LSI paraqet programin e saj për bujqësinë

www.lsi.al

LSI nis prezantimin e gjerë të programit elektoral dhe qeverisës. Zhvillohet Konferenca Kombëtare e LSI për Zhvillimin e Bujqësisë

Lideri i LSI, z.Ilir Meta prezanton prioritetet e LSI për zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri
---
Lëvizja Socialiste për Integrim fillon prezantimin dhe debatet e gjera të programit elektoral dhe qeverisës. Sot pasdite në njërën prej sallave të Akademisë së Arteve në Tiranë, u prezantua Strategjia e LSI për Zhvillimin e Bujqësisë. Në Konferencën Kombëtare për Bujqësinë, ku u prezantua kjo strategji, merrnin pjesë pedagogë, studentë dhe specialistë të kësaj fushe. Në këtë takim merrte pjesë edhe Lideri i LSI, z.Ilir Meta.

Hapjen e Konferencës Kombëtare, e bëri Kryetari i KDK, z.Edmond Haxhinasto, i cili theksoi se kjo Konferencë do të pasohet nga dhjetëra të tjera në të gjithë Shqipërinë. Më pas Haxhinasto ftoi Kryetarin e LSI, z.Meta për të paraqitur gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet bujqësia sot, si dhe për të paraqitur alternativat e LSI për zhvillimin e bujqësisë dhe integrimin e zonave rurale.

Fjala e plotë e Liderit të LSI, z.Ilir Meta për zhvillimin e bujqësisë;

Kryeçeshtja e LSI dhe politikës sot është varfëria. Me varfëri nuk ka zhvillim; pa zhvillim nuk ka integrim në Europë.

Sot, një në çdo tre shqiptarë janë të varfër dhe shumica e tyre jeton në fshat.

Bujqësia është sektori më i diskriminuar nga Qeveria Berisha. Në vitin 2008, bujqësia zuri rreth 22 % në prodhimin e përgjithshëm bruto, por ajo përfitoi vetëm 0.5 % të tij. Rritja e prodhimit bujqësor është 2-3 % në vit, 2-3 herë më e ulët se ritmet e rritjes së GDP. Ndërkohë që defiçiti i përgjithshëm tregtar, është 1 me 4, ai i produkteve ushqimore është 1 me 9, ndërsa ai i produkteve agroushqimore është 1 me 12.

Për të importuar produktet ushqimore, shqiptarëve u duhet të paguajnë mbi 600 milionë Euro, pra gjysmën e të ardhurave që hyjnë çdo vit në Shqipëri nga emigrantët. Infrastruktura në fshat është akoma e rrënuar. Premtimet e Sali Berishës për 400 km rrugë rurale janë tretur në aferat e korrupsionit, së bashku më shumë premtime të tjera.

Programi i LSI për daljen nga kriza e thellë e bujqësisë dhe një zhvillim të qëndrueshëm të saj shtrihet në disa plane:

-Së pari, është një ndryshim konceptual:

Bujqësia për LSI do të jetë një degë shumë e rëndësishme zhvillimi dhe në rritje të qëndrueshme. Ajo do të zhvillohet përmes politikave rregulluese e mbështetëse të fuqishme nga shteti.

Politikat tona në bujqësi synojnë eliminimin e të gjithë barrierave e pengesave.

Nuk mund të ketë zgjerim ekonomik të fermerëve pa zgjidhur përfundimisht çështjen e pronësisë mbi tokën. Krijimi dhe zhvillimi i tregut të tokës për ne është abc-ja e zhvillimit të këtij sektori. Ne do të konsolidojmë pronësinë mbi tokën dhe të zgjerojmë tregun e saj. Toka do të kthehet në një mjet pune, përmes investimeve edhe në sistemin e ujitjes dhe kullimit.

Zgjidhja e çështjes së pronësisë do të clirojë në qarkullimin ekonomik edhe miliarda euro, tashmë të ngrira.

Angazhimi i buxhetit të shtetit në nxitjen e prodhimit vendas do të jetë serioz. Modeli ynë subvencionues nuk do të jetë as fiktiv e as klientelist. Ai do të jetë një ndryshim thelbësor të subvencionimit, duke aplikuar subvencionimin për njësi produkti, pra subvencione për çdo kg mish, grurë, fruta apo litër qumësht të prodhuar.

Qëllimi me politikat tona do të jetë realizimi i një kosto sa më konkuruese me fqinjët dhe tregun ndërkombëtar të prodhimit bujqësor, standartizimi i tij.
'
Synimi ynë kryesor do të jetë krijimi i markave e brandeve që do të konkurojnë nesër në tregun e eksporteve, por edhe që do të furnizojnë në mënyrë atraktive industrinë turistike në vend.

Sistemi i prodhimit do të shikohet si një i tërë, dhe ndërhyrja do të realizohet njëkohësisht në të gjitha hallkat e tij, nga ferma deri në tryezën e shqiptarëve.

Stimujt fiskalë do të përqendrohen në mënyrë të veçantë tek agro-përpunimi, hallka më e lënë pas dore e zinxhirit agro-industrial sot, ku do të jepen garancitë për kreditim dhe paketa stimujsh fiskalë.

Këto stimuj do të përjashtojnë nga tatimi mbi fitimin për tre vitet e para çdo biznes agro-përpunues.

Do të ketë një fond të veçantë për garanci kreditimi, si dhe do të ketë zbritje të konsiderueshme nga tatimi për bizneset agro-përpunuese për punësimin. Do të inkurajojmë metodën e zinxhirit agro-industrial në prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e produkteve, duke përcaktuar tiparet dhe imazhin e vetë produktit dhe duke rritur kështu qëndrueshmërinë dhe vleftën e tij në treg, e duke krijuar markat e brandet shqiptare të produkteve me vlerë të shtuar më të lartë që do të sjellë edhe rritjen e rentabilitetit të sistemit të bujqësisë.

Prioritetet madhore të LSI për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, do të aplikohen edhe në bujqësi.

Punësimi, prioriteti ynë i parë, do të motivohet me skema incentivash konkrete fiskale.

Bonusi jetik dhe punësimi jetik do të jenë pjesë themelore e politikës sonë edhe në fshat, pasi aty është edhe varfëria më e madhe.

Investimi në kualifikimin profesional të të rinjve dhe fermerëve në fushën e bujqësisë do të jetë prioritet i ynë, duke nxitur shkollat tekniko-profesionale.

Unë sot dua te falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuuar në përgatitjen e propozimit tonë për zhvillimin e bujqësisë. Falënderoj gjithashtu edhe përfaqësues dhe ekspertë të pavarur që janë prezent sot dhe do të kontribuojnë me vlerësimet dhe ekspertizën e tyre në kolaudimin përfundimtar të programit tonë për këtë sektor prioritar të zhvillimit.

Pas prioriteteve të LSI për zhvillimin e bujqësisë dhe integrimin e zonave rurale, të paraqitura nga Lideri i LSI, z.Meta, një program më të detajuar të LSI për zhvillimin e bujqësisë paraqiti Sekretari i LSI për Bujqësinë dhe Mjedisin, Prof.Edmond Panariti.

Më pas diskutuan dhe dhanë mendimet e tyre për këtë fushë edhe pedagogë, studentë dhe specialistë të pavarur të bujqësisë.

4 Komente

shume mire qe nje parti si LSi del qe tashme, 5 muaj para zgjedhjeve, me program dhe pika konkrete per çdo çeshtje qe i intereson komunitetit. Pavaresisht nga propozimet, te cilat meritojne debat e diskutime nga specialistet e fushes, mendoj se eshte gje e mire qe te kete PROPOZIME KONKRETE. Besoj se ne kete pike s'ka kundeshtime.

Ndersa, Partia Socialiste, e cila pretendon te jete alternative e denje politike per qeverisjen e ardhshme te vendit, akoma edhe sot e kesaj dite nuk ka nje program elektoral. Eshte e rende dhe e turpshme, qe 5 muaj para dates se zgjedhjeve dhe 3 muaj e 1/2 perpara fillimit zyrtar te fushates elektorale, PS-ja nuk paraqet asnje alternative konkrete, asnje plan te qenesishem, per asnje sektor. Perpara 1 muaji, doli fjala se 11 specialiste po punonin per kete Program, por se nuk donin t'a nxirrnin ne publik, sepse kishin frike se mos u vidheshin "idete". Kam pershtypjen se ata s'kane ide fare deri tani ... por nejse. Nga ana tjeter, Rama vazhdon fushaten e pyllezimit te Tiranes, (me nga 70 rrenje peme, te falura/donacion nga nje Banke Pirvate, genjen tere vendin se po punon), kurse nga ana tjeter, Shalesi jap kujen se tere problemet qe has Tirana, vijne nga bllokimi i buxhetit te Rames ...

Deri tani, perveç termit "Politike e Re" dhe "Pertej te majtes dhe te djathtes", s'kemi asnje gje te re. Prisni kur te dali Rama jone si Obama, e te nxjerri nje biçim : "Po, ne mundemi!"

eee kam nje pyetje

tani qe lsi eshte ne qeveri, jane bere gje keto? se une sdi gje, po kush e di, mbase edhe jane bere

Pergjithesisht dakort me pikat ne program, te cilat me verte qe duken te mire organizuara. Gjithsesi e gjitha kjo me duket si demagogji dhe populizem i lire.

Qe ne fillim te programit flitet per zgjidhjen perfundimtare te pronesie mbi token, e cila per mua eshte themeli i atyre qe vine me pas. Tani, LSI eshte ne pushtet, eshte bile ne koalicion me nje parti te "djathte". Pse nuk e ndryshon/zhben ky koalicion 7501? Pse sa here qe kemi zgjedhje fillon fushata e legazimit te krimeve mbi token? 

fiks! kete vura edhe me siper une!

me sa di une, subvencionimi te ne esht kaos i plote. shkurt muhabeti, un mund te mbjell nja dy limone ne ballkon sa per imazh, ti them qiviriut sikur kam nje fushe te madhe me portokalle dhe marr leket!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).