Kriza, 30 milionë euro për bizneset

 

Pas kredisë prej 250 milionë eurosh, qeveria merr një tjetër. Bode: Ne jemi ndërmjetësues. Subjektet që aplikojnë duhet të kenë kapital mbi 51% shqiptar

Bizneset e vogla dhe të mesme me kapital 51 për qind shqiptar mund të aplikojnë për të marrë kredi nga fondi 30 milionë euro, i cili do të ndahet përmes pesë bankave tregtare në vend. Marrëveshja financiare mes qeverisë shqiptare dhe Kooperacionit Italian për Zhvillim (qeveria italiane) i hap rrugë zgjerimit të kreditimit nga bankat drejt biznesit privat, tani kur kriza ekonomike po jep shenjat e para. Projekti i ri u firmos dje, ku të pranishëm ishin ministrat Bode dhe Ruli, ambasadori italian në Tiranë, si dhe zv/guvernatori i BSH-së. Gjatë fjalës së tij, ministri i Financave, Ridvan Bode, vlerësoi injektimin prej 30 milionë eurosh që po i bëhej biznesit privat në vend. Duke bërë krahasimet me vitin 2005, ministri tha se kreditimi zë 35 për qind të PBB-së, nga 5 për qind që ishte tre vjet më parë. "Programi mbështet me kredi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, interesi i të cilit do të jetë 0 për qind", tha Bode.

 

Kushtet

 

Bizneset SME që kërkojnë të aplikojnë për kredi duhet të jenë të regjistruara në Shqipëri, me kapital mbi 51 për qind shqiptar. Duke iu referuar marrëveshjes së firmosur dje, xhiroja vjetore e këtyre bizneseve nuk duhet të jetë mbi 5 milionë euro, si dhe numri i punonjësve të mos i kalojë 80 veta. Kreditë mund të jenë në shumat nga 50 mijë deri në 500 mijë euro, me një afat që shkon në 35 vjet. Programi i hartuar ndërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverisë italiane ka tre komponentë: 25 milionë euro kredi e butë për një linjë kredie në favor të ndërmarrjeve të vogla e të mesme; 2.5 milionë euro kredi e butë për krijimin e fondit të garancisë, i cili mbështet NVM shqiptare për të marrë kredi; dhe 1.7 milionë euro grant për asistencën teknike, që synon rritjen e kapaciteteve për zbatimin e këtij programi dhe në tërësi për hyrjen e ndërmarrjeve të vogla e të mesme në tregun financiar. Kredia do të zgjasë për 38 vjet dhe do të kthehet nga shteti shqiptar me norma interesi 0, periudha që nuk do të paguhet kredia zgjat 18 vjet.

 

Kriza

 

Efektet e krizës ekonomike në disa vende të botës kanë mbërritur edhe në Shqipëri, nisur nga rënia e remitancave, eksporteve dhe kreditimit. Për këtë shkak, ministri tha se "në qoftë se kredia do të disbursohet në një kohë tepër të gjatë, mendoj që efekti i saj në kuadrin e kësaj krize financiare që ekziston sot në tregun botëror, do të ishte më i limituar dhe interesi e nevoja e ekonomisë shqiptare është për një disbursim të shpejtë të kësaj kredie të akorduar nga pala italiane". Vetë qeveria është duke marrë kredi me vlerë 250 milionë euro, duke zgjedhur tregun e huaj bankar, për t‘i lënë hapësira kreditimi biznesit nga bankat në vend.

Kushtet

Biznesi duhet:

 

Të jetë i regjistruar në Shqipëri

 

Të ketë kapital 51% shqiptar

 

Të ketë xhiro vjetore nën 5 milionë euro

 

Të ketë të punësuar jo më shumë se 80 veta

 

Interesat

 

5.5% për kredi në euro/vit

 

8.5% për kredi në lek/vit

 

Periudha e maturimit 3 deri në 8 vjet

2 Komente

...Një ndër kushtet është që jo më pak se 70 për qind e vlerës së financuar të projektit duhet të përdoret për blerjen e lëndës së parë, pajisjeve, teknologjisë, asistencës teknike, përfshirë trajnime, mirëmbajtje, pjesë këmbimi dhe licencë industriale me origjinë italiane. Tjetër kriter është që të gjitha këto të furnizohen nga prodhues italianë...

Keta te Shqipit e kane haruar kete detaj fare te vocken.

Po te kesh partner Genc Rulin, nuk mund te ndodhe ndryshe.

1.7 milione asistence , mire aty.

Po pse keta nuk thone tulle se kush jane bankat qe do e levrojne kete kredi per bizneset dhe kot sa per kuriozitet si ka mundesi qe Fullani te mos jete ne kete eveniment apo ka frike se mos jete i lakuar dhe ka cu ate Ibrahimin ?

 

Po ka dhe nje pyetje tjeter : ku eshte masa antikrize ketu se nuk e mora vesh, kur biznesi mund ta marre ate pa asnje lloj problemi sepse edhe neper bankat e tjera po kaq jane kushtet e kredive ?

Po keta ene vjedhjen ta shesin per ndihme mer per at zot !

 

 Koth, une nuk e di se ç'hyn Fullani ketu, por kredi me 35 vjet shlyerje e me 5,5 % interes kthimi, qe me duket shum e favorshme per biznesin e vogel e te mesem aty, natyrisht qe do te kete dhe ca/ndonje kusht favorizimi per biznesin italian, si dhenes i kesaj kredie.  Kuptohet qe biznesi shqiptar mund dhe duhet te ndihmohet dhe nga bankat shqiptare, sepse bankat aty kane likuidete te mjaftueshme, pra jane te banka te shendeteshme, mirpo fatkeqesisht, kam pare se interesi i kthimit aty eshte nga 14-18% . Skandaloze.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).