Kuvendi, OK ambasadorit në Kosovë

Komisioni parlamentar i Punëve të Jashtme miraton kandidaturën e Islam Laukës për ambasador të Shqipërisë në Kosovë. Drejtori aktual i marrëdhënieve shumëpalëshe në Ministrinë e Jashtme, mori dje bekimin e maxhorancës dhe opozitës për të përfaqësuar vendin tonë në Prishtinë. “Duke shprehur si opozitë vlerësimet pozitive për kandidaturën e paraqitur, shpreh kënaqësinë e veçantë që një personalitet si Islam Lauka do të përfaqësojë Republikën e Shqipërisë në një nga vendet më të rëndësishme dhe se emërimi i tij do të ndikojë jo vetëm në ecurinë e mëtejshme, por dhe në konsolidimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”, - u shpreh në fjalën e saj deputetja socialiste, njëherësh ish-titullarja e diplomacisë shqiptare, Arta Dade.

Vonesa

Lauka, i cili ka qenë propozimi i vetëm i qeverisë për postin e ambasadorit në Kosovë që pas 28 shkurtit të vitit të kaluar, ka ngjallur jo pak debat në komision. Kjo, për faktin se ndonëse kandidatura e tij kishte mbërritur për shqyrtim në Kuvend prej pothuajse një viti, ajo ishte pezulluar. Si opozita, ashtu edhe maxhoranca fajësuan për këtë vonesë Ministrinë e Jashtme dhe kërkuan llogari prej saj për shkaqet e shtyrjes për gati 11 muaj të kësaj çështjeje. “Përballë publikut nuk mund të bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë. Minimalisht, jo ministri, jo zv/ministri, por sekretari i përgjithshëm që e ka ndjekur duhet të ishte prezent në këtë mbledhje”, - tha socialisti Kastriot Islami. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kreu demokrat i Komisionit të Jashtëm, Preç Zogaj. “Komisioni i Jashtëm dhe Ministria e Jashtme janë dy institucione të pavarura, por që bashkëpunojnë. Veprimi i njëanshëm i njërit institucion nuk është në favor të vetë atmosferës, klimës dhe të momentit të emërimit të ambasadorit”, - deklaroi ai. Kandidatura e Islam Laukës kishte mbërritur në Komisionin e Jashtëm që në 28 shkurt të 2008, duke mos kaluar për dekretim në presidencë. Dy ditë më parë, Këshilli i Ministrave ripropozoi të njëjtin emër si diplomat në Kosovë, dhe tashmë është në dorë të kreut të qeverisë emërimi ose jo i tij.

Kandidatura

Vetë Lauka, duke folur para deputetëve premtoi të jetë zëri i qeverisë shqiptare në Prishtinë në mbështetje të plotë të pavarësisë së Kosovës. “E vlerësoj propozimin e emrit tim si nder dhe privilegj, por nga ana tjetër edhe si një sfidë të vërtetë. Synimi im do jetë të përçoj në Kosovë me forcën dhe nderin e duhur, qëndrimet politike të shtetit shqiptar në mbështetje të pavarësisë. Pozitiv është fakti që bazën për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe e kemi krijuar”, - theksoi ai. Islam Lauka pritet të jetë i pari ambasador shqiptar në shtetin e ri të Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë së saj, më 17 shkurt 2008. Lauka është një nga diplomatët më me eksperiencë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

2 Komente

Une nuk jam dakort per kete Islamin . As Kac Islami nuk ishte se ishte shume dakort. As  Jozefina nuk besoj se eshte dakort qe atje te shkoje Islami.

Po as ata qe mendojne qe kane ndryshuar raportet e perberjes fetare nder shqiptare nuk jane dakort , besoj . ( Kosova eshte 95 % muslimane )

Pse nuk u gjet ndonje me emer trendy per ta cuar atje ? P.sh. Jozef . smiley

Atehere le te sherbeje kjo shaka , per te kuptuar ndonje gje me shume kur flasim per shqiptaret si komb dhe BE si ender integrimi.

Do udheheqe Shqiperia e moderuar ( ta kuptojme mire fjalen moderim ne kete rast ) per tu bere ne versionin e lehte : te pranuar.

Edhe keto konjukturat me emrat le ti perdorim se mire na bejne. I dhame nje here shansin Shqiperise te kishte President te krishtere. Mire shkoi , por jo krejtesisht.

Kalaja duhet marre nga brenda jo me mjet te pare luften dhe ne kete rast i vetmi mjet i efektshem eshte moderimi yne i vazhdueshem ( ne te Shqiperise ) per te ndikuar edhe tek te tjeret shqiptare perqark.

Per fat te mire Shqiperia e ka kete mundesi si vend ëmë.

 

Koth

Uroj ta kesh me humor apo ironi tere ate koment mesiper. smiley

Ndone gjuhe te huaj di ky Islami? Apo ce do se ne Kosove do te shkoj atje flitet vetem shqip smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).