Kryeministri Berisha po hakmerret politikisht ndaj gazetës “TemA”

Kryeministri, Sali Berisha, ka urdhëruar sot ndalimin e botimit të gazetës “TemA”. Dy kordonë të përforcuar policie bllokuan hyrjen e redaksisë, duke bërë të pamundur botimin e gazetës. Gazetarët pritën me orë të tëra para kordonit të policisë, por ata nuk u lejuan të hynin, edhe pse kishin në dorë një vendim të Gjykatës së Tiranës, të datës 6 janar 2009, i cili pezullonte çdo veprim administrativ kundër kontratës 20-vjeçare që gazeta ka me Ministrinë e Ekonomisë. Policia kishte marrë nga Ministria e Brendshme një listë të punonjësve që lejohet të hynin në atë territor, që u përkasin tri kompanive të tjera, dhe kishte hequr nga lista vetëm ekipin e gazetës “TemA”.

 

Dhjetëra gazetarë të medieve shqiptare iu bashkuan përpjekjeve për të bindur policinë të zbatojë ligjin, por ata nuk pranuan të zbatojnë vendimin e gjykatës. Në këto kushte, gazeta “TemA” nuk mund të botohet dot. Gazetarët nuk kanë më asnjë kontakt fizik me redaksinë ku kanë mjetet e punës, dhe shtypshkronjën ku printohet gazeta.

Redaksia e gazetës “TemA” i bën thirrje drejtësisë shqiptare të vendosë në vend autoritetin e vet, duke penalizuar ata që shkelin brutalisht ligjin për hakmarrje politike.

Gazeta i bën thirrje Presidentit të Republikës, të inkurajojë drejtësinë të bëjë detyrën e saj dhe t’i çojë në bankën e akuzës ata zyrtarë, që iu binden urdhrave të verbra politike dhe jo ligjit.

Gazeta falënderon gjithë gazetarët shqiptarë dhe qindra-mijëra qytetarë shqiptarë që po mbështesin gazetën në këto momente të vështira të saj.

Gazeta falënderon përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në Tiranë, për interesin e tyre rreth këtij skandali dhe veçanërisht ndjehet e mbështetur nga reagimi i shpejtë dhe parimor i ambasadës së SHBA në Tiranë.

Gazeta “TemA” do të përdorë gjithë rrugët ligjore për të çuar para drejtësisë ata që po përpiqen ta ndalojnë përmes urdhrave politikë botimin e saj. Ne e dimë se ndëshkimi që kryeministri, Sali Berisha, ka urdhëruar ndaj nesh, pason botimin prej nesh të dosjes kriminale të tragjedisë së Gërdecit dhe lobimit të djalit të tij për këtë kontratë kriminale, historisë së sekserit serbo-boshnjak të familjes Berisha, Damir Fazlliç, historisë së abuzimeve në rrugën Rrëshen-Morinë, si dhe skandalit të privatizimit të ARMO-s. Ky nuk është shantazhi i parë, me të cilin gazeta po ndeshet vitin e fundit. Ky shantazh pason sulme personale dhe familjare deri dhe në cenim fizik të pronës ndaj botuesit të gazetës “TemA”, Mero Baze.

Gazeta “TemA” nuk do të botohet dot sot. Ndoshta, kryeministri, Sali Berisha, mund ta pengojë atë të botohet dhe një ose dy ditë më shumë, por nuk mund ta ndalojë atë. Gazeta do të jetë sërish në treg, sa më shpejt të bëhet e mundur, kurse policët politikë të Sali Berishës dhe vetë ai do të kenë punë me drejtësinë, shtetin ligjor dhe opinionin publik.

 

Deklaratë e gazetës “TemA”, mbështetur nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Forumi Shqiptar për Mediet e Lira.

 

Ja dhe spoti i te kater organizatave qe denoncon aktin e mbylljes se gazetes Tema:


59 Komente

Hane buken e turkut dhe i bejne duva kaurrit.

Me falni qe nuk jam koherent, por cilat jane shkaqet qe nuk i lejojne te hyne,dhe pse e kane mbyllur gazeten?!

Zarathustra, me aq sa di unë: Gazeta Tema ka fituar të drejtën për të blerë disa kapanone në të cilat ka vendosur shtypshkronjën e saj. Në të njëjtën zonë ndodhet dhe shtypshkronja që do të stampojë kartat e reja të identitetit dhe qeveria mendon se prania e një aktiviteti tjetër pranë shtypshkronjës që do botojë KI përbën një rrezik për sigurinë kombëtare.

Sinqerisht kjo qe po ndodh me "Temen" eshte me komplekse.Per mua kjo gazete e ka humbur prej kohesh kredibilitetin e saj.

"Editorial line" : Nje media nuk duhet te kete nje te tille. Sot ne Shqiperi eshte  e veshtire te gjesh media qe e respektojne kete kriter. Por e verteta eshte se TEMA eshte rasti tipik.  Gjithashtu, vete shkrimet editoriale te kesaj Gazete mbajne nje firme. 

Keto media njekohesisht bejne shume amalgame krejtesisht jo profesionale. 

Keto media kane Pronare qe jane kryeredaktore, e gazetare, dalin si aktore te plotfuqishem ne "pronen" e tyre  perkatesisht media vizive apo e shkruar dhe e patronizojne ate. Te qénit diskret dhe profesional mungon.

Nje here mik i Berishes, te nesermen armik i saj. Pa dashur te aprovoj apo jo ate qe po ndodh, ky rast me le indiferente. Kur shoh media te tilla qe jane tallur me kete popull, qe jane bere armik apo miq te politikaneve sipas interesave te tyre karrieriste apo financiere  nuk kam asnje lloj simpatie dhe aq me pak te me vije keq.

 

P.s Kjo gazete eshte lexuar nga une vetem 2 here. Kaq jo interesante dhe joprofesionale me eshte dukur.

 

 

Alidea, e nise ne menyre interesante po nuk na the asgje. Opinioni yt per gazeten TemA nuk e ben kete ceshtje "me komplekse".

Ka nje vendim (Nr. 67) te gjykates se rrethit gjyqesor Tirane qe bllokon cdo veprim qe cenon posedimin e qete te godines nga "Mediasoft Albania" deri ne zgjidhjen e ceshtjes.

Ky vendim i gjykates eshte LIGJI. Kush vepron ne kundershti me kete eshte duke kryer veper penale. Me fjale te tjera KRIM. te pakten nga ana ligjore eshte kaq e thjeshte dhe aspak komplekse.

Mund te mos jemi dakord me cfare shkruan TemA, po kjo nuk na jep imunitet ndaj vendimeve te gjykates. Nese fasim per Shtet Ligjor dhe Demokratik, rrespektimi i vendimeve gjyqsore eshte A-ja. Te tjerat vijne me mbrapa.

Po t'i vihemi nga ana parimore dhe etike ka edhe me, po nuk i vlen te zgjatemi.

Vetem nje nga keto xhevahiret e vockla te Demokracise sic e kemi enderruar:

Evelyn Beatrice Hall: "S'jam dakord me ato qe thua, por te drejten tende per t'i thene e mbroj deri ne vdekje".

Blendi ne momentin ku ka kaq shume spekullime, ne momentin ku "lajmi" eshte trajtuar, doktoruar, kaq shume  un refuzoj te  besoj ate qe nuk me le te shoh qarte.

Ti thua qe ka nje vendim nje tjeter me thote se ka dhe nje klauzole ne kontrate etj etj .. me thuaj sa e qarte eshte kjo per ty ? 

Deri tani un shoh vetem publicitet.  Ndriçoni injorancen time ju lutem.

Alidea, për sa idjot që mund të jetë pronari/redaktori/gazetari i Temës, nëse gazeta e tij nuk shitej, do kishte falimentuar.
Nëse nuk ka falimentuar deri tani do të thotë që ka njerëz që e blejnë atë gazetë... nëse nuk na pëlqen neve nuk është e thënë që s'duhet t'ju pëlqejë edhe të tjerëve smiley

O Edrus! Ne cfare bote jeton ti xhan? Ne Vendin e Cudirave ku te ardhurat dhe burimet e tyre deklarohen me poste, taksat paguhen online dhe polici arrestohen hajdutet qe me pas denohen me burgim nga gjykata? Po komshije ke ke? Lizen?

P.S. Apo thjesht ke adresen Via dei Matti. Nr. 0

smiley pin çaj mali per tu zgjuar ti o edrus smiley po te thashe une ai nuk te zgjon sepse nuk permban TEINE  loooooool

PF, ti si gazetar i atyre gazetave mund ti njohësh më mirë smiley , se unë edhe kur shkoj në Shqipëri lexoj vetëm Zërin e Popullit smiley (dmth të tjerat zero) dhe nuk njoh asnjë gazetë/gazetar (pa dashur të ofendoj kolegët e tu).

Unë dëgjoj shqiptarët që komentojnë këtu dhe që thonë që ky Merua është gazetar, redaktor dhe pronar i kësaj gazete... pra unë nënkuptoj që ky rron vetëm me këtë aktivitet (se shkrimet e tij janë bërë me porosi të paguara mjaft mirë nga të tretë, kjo është zotësi e lojtarit pastaj smiley&nbspsmiley.

Shyqyr Zotit s'kam qene asnjehere "gazetar i atyre gazetave" por i njoh fare mire pjesen me te madhe. Nese je kurjoz, interesohu te mesosh se sa here Merushja ia ka "shitur" dhe "blere" gazeten vetvetes, per cfare shumash dhe nga kane ardhur ato shuma, e pastaj do flasesh ndryshe, besoj! smiley

 

Oh, mos harro te pyesesh edhe per taksat qe ka paguar bazuar ne keto shitje! smiley

Edrus, gazetat nuk mbahen as me shitjet as me reklamat. Do kishin kthyer thembrat nga dielli me kohe po te mos ishte per financime nga burime te treta. Ceshtje tjeter kjo se pastaj do duhej te flisnim per te gjithe industrine e shtypit.

Ok edrus smiley ashtu eshte normalisht. Por ja qe ketu ne Shqiperine tone te dashur gjerat rrjedhin sipas nje paradoksi qe ben qe te mos kete falimentime.

 

Un dhashe koke e kembe mendimin tim  me P.s- ne ne fund.

 

Pastaj  te jesh i sigurt se shume gazeta paguhen per te shkruar ato qe shkruhen. smiley Shkruhet ne emer te interesave te rendesishem etj etj .

1.Me gjej nje gazete qe nuk ka nje ngjyre partiake ne Shqiperi ?

2. A e keni pyetur veten ndonjehere si eshte e mundur qe ne kemi kaq shume "gazeta" ??

hmm do me interesonte te shikoja tirazhet ..

 

 

 

1.Me gjej nje gazete qe nuk ka nje ngjyre partiake ne Shqiperi ?

 

Gazeta 55.

Alidea: Nje here mik i Berishes, te nesermen armik i saj.

Dhe pastaj: ndalu beg se ka hendek!! O me ne, ose zhduku dhe mbylle gojen!! Veret ne mes jane interesat private, financiare dhe pazare te prishura por kur te vertetat qe artikulon gazeta apo pronari-gazetar i saj jane ne interes te publikut dhe e vene ne pozite te veshtire qeveritarin , c rendesi ka se dikur ishte nje gazete afer/pro qeverise ? E verteta dhe morali nuk jane gjithnje kompatibel.

Si i harroi qeveria kercenimet per Top Channell se do ta largonte nga Piramida? Cfare ka ndryshuar?

@ Spiritus

Nuk thashe se aprovoj ate qe po ndodh, thjesht ky rast me le indiferente.

 

ti thua:

"O me ne, ose zhduku dhe mbylle gojen!! Veret ne mes jane interesat private, financiare dhe pazare te prishura por kur te vertetat qe artikulon gazeta apo pronari-gazetar i saj jane ne interes te publikut dhe e vene ne pozite te veshtire qeveritarin , c rendesi ka se dikur ishte nje gazete afer/pro qeverise ? E verteta dhe morali nuk jane gjithnje kompatibel"

 Ku i pe te vertetat qe thote kjo gazete, kur kjo gazete nuk gezon kredibilitet??

  

Mjediset ku qendron gazeta Tema jane te shtetit dhe me siguri paguajne nje qera qesharake.Eshte minimumi qe mund ti beje saliu,mero Baze po e shan nga nena dhe motra.Me sa di une prishja Mero-Sali erdhi si rezultat i disa tenderave qe i shpetuan Meros.Megjithese nuk ja vlen te shkruash per keto gjera nuk rri dt pa honger mjalte.Gazeta me e shitur ne shqiperi eshte ajo qe fal me shume gazeta.Edhe po te me luteni nuk flas me per ket teme.

po pse ca prisnit ju qe qeveria do ti jepte shperblim meres apo cfare,per mendimin tim po tregohen shume diplomatike me meren,as gazeten nuk po ja djegim,as meren nuk po e plagosim qe me thene te drejten eshte nje fakt qe me shqeteson perdite.do thoni ju qe keto jane akte kriminale.jua them une qe ne rastin konkret per keto qe thashe me siper nuk ka asgje kriminale,ketyre tipave si merja apo nikolle lesi jane moralisht te marre fund,qe per interese jane gati te shesin dhe grate e tyre.

a ja dogjem gazeten koha jone nikoll lesit .po! ku eshte sot? deputeti jone. pse? sepse qeveria i ka dhene licensen per per te krijuar nje grup mediatik ballkanik.dmth ketyre koneve po tu hedhesh nje kocke e mbyllin sqepin

po meres pse nuk i hedhin nje kocke? e pati merja kocken por e lepiu vetem per vete dhe dy here nuk ta hedh njeri kocken.

keshtu ju qe beheni kaq merak per meren ose nuk keni pike morali( jo per komentuesit) ose beni gam gam qe tju hedhin ndonje kocke. fund.

Alidea: Ku i pe te vertetat qe thote kjo gazete, kur kjo gazete nuk gezon kredibilitet??

-Ndonje sondazh nuk disponoj.Te pakten ketu ke peshku artikujt e M.Bazes per ceshtjen Fazllic dhe afera te perfolura  di qe kane ngjallur debate dhe jane vleresuar. Dhe a jane popull, peshqit?smiley

 

 

"Ndonje sondazh nuk disponoj.Te pakten ketu ke peshku artikujt e M.Bazes per ceshtjen Fazllic dhe afera te perfolura  di qe kane ngjallur debate dhe jane vleresuar. Dhe a jane popull, peshqit?Smile"

 

Ahh ku me dole smiley tek sondazhet smiley . Perse nuk kemi mates audiencash smiley oupps

Pastaj qeshtja Fazllic ... me duket se po merr nje drejtim tjeter smiley

Se treti, kjo qeshtje ishte nje nder qeshtjet e trajtuara me keq nga media ne pergjithesi. Plot interpretime me ngjyra te kuqe, bojeqielli, etj etj smiley

smiley  Peshqit jane pjese e popullit gjithsesi (por neve ne fakt nuk kemi nevoje te blejme gazeta  smiley i kemi falas )

 

Edhe dicka tjeter,imagjinoni sa trap eshte Saliu,ka nja 30gazeta kunder ,pervec rd dhe gazeta 55 kishte edhe meron,ja arriti ta bej armik edhe ate.Per zotin e madh nuk shkruj mo.

P.s Kjo gazete eshte lexuar nga une vetem 2 here. Kaq jo interesante dhe joprofesionale me eshte dukur.

 

Shume dakord..

Atehere pyetja lind vetevetiu perse qeveria perdore policine per te thyher nje urdher gjykate dhe te rrethoje godinen duke ndaluar publikimin???

Une pashe kroniken televizive dhe godinen ku jane zyrat e gazetes TEMA dhe ishte qesharake.. Nje tip kasolle me dritare te rrethuara me hekura, cati llambarine dhe rrethuar me balte.. Ky do te jete objekti i "rendesise se vecante"???

A ja vlen per nje qeveri te diskritikohet ne mediat e huaja "VOA" apo "BBC" per kete godine???

Personalisht s'me interon aspak fati i gazetave apo edhe pronareve te tyre, por me shqetesone pa mase Imazhi i keqe qe po merr Shqiperia ne Evrope!

 

 

 

 

 

Liqeno, ke ndonjë link se ku mund t'a shikojmë edhe ne që nuk ndjekim televizionin dhe gazetat? (qoftë dhe ndonjë foto)/

Do ketë denoncu Lefti me Thoughtin që ti kishe bërë një koment për filmimet... dhe me urdhër nga lart i kanë hequr menjëherë smiley

Nje here mik i Berishes, te nesermen armik i saj

Nuk eshte e thene qe nje mik te jete i perhershem ,a nuk ishte Berisha mik i "nomeklatures" Hoxhiste (shprehje kjo e vet Berishes e perdorur kunder armiqeve te tij .

Iku Berisha ,nga "nomeklatura Hoxhiste" ashtu sikur iken te shpetonin nga "Titaniku", me mijra vete kur moren vesh ,se" Tianiku " po mbytej .,dhe Mero kete po ben njesoj si Berisha .

Reputacioni i "Titanikut te Demokracise "po bie gjithnje e me shume ,...dhe Merua, kete po ben , po distancohet ...

Meroja ,e di dhe e njef mire PD ,ashtu si Berisha PPSH ,duke qene se jemi ne ekonomine e tregut ,gazetari gjen nje linje te rrezikshme por fitimprurse ,gazetarine investigative te Skandaleve Qeveritare .,a nuk bejne te njeten gje edhe fotoreporteret qe shkojne ku jane konfliktet ,per te pare cpo behet ne realitet ne fron ,c`ndodh atje?

Marin shuma te majme ,Mero nga nje gazetar oborri ,ka preferuar te dal kunder Oborit ,i cili kishte filluar te mos e paguente mire .

liqeno,pa merak,nuk ta prishin letrat higjenike imazhin.

 fcb per qivirine tone edhe New York Times eshte leter higjenike...   smiley

Hiq 55 dhe RD kot ci duam te tjerat.. Kemi tonat ne...  smiley

 

 

 

Mua e gjithe kjo histori me ben per te qeshur. Nuk me ben pershtypje me dhe PIKE.   Gati gati sa nuk me duket nje "spin doctoring" e vete gazetes .   Momenti per tu bere heronj ka ardhur !

 

kur e pyeten napoleon bonapartin se kush eshte vesi me i keq i njeriut tha: mosemirnjohja.keshtu qe merja plus qe eshte mosmirnjohes por po nxjerr dhe sekretet e oborrit (artian).kush eshte ai qe do ta gelltiste kete? le qe ca merrem dhe une me plehra si merja kur fundi i tij dihet tashme.

Qe kjo eshte hakmarrje.... eshte. Jo nga me te ultat qe ka bere Berisha deri me tani.

Fakti që përdoret policia, tregon se kërkohet që të institucionalizohet hakmarrja, që kështu të marrin vesh edhe të tjerët... se me të djegura dhe të rrahura, faji ngelet jetim dhe harrojnë shpejt dynjaja.

Teoria e miqesise , z fcb ,ne dem te shoqerise nuk eshte mosmirenjohje ,mos i ngatero gjerat!

varet per cfare " ne dem te shoqerise"  behet fjale artian.

Po cer miqsie ka patur Mero me Berishen,kane pire ndonje gote sebashku ,apo i ka dhene peshqeshe njeritjetrit ,apo kane bere kompromise me njeritjetrin ? keto ti i quan miqesira?!!!!!!!

Top Kanali qe e quante vehten te paanshem, pas disa kercellitje dhembesh u kthey ne nje tualet fort te pershtatshme per retushimet e fytyres se rendit revanshist- fashistoid te Zagarit serb Sali Berishes.   Edhe ky naziskini i dikurshem i Berishes, Mero Baze, ben mire qe te mos i lehe anymore babes se vet shpirteror, se Baba Hitleri serb i Shqiperise te le pa pjese.

Sidoqofte, me vjen mire kur shoh se Bushtra serbe i ha me kaq kenaqesi kelyshet e vet.

Nuk besoj se administratoret do t'ja retushojne me fjalte e adriatikut ose tja fshijne nga ky forum.

METE: E vërteta e zgjidhjes së kontratës së qirasë me gazetën TEMA

http://www.mete.gov.al

Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës me anë të kësaj deklarate për shtyp kërkon të sqarojë opinionin publik lidhur me të pavërtetat që shkojnë deri në mashtrim, që janë hedhur në tregun mediatik sot nga drejtues i gazetës TEMA.

E vërteta është se pas kërkesës së bërë nga Ministria e Brendshme për ngritjen e qendrës kombëtare të dokumentave të identitetit, e cila është një detyrë strategjike e një kombi dhe në interesa kombëtare, Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës vendosi të zgjidhë të gjitha kontratat me subjektet private përfshirë këtu dhe kontratën e dhënies me qira të objektit “Magazina e letrës dhe anekset e repartit sekret”, njësi në adminsitrim të SH.A. “Tipografia ushtarake”, Tiranë firmosur në dt. 3 tetor 2007.

Ky vendim është bazuar në nenin 7 pika 7.1 gërma D të kësaj kontrate ku shkruhet "kontrata mund të zgjidhet para afatit, kur objekti nevojitet për interesa publike".
Në kuadër të bërjes transparent të të gjithë procesit, Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, vë në dispozicion të publikut kontratën e firmosur mes saj dhe drejtuesit të gazetës TEMA.

Kontrata është e detyrueshme për të gjitha palët. Të gjitha bizneset që kanë qenë në këtë objektet të rëndësisë së veçantë janë larguar pa asnjë pretendim, perveç drejtorit të gazetës Tema që pavarsinë e tij e kupton në lokalet e qeverisë.

Gjithashtu Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës thekson edhe njëherë se nuk ka marrë asnjë njoftim me shkrim për asnjë lloj vendimi gjykate.

Grazie Edrus, por mbetem shume skeptik, megjithate kjo "lufte" midis Meros dhe Sales me duket si Davide vs Gollia dmth "DEJA_VU".

p.s Ca gallate me ca komente te mesiperme, me ngjan peshku si tregu cam

Berisha asnjeher enuk ka qene aq budalla sa duket me veprimet e tij.

Tani pyejta eshte perse Berisha ben nje veprim te tille?. Cfare fshihet pas ketij veprimi?

Sa per Mero/Merushen une qe nga djegja e makines e deri tek kjo e fundit, ( mbyllja e redaksise) nuk me japin asnje satisfaksion apo keqardhje, me shume me duken si veprime per te terhequr vemendjen e bere reklame gazetes. Shkurt thjesht ceshtje  bisnesi

Kjo ngjarje do te ndikoje ne te mire per gazeten Tema. Me shume siguri, Ambasada Amerikane ne Shqiperi do ti jape nje grand kesaj gazete per te vazhduar punen normalisht. Eshte vetem ceshtje kohe, dmth 6-7 dite, sa te sigurohet ambasada qe qiviriu perfundimisht e zboi gazeten nga vendi ku ishte.

Ndaj ti nene mos ki frike sa te kesh djemt ne Amerike. I modh Noli, shume parashikues i afte!

Ky vendim është bazuar në nenin 7 pika 7.1 gërma D të kësaj kontrate ku shkruhet "kontrata mund të zgjidhet para afatit, kur objekti nevojitet për interesa publike"

Nga ana ligjore Ministria e Economise, Tregetise dhe Energjitikes eshte ne te drejten e saj te prese kur te doje kontratat qe mund te kete lidhur.

Ne rastin konkret, Gazeta "Tema" nuk eshte ne "pronen" e vet, siç e kane thene disa media te caktuara te mbushura me gazetare injorante - ("Botuesi i Gazetes Tema nuk lejohet te futet ne Pronen e Vet") - kur dihet se objekti eshte PRONE SHTETERORE ... Merua eshte thjesht QIRAXHI

Nga ana juridike, Meroja ka te drejte te marri demshperblim per prishjen e parakohshme te kontrates qe e lidhte ate me shtetin per 20 vjet.

Perfitoj nga rasti per te denoncuar edhe njehere dallaveret qe njerez te caktuar neper media ne Shqiperi, kane bere me pronat publike. Eshte e pa imagjinueshme dhe e pa tolerueshme, sesi shteti mund te lidhe kontrata me mediat/gazetat/televizionet. C'fare "pavaresie" mund te kete, kur je qiraxhiu, hyzmeqari i shtetit ? S'paskan kaq leke keto gazeta/media, sa te shkojne e te zene nje lokal privat me qera, si gjithe bizneset e tjera, por preferojne te futen ne "vrimat" e shtetit ? Problemi eshte se kontratat e lidhura kaq bujarisht me keto media, gati te gjitha ne kohen e socialisteve, nuk kane qene asgje me teper sesa shperblimi per favoret dhe freskine mediatike qe keto media ju servirnin e vazhdojne t'u servirin padroneve dhe padrinove te tyre ...

Edhe Mero si rast tipik, nga njeri i URRYER nga PS, Rama & CO, tani ka mbetur ne ate pike sa te dale vete "Erion Braçéja" qe t'a mbroje publikisht !

Blerja e mediave dhe e gazetarve behet sheshit nga Rama dhe ky eshte nje shqetesim teper i madh. Nga njera ane media eshte e kapur, nga ana tjeter ajo eshte monopolizuar ! Pra, ajo s'ka as pavaresi ne linjen e saj editoriale, por s'ka as ekuiliber, sepse tashme pa frike mund te themi se 90 % e tregut mediatik mbahet nga bizneset qe varen direkt apo indirekt nga borderote e "Llustraxhiut" apo "Mister/Master 10 %"

Nese Peshkataret majtiste perpara disa muajsht thoshin "gazetare si Merua apo Fahriu", tani thone vetem "gazetar si Fahriu", sepse vetem ai ka ngelur me Berishen (dhe Fevzo), kurse te gjithe jane bere mercenaret e monopolit mediatik, e "papagallit te Partise".

Por mercenaret gjithnje keshtu e kane, kur anija mbytet, minjte ikin te paret !

 Vendimi i Gjykates, tregon per ngritje pikesh ne drejtesine shqiptare, nderkoh qe mavria humb pike me kete veprim. Mavria do te kapi kohen e humbur, per ti paisur votuesit me karta para qershorit, por mendoj se e ka te pamundur. Ky eshte nje proçes qe kerkon te pakten dy-tre vjet minimumi. Mavria do ti beje shpejt e shpejt, siç ka katranosur dhe punet e tjera kur ish president.

me sa po kuptoj une ketu eshte me i rrezikshem edi rama qe po blen per dite median se berisha qe po zbon meron nga godina. berisha i ka tere median kunder se i ka blere edi e keshtu nuk ka ndonje rrezik te madh per demokracine . rrezik me i madh eshte ai i holli me pak kurriz te dalun qe po i mbyll gojen me leje ndertimi mediave e jo berisha qe kane vite qe e shajne . keshtu eshte demokracia ne rrezik

Ku mund ta shoh vendimin e gjykaes qe e ndaon poicin te veproje deri ne perfundimin e gjykimit...

me sa po kuptoj une ketu eshte me i rrezikshem edi rama qe po blen per dite median se berisha qe po zbon meron nga godina

Do te ishte intresante ,po nga e di ti qe Edi Rama blen "per dite median" dhe e ke zbuluar ti si e blen ?

Na hap pak horizontin e mendjes ,se nuk mjafton te thuash nje fraze ,dhe te largohesh per tiu shmangur eres se keqe qe ti perhap !  smiley

nejse, meru s'ka qene gazetar i TemA. eshte thjeshte pronari, shkrun nojhere editoriale. gazetare jane entoni, fitimi, rildo e te tjere. sa eshte e pergatitur profesionalist gazeta tema, sa te gjitha te tjerat, nese shqipi i topit ka 100 gazetare, tema ka nja 20 dhe me aq sa ka eshte mjaft profesioniste. te gjitha gazetat ne shqiperi, flas para dy vitesh kur isha pjese e biznesit, heq sporti shqiptar e paloma jane me humbje edhe tema. mero ka manovru po qe kur iu prene lekete e njoftimeve qeveritare ai ka rene. dikur ka pase zyra te shkelqyera te sul delvina ne kat te trete shkelqyeshem, tash eshte detyru me ike ne porcelan. i ka marre mbrapsht me kohe. po do ta gjeje noj rruge merua per te dale.

gazetaret e temas i dine lajmet po aq sa cilido gazetar tjeter, nese dikur duhet te flitnin ne favor te jeminit tash do folin kunder, apo kunder sokolit gje qe se besoj, nese thonin me pare se jane mbaruar te gjitha urat per ne kukes tash thone se s'asht hedhe asfalti. çeshtje profesioni. me vjen keq se ka qene e vetmja gazete me te vertete profesionale ne favor te sales dhe tash edhe kjo i ka ike kunder dhe me vjen keq e gazetaret e temeskane pase favore ne qeveri e tash s'kane me. po me sa duket sales si behet vone per mediat. se c'ka nje karizem, merrnje si te doni, qe i ben popullin per vete.  

Kete Mero Bazen e kam lexuar qe ne numrin e pare kur ne editorial kerkonte te shprehte para lexuesve se ai vete ishte nje ish i shtreses komuniste anetar i komitetit qendror te rinise dhe i bente thirrje shtreses se persekutuar qe duhet te tregonte vlerat ne vend qe te tregonte vuajtjet.Kjo pak a shume ishte linja e editorialit.Interesante per kohen pasi si atehere edhe tani gazetat ose shanin ose lustronin.Por me kalimin e kohes edhe Z.Mero si te tjeret u pozicionua dhe per kete pozicionim ka kerkuar edhe publikisht te shperblehet sic i shperblyen socialistet gazetat qe mbanin anen e tyre qofte me reklama apo me shperblime te tipit "tender" apo "leje ndertimi".Sic duket ca gjera nuk funksionuan plotesisht ne favor te redaksise se gazetes Tema dhe ky mendoj se nuk eshte vetem faji i Z.Berisha.Si qytetar ambientet e ish ndertesave shteterore do te doja te liheshin sa me shume ne funksion te bizneseve prodhuese te tipit "Inkubator i biznesit" ne vend qe te jepeshin si shperblim i gazetave qe prodhimet e tyre ma shume se per publikun i kane per interesin e tyre te biznesit.

Cfare ka bere Mero ?

1- Ka shkelur ndonje ligj ?

2-Ka kryer ndonje veprimtari te jashte ligjshme?

3-Ka ndonje aktivitet  bisnesi privat, te dyshimt ,si rezultat i te cilit i ka shkaktuar shtetit humbje ,ne shuma te konsiderueshme ?

4-Ka ndonje problem me pagesat e  ujit ,elektricitetit,qirase ,taksat e pastrimit gjelberimit etj ,etj .?

"Problemi" i Meros eshte se ai ka shkelur ne" kallo" te kupoles se mafias .


"Ike plaku Mero me gjith tosumbac"
!! Heu-heu-heusmiley ka thene Sala kur i kane raportuar mbylljen e Temes.
O Mero, kujdes se mos te rreshket kemba e na bie nga tarraca kur te rregullosh antenen se si ters po te vete keto kohet e fundit..!

Shakate menjane! Eshte ca eshte Merua, po u tolerua kjo menyre sulmi dhe shantazhi ndaj fjales se lire qe ne kete rast eshte nje media e tere, kjo do te kete pasoja te frikshme dhe ndaj mediave te tjera. Do ti bej qe ta matin bythen mire kur te nxjerrin ndonje afere te Sales!!

 

Shakate menjane! Eshte ca eshte Merua, po u tolerua kjo menyre sulmi dhe shantazhi ndaj fjales se lire qe ne kete rast eshte nje media e tere, kjo do te kete pasoja te frikshme dhe ndaj mediave te tjera. Do ti bej qe ta matin bythen mire kur te nxjerrin ndonje afere te Sales!!

 

Lere mos e pyet Taras ! Bej njeçike bilancin e ketyre 3 viet e gjysem dhe shikoje pak sa e kane "mbajtur" mediat kur ka qene fjala per "skandale" te Sales

Problemi kryesor do te jete nese vjen ne pushtet padrinoja i mediave Shqiptare (nese - Zoti na ruajt!) - atehre ç'fare do bejme ne ? Sepse mediat e kapura ate duan, para : kush u jep para, atij i bejne freski. Pse ju naivet kujtoni se mediat godasin Berishen sepse mbrojne qytetaret, sepse jane parimore ? Ato thjesht bejne punen per te cilen marrin "rroge"

Ne ç'fare do bejme kur padroni i mediave tona, "Lustraxhiu", te marre pushtetin ? Ku do informohemi ? Tek Koçoja 2K-ja ? Apo tek Vizion Skandal Plusi ? Apo tek Top-Kafeja ? Sa per Klanin, ajo dihet qe ai shkon gjithnje me fituesin, si PBDNJ-ja - ka qene me Nanon, pastaj me Meten, me vone u be me Salen, s'besoj t'a kete per gje te behet me Meten prape, nese s'behet dot me me Edvinin

Lefti:

Problemi kryesor do te jete nese vjen ne pushtet padrinoja i mediave Shqiptare (nese - Zoti na ruajt!) - atehre ç'fare do bejme ne ? Sepse mediat e kapura ate duan, para : kush u jep para, atij i bejne freski. Pse ju naivet kujtoni se mediat godasin Berishen sepse mbrojne qytetaret, sepse jane parimore ? Ato thjesht bejne punen per te cilen marrin "rroge

  Cfare do te bejme ne !!!

  1. kush jeni ju?

Mediat e kapura !!!!!

  1. cila eshte kjo media e kapur?

Pse ju naivet !!!

  1. nje naiv si ti nuk mund te akuzoj "ju naivet"!

 Godasi Berishen se mbrojne qytetare !!!!

  1. jo,godasin Berishen se ai eshte i koruptuar dhe udheheq familjarisht .

Sepse jane parimore(mediat)!!! 

  1. Jo! jane transparente dhe investigues me fakte.

 Ato (mediat)thjesht bejne punen se marin rrogen !!!!

  1. Jo! ato thjeshte demaskojne nje veprimtari korruptive te qeverise Berisha me fakte ,qe ai i quan shpifje ,me thuaj kush eshte ai i korruptuar qe pranon vet me ndergjegje fajsine ose akuzen !!!

Une nuk e kuptoj pse njerezit duhet te meren me kete ceshtje kur ka probleme shume me te medha se ky. Kjo ceshtje tashme eshte ne dore te gjyqsorit dhe duhet ta leme ate qe ta zgjidh dhe njerzit dhe media te merem me problemet reale te qytetarit qe arrijne deri te copa e bukes.Per keta njerez kaq te harruar dhe pa asnjelloj mundesie per te nritur zerin per problemin e tyre kush do meret.Duhet te fillojme dhe ti shikojme gjerat ne kete menyre dhe jo thjeshte interesat momentale pasi neser mund te jemi dhe vete te kercenuar nga varferia, media, politika dhe te pa mbrojtur nga shoqeria

Cfare shonc derri qe ka ky Sala me jahu. Dritani, Trebicka dhe tani BMW dhe shtypshkronja e Meros. Shko mer Sal futja nji skedine totocalcio se do boesh milioner.

E njejta histori vazhdon. Askujt nuk i intereson se a jane te verteta faktet qe ka denoncuar Mero. Jemi perseri tek ajo shprehja ne Berat "Nuk duam as uje e as drita, vetem ju te dy mos u zini". Mund ta shajme Meron tere diten, por ai qe duhet share sot eshte Sali-bajraktari dhe shpura e idjoteve qe i shkojne nga prapa. Ky eshte vetem fillimi. Surratin e vertete do t'ja shihni ne qershor 2009.

ej po kujt ti besojme meros qe e shiti gazeten tema 500 mije dollare dhe e bleu prape per 10 mije dollare . ekonomia ne krize

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).