Kriza e mendimit politik

Në Shqipëri politika është ushqimi kryesor mediatik e publik. Temat dhe debatet politike kanë monopolin informativ në media, në punën e institucioneve politike dhe shumë herë edhe në familje.

Për çdo zhvillim politik të ditës, vendimmarrje politike, nismë, vendim ekzekutiv, ngjarje të kronikës, etj., mediat organizojnë debate televizive, ku marrin pjesë politikanë, zyrtarë, analistë, gazetarë, etj.

Në formë duket se gjithçka funksionon ashtu si duhet, por praktikisht, ky ritual dhe formë debatesh, me gjithë elementët pozitivë, nuk arrijnë dhe nuk mund të arrijnë të zëvendësojnë mungesën e theksuar të profesionistëve të fushës, studiuesve të shkencave politike, të njohur ndryshe si politologë.

Të flasësh për politikën, të bësh politikë dhe të studiosh politikën janë tri gjëra të ndryshme. Për politikën mund të flasë çdo qytetar, politikë mund të bëjë çdo person që dëshiron të angazhohet në parti, shoqata apo fushata elektorale, kurse studimet mbi politikën mund t'i bëjnë një kategori mjaft e kufizuar personash, të cilët kanë formimin e duhur didaktik universitar dhe nuk janë pjesë e politikës së ditës.

Është njësoj si në rastin e debateve, p.sh., për gjeologjinë, ku të gjithë presin që fjalën e fundit ta thonë inxhinierët gjeologë dhe jo mësuesit apo politologët.

Profesioni i politologut ka një traditë të pasur në vendet e zhvilluara e demokratike perëndimore. Në Francë, Gjermani, Britani, Itali apo Austri, studimet politike kanë qenë pjesë e kurrikulës universitare që prej periudhës së pas Luftës së Parë Botërore.

Sipas statistikave zyrtare, në një vend me rreth 200 mijë studiues të shkencave politike, siç është Gjermania, ky profesion ushtrohet kryesisht në institucionet politike, (parti politike, shoqata politike dhe Parlament), në institucione akademike (universitete, institute dhe qendra kërkimi), në media (gazetarë politikë, komentator&eumlsmiley dhe në biznesin privat (konsulentë politikë, marrëdhënie publike).

Aktualisht, në Gjermani, 15% e të diplomuarve në shkencat politike janë të atashuar pranë partive dhe Parlamentit, 20% pranë universiteteve dhe institucioneve kërkimore, 18% pranë kompanive të biznesit dhe pjesa tjetër prej 40-45% pranë mediave televizive dhe të shkruara.

Në Shqipëri mungon një statistikë e tillë, sepse vetë profesioni i studiuesit të shkencave politike dhe politologëve është shumë i ri. Në periudhën 1945-1990 ky profesion u zëvendësua me atë të ekspertit ideologjik të propagandës komuniste.

Për agjitatorët e rinj të partisë-shtet dhe ideologjisë marksiste-leniniste, u krijua Shkolla e Partisë "V.I.Lenin", kurse për ekspertët e studimeve m-l funksionoi Fakulteti i Shkencave Juridike e Politike.

Degët e vetme në lidhje me politikën ishin sociologjia dhe filozofia, të dyja në kuadër të qëllimit zyrtar për shndërrimin e arsimit në ushqim ideologjik për sistemin. Dega e studimeve profesionale në shkencat politike u hap vetëm 5-6 vjet më parë dhe aktualisht, ende Universiteti Shtetëror nuk ka njohur diplomën e studimeve politike dhe as profesionin e politologut.

Bazuar në statistika gjatë këtyre viteve, në universitetet brenda vendit janë diplomuar rreth 400 ekspertë të studimeve politike, kurse në universitetet jashtë vendit rreth 100 të tillë. Aktualisht universiteti publik dhe ato private në Shqipëri nxjerrin çdo vit 230-250 studiues të shkencave politike dhe trendi është dyfishimi i tyre në 4-5 vitet e ardhshme.

Shumica e atyre që janë diplomuar, përfshirë edhe ata me mesatare të lartë, janë të papunë ose kanë arritur të sigurojnë vende pune në profesione të periferisë, nga përkthyese deri tek centralet e kompanive telefonike.

Vetëm një pakicë, rreth 10-15 të diplomuar, kanë depërtuar në media, po kaq merren me karrierë akademike, dhe akoma më pak, vetëm dy persona, kanë siguruar vende pune në partitë politike.

Institucionet shtetërore e publike, që mund të ishin streha më e përshtatshme e studiuesve të rinj të politikës, siç janë Ministria e Integrimit apo Ministria e Jashtme, shumicën e personelit të tyre vijojnë ta marrin nga fakultetet e gjuhëve të huaja.

Parlamenti dhe qeveria, partitë politike dhe institutet vijojnë të preferojnë jo studiuesit e politikës, por individë me cilësi të tjera shtesë, kryesisht militantë partiakë apo besnikë të stafeve drejtuese.

P.sh., në administratën e Kuvendit mund të gjenden poetë, shkrimtarë, artistë, agronomë, ushtarakë, por asnjë politolog apo studiues të marrëdhënieve politike e të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Natyrisht që marrja dhe angazhimi në politikë dhe në karrierë politike, kandidimi në zgjedhje apo në parti politike, nuk është dhe nuk mund të jetë monopol i asnjë profesioni. Më shumë se profesion, individët duhet të kenë cilësi të tjera, siç janë ambicia për karrierë, raporti brenda partive politike, raporti me liderët e partive, etj.

Por gjithsesi, mungesa e ekspertëve dhe profesionistëve në vendin ku më shumë se kudo duhet të jenë, krijon boshllëqe të mëdha dhe ngadalëson ecurinë e procesit të konsolidimit institucional e demokratik.

Një aspekt konkret i deficitit të ndjeshëm të ekspertëve të fushës janë vetë partitë politike dhe Parlamenti. Në partitë politike mungojnë strukturat e organizimit dhe përpunimit të mendimit politik. Ideja e re e krijimit të fondacioneve është pozitive, por gjithsesi e pamjaftueshme.

Ato funksionojnë më shumë si tribuna të fjalimeve të lidershipit përkatës, sesa si qendra edukimi, debati, kualifikimi dhe ballafaqimi për politikanët e rinj, për personat e angazhuar në nivelet qendrore e lokale të partive apo për vetë votuesit e supozuar të këtyre partive.

Asnjë parti politike nuk ka në struktura të saj drejtuese individë të njohur në fushën e studimeve politike, mendimtarë të ideologjive të këtyre partive, apo edhe individë që kanë njohuri tek të zakonshmet mbi fushën e studimeve politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ky fenomen del më në pah sidomos nëse bëhet një krahasim midis profesioneve parlamentare në Shqipëri dhe në vende të tjera. Kështu, në Parlamentin aktual shqiptar, tre profesionet më dominuese të deputetëve janë ekonomistët bujqësorë (29) të ndjekur nga inxhinierët (22) dhe mësuesit (21). Nga 18 juristët e regjistruar në Parlament, vetëm 5 kanë mbaruar fakultetin direkt, 13 e kanë mbaruar atë part-time si fakultet të dytë.

Asnjë deputet nuk ka studiuar shkencat politike dhe vetëm një marrëdhëniet ndërkombëtare. Shtatë deputetë kanë qenë oficerë policie apo sigurie fizike përpara se të fillonin karrierën parlamentare. Katër deputetë nuk kanë arritur të mbarojnë madje as studimet e larta.

Në krahasim me Parlamentin e parë shumëpartiak (1991-1992) kemi ndryshim të raporteve. Në atë periudhë, tre profesionet dominuese të deputetëve ishin agronomia (62), inxhinierët (57) dhe mësuesit (37) dhe vetëm 10 nga 250 deputetët ishin juristë.

Krejt ndryshe paraqitet situata në parlamentet e vendeve fqinje apo, për më tepër, në parlamentet e konsoliduara të vendeve perëndimore. Kështu, në një vend rajonal si Bullgaria, Parlamenti me 240 deputetë dominohet nga inxhinierët (53%) dhe juristët e politologët (51).

Në Italinë fqinje, nga 650 deputetë 86 deputetë janë avokatë, 79 janë drejtues, 73 sipërmarrës dhe 64 gazetarë politikë. Në Parlamentin gjerman me rreth 650 deputetë, profesionet kryesore të deputetëve janë juristët (20% ose 115 deputet&eumlsmiley, të ndjekur nga mësuesit (5.9%), inxhinierët (4,9%) dhe politologët (4,1%). Ka vende të tjera, si vendet skandinave, Kongresi Amerikan apo Parlamenti australian, ku përqindja e juristëve shkon nga 40-55% të të gjithë Parlamentit.

Kur një kryeministër është kardiolog, apo një Kryetar Parlamenti fizikan, mund të mos ketë vend për shqetësim, por kur shihet se disa presidentë, 9 kryeministrat, 6 kryetarët e Parlamentit dhe 97% e ministrave të viteve 1991-2008 nuk kanë qenë juristë dhe me përjashtim të njërit, as ekspertë të çështjeve politike ose marrëdhënieve ndërkombëtare, atëherë ka vend për shqetësim. Mjafton të shohim profesionet e gjashtë politikanëve më të suksesshëm (deputetëve më me shumë mandate).

Më i suksesshmi është një gazetar politik i sistemit të vjetër, një orator i aftë politik, por që kurrë nuk ka botuar një studim aq më tepër një libër. I dyti është një ish-Kryetar kooperative që, natyrisht nuk ka asnjë punë të shkruar; më pas vijojnë tre doktorë, dy ekonomistë e inxhinierë, të gjithë politikanë karriere, por në tërësi pa një kontribut konkret në mendimin politik.

Ky boshllëk i madh i mungesës së politologëve dhe studiuesve të shkencave politike e të marrëdhënieve ndërkombëtare, shfaqet në disa aspekte të rëndësishme të funksionit të shtetit, të debatit politik në vend, të politikës së jashtme apo të politikës komunitare.

Mjafton të shohim sesa e vështirë dhe gati e pamundur është të gjenden në media analiza profesionale në lidhje me ngjarje të rëndësishme të politikës së jashtme, siç janë zhvillimet në Lindjen e Mesme, zhvillimet në ekonominë globale, problemet e raporteve midis BE-së dhe vendeve kandidate, raportet transatlantike, lufta kundër terrorizmit, etj.

Për ta kufizuar fushën e veprimit, ne nuk kemi ekspertë të marrëdhënieve ndëretnike apo ndërfetare, ekspertë të politikave minoritare, të raporteve shtet-liri politike, të rajonit sidomos të marrëdhënieve me Greqinë, Serbinë, Maqedoninë, të marrëdhënieve me vendet islamike, NATO-n, BE-në apo Kinën.

Edhe në rastin e zgjedhjeve të fundit në SHBA, nëse në mediat italiane e gjermane kishte vetëm komente ekspertësh dhe studiuesish të sistemit politik amerikan dhe marrëdhënieve dypalëshe, në rastin shqiptar rolin e komentatorëve dhe ekspertëve e luajtën ca individë, që ose kanë studiuar disa muaj në SHBA profesione të tjera, ose kanë jetuar atje me statutin e emigrantit.

Në dallim nga modelet perëndimore, në Shqipëri mbi këto tema ftohen dhe flasin vetëm politikanët, të cilët, për shkak të funksionit, detyrimeve zyrtare e partiake apo profesionit bazë të tyre, nuk bëjnë asgjë më shumë sesa riprodhim të teksteve të shkëputura nga burimet e internetit.

Ata dhe vetëm ata shfaqen si ekspertë të politikës, të muzikës, të ekonomisë, të kulturës, të sportit, madje edhe të modës së veshjeve. Dashje e pa dashje, nga modeli i "njeriut të ri" proletar e internacional të periudhës komuniste, kemi kaluar tek modeli i politikanit globalist dhe të gjithanshëm.

Gjatë viteve, pothuajse asnjë deputet nuk ka arritur ende të botojë qoftë edhe një punim të vetëm profesional të tyre mbi temat politike, jetën parlamentare, marrëdhëniet institucionale, etj.

Më shumë se 90% e botimeve me autorë politikanë janë kryesisht përmbledhje të intervistave dhe komenteve të tyre në media, apo ditare e përsiatje në formën e publicistikës politike, në thelb, të pareferueshme, sipas standardeve të studimeve profesionale politike.

Shumica e tyre, me favore të posteve politike, marrin e japin mes njëri-tjetrit tituj shkencorë, por praktikisht nuk publikojnë punimet e tyre të masterave apo doktoraturave, për të gjykuar më pas mbi aftësitë akademike dhe prurjet e këtyre studimeve në fushat përkatëse.

Në këtë mënyrë, modeli i politikanit që është i aftë të bëjë gjithçka: të bëjë politikë, të jetë analist dhe protagonist politik, të bëhet vendimmarrës politik, të bëjë personazhin headline në gazetarinë gri, në fakt, nuk është gjë tjetër vetëm modeli i politikanit pa identitetit të qartë politik.

Kriza e politikës si profesion pasqyrohet edhe në krizën e politikës si shkencë studimi. Janë të paktë ata politikanë që janë në gjendje të mbajnë një ligjëratë akademike përpara një auditori profesionist.

Në çdo universitet evropian, pjesë e literaturës së këshillueshme për studentët e shkencave politike janë fjalimet e famshme të politikanëve dhe burrave të shtetit nga vendet përkatëse dhe vendeve të ndryshme në botë.

Cili student shqiptar do të kërkonte një model krahasues të fjalimeve të Cercill apo Kenedi, të Obama apo Gorbacov, të De Gasperi apo Adenauer, me fjalimet patetike dhe monotone të deputetëve të Parlamentit shqiptar?

Vetë diferenca e thellë midis nivelit të ulët profesional të diskutimit të deputetëve aktualë dhe nivelit të lartë të deputetëve të Parlamentit të viteve 1920-1924, shpreh prezencën dhe nivelin e krizës në traditën dhe zhvillimin e mendimit politik.

Natyrisht që, kjo gjendje amorfe, mungese idesh dhe tranzicioni do të vijojë gjatë. Do të duhen vite që politika të shndërrohet në profesionin e politikanëve, që institucioni i karrierës politike të bëhet mbi bazë meritash profesionale e politike, që vetë universitetet të krijojnë programe mësimore bashkëkohore dhe konkurruese dhe që ne të gjithë të pranojmë se, në politikë, aktori politik vendimmarrës, vëzhguesi i vendimmarrjes dhe analiza e vendimmarrjes nuk mund të jenë të shkrira në një person, por janë fryt i tre institucioneve e profesioneve të ndryshme, të destinuara të bashkëjetojnë në balancë dhe ndarje përgjegjësish qytetare e profesionale.

11 Komente

Me cer statusi jep leksione mer Afrim ?

Me statusin e keshillitarit te ish-presidentit ?

Po nuk e ke mbush moshen 35 shko bej audicion per te qene Lider tek ai emisioni qe po pergatit ai ish-keshillatari tjeter Nazarko.

Noshta eshte pak e vertet ketu.

 

Po duhet ti them ketij shkruesi ketu, qe ne cdo sektor te Politikes duhet Ekonomia,Menaxhimi, edhe Ekspertet.

 

Ja shikoni bie fjala, Drejtorin e KESH-ishit eshte ing.edhe menaxher shume i mire, se e ka treguar me pune. Pastaj Shkencat e Politiket duhet te jene vetem ne ministrine e Jashtme.Aty e kane fushen e punes te vete.

 

Ca duhet te jete ekspert Politike nje Minister??? ai duhet te jete, menaxher, edhe thjeshte duhet te drejtoje me vijen politike, qe ka vendos partia qe ka aderuar.

 

Ok deri diku, eshte sakte, qe ne politken tone, cdo Politikena ben ekspertin ne cdo fushe. Ti n.q.s don dicka per Luften ne Palestine pyet, ekspertin ne ministrine e jashtme.

 

Nuk jam kunder, qe ne Parlamet, te kete Ing, Ekonomist, Jurist, edhe disa Shkenca Politike, Se jane sektore qe kemi nevoje per debat Eskpertesh. E jo per mjeke, duhet te jene % me e vogel sipas mendimit tim.

 

Mjekesia, sipas meje, eshte pika me e larget, qe mund te beje politike.Normalisht tek ne ndodh e kunderta, nje mjek drejton politken per kaq shume vjet .

Ekonomistet, duhet te jene me te perfaqsuar ne politike.SOt kemi nevoje per Menaxhim me ekspert.

Te tjeret jane gjith te mundesh te perfshihen.

Ja shikoni bie fjala, Drejtorin e KESH-ishit eshte ing.edhe menaxher shume i mire, se e ka treguar me pune.

Une nuk e di per ke e ke fjalen ti more, dmth per cilin Drejtor te KESH-it, po nese e ke fjalen per kete qe eshte tani, ky duhet te fuse koken ne bythe e mos e nxjerre me .

---------

Kryeministri Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së gazetares Erma Zargoçani, e cila u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Në mesazhin e ngushëllimit Kryeministri shprehet: 

 

Të dashur familjarë dhe të afërm të Erma Zargoçanit, 
 

Mësova me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të bijës tuaj të shtrenjtë, gazetares Erma Zargoçani, e cila humbi jetën pas një sëmundje të rëndë. Vdekja e parakohshme e njeriut tuaj të shtrenjtë, e gazetares së talentuar të ekonomisë Erma Zargoçani, është një humbje e madhe për familjen e saj, të afërmit, por edhe për të gjithë kolegët e saj gazetarë. Ju shpreh ju dhe të gjithë njerëzve të saj të dashur ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutem që të gjeni forcën për të përballuar dhimbjen e madhe për vdekjen e njeriut tuaj të shtrenjtë. 

Me respekt, Sali Berisha.

--------

Si me tha nje mikesha e saj,  kjo vajza ka qene zedhenese ne KESH per 6 vjet dhe megjithese ishte e semure qe prej tre vjetesh ky sharlatani e pushoi per t`ja bere i cike me te shpejte vdekjen.

 Ja shikoni bie fjala, Drejtorin e KESH-ishit eshte ing.edhe menaxher shume i mire

Ka ndonje kuptim tjeter fjala ing. se po qe per ate qe me shkon ne mend mua, drejtori i kesh-it nuk eshte inxhinier.

The new director Gjergj Bojaxhi has graduated in the U.S.A.,
where he studied Philosophy. He has also received a master's degree in International Relations from "John Hopkins University, School of Advanced International Studies (SAIS) Washington, DC, U.S.A". His past experience includes working for the World Bank, according to his published resume.

M'fal Castor, po ku e ka inginierllukun ky ???  Apo ne prapanice ?? Po managerllekun ku e ka ???

Se pervec syve jeshile dhe gojes brisk, per gje tjeter nuk u desh ky sterfyelli.

Folni pak me te parin punonjes te KESHIT qe tju dale perpara, dhe me peshtyni ne surrat po nuk ju tha qe eshte drejtori me kalama, me i papergjegjshem, me joprezent, me inkompetent qe i kane pare ndonjehere syte.  Keshi eshte bere nje ndermarrje e shperdoruar dhe qe shperdoron !

I rrofshin pincat Gjergj kaqolit  !

 

O Koth ti flet akoma me Raste te pervecem.

 

Drejtuesit nuk maten me kesoj rastesh,Matet qe une kam drita tani ne shtepine time, gjith diten. Ashtu si dikur ia veja fajin Drejtorit, per munges dritash, tani qe kam perseri je jap vlerat ketij.

 

Por thelbi muahbetit tim, nuk ishte aty, ishte thjeshte nje shembull nga mua.Ti mund te jesh kunder me shembullin, apo je edhe me mendimin.?

 

Ciao

Nje koment shume i mire. Eshte tjeter gje pergatitja e vertete e studenteve qe mbarojne per shkenca politike, apo studime te tjera ne kete fushe; cilesine e tyre te vertete e tregon mandej puna konkrete. Une vete e kam studiuar tre vjet me pare faqen e internetit te Kuvendit dhe jam skandalizuar me profesionet, diplomat qe duken ashiqare qe jane ose fallco ose "te rrembyera", dhe per me teper ndarja e secilit deputet ne komisionet parlamentare eshte humor me vete.

 

...jam skandalizuar me profesionet, diplomat qe duken ashiqare qe jane ose fallco ose "te rrembyera",..

 

Pa he i here na bej nje liste te profesioneve qe te skandalizojne ty ?

Pa he dhe nje here si duken ashiqare diplomat qe jane fallco ?

P.S. Keshtu ju mesojne aty ne Mjaft ju more te beni te tilla komente ?

Krasniqi si ide e shtron shume mire, po nuk eshte ky problemi kryesor i " prapambetjes" qe kane politikanet Shqiptar.

Do thoja qe ne rradhe te pare nuk eshte tipi i diplomes qe te ben te jesh i pergatitur si politikan.

Eshte qe te mos mendoje vetem per vete, te mos mendoje te rrezoje njerin per ti bere vend vetes.

Troç; "duhet me shume pune per shoqerin, e me pak lufte per pushtet".

Eshte me frutdhenes ai qe i mungon "diploma" e kerkuar por punon me perkushtim per te miren e shoqeris, ne krahasim me nje politikan te zote, me "diplome shkelqyer" , por i dhene pas skenave e prapaskenave te politikes.

Politikaneve Shqiptare eshte se i mungon EDUKATA, MIRSJELLJA e DESHIRA PER PUNE:

 "....Shumica e tyre, me favore të posteve politike, marrin e japin mes njëri-tjetrit tituj shkencorë, por praktikisht nuk publikojnë punimet e tyre të masterave apo doktoraturave, për të gjykuar më pas mbi aftësitë akademike dhe prurjet e këtyre studimeve në fushat përkatëse...."

 

Ata vuajne per dukjen, per levdata, jo per ç'ka thone.

Sa per sqarim te gjitheve ketu , gjeja me serioze qe gjeta per ta vertetuar, qe Gjergji Bojaxhi eshte Inxhinier ELektrik.

 

ANETARET E JURISE:
1. Eno Koco (Dirigjent)
2. Gjergj Bojaxhi (Inxhinier Elektrik)
3. Florent Boshnjaku (Kompozitor)
4. Gentian Demaliaj (Kantautor)
5. Nora Cashku (Pianiste)
6. Myfarete Laze (Kengetare)
7. Leonardo Leopoldi (Producent

http://albavipnews.blogspot.com/2008/12/festivali-47-rtsh-fiton-kejsi-tola.html

per me shume saktesime, shikoni ketu.

 

Ai me te vertet, ka mbaruar mastera ne Amerike, edhe filozofin e ka bere eshte e vertet, por e ka bere per qejfe, si Universitet te dyte.Pse skeni pare andej ne Shqiperi ju, njerez me 2 Universitete? Pyesni ato te ekonomikut, se sigura do te kene Juridikun me korrespondence, ose anasjelltas.

 

Ca flisni o njerez kot.Po skeni faj per ju eshte politikina, vetem te vishesh me firmato, edhe me makina te fundit, sidomos me cilidnrate te madhe. Bojaxhi me duket nga zyrtaret me serioz,edhe puna ka pasur rezultat.Dhe mbase nuk ju duket i pushtetshem se shkon ne pune ne kembe, smerr makine.

 

Cme intereson mua, ca thojne punonjsit e KEShit, ato dihen qe jane te gjith hajduter, se prej tyre jemi ne kete gjendje katastrofike.Normal , qe edhe une po te jem tek Keshi, edhe te beja palle, duke vjedhur, do te vij njeri edhe te me thote, mos vidh me, Normal qe do shaje, e do flas keq per te.

Me kuptoni, nuk po them qe ky ska vjedhur, se nuk ve doren ne zjarr per asnjeri aty. Po e kishim fjalen tek Menaxhimi, edhe ai eshte me te vertet profesionist.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).