Këshilli i Evropës rrëzon ligjin e lustracionit

Këshilli i Evropës rrëzon ligjin e lustracionit

Këshilli i Evropës, rezolutës së të cilës i referohet mazhoranca kur flet për ligjin e lustracionit, ka hedhur poshtë ligjin që tashmë ka hyrë në fuqi falë heshtjes së presidentit. Në një deklaratë të posaçme, Sekretari i Përgjithshëm i KE, Terry Davis, e gjen ligjin shqetësues. Ashtu siç dhe kishte premtuar, Davis ka reaguar duke u mbështetur në ekspertizën që i është bërë ligjit nga Këshilli i Evropës.

“Analiza e ekspertëve ligjorë pranë Këshillit të Evropës nxjerr në pah disa çështje shqetësuese në lidhje me standardet e Këshillit të Evropës. Ato përfshijnë: rrethin e gjerë të kategorive të zyrtarëve që preken nga ky ligj dhe që në fakt përfshijnë dhe njerëz që mbajnë aktualisht detyra e poste; ndershmëria dhe proporcionaliteti i procedimit të lustrimit; numri i sanksioneve të parapara dhe fakti se nuk ka asnjë limit kohor”, - tha Davis.

Sipas Davis, lustracioni duhej bërë që në vitin 1999. “Gjithashtu, vë re disa mospërputhje të rëndësishme për sa i përket Rezolutës për masat që duhen marrë për zhdukjen e trashëgimisë se sistemeve të ish-regjimeve totalitare komuniste, miratuar nga Asambleja e Këshillit të Evropës në vitin 1996.

Asambleja jonë e ka bërë të qartë se çdo masë individuale lustracioni nuk duhet të kalojë pesë vitet, se procesi i lustracionit duhet të përfundojë më 31 dhjetor 1999 dhe se lustracioni nuk duhet të aplikohet te kandidatët për zgjedhje. Asnjë nga këto përfundime nuk është marrë parasysh në ligjin e lustracionit shqiptar”, - thuhet në deklaratën e Davis.

Një ditë pas miratimit të ligjit, Davis kishte deklaruar se ligji mund të hapte më shumë padrejtësi. Megjithatë, ai premtoi se do kishte një reagim, pasi të ishte analizuar ligji nga ekspertët e KE. “Ligji për lustracionin u kalua në parlamentin shqiptar me një shpejtësi të madhe. Kjo nuk u la shumë hapësirë mbështetësve të tij për të shpjeguar se pse ishte i nevojshëm një ligj i tillë rreth dy dekada pas rënies së regjimit komunist. Vetëm faktori kohë është një arsye për t’u shqetësuar se ligji mund të shkaktojë më shumë padrejtësi se sa do i rregullojë ato. Për sa i përket përmbajtjes së ligjit, do ta bëj të qartë pozicionin tim, pasi ekspertët e Këshillit të Evropës të kenë analizuar tekstin”, - kishte deklaruar Davis.

 

 

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës

 

16 janar

 

Për disa dekada, populli shqiptar vuajti nën një nga regjimet komuniste më të ashpra e të pamëshirshme në Evropë, ndaj dhe i kuptoj përpjekjet për të nxjerrë të vërtetën dhe për të penalizuar ata që dhunuan të drejtat e njeriut gjatë kësaj periudhe.

Por, çdo përpjekje duhet të jetë në përputhje me standardet për demokraci të Këshillit të Evropës, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Përkundër këtij sfondi, kam disa shqetësime në lidhje me ligjin e lustracionit, miratuar më 22 dhjetor nga parlamenti shqiptar, që nuk plotëson këto kritere.

Analiza e ekspertëve ligjorë pranë Këshillit të Evropës nxjerr në pah disa çështje shqetësuese në lidhje me standardet e Këshillit të Evropës. Ato përfshijnë:

- rrethin e gjerë të kategorive të zyrtarëve që preken nga ky ligj dhe që në fakt përfshijnë dhe njerëz që mbajnë aktualisht detyra e poste;

- ndershmëria dhe proporcionaliteti i procedimit të lustrimit;

- numri i sanksioneve të parapara dhe fakti se nuk ka asnjë limit kohor.

Gjithashtu, vë re disa mospërputhje të rëndësishme për sa i përket Rezolutës për masat që duhen marrë për zhdukjen e trashëgimisë se sistemeve të ish-regjimeve totalitare komuniste, miratuar nga Asambleja e Këshillit të Evropës në vitin 1996.

Asambleja jonë e ka bërë të qartë se çdo masë individuale lustracioni nuk duhet të kalojë pesë vitet, se procesi i lustracionit duhet të përfundojë më 31 dhjetor 1999 dhe se lustracioni nuk duhet të aplikohet te kandidatët për zgjedhje. Asnjë nga këto përfundime nuk është marrë parasysh në ligjin e lustracionit shqiptar.

Këshilli i Evropës është gati që të ofrojë këshilla dhe asistencë për autoritetet shqiptare për të gjetur mënyrat e arritjes së objektivit legjitim për të trajtuar të kaluarën në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës.

 

 

Davis: Ligji mund të shkaktojë më shumë padrejtësi

 

24 dhjetor

 

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Terry Davis, reagoi dje në lidhje me ligjin e lustracionit, duke theksuar se ai do shkaktojë më shumë padrejtësi se sa do i rregullojë ato. Sipas Davis, faktori kohë është i mjaftueshëm për të gjykuar se ligji lë vend për shqetësime. “Ligji për lustracionin u kalua në parlamentin shqiptar me një shpejtësi të madhe. Kjo nuk u la shumë hapësirë mbështetësve të tij për të shpjeguar se pse ishte i nevojshëm një ligj i tillë rreth dy dekada pas rënies së regjimit komunist. Vetëm faktori kohë është një arsye për t’u shqetësuar se ligji mund të shkaktojë më shumë padrejtësi se sa do i rregullojë ato. Për sa i përket përmbajtjes së ligjit, do ta bëj të qartë pozicionin tim, pasi ekspertët e Këshillit të Evropës të kenë analizuar tekstin”, - tha Davis. Reagimi i tij vjen një ditë pasi kryeministri, Sali Berisha, u përpoq të bënte një ndarje mes Amerikës dhe Evropës për sa i përket çështjes së dënimit të komunizmit. Ai përdori madje Këshillin e Evropës për t’iu referuar faktit se evropianët kanë më shumë eksperiencë në këtë drejtim.

3 Komente

Dhe kjo fare Alida...T ka marre persiper ta beje akuariumin e peshkut pis vetem me artikujt e mediave ne ekstrem te politizuara si "Tema", "Shekulli" dhe "Shqip". 

Po pse nuk ka gazeta te tjera Shqiperia?  Ku eshte "Panorama", "Standard", "Metropol", "Koha Jone", "TiranaObsever" etj. 

Polici e ka mire. E ca po na duhet ne se cfare thote KE-ja. E kujt i plasi njehere per KE-ne. Ne pranej e kemi policin ne vendet e BE-se per ta morr kalane nga brenda. Sa te kemi Enverin, desha me thone Sulen, KE s'ka per te bo hajer ne Shqipni.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).