Libri në koma. Rroftë Facebook-u!

 

Mbresa nga një përvojë e parë... dhe betohem të mos futem më, thuajse i bindur se nuk do të mundem t'i rezistoj gjatë tundimit të kësaj Sirene Bashkëkohore me emrin joshës FACEBOOK.

Përvojat e para të një individi (shqiptimi i fjalëve të para, lodrat e para, sherret e zënkat e para, libri i parë i lexuar, shokët e miqtë e parë, puthja e parë, përvoja e parë seksuale, botimi i parë, tradhtia e parë, divorci i parë etj. etj.) është provuar se janë të rëndësishme, në mos vendimtare, në formimin dhe jetën e tij.

Ndërsa në rastin e një shkrimtari, këto përvoja të para, në më të shumtën e rasteve, bëhen gurë themeli mbi të cilat ndërtohet ngrehina e tij letrare.

Me këso arsyetimesh e bindjesh në kokë, vendosa t'i shtoj listës së përvojave të mia të para edhe një të re: atë të facebook-ut. Pasi kisha refuzuar për muaj e muaj me radhë ftesat e shumta në adresën time (shokë e miq, shkrimtarë e jo-shkrimtarë, të njohur e të panjohur), më në fund u dorëzova: ftesës elektronike të poeteshës së re Dezdemonë B. për të qenë shok i saji iu përgjigja pozitivisht (OK).

Më pas, duheshin kryer disa formalitete të thjeshta që unë, më në fund! të bëhesha anëtar me të drejta të plota i komunitetit qindra-milionësh me emrin fort tingëllues FACEBOOK.

Si i mbarova adetet elektronike, natyrisht, kureshtja ime e parë do të ishte njohja me poeteshën e re Dezdemonë B. Profili (portreti) i saj më la pa mend: një bjondinë e hatashme, si e dalë yrysh prej një reviste mode, më këqyrte plot joshje e provokim. Pa e marrë veten mirë nga turbullimi i çastit, erdhi edhe reagimi i saj i parë:

"Hi Ridvan!"
"Hi Dezdemonë".
"Mirë ke qenë?"
"Mirë".
"Ke mirësinë të lexosh poezinë time të fundit?"
"Jam i nderuar..."

Pa e mbaruar mesazhin tim, ia mbërrin edhe vjersha e Dezdemonës: një vargëzim bajat dashurie e që nuk ka asgjë të përbashkët me portretin magjepsës të autores. Megjithatë, ia ngre lart (vjershën).

Poetesha e re largohet e lumtur: si duket, nxiton t'i shpërndajë vargjet e saja tek të tjerë facebook-as. Thuajse jam i bindur se askush, qoftë ai dhe shkrimtari a kritiku më pedant, duke shijuar portretin e autores, nuk do të ketë kurajën ta shajë atë palo poezi...

Sapo jam ndarë nga poetesha e bukur, kur në adresën time vijnë thuajse njëkohësisht dy ftesa:

1. Dëshiron të bëhesh anëtar i grupit "Kundër hipokrizisë së Ismail Kadaresë"?
2. Dëshiron të bëhesh anëtar i grupit "Ne mbrojmë vlerat e Ismail Kadaresë"?

Kujtohem se kohët e fundit jam sharë e kritikuar thuajse njëkohësisht edhe si "mik" i Kadaresë, edhe si "armik" i tij, prandaj dhe i pranoj pa hezitim (OK) të dyja ftesat.

Por befasitë në facebook nuk paskan të sosur! Ftesën e radhës ma dërgon Ridvan Dibra, domethënë vetja ime: "Dëshiron të jesh shok me Ridvan Dibrën?". Thuajse pavetëdijshëm (ndjesë për mungesën e modestisë!), kujtohem sakaq për gjithë ata shembuj shkrimtarësh të shquar (Kafka, Pirandelo, Pesoa, Dostojevski, Prust, Borges, Apdajk, Forster dhe plot të tjer&eumlsmiley, të cilët kanë pasur probleme me personalitetin e tyre të dy apo të shumëfishtë.

"Hi Ridvan Dibra!"
"Hi Ridvan Dibra!"
"Je një shkrimtar koti".
"Jam".
"Cinik dhe i shtirur".
"Ndoshta...".

Alter egoja ime virtuale më shan e fyen sa mundet dhe mandej largohet (me siguri!) i kënaqur. Unë nuk kam nge t'i bluaj sharjet e fyerjet, sepse, ndërkohë, në adresën time kanë vërshuar me dhjetëra e dhjetëra ftesa "për shok e mik" (kurrë, në jetën time reale, nuk kam pasur kaq shumë shokë e miq): shkrimtarë të njohur ose jo, politikanë të majtë e të djathtë, lexues dashamirë ose e kundërta, analistë të pavarur e të angazhuar, gazetarë lloj-lloj, miq të fëmijërisë e emigrantë, femra të bukura si kukulla, kritikë e akademikë etj. etj.).

I pranoj të gjithë (OK), derisa më nis dhimbja e kokës dhe vërej me tmerr se pasdrekja ime (e çmuar!) ka shkuar për lesh (siç shprehet një mik i imi shkrimtar): asnjë faqe libri e lexuar, asnjë rresht nga romani im i ri i shkruar...

Dal nga aty (nuk e di pse, por kam përshtypjen se sapo kam dalë nga një kurth katakombesh e ku gëlojnë gjithfarësoj papastërtish) dhe betohem të mos futem më, thuajse i bindur se nuk do të mundem t'i rezistoj gjatë tundimit të kësaj Sirene Bashkëkohore me emrin joshës FACEBOOK.

Në mbrëmje, deri vonë, bluaj në mendje lloj-lloj gjykimesh e interpretimesh rreth raporteve të Librit me fenomenet bashkëkohore, sidomos me Lartmadhërinë e Tij, Internetin. Qëndrimet janë të shumta e të larmishme, por në fund të fundit ata mund të organizohen në dy grupe të mëdha:

1. Partizanët e tezës se "Libri i vërtetë (domethënë Letërsia) është në rrezik dhe se po humbet karakteri i tij elitar". Mbrojtësit më të shumtë të kësaj teze duket se janë Shkrimtarët e vërtetë (domethënë ata që vuajnë për librin).

2. Partizanët e tezës se "libri (domethënë gjithçka e shkruar dhe e bërë publike) po njeh një lulëzim të paparë dhe se institucioni i publikimit kurrë nuk ka qenë më demokratik sesa sot. Mbrojtësit më të shumtë të kësaj teze duket se janë kritikët dhe akademikët (domethënë ata që jetojnë me librin).

Kokën e ndiej plumb nga dyshimet e dilemat. Aq më shumë kur në ditët e sodit, në të ashtuquajturën epokë postmoderne, të vërtetat (herë-herë të dukshme si drita e diellit) bëhen relative dhe të krijohet bindja se gjithkush ka të drejtë.

Të nesërmen, duke ruajtur dyshimet e natës së kaluar, i shmangem programit mësimor dhe u flas studentëve të mi për mrekullinë me emrin facebook. Në fund të orës, veçoj dhjetë studentë (më të mirët!) dhe u bëj një pyetje të thjeshtë: "Sa prej tyre janë anëtarë të bibliotekës së universitetit dhe sa anëtarë të facebook-ut?" Përgjigja nuk më befason dhe aq: dy prej tyre janë regjistruar në Bibliotekë, tetë në Facebook.

Nuk më mbetet gjë tjetër veçse, i tërhequr mënjanë, t'ia pohoj vetes me gjysmë zëri:

 

LIBRI NE KOMA. RROFTE FACEBOOK-u!

 

Kaq.

42 Komente

Po u fute ne valle, do e hedhesh kemben sipas avazit. Ndaj dhe une nuk jam regjistruar ne Facebook etj etj.

Peshk,

lexoje nga fillimi deri ne fund cer shkruan ky dhe po nuk me dhe te drejte te shprehja : O zot sa jane shtu budallenjte kohet e fundit !

Ja nji psh :  ...Të nesërmen, duke ruajtur dyshimet e natës së kaluar, i shmangem programit mësimor dhe u flas studentëve të mi për mrekullinë me emrin facebook. Në fund të orës, veçoj dhjetë studentë (më të mirët!) dhe u bëj një pyetje të thjeshtë: "Sa prej tyre janë anëtarë të bibliotekës së universitetit dhe sa anëtarë të facebook-ut?" Përgjigja nuk më befason dhe aq: dy prej tyre janë regjistruar në Bibliotekë, tetë në Facebook...

 

Ja imagjino vete tani ! Studentet e mire ee kupto vete cer produkti nxjerr kjo mendje si ky qe ka shkru kete gjene me siper ! smiley

I rafte pika kush e shpiku !

Keshtu me tha nje shoqe mbreme per Facebook-un smiley

Po sjell telashe te medhoja ke mileti. Po fut sherrin neper cifte, po ndan grate nga burrat hihihihih

Keshtu me tha nje shoqe mbreme

Ka pas qen i kong e pleqve t'krujes, ca sedvalij kto, me ato musteqet gjiF long, nuk di a bohet mo ai grup,... ene knojshin something like: me than shoqet mrame, merre mi merre plakun-e...  smiley

Cil plak mer ?

Une vetem plakun tim, dhe Idrisin njof smiley

 

Idrisi osht i zon... no such luck   smiley  

ajo konga sikur vazhdote:

o ju thaft goja mori shoqe,

qyqa c'ta du un' plakun-e,

dYkMe pasur gjalin-e....

PS: popell qefli...gjiF xxxxsteron...  smiley 

Poshte facebook , droga e fundit virtuale. Nje mik me tregonte se si kishte nis sherri me gruan e cila e kishte "kap mat" duke komuniku ne fcb ne fakt me nje kolege per ceshtje pune dhe ajo( gruja dmth) e kishte perceptu si nje flirt virtual.smiley

po ca lesh o

une po flas qe rilidhen me dashurite e vjtera te cerdhes, kopshtit, 8 vjecares, lagjes, kampit, ushtrise, refugjatllekut.

Plus flirtet me te panjohur

hihih

Koth, nuk u merzite me nihilizmin tend dhe prirjen per te pare te tjeret vetem budallenj?

Jo, hic fare.

E lexove shkrimin ti , apo vetem titullin?

Pa na e trego ti si mund te quhet nje njeri qe zgjedh 10 studentet e tij me te mire dhe po ky njeri na thote qe vetem dy prej tyre kane dashuri per librin ?

Si keshtu spiritullaqe !?  smiley

Di gje njeri sa vjeç eshte autori i artikullit?

Ato dy hipotezat per fatin e librit krahasojne mollet me dardhet. Libri klasik dhe letersia elitare mund te kene vuajtur kohet e fundit edhe si nivel shitjesh edhe si ore te shpenzuara per individ duke lexuar kete lloj letersie. Nga ana tjeter mund te kene lulezuar zhanre te tjera si tregimi, eseja dhe letersia non-fiction, karakteristikat demografike te lexuesve mund te kene ndryshuar (mund te analizohet kjo edhe ne lidhje me hendekun teknologjik) per nje shperndarje pak me te barabarte, etj. Eshte e vertete qe libri, klasik ose jo, ne leter ose dixhital, ka konkurrent argetimin e shpejte  nepermjet internetit apo televizorit. Libri nuk ka mundesi te tjera vec t'i pershtatet ketij realiteti - dhe te ndryshoje.

Nderkohe, po lexoja nje dite ne New York Times se sa ndikim negativ kane portalet e shit-blerjes se librave (shume lire) ne internet, duke rrezikuar librarite, shtepite botuese dhe vete autoret qe jetojne me te ardhura botimesh. Nga njera ane ky treg mundeson qe libri te arrije edhe ne shtepite e varfra apo ato qe nuk duan te shpenzojne shume per libra, nga ana tjeter i pret ujin e burimit krejt institucionit.

Mund te shtoj gjithashtu qe romani ne zanafillen e vet ka qene mjet per te argetuar zonjushat me histori intrigash dashurie. Duhet ta kemi parasysh kete perpara se ta barazojme 'librin' me 'Krim dhe ndeshkimin'; ky i fundit, me thene te drejten, e ka edhe vete elementin e argetimit te shpejte (madje nuk do te habitsha nese shitjet e tij te kishin pare rritje kohet e fundit).

Tani, per rolin e kishes ...

Artikulli merr për shembull facebook-un për të ilustruar atë që thotë tropizma.

Eshte e vertete qe libri, klasik ose jo, ne leter ose dixhital, ka konkurrent argetimin e shpejte  nepermjet internetit apo televizorit. (tropizma)

Pra, nuk besoj se autori po ndërton ndonjë hipotezë lidhjeje mes popullaritetit të Facebook-ut dhe mosleximit të librave, porse ka shkruar një turbo-artikull të cekët, pa hyrë në analizë të shkaqeve. 

Ky artikull, si edhe ai i mëparshmi i Panajotit, shkruar me një qëndrim "eh, ne nuk jemi si këta të facebook-ut aop bbf-së, ne jemi intelektualë, por ç'e do, s'kemi ndonjë alternativë a proponim si t'i ndreqim këtë punë" janë tërësisht të dalë mode.

Është tërësisht e dalë mode të vësh në dukje diçka (të vënë shpesh në dukje edhe nga të tjer&eumlsmiley e të mos analizosh pse ka ndodhur kjo punë (me librin a muzikën) e si mund të ndreqet.

Shumë shumë shkrim i bukur!!! 5* dhe dorështrënguar jam treguar.

 

p.s Po e bëj add në facebook kët Ridvanin. smiley Më pëlqen si përson.

Po pse me, une per vete ke Facebuku im kam raft librash qe e ndaj me miqte, jam ne book club etj. Pse duhet ta perjashtojne njeri tjetrin

smiley

 

Cfar ngjyre i ka syte ? Sa e ka nr. e kembes autori?? daiiii

Nga 10 studentet me te mire qe atij i rezultojne aty mes atyre krundeve , vetem 2 jane frekuentues te bibliotekes. Mesazhi dhe shqetsimi eshte i qarte: formimi kulturor i brezit te ri (dhe abdejtimi i te vjeterve si puna jote Kothsmiley vjen nga interneti, fcb, gazetat dhe lajmet ne tv. E kuptoj habine dhe alarmin e tepruar te brezit te vjeter qe formimin  solid kulturor e lidh vetem me librin e lexuar sot ne epoken e internetit por edhe tendenca tjeter, ajo e mosleximit te librave artistike, shkencore, historike dhe pornografike po deshe ( Femrat e Bukovskit psh smiley nuk mund te zevendesoje ndjesite, inf. dhe edukimin qe vjen prej ketij burimi tradicional dhe me peshe ne formatimin kulturor te njeriut postmodern

OK Koth i nderum??

Po mos lexo komentet e mija , por shkrimin se shof qe do e beke mik kete autorin smiley

Se ti e di qe eshte lodhshme me i bere spjegim spjegimit.

Ky shkronjesi thote : qe kam zgjedh 10 me te miret studente te tij ( jo krundet ) dhe nga keta 10 me te miret 2 i rezultojne si prej verteti.

Atehere une them qe autori eshte hajvan ! Megjithate ti mos u ndiko nga une, beje mik se nuk me ngelet hatri mu smiley

Nuk do të thotë gjë ajo Koth. Dhe ta them unë pse... nëse i ka vitparista normal që shumica më parë nuk e njihnin fb-në e të tjera...

Mirëpo tani ata po marrin profilin e dijes se nga do ndikohen. Se studenti është në formim e sipër. Nuk është i formuar.

O lal, o isoj si te peshku... ca lexojnë e i replikojnë xhibit që e fillo paragrafin kshu: unë nuk di asgjë për kët temën edhe mbush i faqe.

ca të tjerë i replikojnë the koth-it, qy edhe i llaf kur e hedh të shko në mendje e thua: Ore po ça dreqin do të thotë ky, ça ka në mendje???

 Shkrim i bukur???!!!! :o

 

Autori eshte nje poet shkodran, qe rron ne shkoder e te tjera e te tjera ...

smiley

pak arrogant smiley , sidomos po ta nigjojsh live

smiley

 

Ky facebook-u do varur te sheshi Skenderbej,se u ka hequr mendjen njerezve.

Vallaj dobët. Dalin herepashere artikuj gjithandej qe ia vene fajin Internetit per "dekadencen e rinise", ene harrojne qe libra vazhdojne te botohen, qe ne Internet shkruhet e shkruhet mire, e qe vete Interneti s'ka shije: eshte thjesht mjet si per Facebook ashtu edhe per biblioteken e New York Times (qe meqe ra fjala, autor, e ke te plote ne Internet... s'ma merr mendja ta kete biblioteka e Tiranes).

Nejse, tha.

Hiq pjesen e librit, qe edhe mua m'u duk qark i shkurter,  shkrimi kishte skena humoristike qe e perfaqesojen shume mire facebookun si nje pazar ku i gjen te gjitha, bile edhe veteveten (me kujtoi being John Malkowitch ajo skena e takimit te vetevetes).

kto jane budallalliqe. s'dine cfare te shkruajn kta gazetaret sot e merren me facebukun ngaqe ka dale moda keshtu. jo se jam ndonje fanatik i facebukut, por mendoj se varet nga njeriu nqs ka deshire te lexoje apo jo, s'eshte facebuku arsyeja kryesore e mos leximit te librave. un kam nje faqe fcb e kjo sme pengon aspak te lexoj  libra.

Te bejme kompromisin Historik: Fcb eshte mjet modern komunikimi , nje kafene virtuale per robt e shperndare an e kend botes apo brenda vendit dhe ku njeriu gjen pak hapsire e shkemben ca muhabete me the e te thash ... (vazhdimine di Tushjasmiley

Por e keqja eshte perdorimi i kthyer ne  obsesion,si  shenja e  modernitetit  dhe si i vetmi kanal komunikimi dhe interneti si burimi i vetem i formimit kulturor.Per pasoje  leximi i i librit te gjalle duket se eshte futur ne krize dhe shikohet si gjest jashte mode. Po flasim per masen dhe jo individe te shquar qe akoma mbajne libra neper duarsmiley

Jam shume dakort me ty spiritus.Sigurisht qe teprica nuk eshte e mire askund...madje madje as ne sevda smiley

kthimi i facebook apo my space ne mani eshte mese evident ,nuk ka njeri qe nuk ka nje profil..dhe je 'cool' nese ke shume shoke virtuale ....per te cilet as te bie nder mend tu flases nese i sheh ne rruge...po kjo eshte ceshtje tjeter..

ndoshta me te drejte para se te gjykojme per perceptimin e tmerruar te autorit per keto networkig sites,eshte mire te dime moshen e tij ...se helbete smiley ,keta te vjetrit zor se bashkohen me menyrat e reja te shoqerizimit e komunikimit virtual....dhe e bejne qimen tra ne koma smiley hihihihihi

 

 

Te gjitha teprimet ne sevdate e rinise falen e mirekuptohen. Si me ja bo kur te ze sevdaja ne pleqni. smiley

Ironi e thurur bukur.

Nuk je i detyruar por te terheq.

Bela e madhe.

Ritvan, N mos e kerko ne facebook se nuk eshte.

 

 

Artikulli bazohet ne dy pohime te paverteta

a) ne te shkuaren libri paskerka qene trendy, ne mode, e i perhapur (s'ka bere vaki)

b) facebook-u na qenkerka mjet edukimi (c'edukimi) apo argetimi (bjerrakohes), apo zevendesues i jetes shoqerore.

 

Se pari libri nuk ka qene asnjehere ne mode, dhe nuk ka qene fenomen mase. Dhe brenda perbrenda botimeve gjithnje librat cilesore, qofshin letersi, qofshin akademi kane patur botime te kufizuara ne sasi, pasi interesi ka qene i kufizuar, nderkohe qe librat joimpenjative, argetues, demagogjike, propagandistike jane botuar masivisht (sot pikerisht keta te fundit jane zevendesuar deri ne nje fare mase nga televizioni, interneti etj)

 

Se dyti facebook-u eshte thjesht nje medium. Dhe si cdo media e avancuar teknologjikisht, ka dimensionet pozitive, sic jane liria e komunikimit, zhdukja e censures etj, po dhe ato negative, mungesa e filtrave etj. Si medium facebook-u mund te perdoret per qellime edukuese, ndergjegjesuese etj, por kjo nuk do te thote qe vetiu eshte mjet edukimi, apo krijim artistik etj etj...

bukur sol se po pertoje me shkrujt te njejten gje. komplet dakord.

 

Ketu eshte mbush plot me njerez pa ide qe diskutojne pa degjuar per probleme qe nuk egzistojne. Z-ti na rujt.

Sikur po behet boze me keto thirrjet "ludite" kontra nje mjeti apo nje tjetri. 

Piplla, kur zgjedhohen foljet, fillohet me "une" e pastaj ti, ai, ajo etj.  Keto sulmet ndaj vetes se trete sikur mbajne ere ca si teper ...

 

Lexo kapitullin "Ky ketu do ta vrase ate atje" nga romani "katedralja e Parisit" te Balzakut.

Asigjo nuk vdes, po nuk qe zgjidhje e ndermjetme. Video killed the radio star, thane, por asigjo s'i boni. Nderkaq jon zhduk pri qarkullimit floppy diisqet (a ju kujtohen mre? ato disketat e vockla 1.5 MB or smth).

Nuk ka si ndjenja e letres neper dur.

Nuk ka si letra qe vje ke kutija postes e shkrujtme me dor

Vallahi o emigrant ke shume te drejte. Se ç'ka qit frongu i gjosen me lexu libra te dixhitalizume or ti, ene mu me duken shume K... ata intelektualet qe lexojne ate gjosenin ne metro. Po jo mer vlla po nuk ka si libri prej letre. Megjithese po ta shofesh holle holle e ka nji te mire kjo pune. Te pakten nuk te hapet barku tu pa ne nje vagon metroje 3-4 veta qe lexojne "Kod(osh)in e Da Vincit". Pra me ate rast evito reklamen per keto librat e longut.

Kurse per gazetat vallahi me duket mo mire se ajo ishte leter e hudhme kot. (se noshti nuk e morim mo buken me vete kur ikim m'plazh)

Kurse ato letrat e shkrujtme me dore, vallahi mu m'ka more molli (se noshti m'ka zone fryka me hap kutine e postes se vetem fatura gje). Kurse shoqnine teme nuk e besoj se qekur u shpik e-maili kone ra rehat e nuk i qisin mo syte venit me deshifru shkrimin tem.

Nja dy fjale kalimthi :

Libri leter versus Libri internet : kush eshte me i forte ?

Kam degjuar shpesh andej-kendej se njerezit lexojne aq sa me pare, dhe jane po aq te ditur sa me pare, por puna eshte se kjo dije nuk kalon me nga libri por nga ekrani.

Per mua, kjo eshte nje iluzion i paster. Dhe nje mendjeshkurtesi. Sot, ne epoken e klikut (Rrofte Lartmadheria e tij, MIU !), gjithnje e me shume njerez futen ne llogoren Internet dhe mundohen te bejne folene e tyre, ne synim te nje qenie ne qender te botes : te dish c'behet rreth teje, kjo eshte gjithe ceshtja. A nuk kjo dhe thelbi i pushtetit ? Ai qe di, ka pushtet. Ai qe s'di, eshte gjithmone i shtypur.

Mirepo, a kemi te bejme me dije ne rastin e Internetit ? Kam frike se jo. Informacioni nuk eshte dije, megjithese te gjithe bejne be ne koken e tij. Informacioni eshte thjesht nje fluks i pareshtur llomotitjesh qe te vijne nga te gjitha anet. Prurja e ketij fluksi i tejkalon gjeresisht nevojat e trurit te njeriut. Nese ka nje hero ne ditet tona, ky eshte truri. Jam i bindur qe katragjyshi im, Tarak Karabushi, po te rikthehej sot ne jete, do te dilte mendsh ende pa i mbushur 12 ore. Per te, njohuria ishte te dinte c'kohe do te beje neser duke pare perendimin e diellit ne mbremje, apo dhe oren kur te kthehej ne shtepi ne varesi te levizjes se zogjve. E tere dituri e tij mbeshtetej ne nje vezhgim te gjate e te qete, ne nje meditim prej njeriu te thjeshte.

Po dija ? Eshte e qarte qe ajo nuk vjen kurrsesi nga bombardimi me informacione nga me te shumellojshmet. Klikimi eshte nje nga semundjet kronike te nje pjese te mire te planetit. Durimi ka marre arratine. Sa prej jush nuk rrine me pult Tv ne dore duke i nderruar kanalet per çdo dy minuta ? Sa prej jush i shkon nje emisioni deri ne fund ? Po mire, sa prej jush ka lexuar nje artikull te gjate ne internet ? Nje faqe gazete ? Edhe mundet, por ama jo pa bere nja dy-tre klikime majtas-djathtas per te pare c'behet. Nese na duhet ndonje ilac, ai do te jete nje antistres, nje ilac qe te na beje te na zere menderja vend per me shume se nje ore (nje ore lexim me liber ne dore eshte mese e mjaftueshme per nje qenie njerezore).

Me fjale te tjera, dua te them qe LIBRI ESHTE ANTIDOTI I INTERNETIT. madje, kam frike se edhe libri eshte infektuar ca. E keni vene re qe shume vete fillojne pese libra njekohesisht ? Kjo vjen ngaqe virusi i klikimit ka hyre dhe ne leximin e librit. Ne duam te kercejme nga titull ne titull, ne fakt thjesht per te krijuar iluzionin e leximit.

Na ka marre malli te ulemi dhe te lexojme nje liber 800 faqesh, pa u hutuar nga libra te tjere, pa pare facebook apo peshkupauje.

Koha e arte e qiriut ka marre fund. Tani eshte koha e njemije telave te ngaterruar pas kembes se tavolines.

nuk u lejokan mo bejtet kshu?

Sol... cer trishtimi....

More djema, libri nuk e humbet vleren. Megjithate e ardhmja i takon internetit "ndergjegjes kolektive te njerezimit". Mos harroni qe interneti eshte mjeti kryesor i perhapjes se librit! Duam apo s'duam ne gradualisht njerezimi do ingranohet se bashku me elektroniken - ne ate faze do te jemi ne gjendje ti lexojme librat duke perdorur lidhjen direkte te trurit tone ne internet, pak a shume si ne filmin "The Matrix" me nje ndryshim: lidhja do jete pa tela (wireless).

 

Kam ca ide

Futbolli ne kome; faji i Obames.

 

Gazetat nuk shesin : fai i Peshkut pa uje, natyrisht.

 

S'ka drita : faji i Lostit.

 

Pluhur ne rruge : qeveria punon, po fajin e ka Youtubi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).