Kuadri Makroekonomik e Fiskal 2010 - 2012

Hyrje

Kuadri fillestar makroekonomik e fiskal për periudhën 2010-2012 është pjesë e Sistemit të Planifikimit të Integruar dhe përgatitet nga Ministria e Financave. Kuadri makroekonomik e fiskal përgatitet me qëllim që të ofrohet informacion për përcaktimin e përparësive strategjike, shpenzimeve agregate, synimeve në lidhje me të ardhurat dhe defiçitin, si edhe për përcaktimin e tavaneve për të filluar proçesin e p4rgatitjes së Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) në nivel ministrie. Kuadri fillestar makroekonomik e fiskal miratohet nga Komiteti i Planifikimit Strategjik në muajin e parë të çdo viti, dhe është subjekt rishikimi dhe përditësimi në dy momente kyç gjatë vitit; në muajin Maj, përpara finalizimit të PBA-së dhe të tavaneve të PBA-së për shpenzimet, dhe në muajin Shtator, përpara dërgimit në Parlament të projekt buxhetit të shtetit. Kuadri makroekonomik e fiskal për periudhën 2010-2012 përbëhet nga dy pjesë kryesore. Në pjesën e parë paraqiten vlerësimet mbi zhvillimet ekonomike dhe fiskale gjatë vitit 2008, dhe pjesa e dytë trajton parashikimet e treguesve kryesorë makroekonomik, parashikimin e burimeve në dispozicion të qeverisë dhe shpërndarjen e tyre për periudhën 2010-2012.

Përmbledhje Ekzekutive

Gjatë vitit 2008 ekonomia shqiptare shënoi ecuri pozitive, si në drejtim të rritjes ekonomike ashtu dhe për sa i takon stabilitetit makroekonomik e thellimit të reformave strukturore, drejt një ekonomie më efiçente. Rritja reale ekonomike për periudhën Tetor 2007 – Shtator 2008, e llogaritur nëpërmjet Produktit të Brendshëm Bruto Tremujor (treguesit të ri statistikor publikuar nga INSTAT), shënon nivelin e 9.9 përqind. Ndërsa vlerësimet e Ministrisë së Financave për rritjen vjetore të vitit 2008 (janar – dhejtor 2008), në pritje të rezultateve nga llogaritjet e INSTAT, tregojnë për një nivel në intervalin 7 deri në 8 përqind, e cila do të jetë objekt rishikimi në muajt e mëvonshëm. Niveli i përgjithshëm i cmimeve qëndroi i ankoruar brenda kufijve optimalë prej 2 deri në ë përqind. Norma mesatare e inflacionit për vitin 2008 arriti në 3.4 përqind dhe ai i fund-vitit nivelin e 2.2 përqind. Evidentohet performancë e lartë në sektorin e ndërtimit, mbështetur dukshëm prej investimeve publike në infrastrukturë. Sektorët e shërbimeve, industrisë nxjerrëse e përpunuese dhe ai i energjisë elektrike kanë putur gjithashtu një ecuri të kënaqshme. Nga njëra anë norma e papunësisë ka shënuar rënie graduale, e nga ana tjetër vihet re një rritje e konsiderueshme e pagave thuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë. Gjithashtu ecuria në sektorin e bujqësisë paraqitet krejt e normalizuar gjatë këtij viti, pas një periudhë tepër të vështirë të krijuar një vit më parë, si pasojë e faktorëve klimaterik ekstremalisht të pafavosrshëm.

Sistemi ynë financiar kaloi mjaft mirë impaktin e goditjeve direkte e më të forta nga problemet financiare të gjeneruara në tregjet financiare ndërkombëtare. Duke marrë në konsideratë këto goditje, ecuria e sistemit monetar e financiar të vendit paraqitet mjaft e mirë. Depozitat me afat në lekë e në valutë të rezidentëve deri në muajin tetor janë rritur përkatësisht me 7.1 e 11.4 përqind, duke çuar në një rritje prej rreth 6 përqind të ofertës monetare (M3). Në të njëjtën kohë, huaja për ekonominë ka vazhduar të zgjerohet me ritme optimale, ndërsa niveli i kredive me probleme mbetet i ulët. Kredia për ekonominë deri në muajin tetor është rritur me 31.5 përqind, ku rreth 2/3 e kësaj rritje i atribuohet biznesit, ndërsa pjesa tjetër individëve. Këto zhvillime reflektojnë zgjerimin e biznesit dhe rritjen e të ardhurave e të nivelit të jetesës së individëve. Diferenca midis normave mesatare të interesit për depozitat dhe atyre të huasë dhe bonove të thesarit është ngushtuar lehtësisht, duke reflektuar rritjen e konkurrencës dhe zhvillimin në tregun financiar. Në të njëjtën kohë monedha vendase, Leku, vazhdon të tregojë një qëndrueshmëri teper të lartë ndaj valutave.

Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2008 eksportet e mallrave u rritën me 18.4 përqind, në terma vjetorë, ndërsa importet me rreth 15.3 përqind. Një pjesë e mirë e rritjes së importeve i atribuohet rritjes së mallrave kapitale dhe atyre atyre të përdorura në proçesin e prodhmit, duke reflektuar edhe njëherë zgjerimin e aktivitetit të biznesit. Gjithashtu një kontribut të lartë në rritjen e importeve, kryesisht gjatë gjysmës së parë të vitit, kanë patur rritjet e larta të çmimeve në disa prej produkteve kryesore që importojmë, si produktet ushqimore dhe karburantet. Të ardhurat nga shërbimet janë rritur me rreth 7.9 përqind, të mbështetura kryesisht nga një ecuri e mirë e sektorit turistik. Në të njëjtën kohë edhe shpenzimet e rezidentëve për shërbime të huaja, kryesisht turistike, janë rritur me rreth 8.6 përqind. Bilanci i të ardhurave nga faktorët e prodhimit ka vazhduar të jetë pozitiv dhe me një rritje rreth 1.4 përqind krahasuar më një vit më parë. Nga ana tjetër, dërgesat e emigrantëve për nëntë muajt e parë të vitit kanë shënuar një ulje, por megjithatë mbeten një burim kryesor i financimit të deficitit tregtar, duke financuar rreth 37 përqind të tij edhe për këtë periudhë. Si rrjedhojë e zhvillimeve të mësipërme në transaksionet korrente, deficiti i llogarisë korrente pati një thellim gjatë  këtyre nëntë muajve, por në të njëjtën kohë kjo është mbuluar plotësisht nga flukset hyrëse neto të kapitaleve. Bilanci i llogarisë kapitale dhe financiare për këtë periudhë rezultoi me një tepricë prej 767.4 milion euro ose rreth 19.7 përqind më i lartë se një vit më parë. Fluksi i investimeve të huaja direkte (IHD) ishte rreth 3 përqind më i lartë se nivelet rekord të një viti më parë. Për më tepër, vlen për t’u theksuar që gjatë vitit 2008 pjesa më e madhe e IHD ka qenë e tipit “green-field” , kundrejt vitit 2007 i cili edhe pse pati rreth 80 përqind më tepër IHD se sa viti 2006, ku një pjesë e mirë e tyre vinte prej privatizimeve. Ky fakt, duke i shtuar këtu dhe rritjen e depozitave të jo-rezidentëve në sistemin tonë bankar, si dhe rritjen e aftësisë së qeverisë për të marrë hua nga investitorë të huaj, janë shprehje e qartë e përmirësimit të dukshëm të perceptimit dhe besimit të investitorëve të huaj në ekonomine tonë dhe të aktorëve të saj. Të gjitha këto zhvillime në llogarinë korrente e atë financiare rezultuan në një bilanc të pagesave me një tepricë prej rreth 101.4 milion euro duke çuar në një stok të rezervave valutore të autoritetit monetar në rreth 1.6 miliard euro, i mjaftueshëm për të financuar rreth 4 muaj importe mallrash e shërbimesh.

Reformat fiskale të ndërmarra në vitet 2007 - 2008 kanë bërë që sistemi tatimor në Shqipëri të jetë më lehtësuesi dhe nxitësi për zhvillimin e biznesit krahasuar me vendet e rajonit. Politikat e taksave kanë qënë në funksion të prioriteteve strategjike të qeverisë. Paralelisht me këtë qëllim shpërndarja e barrës së taksave në mënyrë më të barabarte dhe me pak deformuese, ka qënë element dhe tipar tjetër i rëndësishëm i kësaj reforme fiskale.

Shqipëria, tashmë në një “momentum” mjaft pozitiv ekonomik renditet në një prej të paktave vendeve të cilat për gati një dekadë rresht kanë patur një rritje ekonomike të lartë e të qëndrueshme prej mbi 6 përqind. Kjo konfirmohet më së tepërmi gjatë dy viteve të fundit të cilat ishtin një “stress-test” real për ekonominë, ku me gjithë problemet në energjinë elektrike, thatësirën në bujqësi e së fundmi krizën financiare e rënien ekonomike në tregjet e huaja, rritja ekonomike e vendit tonë vazhdon të jetë në të njëjtat nivele të larta. Krahas progresit teknologjik dhe reformimit strukturor të ekonomisë, implementimi gjatë këtij tre-vjeçari i një serë politikash e reformash efikase makroekonomike, të orientuara qartë nga “filozofia” e stimulimit të rritjes ekonomike nëpërmjet nxitjes së ofertës aggregate, i kanë dhënë një shtysë mjaft të fortë ekonomisë. Ndjekja e politikave makroekonomike efektive si dhe thellimi i mëtejshëm i reformave ekonomiko–strukturore, krahas proçeseve të tjera të natyrshme në të cilat po kalon ekonomia si progresi teknologjik, akumulimi i kapitalit e ristrukturimi i ekonomisë drejt një ekonomie gjithnjë e më efiçente, do të sigurojnë që kjo ecuri ekonomike të vazhdojë e tillë edhe të paktën për një të ardhme afat-mesme.

Situata jo e mirë ekonomike që pritet për një numër të konsiderueshëm të ekonomive më të mëdha botërore, sigurisht që përbën riskun më të prekshëm edhe për ekonominë tonë. Megjithatë, duke qenë se promotori kryesor i zhvillimit e rritjes ekonomike qëndron në tregun dhe në aktorët ekonomik të brendshëm, kjo e vendos ekonominë shqiptare në një pozicion relativisht të mbrojtur ndaj këtyre zhvillimeve jo të favorshme. Gjithashtu autoritet përgjegjëse për hartimin dhe ndërmarrjen e politikave makroekkonomike janë plotësisht të fokusuara në zhvillimet e mëtejshme dhe janë plotësisht të angazhura që nëpërmjet këtyre politikave të injektojnë stimuj shtesë në ekonomi në kohën dhe në masën optimale, me qëllim lehtësimin sa më tepër të efekteve negative që mund të vijnë nga zhvillimet negative të tregjeve të huaja. Deri më tani, krahas një mbikqyrje më të afërt të sistemit bankar, politika monetare është materializuar kryesisht në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, si dhe mbikqyrjen e likuiditetit e ruajtjen e ekuilibrave financiarë të sistemit, duke mbajtur të pa ndryshuar normën bazë të interesit. Megjithatë në rast të një kontraktimi të ekonomisë, investimeve apo konsumit, e në rast të një rënie shqetësuese të nivelit të përgjithshëm të çmimeve, vlen për t’u theksuar që politika monetare shihet si një instrument tepër i gatshëm, efektiv e me majft hapësirë manovrimi, për të amortizuar efektet negative e për t’i dhënë impulse nxitësë ekonomisë. Në të njëjtën kohë, politika fiskale e parashikuar për vitin 2009 duket mjaft adekuate për situatën që po kalon ekonomia botërore. Për vitin në vijim është parashikuar që të realizohet një nivel mjaft i lartë investimesh publike, kryesisht në infrastrukturën rrugore, por jo vetëm. Këto investime shihen si tepër efikase e efiçente si në perspektivën afatshkurtër, ashtu dhe në atë afatgjatë të ekonomisë. Në afatin e shkurtër këto investime do të ndihmojnë të mbajnë në nivele të larta kërkesën agregate, e rrjedhimisht prodhimin, punësimin, të ardhurat dhe konsunsumin në ekonomi, kontraktimi i mundshëm i të cilave përbën dhe riskun kryesor afatshkurtër. Nga ana tjetër, duke qenë se investimet  në infrastrukturë në vendin tonë kanë një kthyeshmëri mjaft të lartë, kjo politikë fiskale e prirur drejt investimeve në infrastrukturë shihet tepër efiçente edhe në këndvështrimin afatgjatë të ekonomisë. Gjithashtu, përsa i përket efikasitetit të politikës fiskale për të nxitur ekonominë në afatin e shkurtër, një tjetër aspekt mjaft pozitiv i kësaj politike është financimi me kapitale të huaja i një pjese të konsiderueshme të investimeve të planifikuara, duke i lënë kështu të gjithë hapësirën e nevojshme biznesit vendas që të vazhdojë të kreditohet nëpërmejt kapitalit vendas e të vazhdojë normalisht aktivitetin e tij ekonomik.

Duke marrë plotësisht në konsideratë edhe situatën e pafavorshme të krijuar në ambjentin e jashtëm, e cila pritet të vazhdojë të paktën edhe për një periudhë afatshkurtër, rritja ekonomike për periudhën 2010 – 2012 parashikohet të jetë në nivelet e 6 - 7 përqind, ndërsa inflacioni rreth nivelit prej 3 përqind. Më specifikisht, rritja ekonomike për këto tre vite parashikihet të jetë, 6.7 për vitin 2010; 6.9 përqind për vitin 2011; dhe 6.6 përqind për vitin 2012. Bazuar në buxhetin e vitit 2009 dhe në kuadrin makroekonomik, si edhe në politikat fiskale dhe përmirësimet administrative që do ndërmerren, të ardhurat e buxhetit të shtetit gjatë periudhës 2010 – 2012 parashikohen të rriten në mënyrë graduale e të qëndrueshme. Në vitin 2010 të ardhurat parashikohen të jenë rreth 28.55 përqind e PPB (ose rreth 371,009 milion lek&eumlsmiley, 28.72 përqind e PBB në vitin 2011 (ose 411,8ë6 milion lek&eumlsmiley dhe 28.85% përqind e PBB në vitin 2012 (ose 456,335 milion lek&eumlsmiley.

Elementet kryesore të politikës fiskale për periudhën 2010 – 2012 do të jenë: ( i ) Mbajtja kostante e normës së TVSH-së; ( ii ) aplikimi i efekteve pozitive që janë marrë nga zbatimi i politikës së taksës së sheshtë për tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimi mbi fitimin; (iii) rishikimi i nivelit të akcizës së mallrave të forta; (iv) ulja e të ardhurave nga taksa doganore si rezulat i zbatimit të angazhimeve tarifor në Marrëveshjen e Ndërmjetme BE-Shqipëri, CEFTA, MTL me Turqinë; (v) ulja e normës së kontributeve të sigurimeve shoqërore për pjesën që paguan punëdhënësi nga 20 përqind në 15 përqind. Kjo masë do t’i shtrijë efektet duke filluar që nga 1 maj 2009, së bashku me rishikimin e nivelit të taksave vendore.

Shpenzimet e përgjithshme buxhetore parashikohen që për vitin 2010 - 2012 të arrijnë në rreth 32.02 përqind të PBB. Theksojmë që në këtë vlerësim nuk përfshihet përdorimi i të ardhurave nga privatizimet strategjike, pasi ato do të jenë objekt i buxheteve suplementare. Burimet do të përdoren kryesisht për reduktimin e defiçitit buxhetor në rreth 3 përqind të PBB, rritjen e diferencuar të pagave, rritjen e pensioneve mesatarisht 12 përqind në vit dhe për mbajtjen e një ritmi të lartë të investimeveprej 7.25 përqind të PBB në vitin 2010, 6.98 përqind në 2011 dhe 6.83 përqind në vitin 2012.

Shpenzimet korente parashikohen përkatësisht në masën 23.67 përqind të PBB në 2010, 23.57 përqind të PBB në 2011 dhe 23.55 përqind të PBB në 2012.

--------------------------------------------

Shënim: Më sipër janë paraqitur vetëm "Hyrja" dhe "Përmbledhja Ekzekutive" te Kuadrit. Studimi i plotë mund të lexohet në faqen e Ministrisë së Financave në këtë lidhje

23 Komente

Cfare qetesie e pabesueshme ne kete teme, mbase duhet vene fotografia e ndonje politikani/e per te terhequr me shume vemendje smiley

hihihi

une kam 2 dite qe dua ta them ket. Do rrosh me shume se une. Jo me kot ma ndolli berberi vdekjen smiley

Po shif LL, keto tema asnjehere nuk frekuentohen, sepse duan b..the per ti lexu me kujdes, duan kohe, duan njohuri teknike, por duan dhe nje cike me shume info te pergjithshme qe peshkataret nuk i kane.

Jepu 30 faqe material historik, alla skenderbe, dhe ta shkrijne ne vend.

Per te arrit te kesh komente ne analiza te tilla te gjata, duhet te fillosh ta stimulosh debatin ne pergjithesi ne keto ceshtje, por ne tema me koncize e me te fokusuara si fillim. Plus keto jane gjera qe duhen ndjekur hap pas hapi, jo me nje artikull ne 2 muaj. Shiko sa te kujdesshem u treguat me artikujt per skenderbene, nuk late rresht pa publikuar nga cdo autor.

Cheers !

 

Ok, e drejte qe duhet nje mbulim me i hollesishem po kjo s'do te thote qe 30 faqeshi i shkrete duhet injoruar krejtesisht se ka plot gjera te lezetshme. Psh nje paragraf i vogel mbi investimet thote:

 

Investimet (Formimi Bruto i Kapitalit Fiks) për periudhën katër-vjeçare në vazhdim parashikohet të rriten në terma real me një ritëm mesatar prej rreth 6.2 përqind. Sërisht një devijim të lehtë nga ky ritëm përbën viti 2009. Kjo i atribuohet dy faktorëve: ( i ) viti 2009 pason një vit me një ritëm tepër të lartë të investimeve në ekonomi me rreth 17.6 përqind, komponent i cili ka qënë dhe promotori kryesor i rritjes prej 7.2 të PBB për vitin 2008, ku në veçanti evidentohen investimet publike të rritura me rreth 62 përqind ndaj 2007. Për vitin 2009 investimet publike do të qëndrojnë thuajse në të njëjtat nivele të vitit 2008, duke u rritur lehtësisht me vetëm 3.5 përqind. (ii) gjithashtu investimet private në vitin 2009 janë projektuar të rriten me një ritem prej 5 përqind krahasuar me dy vite më parë ku ato janë rritur përkatësisht me rreth 13 e 8 përqind respektivisht për vitet 2007 e 2008. Ky ritëm rritje për investimet private gjatë 2009 është projektuar i tillë kryesisht pasi është marrë në konsideratë mundësia për të patur një ritëm më të ulët rritje për kreditimin e sektorit privat gjatë 2009 (shih seksionin Sektori Monetar).

Pjesa e theksuar e thote qarte qe pa investimet publike do te kishim pasur nje rritje ekonomike ndjeshmerisht me te vogel e ne kete une lexoj te pakten dy gjera:

1) Sektori privat ka probleme qe nuk po "mban peshen e vet" ne ekonomi. (Ku eshte problemi?)

2) Qeveria me dashje, apo jo, ka shpetuar rritjen ekonomike duke vene ne qarkullim pare te madhe per investimet. Kjo eshte gje e mire por a jane te shperndara gjeresisht perfitimet nga kjo rritje?

Ll.

P.S. Ne fakt ky studim pason diskutimin e famshem Berisha-Bode-Mima, dhe kam pershtypjen qe si pasoje e drejtperdrejte e atij diskutimi eshte vene ky "shpjegim" smiley

 

Produkti i Brëndshëm Burto Tremujor është një produkt statistikor i publikuar së fundmi nga INSTAT. Ministria e Financva, si një përdorues kryesor i statistikave ekonomike, shprehet se ky produkt statistikor ka një vlerë informative të pazëvendësueshme nga tregues të tjerë dhe inkurajon e mbështet INSTAT në vazhdimin e publikimit të këtij treguesi dhe përmirësimin e mëtejshëm të tij. Metodologjia për llogaritjen e këtij treguesi bazohet në Manualin e Llogarive Kombëtare Tremujore të hartuar prej Fondit Monetar Ndërkombëtar. Objektivi i këtij treguesi është matja e lëvizjeve/ndryshimeve nga tremujori në tremujor të PBB, informacion ky tepër i rëndësishëm për aktorët apo vendimarrësit në ekonomi. Ky tregues, i bazuar mbi këtë metodologji, nuk ka për qëllim dhe nuk mund të ketë një precizion të lartë në matjen e ndryshimeve vjetore (rritjen reale vjetore) të PBB, por ai mund të japë tendencat e saj. Matja precize dhe përfundimtare e rritjes reale vjetore të PBB kryhet vetëm nga Llogaritë Kombëtare Vjetore në INSTAT, gjë e cila bazohet tërësisht në metodologji standarte të përdorura në mbarë botën për këtë qëllim, siç është Sistemi Evropian i Llogarive – 1995 (ESA 95) dhe Sistemi i Llogarive Kombëtare – 1993 (SNA 93). Ndërsa Ministria e Financave ka mandatin të kryejë vetëm parashikime të rritjes ekonomike vjetore, si për vite të kaluara për të cilat nuk është publikuar ende një vlerësim nga Llogaritë Kombëtare Vjetore të INSTAT, ashtu dhe për vitet e ardhshme.

Ll te mungon nje e panjohur (ose te pakten me mungon mua) ne ekuacion, pesha e investimeve publike ne ekonomi.

Nqs e supozojme rritjen e investimeve ne sektorit privat 0% i bie qe investimet publike zene 28% te investimeve. Nqs e supozojme rritjen e invetimeve ne sektorin privat, qofte edhe 5% pesha e inv publ bie ne 22%. Kshu qe nuk i japim dot pergjigje pytjes tate te pare nqs nuk dime se sa eshte ekzaktesisht.

Pytjes se dyte, mund t'i pergjigjem vetem ne parim se nje pergjigje e sakte kerkon pergjigje per pytjen e pare dhe disa elemente te tjere. Po ne parim mua me duket se investimet publike jane ato qe sjellin shperndarjen me te mire. Sa per uniformitetin e impaktit ne rritjen ekonomike, kjo varet nga uniformiteti i shperndarjes se investimeve. Pra nqs ti investon ne nje zone te caktuar me shume se ne nje tjeter, automatikisht ti favorizon rritjen ne ate zone dhe shperndarja nuk eshte me uniforme. Investimet publike sigurisht qe nuk kane qene uniforme, po pa i hy debatit te korrupsionit, besoj se jemi te gjithe dakort per te thene qe zona me ne nevoje ka qene veri-lindja e vendit. Ne kendveshtrimin afatgjate, nga rruga Durres-Kukes, do sjelle fitime per te gjithe, po ne afatshkurter ajo ndihmon zonat perreth.

Kurse paragrafi i fundit qe ti sjell une mendoj se eshte sjell per te ftillu katunaret qe nuk e kone haberin e ekonomise po bejne gam gam kot, e kerkonin te hidhnin poshte 9,9 e rritjes tremujore, me 6 apo 7,2 te rritjes vjetore. Pra krahasonin dardhen me pjeshken dhe thojshin "e shifni qe dardha s'ka bisht!"

Ehuu, po me i vrime ti .

Kta nuk dun ta njofin shqiperine, pervecse nepermjet klithmave te spiropalit, lajthitjeve te ypit dhe ndonje artikulli me fotografi dhe sidomos pervec asaj qe ju thote menja e vet.

Ka pas plot prurje informative per ekonomine dhe administrimin e ekonomise ne peshk, qe kane kalu pa asnje koment, nderkohe qe flitinin shume per realitetin. Nuk flas per analiza cilesore apo jo cilesore, flas per shkrime te mirefillte informative apo dhe buletine. Keto perhere kalojne pa u vene re, pa interes. Ne peshk ngordhin per te analizu analizat qe kane bere te tjeret, nderkohe qe mund te ngrene vete nje variant te fakteve dhe shpjegim nisur nga informacioni. Apo (largqofte smiley) te kerkojne ndonje info me teper (largqofte ptu ptu ptu&nbspsmiley

smiley

Ll,

si shume pune po kerkon nga njerezit ne fundjave... prit se sot hyri e hena dhe avash avash e lexojme smiley

Keta lloj artikujsh nuk kerkojne as bythe as ndonje pergatitje kushedi. Por asyeja qe poplli i peshkut rri larg them se eshte perdorimi i argumenteve te tilla si psh:. Nga njëra anë norma e papunësisë ka shënuar rënie graduale, e nga ana tjetër vihet re një rritje e konsiderueshme e pagave thuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë.""" Ai qe ka pergatitjen minimale ne ndertimin e fjalive logjike e ka te qarte se me kete menyre nga njera tek tjetra , ndertohen vetem programet muzikore smiley Megjithate kur lexon te tilla prurje te tipit " edhe lojen e arbitroj edhe piket i mbaj une"...Ja psh bini artikuj qe te neveriten qe ne pjesen e pare te tyre me shprehje...Gjithashtu,...dhe s'po e vazhdoj me kete mishmash argumentesh te ketij paragrafi, sepse eshte krejtesisht absurd . Kuptohet dhe per te gjithe te dhenat e mevoneshme qe dikush mund te kete durim te thellohet se cfare kuptimi kane ...eshte mire ta kaloje me thenien " mund te kene cfaredo lloj kuptimi por e mira e mira fare eshte te mos i kuptosh". Ja kjo eshte nje arsye perse rrijme larg ketyre prurjeve!

Ca boni vaki qe se ke fut fjalen Mixhe brenda pergjigjjes ????

Bojne vaki shume gjona....kur Mixhizmi shndrohet ne menyre perllogaritjesh nuk ka nevoje per shifrat nji, dy apo tre shifrore ...boll dikush te shkruaje dhe te kutpoje ne kete menyre smiley Pastaj qendrimet kritike dhe thellimet nuk mungojne. Vijne vetevetiu mi Mome . Ha re se su ba gja per nji harrese ? smiley

jo re jo su ba gja .

Pastaj ti te nenkuptuar e ke perhere.

Por thashe se te eshte msu dhe dora pervec menjes me e shkrujt, ene u bana merak se mos te ka gje dora smiley

Po mire qenke, mire. Ne rregull

smiley

Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2008 eksportet e mallrave u rritën me 18.4 përqind, në terma vjetorë, ndërsa importet me rreth 15.3 përqind.

Edhe pse deficiti tregtar eshte thelluar, tendenca ne afatgjate eshte drejt permiresimit te bilances tregtare perderisa rritja e importeve te jete me e larte se eksportet. Domethenes fakti, qe 

Një pjesë e mirë e rritjes së importeve i atribuohet rritjes së mallrave kapitale dhe atyre atyre të përdorura në proçesin e prodhmit, duke reflektuar edhe njëherë zgjerimin e aktivitetit të biznesit.

Renia e te ardhurave nga jashte ne kuptimin klasik, kompensohet nga rritja e kapitaleve per investim dhe turizmi. Deshmohet nga stabiliteti monetar i Lekut. Per sa i perket faktit, qe nje pjese e konsiderueshme e rritjes te PBB i detyrohet investimeve publike, nuk ka asgje te keqe, per deri sa behet fjale per investime ne infrastrukture qe efektet i kane ne kohe. Mbajtja e inflacionit ne norma me se te pranueshme, tregon biles se hedhja e parase ne qarkullim nepermjet investimeve publike, i pergjigjet nje nevoje reale per monedhe nga tregu shqiptar.

Ll,

te pakten kjo permbledhja nuk eshte shkruar nga ekonomist por nga dikush qe po ben propagande...

cfare te themi... te gjitha ne rregull:

1. rritja e mire, 9.9%, ose midis 7 dhe 8 po kjo e dyta do rishikohet (nuk permendet qe dhe e para eshte per rishkim)

2. bujqesia u normalizua nga viti i kaluar...

3. te ardhurat e emigranteve kane rene, po nuk eshte shqetesuese

4. kredia eshte rritur deri ne tetor

5. depozitat jane rritur dhe po ashtu M3, por deri ne tetor.

6. leku vazdhon te qendroje i forte...

 

disa verejtje:

e para, ka shume gabime ortografike, qe tregon mungese serioziteti dhe nxitim ne nxjerrjen e perfundimeve.

dy, flet per vitin 2008 dhe parashikimin 2010-2012. po 2009? nuk e kuptoj si ide..

tre, grafiku 3 tek dokumenti tregon qe investimet vetem kete vit kane qene ashtu, ne vitet ne vazdhim nuk do jene... per 2009 eksportet jane 0 dhe importet minimale

kater, pse M3?

GSH

 

Ja si të investoni në Bonot e Thesarit

» Dërguar më: 26/01/2009 - 12:36  Lajme te ngjashmeBonot e Thesarit të shtetit dhe marrëdhënia e tyre dypalëshe
• Datë: Jan 26, 2009Genc Kondi

Të paktën që nga muaji tetor i vitit të kaluar, kur kriza botërore "zbriti" edhe në bisedat e përditshme të shqiptarëve, pyetja më e shpeshtë e shumë prej atyre që kanë ruajtur para mënjanë, ka qenë dhe mbetet: A janë të sigurta paratë tona? Pyetje më se e ligjshme, në një vend, ku qindra mijëra vetë u dogjën keqazi në vitin 1997 nga kriza e piramidave, gjatë së cilës u zhdukën më shumë se një miliard dollarë kursime. Aktualisht, nuk duket se bankat në Shqipëri, gati të gjitha të lidhura me qendrat e tyre në vende të zhvilluara ekonomikisht, po përballen me rrezikun e ndonjë falimenti. Megjithatë, kanë qenë shumë kursimtarë që kanë tërhequr paratë nga këto banka. Vetëm në tetor 2008, sasia e tërhequr ishte rreth 40 milionë euro. Deri në fund të vitit, shifra ka qenë disa herë më e lartë, sipas të dhënave paraprake. Më të nxituarit kanë qenë ata, që kanë pasur shifra të larta si depozita me afat. Pasi, legjislacioni shqiptar mbulon nga 300 mijë deri në një maksimum prej 700 mijë lekësh të reja (3-7 milionë të vjetra) në rast falimenti bankar. Ata që kanë depozita 100, 200, 300 milionë-lekëshe (të vjetra) apo më tepër - nuk është fjala vetëm për individë, por edhe për kompani - në këtë mes rrezikojnë më shumë se të tjerët, që depozitojnë më pak. Por, perspektiva e "mbajtjes së parave nën dyshek" është po aq e rrezikshme. Paraja letër mund të bëhet pre e vjedhësve, po aq sa e zjarrit, etj. Në këto kushte, ata që duan një siguri më të lartë, nuk kanë se ku të gjejnë më mirë se sa investimi në bono të Thesarit. Por, pakkush e njeh praktikën e blerjes së tyre. Mund të thuhet se siguria e investimit të kursimeve në bono, aktualisht, paraqet dy favore kryesore: sigurinë e kthimit 100% të parave (shteti nuk falimenton) dhe marrjen e interesit që ditët e para, pas depozitimit të parave. Nga ana tjetër, sot për sot, në kushtet kur qeveria po kërkon gjithnjë e më shumë borxh të brendshëm dhe bankat e nivelit të dytë kanë më pak para, nga që shumë shqiptarë i kanë tërhequr ato, ndërkohë që "janë hapur" pak si shumë me kreditë, edhe norma e interesit të bonove është mjaft e lartë.
Praktika
Veprimet për bonot e Thesarit i kryen vetëm Banka e Shqipërisë. Personi që dëshiron të investojë në bono, duhet të shkojë, paraprakisht, në sportelet e BSH dhe të hapë një numër llogarie rrjedhëse në lekë, me emrin e tij. Banka e Shqipërisë nuk pranon lekë në dorë. Kështu, personi i interesuar për bonot, do të bëjë kalim nga banka në bankë të një sasie lekësh, që nuk mund të jenë më pak se 300.000 (3 milionë lekë të vjetra). Pra, nga një bankë e nivelit të dytë duhet të kalojë paratë në numrin e tij të llogarisë në BSH, duke i paguar diçka për këtë veprim bankës dërguese. BSH pranon vetëm shifra të rrumbullakosura me qindmijëshe të vjetra. Pra, 3 milionë e 100 mijë (të vjetra), 3 milionë e 200 mijë, etj, por jo shuma ndërmjetëse. Për personat privatë, shifra më të larta se 300 milionë lekë të vjetra nuk pranohen, me përjashtim të procedurave të konkurrencës (ankandit), ku fitimi mund të jetë më i lartë, por jo kushdo mund ta bëjë atë. Normalisht, lekët kalojnë nga banka në bankë për 24 orë. I interesuari duhet të shkojë në BSH, ku të pyesë se kur është ankandi i radhës i bonove të Thesarit. Sportelisti, pasi verifikon mbërritjen e lekëve, do ta pyesë në se do të blejë bono me afat 3, 6 apo 12-mujor. Pas përgjigjes së klientit, nënshkruhet një kontratë dhe punonjësi i BSH lajmëron se kur do të zhvillohet ankandi i ardhshëm dhe do t'i njoftojë një datë pas këtij ankandi. Në këtë datë, klienti do të marrë në dorë certifikatën e blerjes së bonove. Po këtë datë, ai, në qoftë se dëshiron, mund të tërheqë edhe lekët e interesit (yield-it, fitimit). Pra, fitimi merret që në fillim, minus 10% të tatim-fitimit. Ndryshe nga një llogari bankare, lekët e bonove nuk mund të tërhiqen në mes të kontratës. Por, bonot mund t'i shiten një banke të nivelit të dytë, deri 7 ditë para se të përfundojë afati i maturimit të tyre.

Ll., e lexova qe diten e pare, dhe kam lexu dhe materialin e ministrise, faktikisht edhe muhabetin e strategjise afatmesme te zhvillimit. Sa i perket buxhetit strategjik, aty ka vend per debat...po sa per shkrimin...c te te them...

Ja ta ka thene Gre_Wireless dhe Idrisi. Propagande qeveritare cheap(te ciles dhe opozita po i pergjigjet po me te njejten demagogji)

Mire pra shume mire, ja e bote rezil shkrimin e qeverise.

Ky eshte reaksion normal.

Shume shpejt mund te degjoni ca lajme te reja ne fushen e Financave dhe mbledhjes se te ardhurave, me sebepin e fushates elektorale ne vijim. E per hajer i qofte te zoteve te shpise, apo ndryshe axhustuesve smiley

Ka fillu keq boksi shoke. Po bohen gati armatimet smiley dhe po mblidhen zahiret !

P.S. Aman, kush ishte ajo socialistja qe kish fjet ne divan ne Denver mer aman ?

smiley

Kta sarhosha nuk jane me ne gjendje te marrin me borxh nga tregjet e huaja, dhe per mungese 'longshmerie' % e interesit te bonove te thesarit po i afrohet 9%. Ku dreqin do i gjejn paret per 'pulitike fiskale'?

Tushe,

ketu nuk behet diskutim se nuk ka ca te behet. nga nje ane eshte e mire se eshte si ajo tema e globalizimit qe vjen nje shkrim pa lidhje dhe hajde diskutojme ca na vjen nder mend me "globalizim". as pas 90 komentesh nuk e gjetem per cfare behej fjale.

raporti i mesiperm eshte gje me vlere, po nuk eshte per diskutim. thjesht e pranon apo jo. aktoret qe e pranojne jane tregjet dhe investuesit e huaj. ata nuk besoj se e besojne...

tani Ll do diskutim, do qe ti them une qe rritja e investimeve publike ne 2008'en ka qene gje e mire sepse ka paraprire krizen ekonomike boterore. qe te jem me i sakte, efektet e krizes tek vendet ne zhvillim do te ndodhe me vone se tek vendet e zhvilluara. Nese ndjekim keshillen e shume ekonomisteve liberale dhe themi qe per te dale nga kriza duhen rritur investimet publike, ngelet vetem nje problem i vogel: qe investimet publike marrin kohe dhe sa te ndihet efekti i tyre ne ekonomi kriza mund te kete kaluar. atehere ngelet vetem borxhi. ne ratin tone, koha e investimit nuk mund te kishte qene me e mire...

qafiri, qe une e kujtoja liberal, ngre ceshtjen e borxhit. po te shikosh grafiket tek linku qe solli llukani do shikosh qe ne vitet ne vazhdim investimet publike do te ulen. duke patur parasysh qe rruga ishte nje investim shume i domosdoshem sidomos per veriun e vendit, une mendoj qe dhe nga ana e buxhetit eshte OK nje harxhim i tille tani i shoqeruar me nje ulje shpenzimesh ne te ardhmen.

kjo nuk do te thote qe me pelqeu raporti i ministrise, po ka ca gjera interesante. psh, nderkohe qe cdo statistike thote qe bujqesia ka qene ne vend numero (dhe fillesa eshte tek ligji i tokave), ministria e ka gjetur shume embel justifikimin dhe thote "bujqesia eshte normalizuar nga rritja e cmimeve te vjetshme". qe perseri nuk ka kuptim sepse rritja e cmimeve te dritherave do i bente prodhuesit shqiptare te prodhonin me shume.

ai M3 perseri me cuditi...

dhe viti 2009 ku eshte?

Po ky qe bere nuk eshte diskutim ?  Eshte qe cke me te. Une spo flas per vleren e raporteve. Po flas per te diskutuar per gjera qe kane nje cike me shume vlere, dhe jane me konkrete sesa plaka e Skenderbeut.

Edhe te thuash qe raporti eshte kot, eshte diskutim. Sepse kshu ka nje info me teper, psh qe Min e Financave prodhon raporte kot, propagande psh.

Nje info qe do tu mungonte te gjitheve, nqs askush nuk do ta kishte marre mundimin ta lexonte.  Dhe nje raport i Min te Financave, shifrat qe ajo prodhon, parate qe ajo mbledh dhe jep, nuk me duken aq te parendesishme mua. PSe mos me fol me mire, pasi i ke lexu gjerat dhe nqs ato jane kot, jane llahtar, jane  turp. Pse me fol vetem  me supozime, me thirrje militante, apo me u kap pas ndonje fjalie ne TV. Pse me lexu artikujt e Muc Nanos !!!!????

 

ne kete rast raporti eshte detyre e ministrise cdo vit apo cdo 6 muaj. shifrat aty jane... kjo ishte vlera e sjelljes se xhibit para disa kohesh.

puna eshte se raporti eshte shkruar si ne qiell te shtate... i mungon vetem shprehja: "e realizuam planin"

Ja kesaj i thone te marresh seriozisht te vetmen gje qe asnji qeveri nuk e ka marre kurre seriozisht. Makron dhe fiskun.

qe te behen keto gjera o gre, duhet te plotesohen di kushte themelore:

01. qeveriu te mos i nderoje drejtoret e fiskut simas konjukturave ( sot nga dreka i vune gishtin drejtorit te sapoemeruar te tatimeve, atij qe ishte edhe ne arrest shpie edhe drejtor tatimesh )

02. duhet qe ai qe e shkruan kete raport te mos e dije historine e tre zarfave.

po po llukan... na fut neve mikrobin e peshkut ti kurse per vete shkon mbaron punet smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).