Kur nuk ndodh

Ti me tregon thjeshtesine e te vertetes
te cilen , gjithe kete jete te larget tonen
e mbulon me hirin -mish akoma te trupit
me hirin - mish te heshtjes.
Te dhemb pse bej sikur nuk e di te verteten
te verteten qe e jetova ne enderr.
Edhe enderra fragment i te vertetes eshte!

Besova ne nje-sojshmerine e te vertetes tone
qe hiri-mish akoma, i trupit tim nuk e mbulon dot te gjithen
dhe heshtja ime , e vrare me plumba dembele e prap vrases
e paditit gjithe te verteten time....
dhe ti s'u trishtove
dhe ti s'u gezove
-U lodhe!
...
Per ty ishte akt i perseritur...
zhveshja e hirit- mbulues, me fryme
te ndizej , te digjej thenxhilli
derisa t'u shuante.
Nese shuhet ndonjehere e verteta
e verteta e padobishme!
..
Ne krahet e mije bosh
po , po bosh si dege te thata peme
var veten pernate nje enderr e vjeter
Ndersa une genjej diten me nje deshire
te merdhitur...
Ta filloj jeten , jeten tjeter
edhe nje here nga fillimi
Nga fillimi deri ne fund me te verteta te perbashketa.
...
Eshte e vertete qe ti je...
edhe gezimi edhe brenga
qe i pashe per here te pare
qe per here te pare i preka.
...
ja , kjo eshte e verteta e zbuluar 
dhe  thengjill i harruar
qe digjet e hi nuk behet!

 

Ndoshta duhet besojme se,
Dashuri te verteta
jane vetem ato dashuri
qe nuk ndodhin!

12 Komente

Kto jane dilemat e dashurise se vertete, jetesore, dhimbje dhe kenaqsi, brenge dhe gezim.Ta perjetosh si nje kafe mengjesi, zeher dhe zahar  bashke,  me shijen e se ciles ringjallerohesh, nis diten dhe pret te nesermen per te perseritur ritualin.Ferrparajse dashuria e vertete smiley

Ne krahet e mije bosh
po , po bosh si dege te thata peme
var veten pernate nje enderr e vjeter
Ndersa une genjej diten me nje deshire
te merdhitur...
Ta filloj jeten , jeten tjeter
edhe nje here nga fillimi
Nga fillimi deri ne fund me te verteta te perbashketa.

RESPEKTE!

 

PS Bac, u kry! You know what. Cheers!

Pak e komplikuar kjo poezi ,por me sa kuptova behet fjale per dashurine e pare,dhe dashuria e pare nuk harrohet,mace qenke kenaqur me te ,me dashurine e pare ne ender,e omel e omel ,por dhe e hidhur paska qene,farmak! smiley

Shume e bukur kjo poezi macia!

Eshte e vertete qe ti je...
edhe gezimi edhe brenga
qe i pashe per here te pare
qe per here te pare i preka.
...
ja , kjo eshte e verteta e zbuluar 
dhe  thengjill i harruar
qe digjet e hi nuk behet!

  Ndoshta duhet besojme se, Dashuri te verteta
jane vetem ato dashuri
qe nuk ndodhin!

--------------------------

jane putrat e tua qe me grricin aq sa te qaj?! GREAT!

E bukur kjo poezi,madje shume.Plot me figura te goditura...Ti s'u trishtove , tis'u gezove,u lodhe.....

Shume e bukur. Shume dhimbje paske o Mace. Uroj te gjesh paqe ne shpirtin tend... ose ndryshe, nqs sheh e gjykon se nuk ka shprese, por vetem mpirje, Zoti te dhente fuqine e guximin te jetosh e kerkosh deshiren... trillin.... te verteten e perbashket... ku i dihet... mase e gjen... me mire te vdesesh ne paqe se ne perpelitje... por me mire ne perpelitje se ne mpirje.

Je me fat vecse, mendjen e paske te kthjellet, shume te tjere/a e jetojne dhimbjen ne konfuzion. Mgjths mund te jem edhe gabim, ndoshta nuk eshte poezi personale, por sepse sma ha mendja te mos jete, ndryshe ndjenja nuk do te dilte kaq e vertete.

Meqe jemi tek e verteta, them se je autore e vargut, jo e prozes. Te pakten me aq sa kam lexuar prej teje... proza sepse nuk te shkon, kurse vargu duket ti pershtatet shume natyrshem ndjenjes tende.

pershendetje,

Mace, përse kur dërgon një shkrim kaq të bukur nuk harxhon 5minuta më tepër për ta korrektuar dhe për të shkruajtur me Ë dhe me Ç?

Nëse vlerësimi për përmbajtjen nuk influencohet nga kjo "mangësi", edhe forma do të arrinte disa shkallë më lart.

P.s: po ashtu, shiko dhe ndonjë gabim të vockël të lënë aty-këtu:
te digjej thenxhilli= te digjej thëngjilli
Ne krahet e mije bosh=Në krahët e mi bosh
Ndoshta duhet besojme se=Ndoshta duhet besojme se

23, thote: Shume dhimbje paske o Mace. Uroj te gjesh paqe ne shpirtin tend... ose ndryshe, nqs sheh e gjykon se nuk ka shprese, por vetem mpirje, Zoti te dhente fuqine e guximin te jetosh e kerkosh deshiren... trillin.... te verteten e perbashket... ku i dihet... mase e gjen... me mire te vdesesh ne paqe se ne perpelitje... por me mire ne perpelitje se ne mpirje.

 

Nuk e kuptoj kete gjykim rreth gjendjes shpirterore te poetit apo per dhimbjen qe paska ai/ajo ne shpirt. Kjo ndodh shpesh, nuk e kam vetem  me ty 23-sh. Gjykoni vepren or shok, jo t'i japesh "uraten" tende per fuqi etj. Poeti nuk ka nevoje per ngushellime dhe kortezira. Poeti ka nevoje per reflektim, per frymemarrje, pas aktit te publikimit. Dihet se dhimbja dhe vuajtja shpirterore e ben poetin te shkruaje. Eshte nevoja per te nxjerre ate energji  ose vullkan qe vlon se brendshmi, me ART. Ndaj fukaralleqet qe i degjoj se tepermi si, " e shkreta sa po vuan" ose "po hiqka te zinjte e ullirit" ose "hajt mo se do gjesh shpetim" etj, vecse te bejne te kuptosh qe  komentuesi eshte drite vite larg nga poezia. Kemi te bejme me krijues te dashuruar me poezine, te angazhuar, te talentuar, ndaj duhet pak kujdes.

 

Per sa i perket poezise, eshte nje triumfim i shpirtit. Tre vargjet e fundit jane epilog me vete. Urime

vepra nuk eshte vecse nje reflektim i asaj qe ka artisti ne shpirt... nqs ty ste pelqen menyra se si vepra jote refeltkon mbi gjendjen tende shpirterore ne sy te lexuesit, atehere ndoshta me mire te shkruaje dicka per te qeshur..

Pikerisht, perderisa vepra eshte reflektimi i gjendjes shpirterore te artistit, atehere le ta shijojme ashtu , si veper, si art, jo me ngushellime.

 

Kam shkrujt dhe per te qeshur dhe kan ron permys dynjaja.

 

 

do e kem parasysh kete, ndoshta ka nje menyre te duhur per te lexuar, qe duhet mesuar, flm.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).