Kina kalon Gjermanine ne renditjen ekonomike.

Mare dhe perktheyr nga CNN t="on">China passes t="on">lace wsmileyt="on">Germanysmileylace> in economic rankings”>smiley>

 

Pekin , Kine (CNN) 15 Janar 2009. Punonjsit e CNN, John Vause and Judy Kwon dhane kontributin e tyre ne kete report

 

Gjate kesaj jave qeveria kineze korigjon shifrat e ritjes ekonomike per vitn 2007 ne 13% nga 11.9% deklaruar me pare, me nje pordhim te brendshem bruto $3.4 trilion ose rreth 3% me shume se Gjermania. Sipas te dhenave te Bankes Boterore Gjermania kishte nje prodhim te pergjithshem bruto rreth $3.3 trilion per vitin 2007.

 

Megjithese dy shtetet ne krye te listet te zhvillimi tekonomik , SHBA dhe Japonia, jane ne krize te thelle ekonomike, per Kinen parashikimet me pesimiste per zhvillimi ekonomik jane ne shifrat 5%. Sikur keto parashikime te realizohen, do te bej qe GDP-ja e Kines ne vetem disa vjet , tja kaloj Japonise e cila tani ka nje GDP prej $4.3 trilion .

 

Ekonomia e Sheteve te Bashkuara eshte ekonomia me e madhe ne bote me GDP $13.8 trilion ne vitin 2007

 

Banka Boterore parashikon per Kinen nje ritje ekonomike afersisht ne 7.5%. Por Kina ka pasur nje renie te dukshme ne eksporteve ne muajt Nendor dhe Dhejtor te viti 2007 si resusltat i veshtiresive ne ekonomine e vendeve te zhvilluara, dhe Banka Boterore mendon se ritja ekonomike e Kines do te jete poshte 6% sikur kriza boterore te perkeqesohet

 

Michael Santono, autori i libirit “Kina ne vitin 2020” ( China 2020) thote se Kina do te kete te tjera probleme nese ekonomia e saj do te vazhdoj te ritet me ritme kaq te shpjeta.

 

“Nuk eshte me efektive per Kinen te jete vetem prodhuese e atleteve apo lodrave per femije” thote Santoro. “tani ata jane duke u perpjekur te luajne edhe ne fushat e farmaceutikes, ushqimit, dhe te tjera produkte me vlera te madha, ku kushtet e prodhimit ( higjena, kimikatet e te tjera) dhe cilesia jane shume te rendesishme ne zhvillimin e ekonomise globale.

 

Kohet e fundit Kina prezantoj nje pakete ndihme per ekonomine rreht $600 bilion dhe Keshilli i Shtetit te merkuren ( 14 Janar 2009) parashtroj nje plan per te zhvilluar industrine e celikut dhe te automobilave, duke perfshire ne plan rreth $1.5 bilion per prodhimin e makinave me energji alternative

 

 

44 Komente

中华民族是强大的Ose kinezet jane te forte ! smiley

E kemi mire me Kinen akoma me duket. Kur vajti Majko ne Kine...parrulla thoshte "Mireserdhet Vellezer Komunist Shqiptar!" smiley  Sikur te benin ndonje vizite tjeter s'do benin keq.

Per 3.4 trilion dollare...bejme edhe operacion plastik ke syte neve...

ore akoma s'e ken marre vesh se Kina po pushton boten, ne mos i ka hi siper fare-)

citoj:

Gjate kesaj jave qeveria kineze korigjon shifrat e ritjes ekonomike per vitn 2007 ne 13% nga 11.9% deklaruar me pare, me nje pordhim te brendshem bruto $3.4 trilion ose rreth 3% me shume se Gjermania.

 

 

 

Kina eshte nje vend tejet i varfer dhe ne prag te shembjes se pushtetit komunist dhe te fitores se tregut te lire.

1- GDP pro capite i Kines eshte shume me i ulet se Botswana, Shqiperia, Mexika, e sa e sa te tjere.

2- manovra e rillogaritjes se shifrave eshte tipike e komunisteve qe duan ti japin zemer vetes. Edhe me pare shifrat e tyre kane qene jo te besueshme.

3- nuk zihet me goje, por Chinese Buble eshte vertet e pamase dhe kur te plase do te qelbi boten. Kane blere naften me 100-140$ fuçine dhe kane deflacjonuar gjithe boten me pantofola. Nderkohe blejne miliarda dollare avione nga Airbus dhe Boeing. Superfuqia e Pantoflave nuk eshte ne gjendje te prodhoje as edhe nje helikopter.

4- per te mbajtur pushtetin udheheqjes kineze i duhen 15 milion vende pune te reja çdo vit dhe keto sigurohen me nje rritje vjetore te GDP te pakten prej 7% (Break Even Point). Me 5% Kina shkon ne djall, permbyset komunizmi, fiton tregu i lire dhe amerikanet nuk u paguajne borxhet (duke blere ndermarrjet kineze me 5 cent for a dollar).

5-Chinese Buble u krijua duke lejuar te hyjne ne treg nje mase klientesh globale qe nuk kishin  para (Finance Buble?). "Une nuk do ti kisha dhene kurre vetes credit" thoshte njeri ne I.H.Tribune "as miqt e mij nuk do te me jepnin. Por banka me dha 400mije dollare dhe une s'isha budalle ti refuzoja". Me daljen nga tregu keta "kliente" dalin pikerisht klientet e Kines.

6- Shtypi ekonomik anglo-sakson prej dy vjetesh diskuton se "kur" dhe jo "nese" do te shpohet tullumbacka kineze.

7- Shifrat kineze jane fryre me prodhimin e ndermarrjeve te huaja te delokalizuara ne Kine (rreth 60% e exporteve Kineze). Exporti kinez i mirefillte nuk tejkalon as edhe exported e Hollandes dhe Belgjikes se marre se bashku.

Komunizmi eshte injorant ne thelbin e vet, por ata kineze jane me te zgjuarit e komunisteve ne pergjithesi. Per shkak te irracionalizmit qe e karakterizon njeriu perfundon qe te beje gjithnje gjene e duhur mbasi i provon te gjitha alternativat e tjera.

Klika shqiptare ne fund te viteve '80-te nuk e beri gjene e duhur mbasi...s'kishte lene krim e koqellek pa bere. Kinezet e bene: i lejuan njerezve ne fillim vezet, pastaj pulat, e me rradhe tregetine e vogel private, ndermarrjen dhe..."te beç para eshte e lavdishme". Dhe pushteti komunist nuk ra. Por ai nuk ka te ardhme.

Tani eshte ora.

 

 

 

Amon Gjon se nuk bajme mo plasje Buble tani. Jom dakort qe ekonomia kineze eshte rreth 10 fish e mbi kuotume, po "shpresa" o qe ata kane akoma rezerva te papame fukarenjsh qe do i shfrytezojne  si skllever dhe do e rujne rritjen ekonomike.

Nga ana tjeter ajo shprehja "po i bone gropen shokut, shoku bi mrena" nuk i shko mo finances sot dhe duhet modifiku pak. Duhet bo ""po i bone gropen shokut, do bish bashke me shokun mrena." Se mos harro qe ne Kine kone investu shumica e kompanive te medha

Kam pershtypjen se Gjon Cima ka te drejte, Guçe. Mufatja e ekonomise kineze, me aq sa kam lexuar verdalle, mbeshtetet kryesisht e pazgjidhshmerisht ne ate amerikane. Kjo e fundit me tatepjeten qe ka marre, e me gjithe fryrjen tjeter 350 miliard dollareshe qe pritet te xhongloje Obamatronics, duket se do perkeqesohet me tej duke e lene me ne fund e vec tjerash, tollumbacin kinez te shfryrë.

Kina vetem ne 2 lagje te Pekinit ka me teper banor se gjith Amerika Veriore...Nje shkalle pallati ne Pekin ka me teper banor se gjith Shqiperia.

Mos ja qani hallin Kines..Kina eshte bote me vete...Bota e Orizit.

Me qani hallin mua qe kam 2 jave ne pune pa bere asgje..pervec shkruaj ke Peshku pa Uje...se klientet ja kan fut me "pushm te detyruar"

E para mos mi shaj kinezet se i du fort per shume e shume arsye, por me kryesoret jane smiley :

01. Bejne mal me kosha sipas parimit : ky mali nuk duhet ketu por atje dhe fet e fet e qajne kinezet pa llafe. Nese kryetarit nuk i pelqente mali te nesermen e conin atje ku ishte. Mal jo llafe.

02. Ngjasin me njeri tjetrin si kakerdhia keci

03. Kam pas nje mikeshe kineze qe ka qene si yll po dhe si manare.

E dyta ti bejme respekt shkrimsjellesit sepse ka vene titull interesant Kina kalon Gjermanine ne renditjen ekonomike. Duket nga sot ( dita qe eshte gjet ky numri )  gjermanet do kerkojne te jene kineze.

Gjon, nuk e di se nga i merr këto informacione kaq të bindshme, por shtypi në Itali ka nja tre ditë që shkruan që Kina tashmë është fuqia e tretë ekonomike në botë (pas USA dhe Japonis&eumlsmiley.

Nëse bolla kineze "pritet" që të shpërthejë (sipas atyre që thua ti), një gjë është e sigurtë: ekonomia gjermane është në recession (dhe nëse gjithçka shkon sipas BCE, e tillë do të jetë deri në fund të vitit 2010) ndërkohë që Kina vret mëndje (ofron subvencionime bankare) që të mos i bjerë PIL-i në 8%

Lejeni mer Kinen po shifni se si e ka bo Sala Shqipnine fushe me lule. Ja futem edhe Frances e Italise.

http://www.heritage.org/index/Ranking.aspx

Pashi Zotin mos e leni t'i bjeri m'dore kjo renditja se ka me mor direkt Sarkozy-ne e Berluskonin e ka me i bo per nji lek.

Mos ja çoni as Rames se ka me dale masnej me thone qe kjo qeveri ka deshtu totalisht se edhe Botswana ka liri ekonomike mo shume se ne se ne.

Kina eshte nje vend tejet i varfer dhe ne prag te shembjes se pushtetit komunist

MOS!!

GDP pro capite i Kines eshte shume me i ulet se Botswana, Shqiperia, Mexika, e sa e sa te tjere

Se pari...i marrsh te keqen Botswanes ti...bashk me Lizandrin!! E ke pa ndonjehere filmin...The Gods must be crazy?

Edhe me pare shifrat e tyre kane qene jo te besueshme

Jane Rilindas ata Kinezet...mesiguri...se vetem ata Rilindasit kamunist genjenin kshu si kta.

nuk zihet me goje, por Chinese Buble eshte vertet e pamase dhe kur te plase do te qelbi boten.

Ka 60 vjet qe po presim te plasi...Fry e fry po hic.

Superfuqia e Pantoflave nuk eshte ne gjendje te prodhoje as edhe nje helikopter.

Helikopteret Kinez kan arrdh deri ne Shqiperi! Me ato fluturonte Xhaxhi smiley Sot Kina con edhe njerez ne hapsire.

Botswana akoma s'ka arritur te bej pandofla...lere mo helikoptera.

 per te mbajtur pushtetin udheheqjes kineze i duhen 15 milion vende pune te reja çdo vit dhe keto sigurohen me nje rritje vjetore te GDP te pakten prej 7% (Break Even Point). Me 5% Kina shkon ne djall, permbyset komunizmi, fiton tregu i lire dhe amerikanet nuk u paguajne borxhet

Ohuuu...ne 2012 m'kan then qe do kthehet KRISHTI dhe cdo gje do mbaroj. kshuqe mos e vrit mendjen shume...

Chinese Buble u krijua duke lejuar te hyjne ne treg nje mase klientesh globale

Kina ka 60 vjet o burr qe po kthehet ne superfuqi globale...ti na flet per barcaleta para 5 muajsh

Shtypi ekonomik anglo-sakson prej dy vjetesh diskuton se "kur" dhe jo "nese" do te shpohet tullumbacka kineze.

Por per tullumbacen e tyre qe plasi...sa kohe kishte shtypi anglo-sakson qe shkruante? smiley

Exporti kinez i mirefillte nuk tejkalon as edhe exported e Hollandes dhe Belgjikes se marre se bashku.

Kane "niche markets". Hollanda eksporton bar...Kina eksporton pandofla...ashtu sic Shqiperia eksport TRU.

PS: Per ca muaj me bie te shkoj ne Shanghai per pune...Ishallah s'i bie ne ate oren tate o Gjon Cima.

Per krahasime GDP eshte e shpjegueshme, dhe e pritshme qe kjo do te ndodhte.  Por renditjet ekonomike kane kohe qe nuk kualifikohen me nga ekonomistet si thjesht per nga prodhimi bruto. 

Nga ppp (GDP per capita) ndryshimi i dy ekonomive eshte rrenjesor.  Ky tregues eshte tregues i perbrendshem, qe nuk influencon tregjet nderkombetare.  Nga ana tjeter, foreign reserves dhe floriri, jane histori tjeter. 

Ky shkrim i CNN me duket paksa si i porositur, sepse te flasesh per ranking duke perdorur prodhimin e pergjithshem te brendshem bruto dhe te thuash qe Kina me 1.5 Miliarde banore prodhoi 3.4 trilion $ dhe keshtu qe ia kaloi Gjermanise me 80 milione banore e cila prodhoi vetem 3.3 trilion $, me duket njecike me teper se absurd.

Pastaj, fundja kujt i plas kaq shume qe Kina ia kaloi Gjermanise dhe qe Zvicra nuk ka det, por ka detare?

Mua per vete jo.

 Grupi,

Po tall bathen me duket. Si ai qe, pa ditur e bere gje, tall te gjithe duke ngrene fara luledielli. Une kam filluar te shkoj ne Kine ne vitin 1994. Nga ajo kohe kam bere business ne rreth 100 vende te botes. Tani kam firmen time dhe bej konsulentin per Presidente dhe Managing Directors per goxha ndermarrje. Njerez qe bejne komente pa asnje lloj kriteri dhe njohurie nuk se me bjen rradha te takoj. Vij tek Peshku per te bere nje dore muhabet me njerezit e mi te dashur. Rrofte anonimiteti se ne jeten reale shes mend me me lezet dhe jo kaq direkt sa ketu.

e mer Grup te nordhi Gjon Cima, te meku fare smiley

Tani gjete buke per dhembet e tu smiley

Hapeshe ti gja merr vesh nga ekonomia Globale po nashti ca do thuash more derman??smiley <smiley

Hahaha!! Do ti them Gjon Cimes...qe une e DI qe Kina BEN helikoptera...se i kam pa vet me syte e mi.

Se pari. Koth titullin nuk ja vura une (prures)i por thjesht e perktheva nga CNN ( shpresoj ta kem perktheyr mire) Shikoje e ke ne krye te artikullit

Se dyti. Kina eshte e lidhur vertet me ameriken por ama perfiton nga paketa e ndihmes amerikane. Mendoni pordhimet e Kines shiten ne Amerike. Kur Obamomania te fut ne funksion ate paketem me $800 bilion ideja eshte qe njerezit te kene para dhe te blen pikerisht ato produkte qe prodhohen ne Kine. Pra ato para nje pejse do te perfundojne ne KIne. Ide e zgjuar kjo e kinezeve apo jo. Shume me e zgjuar se ajo e shqiptareve qe prodhim te vetem kane tegetine e  droges,armeve apo mishit te bardhe. ah me fal edhe te bimeve medicinale, per keto lloj prodhimesh nuk ka ndihma smiley

Se treti. Kina ka varferi por krahason Kine e sotme me ate te 20 vjeteve me pare. Dhe ne kete pike krahaso  shqiperine e sotme me ate te 20 vjeteve me pare. Ne na rrofte demokracia ja dhe tani  dhe dosjet  i hapem i dhame dhe dermen komunizmit, por si i behet kur nuk kemi drita uje e buke. Na rofte krenaria qe nuk jemi te gjithe si kakardhi keci  por jemi me ADN ariane apo me kulture burrerore te linjes se mesme, kur kemi shitur cdo gje tonen deri dhe prapanicen  per te mbijetuar.  dhe prape jemi si mos me keq.  

Se katerti Kina ka tani nje problem te madh qe mendoj se truri yne racist dhe ziliqar ( ketu fut edhe ate antikomunist) nuk na e kap dot. Kina ka problemin e kalimit nga vend prodhues te mallrave me cmime dhe vlere te vogel ne prodhim te mallrave me vlere dhe cmin te larte. Kjo do ta nxjere kienen ne plan te pare ne bote, ose do ta renoj ekonomine e saj . Globalizmi i ka krijuar kines konkurence ne prodhimin e atyre mallrave qe prodhohen deri me sot ne kine. Vietnami, Kamboxhia, vendet e amerikes Latine, disa vende te Evropes Lindore( jo Shqiperia) , sidomos ato te ish republikave Sovjetike,  apo dhe disa vende te afrikes veriore e perenidmore, jane bere konkurente sirioze te prodhimit te atleteve apo te lodrave te femijeve. Kina tani duhet te dale nga kjo industri dhe te futet ne industrine e ushqimve, farmaceutike, automobilave, etj. Deri tani me problemet qe i kane dale ( lendet kimike ne lodra apo ne ushiqme) i kane krijuar probleme. Te shikojme

Grupo Udhe te mbare ne Kine. ke per te mesuar shume, do ta shikosh se Kina e sotme nuk eshte Shqiperia e Enverit t ne vitet 70-80.

Po qe Kina fiton 1 miljard dollare ne dite nga Amerika, vetem me norme interesi?do kish jetuar shqiptari e s'do kish njeri t'ja perkthente fjalen "work" ne shqip. :grin: :grin: :grin:

Me falni, po si e kaloi Gjermanine ekonomikisht? Pse beri me shume leke? 

Ashtu eshte ekonomia?

Ta flasim pak me thjeshte?

Nje familje me 2 persona ka te ardhura 500 mije leke ne muaj.

Nje familje tjeter me 16 persona ka te ardhura 501 mije leke ne muaj.

Qysh eshte ekonomia e ketyre familjeve?

Me duket se ajo me 16 nuk do kete as buke per te ngrene.

Per kete ekonomi e kane fjalen?

:grin:

Epo ku ishe deri tani o zotrules?? Shyqyr qe na e shpjegove se ishim be lemsh.

Zotrules

Keta (CCN) flasin per pjesen e prodhimit boteror qe jep Kina. Se sa i takon cdo Kinezi nga ky prodhim per kete nuk pyeisn shume keta te jashtmit Te  vemit  qe u intereson prodhimi per fryme duhet te jene dhe jane vetem  Kinezet. Bota nuk do tja dije sa te varfer jane kinezet por sa prodhim mund te mare apo jape ne Kine.

Ah po jane edhe shqiptaret qe duan te shajne kedo qe ju a kalon. Jo me kot ne shajme te gjithe se te gjithe na ekalojne ( vec palestinezeve te gjirit te gazes qe jane me keq se ne dhe prandaj ne i kemi bere miq ata)

disa vende te Evropes Lindore( jo Shqiperia)

Ne eksportojme TRU o Toko...s'na duhen prodhimet e tjera. Ne eksportojme TRU dhe eren ngorhese te pallavrave tona...qe ne kto dite te ftota pa gaz (ndotes) Rus...mund ta perdore Evropi per te ngrohur prapanicat e tyre.

Rrofte ne qe kemi "TRU me shit!"...se per industri dhe pune..."NUK I DUM!"

------

Toko...pajtohem 100% me ato qe thua ti. Ti ekonomist i NTI-se ke qen...kshuqe s'ke si ta kesh gabim.

Grupo Udhe te mbare ne Kine. ke per te mesuar shume, do ta shikosh se Kina e sotme nuk eshte Shqiperia e Enverit t ne vitet 70-80.

 

Po ca me di ti mu kshu??

Grupo je fantastik ti vllajo. te eshte mbush menja me NTI dhe dhe nuk e lshon  smiley

une ekonomist ne NTI????? ha ha ha ha

jeni bo si Beavis & Butthead

Ore ti ke qen ai tullaci qe bente xhiro neper korridoret e NTI-se...te mbaj mend une!

USA sot te kujton Shqiperine e viteve 66-72, ku tregu shqiptar ishte i "mbytur" nga xhingla minglat kineze . Dhe kjo po ndodh ne USA .Sa te kthesh nje mall te sofistikuar (loder apo xy) mbrapa te del made in China. Ku bejne tregti e japin keshilla keta bixinesmenet tane ...Ndoshta USA nuk ka te tille "specialiste" te ketij niveli kaq te larte dhe ja vlen te kene nje perfaqesues tek Peshku si "pa dashje" ...qe te mesoje de!!!!! smiley . Do dale edhe Enveri, Nostradamus kur shkroi "Plani i Kines per tu bere SUPERFUQI"...dhe kete e parashikonte rreth viteve 2020...keshtu qe ik ti Grup pa frike se ke kohe smiley

Po ti thuaj ik o Grup e shiko nai mundesi te rrish andej, te fillosh te terheqesh edhe shqiptaret e tjere te pakten ta kapim kete punen e superfuqise qe ne fillimet e para se ke me shume mundesi ashtu, meqe jemi dhe te shkolluar e te edukuar ne oksident de, do na mbajne ata kinezet besoj edhe per hir te shoqnise se vjeter. smiley

Ha ha ha une tullac, ha ha ha Sot sapo u ktheva na breberi ju desh 1/2 ore te me qethte ( per te qen ne teme) me makine qethese dhe gershere te prohduar ne Kine. Une tullac?????. Me kujothet ne monizem ka qene nje shef llogarie tullac ne NTI po ai sot duhe te jete nja 70 vjec o birce, ishte nja 45-50 atehere, dhe as qe ma do mendja qe di ta perdore internetin jo me Peshkun. Grup je grup fare. ha ha ha

Ha ha ha une tullac, ha ha ha Sot sapo u ktheva na breberi ju desh 1/2 ore te me qethte ( per te qen ne teme) me makine qethese dhe gershere te prodhuar ne Kine. Une tullac?????. Me kujothet ne monizem ka qene nje shef llogarie tullac ne NTI po ai sot duhe te jete nja 70 vjec o birce, ishte nja 45-50 atehere, dhe as qe ma do mendja qe di ta perdore internetin jo me Peshkun. Grup je grup fare. ha ha ha

Ate punen e moshes mos e thuaj ti o toko, se ja, ai parafolsi aty afer eshte me moshe po ama te than piten, rrezik komenton me shume se te gjithe ketu te ky pellgu. smiley

 zotrules,

ke te drejte. Kina ka nje popullsi 16,25here me te madhe se Gjermania te ciles sapo ja "kaloi".

e. 

Italia exporton tre here me pak se Gjermania e cila, me kosto prodhimi 50% me te larta se USA dhe 20 here me te larta se Kina, eshte exportatori #1 ne bote. persa i perket shtypit italian ka shume vite qe nuk e lexoj. shtypi qe i referohem eshte The Economist, Fortune, I.H.Tribune, FT, Time dhe PeshkupaUje.

Grupi,

mua me pelqen diskutimi dhe debati dhe nganjehere gaboj. ama kur luajme shah luajme shah, kur luajme zaresh luajme zaresh.

 

 

Zotrules

Keta (CCN) flasin per pjesen e prodhimit boteror qe jep Kina. Se sa i takon cdo Kinezi nga ky prodhim per kete nuk pyeisn shume keta te jashtmit Te  vemit  qe u intereson prodhimi per fryme duhet te jene dhe jane vetem  Kinezet. Bota nuk do tja dije sa te varfer jane kinezet por sa prodhim mund te mare apo jape ne Kine.

Ah po jane edhe shqiptaret qe duan te shajne kedo qe ju a kalon. Jo me kot ne shajme te gjithe se te gjithe na ekalojne ( vec palestinezeve te gjirit te gazes qe jane me keq se ne dhe prandaj ne i kemi bere miq ata)

Toko.... po nuk po i shaja kinezet me duket...

Kina kalon Gjermanine ne renditjen ekonomike. Kaq.

Tani CNN te perkufizoje "ekonomine" dhe ta shohim vete ne, ja kalon apo leshte Kina Gjermanise!?!

Igzamplli im ishte shume shume i thjeshte, besoj...

Nuk e di se kur dhe ku ndahet Kina nga kinezet, po kjo eshte ceshtje qe do i dale filli menjehere sa te na jepet perkufizimi i fjales "ekonomi". Normalisht, ne ato enderrat qe shoh me sy hapur une, shtetasit e lodhur=shtet i lodhur; shtet i lodhur=ekonomi e lodhur; ekonomi e lodhur=jo ekonomi e mire. tani kete lloj pohimi te mesiperm, zevendesoje me gjerman dhe gjermani.

per te tjerat ke te drejte; megjithese, m'u duk sikur Gjermani nuk po dilte i share nga komenti im... dhe nese dilte Kina, atehere e them ketu: Kina=shtet shume i mire; ekonomi shume te mire, dhe kinezet popull shume ekonomik. :grin:

shpresoj te mos ta kem prishur qejfin.

Me kujothet ne monizem ka qene nje shef llogarie tullac ne NTI po ai sot duhe te jete nja 70 vjec o birce, ishte nja 45-50 atehere,

Pra qe ke qen ne NTI...ke qen. Se ndryshe nga e njef shefin e llogarise ti? Une per ate e ksiha fjalen...po s'ma mbush mendjen...qe s'je ti smiley

Gjon Cima...une ta them edhe njehere...Kina prodhon helikoptera! Mos genje! smiley

ndersa ne...vetem me shkatru helikopter Kinez dime

Mire o Grup mire aty mbahu ti se mire e ke smiley

Po Korca aq ishte o derezi si te mos e njoh une tullacin Taqo ish sheifn e llogarise se NTI-se.  Nejse aty mbaju se mire  e ke

Per mendimin tim, dicka e rendesishme, qe duhet vlersuar, ne kete ngritje ekonomike te kinezve jane faktore te tjere. Edhe kete e them,se kam punuar me kinez,edhe kam bashkpunuar shume kohe.

 

1-kineze e kane kulture punen, prej komunizmit a ku di une pse, por popullqe punon me shume nuk kam pare.Se ka vit te ri se nuk ka, as qe behet fjale fare, 15 ore ne pune , per nje puntore normal.

2- tek kinez, nuk egsiston, faktori pushime.kisha kolegun tim,edhe ishte me sh lege, kishte 15 vjete qe nuk shkonte ne kine, me takuar prinderit, ehu thoshte don leke,kurse une kisha shkuar 4 here ne shqiperi.

3- te gjith e kuptova e merrni sadopak vesh nga ekonomia, eshte e lehte, qe ato Vetem punojne,edhe nuk prishim asnje gje.jetojne vetem me oriz, pa pushime pas rroba firmato...automatikisht behen te pasur.

4-kan shume intuite bussinesi, te gjith merren me bussines, trekti , e te gjitha, asnje nuk punon ne ndertim?sic shker.... shqiptaret e shkrete,edhe perseri nuk kane leke me blere nje makine,edhe ate e marrin me rate.

5-perfundimet si po ecen Kina, ne ekonomi, skam qene ndonje here, por e imagjinoj,se sikur te ishin ja 1mij kinez si puna atij qe kam bashkpunuar une, e beosj se do tia kalonin edhe Germanise.

 

Shqiptaret jane dicka tejter, Komunismi i beri dembela, kurse kinezt i beri puntore, se pse se qysh i bie te hapim nje teme tjeter.

Rrin pa frike, se deri sa ti afrohet pak USA-ses per zhvillim ekonomik, do ti bombardoje direkt, do te kete ardhur ne pushtet ky vllai tjeter i Bushit.Do thote,se do te sjelli ekonomine atje. hahhahahahahahha

 

 

tschuss

Castir e ke lujt pak me hile kete komenti me lart

Sidomos kur thu

Shqiptaret jane dicka tejter, Komunismi i beri dembela, kurse kinezt i beri puntore, se pse se qysh i bie te hapim nje teme tjeter.

Thua te jet e komunizmi apo  500 vjetci i ......... Se komunizem ne komunizem kinezet. Pse te jete ndryshe. Thua te jete ADN evropiane nordike? Po nordiket u bene ne akoma tek ura e Qabese.

Kinezet sic e thua edhe ti

....kineze e kane kulture punen, prej komunizmit a ku di une pse, por popullqe punon me shume nuk kam pare.Se ka vit te ri se nuk ka, as qe behet fjale fare, 15 ore ne pune , per nje puntore normal....

...- tek kinez, nuk egsiston, faktori pushime.kisha kolegun tim,edhe ishte me sh lege, kishte 15 vjete qe nuk shkonte ne kine, me takuar prinderit, ehu thoshte don leke,kurse une kisha shkuar 4 here ne shqiperi....

Kurse ne ?

Vijen e ujit, kembet per tu freskua rne vijen e ujit, nje gote raki ca qepe te njoma dhe muhabetit muhabet

Per politike na do ne ja atje na ke tek vija e ujit, migjithe kollaro e kostum dopio pete.

Per ekonomi na do ne ja atje tek vija e ujit me gjithe plisin e shajaket,

Per konge e xhez, ja atje na ke tek vija e ujit me gjithe bluxhinset e grisme dhe corapet e verdha

Per tu anku se nuk kena uje e buke e drita , ja atje prape tek vija e ujit na ke ne  me gjithe pushken qe prinderit na e vune tek kryt e djepit kurr ishim te vegjel.

Kinzet sic thua ti

 

te gjith e kuptova e merrni sadopak vesh nga ekonomia, eshte e lehte, qe ato Vetem punojne,edhe nuk prishim asnje gje.jetojne vetem me oriz, pa pushime pas rroba firmato...automatikisht behen te pasur

Kurse ne

Tangerlliku deri tek maja e kokes me barkun bosh me rruget me balte pa drita por ama pantallonat dhe kepucet firmato, fustanet deri ne fund te kemebeve me Audi apo Merecedesa te kohes se fundit.

 

Nuk besoj se eshte vetem komunizmi , qe eshte bere si kazani i plehrave qe cdo te keqe e hedhim tek komunizmi me shprese se karoca e plehrave do te vij ta mere dhe ne shpetojme nga te keqiat. Ka diclka me shume se kaq

 

Shqiptaret jane dicka tejter, Komunismi i beri dembela

Komunizmi nuk na beri dembela...e gjeti mes nesh.

e fitove lojen me zare...

Edhe ato zarat...Made in China jane.

 fustanet deri ne fund te kemebeve

Ca je tu then o Toko?

 

O togo, nuk e di mer burre, mbase e kemi nga koha turkut, se ja vume te gjith fajin komunizmit.

 

Po a na gjeti dembela, komunizma a na beri, une jam i mendimit me kete te dyte, na beri dembela. Edhe koha demokracise, duke fituar leke qyl, me demek 92- 96 se pastaj pas kesaj perjudhe filloi me i dhemb pak kurrizi te gjitheve. i dha nje lluster ketij dembelizmi.

 

Por akoma Shqiptare, nuk e ka problemi, tek qeveria sipas meje, se sic ka thene nje filozof i lashte grek, ( qe se di se kush, spo ja fus kot ) Cdo popull ka qeverine qe meriton.

Ja me thuaj ti , nje histori e thjeshte fare.tipike nje metalitet shqiptari. Bie fjala per filanin?

1- filani ka vjedhur, i lumt qe i zoti. sa i ra ne dore i luajti truallin.

2-filani nuk ka vjeduhr, lere mer ate, se ai ishte merhum, nuk diti te fitonte.

 

konkluzioni, ne kemi popullin e tille, qe e ka ne gjak Qylin, qe pret gjithmone qe dikush ti japi ndonje lek pa merite, qofte me vjedhje politike, e ku di une. gjithmone ne cdo shqiptare, perfshi edhe mua, e presim nje dite shancin,te behmi milioner.Ke te gje e tregojne,edhe statistikat, qe Kazionot ishin plot, edhe sa ishin shtuar.miliarda leke.

Kjo tregon qe ne jemi nje popull, Dembel e jo pune dashes.Edhe Fajdet u krijuan, edhe paten suksesin sepse , ishte mentaliteti jone, qe i fuqizoji.

 

Prandaj duhet te punojme shume,edhe cdo njeri, cdo familje te kete nje fije te vogel kulture ekonomike ( qe kinezet e kane shume,edhe pse jane pa shkolle fare ).Por jam i mendimit, qe tani qe kane hyre bankat, do ti detyroje me shume shqiptaret te punojne, se do marrin kredi, per benza e shtepi te bukura, edhe do duhen te punojne me zor, per te paguar Kestet.

 

 

Jeta do te marri zhvillim edhe ne Shqiperi..... por thjeshte duhet te jemi pak me Dinake me boten, me trektine, te dime te shfrytezojme potencialet tona, sidomos turistike.

 

Tschuss

Lajmi eshte pakez i vjeter, une e morra vesh para shum ditesh.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).