menyre dramatike te ndervarura.  Por kjo ndoshta s'do te ishte ne interes te Washington.

Evropa ta bëjë më mirë kështu: Marrëdhënie të ngushta me Rusinë në dimër dhe të vakëta në verë. smiley

***

Një nga zgjidhjet alternative të energjisë për Evropën, janë... plehrat. Po bëhen studime që janë shumë premtuese. Madje sot përdoren relativisht mbetjet urbanistike për prodhim energjie. Sidomos te impiantet që punojnë me djegie në vendet skandinave, Japoni etj. 

Ta lesh vehten ne dore te nje furnizuesi te lodrave tip energjie, nga ana ekonomike eshte trapllik, po nga ana gjeo-politike, ky i fundit gradohet me yll.

Evropi mesa duket do te provoje grazhdin, e jo vetem,  te muzhikut. Shnet iu bofte! 

Kur ka ra disa here ne ..., ka vrapu "kushua" ta nxjerr Evron. Por s'eshte e thene qe filmi te perseritet pa mbarim. Aq me shume qe bixhozi i modh luhet me i lagje tjeter, sot e neser.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).