Llustra, llustra!

Nje tjeter skene nga mengjeset tipike te Tiranes. Trotuaret jane ngrohur me diell, kafeja ka arritur ne vena, gazeta gjysme e lexuar. S'do t'i ndryshoja asgje, pervec ndoshta çorapet e bardha t'i kembeja me te erreta.

 

Foto: B.S. Me leje nga zotnia, qe kepucet e veta nuk i ka llustruar. smiley Çudi!

50 Komente

lol....kepuc elegante, por me corape te bardha...come siamo eleganti!!

p.s.

duken se qenkan dhe pambuk i trashe smiley

"....kepucet e veta nuk i ka llustruar. Sad Çudi! "

...ehhhhh eshte sikur nje berber te qethi veten / nje kirurg te operoj veten / e kshu me rradhe
 ...pune qe sbohet mnjf ...se t shijo me shume kur e bojn te tjeret smiley

 

 

Ueeeeeeee çar gjetje zgjedhja e gazetes "Shekulli" per te ilustru llustraxhiun!

Ajo gazeta "Shekulli" ndodhi aty rastesisht. Ku qendron çudia e madhe se na çudite? Une nuk e njoh lexuesin dhe me thene te verteten nuk e pash asnjehere ne sy, u mora vetem me llustraxhiun.

Asnje cudi o Blend,

Gazeta shekulli hyn tek gazetat me te lira e me te njoftura.

Ja kaq ! smiley

Por per peshkataret, duhej ta kishe punu ne Photoshop dhe ta kishe fshi logon e shekullit

smiley

Reklame falas K.K. smiley

Ate doja t'i thoja e dashur, "Kushton 20 Lek" (sa 1/4 e nje kafe ekspress). Po ne thurim teori konspiracioni. Pasi e shkrepa foton vura re qe ishte "Shekulli" dhe ia bera "Mos! Ma dogji," se e dija qe do hapej ky muhabet qe u hap. smiley

Heres tjeter do mbaj "Le Figaro" me vete qe te mos kete keqkuptime...

nroje nroje !

Images Like This One

 

Jo jo mbajt nje FT me vete qe te jesh ne rregull dhe aktual smiley

O Blend pse e more kaq seriozisht o burre?

Thjesht po bojsha humor me faktin qe Shekulli "llustro" pak si shume Ramen. Zene se e kishe vone te fotot per diçiture dhe se une vuna diçituren :

"Blini gazeten Shekulli! Askush nuk llustron si ne!"

Tani me fal te boj ene nji pytje prej onjoronti. Ti çar lidhje ke me Shekullin se siqerisht qe nuk di gjo? (mos u tallni me paditurine time ju te tjeret!)

Na fal Lizander se na ka bo xhibi me hije. smiley Ndonjehere shkrimet qe botoj ketu ne peshk i botoj edhe tek "Shekulli". Nuk eshte lidhje kontraktuale as nuk marr honorare gjithesesi se nuk kam dash te shkruaj me norme por kur kam dicka per te thene. Ndonjehere kam botuar edhe tek "Standard" qe perceptohet pro qeveritare.

Mos e vrit menien o Blend. S'ka asnje problem. Po te te kishte qellu rob tu lexu 55 apo Koha Jone do kisha bo te njejten batute une.

Sa per punen e honorareve, personalisht lexoj vetem artikujt e atyne qe nuk morin honorare (me ndonje perjashtim si puna e Cipes ose atyne qe shkrujne per problemet e Kosoves apo Shqiptarve te atij venit pa emer qe kena ne lindje).

Foto: B.S. Me leje nga zotnia, qe kepucet e veta nuk i ka llustruar. Sad Çudi!

Aaa, po ustai catine e vet e le te pikoje mer Blend. Ndryshe nuk eshte usta smiley

Kom thone une ti mi Tushe je e mençme. Ene une jom si ai llustraxhiu; i pa qethe i pa rrujt, por simpatik! smiley me llape jashte 

Ti mo mire te ishe bo druvar, po nejse, dhe berber nuk je sh keq smiley

Ah se per pak desh harova: A ka gjo lidhje ky qyqari ne foto me ligjin e llustracionit? Se mos e kap ligji ene njel pa pune i shkreti!

Ene i gjo tjeter dhe e fundit: Ai burri qe i duken vetem komet dhe gazeta eshte Blendi. E ka bo ket foto vetem me i bo reklam gazetes SHEKULLI. Pse nuk kishte gazeten 55 si gazeta me e lexume ne Ballkan?

Pse nuk kishte gazeten 55 si gazeta me e lexume ne Ballkan?

Berber me siguri deshe me thone ne Europe! Mos ja ul vlerat kshu mer burre!

Hojd mo po ta fal se e ke bo pa dashje me siguri. lol

Ueeeeeeee çar gjetje zgjedhja e gazetes "Shekulli" per te ilustru llustraxhiun!

nije,nije..po pse te ngacmon titulli ty mer  smiley  i detajum je Saraci, po i cop gazete eshte mer,nejse ata qe lexojne RD nuk i lustrojne kepucet si ky "katnari"me pantallona te zeza corape te bardha ,dhe kepucet kafe! smiley

RD meret me tjeter lustracion !!

edhe me corape te bardha po te ishte jam i sigurt qe prap do ishte "kokë-shtypur"

Blend,me keto foto te kendshme qe na sjell nga Tirana,me duket se s'e ke pas te merzitshem kthimin,eshte me te vertet e larmishme memedhimbja smiley

xheni, Shqiperia ka edhe strese me shumice, te çdo lloji. Une u bera tani plot 5 muaj qe jam kthyer dhe jam perballur me nje pjese te mire te gjerave. Po te bej nje liste te problemeve del shume e gjate, por mendoj qe e gjitha varet nga kendveshtrimi dhe sistemi i vlerave. Mungon ai rehati e rregulli perendimor, por nga ana tjeter njeriut i duhen sfidat. Ndihem i permbushur kur cohem ne mengjes per te dhene nje kontribut te vogel vetjak per te ndrequr a permiresuar X problem, dhe nuk jam vetem une. Ka dhimbje koke Shqiperia, por ka dhe nuanca, ka miq, familje, pune per te bere. Atdheu im tjeter eshte i madh, i fuqishem, s'ma ka gajlen, ketij te voglit sikur i nevojitemi pak me shume (ose te pakten keshtu dua te besoj).

Eh, cna bone me qajt

...

smiley

Blend ma knoqe shpirtin me kto llafe! Gjynah qe keto gjona robi i degjon shume rralle dhe akoma me gjynaf qe kur dikush i shpreh nga zemra, shumica mendojne : "Paska rrjedh i shkreti!"

Une me zorr po pres te perballem me kete sfide.

Me Blendin bera shaka, Lisander. Sma merr per keq ai. Dhe e besoj qe e thote seriozisht. Ok Blend ?

Une me zorr po pres te perballem me kete sfide.

Ja ket se duroj une, llafin "sfide". Eshte jeta jote mer cun, pjese e jetes, pse u dashka quajtur medoemos "sfide". Aman, mos ma motivoni kthimin ne atdhe me SFIDAAAAA . Please.

NEjse, falje qe dula nga tema

Tushe nuk e kisha fare me ty. E kuptova shume mire qe ti po boje humor. (biles desha me e preçizu qe nuk kishte lidhje me postimin tat)

Kurse perdorimi i fjales "sfide" ndoshta osht pak i ekzagjerume po ka dy arsye. E para qe une kom 18 vjet e kusur qe nuk jetoj ne Shqiperi (pavaressiht se kthehem shpesh) dhe e dyta llafet e robve qe te gjithe me thone : "mos kujto se e njef jeten ketu se ti e njef Shqiperine vetem per pushime".

Ne keto kushte, besoj se ka disi llogjike qe te kem ca dyshime dhe mposhtja e tyre t'i ngjaje nje sfide. Po ti ke shume te drejte, eshte jeta ime dhe zgjedhja ime.

Si i tha Sander mafishja Irenes:

"Po pergjithsija ketu une jam smiley "

Kshu qe mua me dogji, se vetem une kisha komentu smiley

Nejse, miresetevish nqs vjen Sander. Mu vec qejfi m'bohet. Kur ja ke dale 18 vjet andej, knej ja del per mrekulli. No worries.

Cheers !

smiley

Jo me jo se nuk m'trem aftesia per me ja dale atje. Ajo qe me trem o halli se mos nuk arrij te bej ato gjojna qe du me bo e qe nuk varen vetem prej meje se nuk kone lidhje vetem me mu. Deri tani veç i zhgenjyme kom dale nga çdo zyre ku kom trokit per punet qe me shqetesojne. O shume e ronde kur nje minister ta thote troç qe s'ja ma b... me e thone publikisht se duhen bo kontrolle per nderrimet e kombesise.

Nejse s'po e zgjas se kush duro Zanen masnej tu na tregu se po "shesim" patriotizem! 

Shiko ,Blend!Une te admiroj me nje fare çudie edhe ty e dhe LLukanin per kthimin tuaj.Nuk jam dakort aspak veç kur kete zgjedhje e shitni si patriotizem puro....jeni kthyer se Shqiperia ka shume pune......Une mendoj se eshte nje bilanc costo-benifiicio.Bilanci ju ka dale pozitiv per kthimin ,e jeni kthyer.Keshtu.Nuk e besoj kurre se atje ne Boston-in tend apo ku ishe rrije dite e nate e mendoje per te vuajturen Shqiperi.Nga ana tjeter une e shoh ne nje fare menyre edhe si paftesi per tu integruar ne ate realitet aq dinamilk sa eshte Amerika.Diku ne fillim te vitit e klasifikoje veten si vullnet dobet.....e kjo per mua do te thote shume.Natyrisht ,te uroj gjithe te miret e prosperitet ,por te lutem ,jini realiste e te besueshem....

Po jo o Zana nuk shet njeri patriotizem. E ke shume gabim. Kush ka patriotizem per te "shit", ose nuk e ka idene e patriotizmit ose e dhuron ate. Pastaj ndodh shpesh qe ata qe ndjejne veten te frystruar nga ndjenja e fajit, se s'po bejne sa disa te tjere per vendin ndaj te cilit kane te njejtat detyrime, mundohen ta interpretojne si "shitje".

Po per nje gje te jesh e bindur, patriotizmi eshte pak si dashuria per dike. Nqs fillon e i permend personit ne krah "sakrificat" qe ke bo per te, dije qe nuk ke me asnje lloj ndjenje per te.

Kurse ate punen e integrimit te lutem mos e hap se do na detyrosh te kalojme ne Belul-lliqe dhe s'eshte e hijshme.

Natyrisht ,te uroj gjithe te miret e prosperitet ,por te lutem ,jini realiste e te besueshem....

Edhe ti Zane ben mire te jesh po keshtu sic keshillon.

Nese ty te duket se kthimi ka te beje me pa-aftesine per t'u integruar, aftesia jote e integrimit, deri ku te ka cuar aty ne Itali?

T-red...une nuk po fyej asnjeri....Kur jeton 11 vjet ne Cilindo vend.Vendos e ndrron rrenjesisht ,do te thote diçka apo jo.Nejse ...motivt jane te shumta.Une e kam kur kjo sillet si patritizem puro,deshire per te ndrruar Shqiperine,per te bere diçka per te......Jam dakort se ne vend te besh askushin diku,me mire bej dikushin ne Shqiperi,ne ate shkretire afektive qe shpesh eshte Amerika,me mire Tirana ku ka xhaje,teze,halla daja.Te ashtuquajtur miq pa mbarim.....Jam dakort ....Nese jeta jote permiresohet duke u kthyer ,ka bere shume mire.E mira eshte relative e subjektive per kedo prej nesh.Por mos ma shitni per dashuri e sakrifice per atdheun.

O Zana ti nuk po fyen askend perveç vetes tate! Se dukesh aq e "vogel" shpirterisht sa qe nuk arrin ta kuptosh se mund te ekzistojne njerez qe lumturine e gjejne duke bere diçka per vendin e vet.

Ule pak delirin e madheshtise se ata te cileve po u drejtohesh, nuk e dine fare se kush je pra nuk kane asnje arsye te vijne e te te "shesin" gje ty. Ta thashe edhe me lart, mos ngatarro dhurimin (pra sensibilizimin per nevojen e patriotizmit) me shitjen.

Nuk ka asnje çudi qe nje njeri mbas X vjetesh te kthehet ne vendin e vet. Gjithçka varet se per çfare dhe si i ka jetu ato X vjet jashte. Dhe te jesh e bindur qe kush kthehet ne Shqiperi se nuk arrin te çaje jashte, vetem vjell vrer kunder Shqiperise.

Fotoja eshte nje perqasje e bukur per rolin e shtypit dhe gazetarise llustrosese te realiteteve.  Ashti si lustraxhiu lustron shpesh kepuce qe brenda mbajne kembe te qelbura, ndodh qe edhe shtypi lustron realitet  qe mbajne ere  ...korrupsion.

 

Lizander;ti ç'te keqe sheh ne komentin qe bej une.Une them qe kthimi ne Shqiperi nese nuk eshte i forcuar eshte çeshte bilanci.Me del bilanci pozitiv ,kthehem,ndryshe qendroj.Une nuk marre poze madheshtie.Me duket vero simile,humanisht e pamundur qe kushdo kthehet eskluzivisht per te dhene kontributin  per Shqiperine tone" te vuajtur.."..Ve re te k shume qe jane kthyer,sidomos nga studimet(nuk eshte rasti i Blendit)kete sindrome le ta quaj Skenderbejane.Qe kthehen per kontributin e tyre per Shqiperine,qe atdheu ka nevoje per ta,qe vendi ka nevoje per njerez te ditur.....etj etj.çdo kush ka te drejte te gjeje copen e vet te vendit te lumtur nen Diell.Kjo mund te jete ne Tirane,Boston o Rome...Eshte shume me veshtire jashte Shqiperise ta gjesh kete vend.Kapelen kush ia arrin.Kerkon shume lodhje e pune.Nese une respektoj kete lodhje e pune ku eshte e keqja....

O Zana, as qe diskutohet qe çeshtje bilanci eshte gjithçka. Problemi nuk qendron te fakti qe ti apo dikush ju del bilanci ne Rome apo gjetke, po te fakti se atyre qe bilanci (kryesisht shpirteror) u del ne vend te vet, ti i u ve emrin "te pazotet per tu integruar!".

Une nuk kontestoj te drejten tende per ta gjet veten me mire ne Rome, pavaresisht qe me vjen keq (kete besoj se e kupton qe eshte kompliment). Mua me pelqen te mendoj se shume pak njerez duan ta lene vendin e tyre per qejf, prandaj mendoj se kushdo jep kontribut per permiresimin e jetes ne Shqiperi na ben nder edhe neve qe jetojme jashte.

Ja i the ti Lizander dhe nuk kam shume per te shtuar. Prandaj dhe une fola per "sistem vlerash", sepse po te bej bilanc financiar 100 here, 100 here me rendon kandari nga Bostoni. Por ja qe jo te gjithe e masin permbushjen me parate qe grumbullojne cdo muaj. Ka dhe vlera te tjera ne jete. E habitshme, po ja qe paska. Mua bilanci personal me favorizon Tiranen se ne teresine e gjerave, si njeri, ndihem me mire ne Tirane. Mandej, le te thone "i pazoti per tu integruar" etj, etj...plaça une ne e vrafsha mendjen per keto fjale. Dreqi ta haje, s'po kerkon kush as admirim as simpati - dhe nuk po flisnim per "sakrifica" por "sfida".

Zana, eshte fund jave...kalo ke letersia dhe na rrefe poezine me te bukur qe te pelqen smiley

Vendi me i mire ne bote per te llustrosur kepucet eshte ne Mexico City ne Avenida de la Reforma.

 

njçik si larg mer Gjon

smiley

Manje, po ideja eshte qe Gjoni eshte i bredhur pra, nuk e kupton ti? smiley

 

Fotoja eshte e lezetshme. Me kujtoi nje aeroport ketj, me duket ne Huston TX, qe ka nje ambient brenda ne aeroport me lustraxhi e karrige qe duket si qemoti. Sidomos po te ishte bardh e zi dhe me pak efekte qe te dukej si foto e vjeter, them se do ishte me bukur akoma.

Si kjo p.sh., po ta kishe full size qe te kesh mundesi ta manipulosh.

http://img220.imageshack.us/img220/718/lustraxhiunn7.jpg

Blend,dua dhe une sinqerisht te t'besoj,epo plasem duke thene jemi patriote dhe,sapo ndonjeri guxon te shprehe nje idè te tille,i shkulim floket!!!!

veshtiresi ne vitet e para ka ç'do emigrant, kudo qofte,kush e mohon nuk ka identitet por,zgjedhja qe ke bere per te qendruar prane prinderve vitet e tua me te bukura,mendoj se ja vlen te admirohet.

 Sa primitiv vende.. Ne truar llustrojne kepucet, lypin femije dhe pleq pa kembe e pa duar, lexohen libra e gazeta, bertasin e shajne me te madhe, hedhin plehra e pershtyjne,  ne trotuar rrine te vrasin kohen, te gjejne punen dhe te bejne bisnesin, te vjedhin dhe te shesin....

Shqiperia ka dashuri te vecante per Trotuarin!

Pse mer Liqen?  Andej nga Inglitoka, keni vend te posacem per llustraxhinjte smiley?

Ketej nga ne ish-Inglitoka peasants, sa del nga Grand Central, ne 42street, eshte llustraxhiu ne trotuar per te te fshire kepucet.  Stolat per klientet jane goxha te mire ama, te larte, s'prekin trotuaret smiley

Do ta bejme Shqiperine si Amerika apo jo?!
ja keshtu fillojne gjerat pak nga pak. njelloj si keta Bankierat me Wall Streetsat tane ky tipi ne foto... e c'kane me shume keta anyway?!  Ne vend te Shekullit nje Wall Street Journal... ai bobja ca Cash me shume ne Bank, luan Golf ne vend te Skedinave...ben ndonje plezhion nga dritarja ne vend te kocifozit kur the Stock Market nosedive... ndonje fancy house and luxury car...dhe nja ca aksesore te tjera... Ne fund me kete tipin me corape te bardha dhe kostum te zi ne foto, do piqet kur te veje te ai vendi..
i rrofshin $$$, se ne lagje s'ja var gjylet njeri...

p.s. me pelqen kjo; Gurri rendon ne vendin e vet! dhe njekohesisht heqje kapele, per te tere ata qe jane kthyer dhe e shohin te ardhmen ne Atdhe!!

Taras, po imagjinoja burrin ne foto duke mbajtur WSJ, apo NYT ne dore, ne vend te Shekullit!

Priceless image smiley

Une  do ta shikojia nga nje pikpamie tjeter kte foto!

Nje dialosh i ri i perlyer me boje kepucesh i pa mundur ne shqiperi te gjeje nje pune prestigjoze dhe nje AGA i koheve moderne dhe i plutizmit kapitalis?

I cili me kenaqesi eshte ulur ne stolin e drunjte duke joshur leximin  e duke imagjinuar dhe fantazuar ne mendien e tije se sa gjigande eshte dhe sa joshet nga sherbimi i dialoshit!!!

 

Ajo c'po me bezdis mua ne konfrontimin me kete foton nuk eshte gazeta qe zoteria ka ne dore, aq me pak bindjet politike, por fakti qe pranon inferiorizimin e nje qenieje tjeter duke paguar per llustrim kepucesh. Kjo madje i jep dhe te drejten te mos behet pjese nderuese e kesaj fotoje, kurse llustraxhiut po. Ky i fundit s'ka aq prestigj ne shoqerine e denje shqipetare...i duhet dhene fytyre llustraxhiut qe shkelqen kepucet ndersa zoteria ne nje poze karagjoze relaksohet duke lexuar shtypin.

Stomaku mbrapesht me sillet!

Blendo ka lidhje kjo foto me ligjin e lustracionit? smiley

Kam kaq kohe qe shes mend si i bredhur dhe vetem Xhibi e paska kuptuar.

Si duket nuk dikerkam te shes mend edhe ne kushte anonimiteti

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).