Kartat, aplikimi nis me probleme. Berisha: Garanci për procesin

Nis me probleme procesi i aplikimit të kartave të identiteti. Në orën 08.30 minuta në zyrat postare përfundoi shpërndarja e 4 mijë kuponave duke penguar qindra qytetarë të vazhdonin procedurën e aplikimit. Kryeministri Berisha i cili vëzhgoi nga afër procesin pranoi problemet por shtoi se “qeveria garanton një proces të rregullt”.

TIRANE- Një fluks i madh qytetarësh janë vënë re sot pranë njësive bashkiake të kryeqytetit për të aplikuar për kartat e identitetit. Qindra qytetarë janë dyndur që në mëngjes drejt zyrave të postave për të vërë pagesën fillestare prej 12 mijë lekëve për pajisjen me karta identiteti. Por fluksi i ka gjetur të papërgatitur punonjësit e zyrave postare të cilat duke mos parashikuar një fluks të tillë qytetarësh ishin pajisur me 4 mijë kupona.
Brenda orës 08.30 minuta në zyrat postare nuk ka pasur më asnjë kupon.

Vetë kryeministri Berisha i cili vizitoi sot njësinë bashkiake numër 3 dhe 4 të Tiranës për të parë nga afër procesin e aplikimit pranoi problemet që ishin hasur. Ai justifikoi mungesën e kuponave me ditën e parë të fillimit të këtij procesi ndërsa shtoi se do të nxirrej mësim nga kjo ditë.

”Garantojmë se shteti do t’i përgjigjet me seriozitet dhe do ta cojmë deri në fund edhe me sukses këtë proces” shtoi kryeministri Berisha.
Është një moment shumë i rëndësishëm, pasi vendoset në një sistem nga më modernët sot në botë, identiteti i qytetarëve shqiptarë”, vazhdoi Kryeministri Berisha, duke shtuar se “qytetarët e këtij vendi pajisen me dokumenta të një cilësie shumë të lartë, duke i lejuar të lëvizin të qetë për sa i përket identitetit të tyre në të gjithë botën”.
Aplikimi
Hapi i parë për të marrë kartën e identitetit është pagesa e tarifës prej 12 mijë lekësh të vjetra pranë çdo zyre postare për letërnjoftimin dhe pasaportën biometrike. Ndërkohë që pagesa mund të bëhet edhe pranë institucioneve ku qytetarët punojnë, nga ku duhet të marrin një kupon që dëshmon kryerjen e pagesës.

Pas këtij veprimi, qytetari duhet të shkojë në njësinë bashkiake ku është regjistruar, së bashku me kuponin e derdhjes së lekëve si dhe një dokument identifikimi që mund të jetë, pasaportë, certifikatë, patentë për drejtim automjeti, apo edhe fletëhyrje për në institucione shtetërore. Të dhënat gjenerohen direkt nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile; operatori, qytetari dhe nëpunësi i gjendjes civile i kontrollojnë ato dhe nëse i gjejnë në rregull, e printojnë formularin e aplikimit që firmoset nga të tre personat: qytetari, nëpunësi i gjendjes civile dhe operatori i regjistrimit. Nëse jo, qytetari shkon në Gjendjen Civile për të korrigjuar gabimet që mund të ekzistojnë. Në momentin që të dhënat janë korrekte, punonjësi do t'i marrë shenjat e gishtave qytetarit, i cili do të dalë në fotografi dhe do të japë edhe nënshkrimin elektronik.
(s.g/BalkanWeb)

24 Komente

Nje pyetje, di ndonjeri hollesishte rendesin e karatve biometrike dhe piksynimin finale?

Se me duket kjo gje, si puna e patentave, qe u be gjithe ai buje i madh per asgje, per tu ngarkuare emigrantet me qindra denoncime per mos patje patente ne vendet europiane se nuk vlenin.

Fjalia e pare e artikullit:

Një fluks i madh qytetarësh janë vënë re sot pranë njësive bashkiake të kryeqytetit për të aplikuar për kartat e identitetit.

Fjalia e dyte:

Qindra qytetarë janë dyndur që në mëngjes drejt zyrave të postave për të vërë pagesën fillestare prej 12 mijë lekëve për pajisjen me karta identiteti.

Konkluzioni: Shum shum, shum shum qytetare. Oh sa shum qytetare. Problem problem, shum shum problem.

 

Mire u lexofshim ne sensacionin e ardhshem lajmor, te cilit jemi te bindur qe do ta gjeni dhe tek faqja kryesore e Peshkut.

P.S. PS-se rrezikojne ti vjedhin platformen. Po ashtu dhe Obames se bardhe.  

Etmond, Nuk ka ka karta biometrike, por pashaporta biometrike.

Eshte krejt normale qe te kete probleme ne fillim, absolutisht normale. Probleme kane patur (dhe kane) edhe vendet me nje demokraci shume me te hershme se ne.

Mos nxini çdo gje o media mjerane, qe nuk keni kuptuar asgje nga deontologjia e profesionit.

Le te mos nxijme cdo gje pozitive qe degjojme per Shqiperine dhe ky lajm eshte vertet pozitiv.Qeveria e mbajti kete premtim dhe nuk duket kritikuar per kete gje.Ka plot gjera te tjera qe mund te kritikohet kjo qeveri.

...Edhe une, nje karte identiteti apo edhe pasaporte biometirke do ta marr, po nuk do ta perdor per gje tjeter vec se do ta dhjes...

Pastaj eshte e drejta e secilit qe pasi ta marre karten e identiteit ta beje cte doje.Ai apo ajo thjesht do te tregojne kulturen e vet,si puna e keti Adreatik-ut .

Ai 12 mije lekeshi, ne te reja eshte?

Shqiptaret s'do kene me guximin te prekin as edhe nje vitrine me dore tani; te skeduar si burgaxhinj! smiley

Nje buzeqeshje me kapi kur lexova kete artikullin. Thashe; boh ç'popull  dhe ç'qeveri, çdo gje me aksion te perqendruar. Si nuk pame qe nje pune te behet ngadale dhe sakte ne Shqiperi.

pjer,me vjen keq por nganjehere beheni te pakuptueshem.nuk ju kuptoj,kur behen avash thoni pse behen avash por dhe tani qe po behen shpejt thoni pse po behen shpejt?

Nejse

1) Për atë punën e 12 mijë lekshit është me të vjetra ose 1200 lekë (të reja) dhe 50 mijë lekë (të vjetra) pasaporta. 2) Për sa i përket shenjave të gishtave kam një pyetje: Në Gjermani (sipas flamurit) ku jeton zotrote i ke gishtat në polici apo jo? Sigurisht që i ke. Dojcat nuk të falin për këto gjëra sepse janë shtet dhe jo si Absurdistani ynë i dashur.

3) Për cilësinë e letërnjoftimeve dhe pasaportave nuk mund të flas sepse koha do të tregojë se janë vërtet për në WC apo  për të lëvizur absurdistanasit tanë të dashur... 

Jo zotrote, nuk kam shenja gishtash ne polici, se s'kam patur ndonjehere probleme me ligjin. Njerezve qe qendrojne ketu (gjermane e emigrante) deri tani nuk u behet kjo procedure.

Ndoshta e ngaterron me Italine, qe tek e fundit e ka per emigrantet, por jo per njerezit e vet. Per aty ku je ti s'di te them, se s'jam specialiste e gjitheaneshme, por po me vika gjynof per ju. lol

Per 12 mije lekeshin me te vjetra, ashtu qofte, nuk jam kondra!

Per ca ti paguaje mjerani 12 mije leke te vjetra? Vetem per te votuar?

Qytetaret hasen ne probleme... po katnaret? 

nejse, "shteti do pergjigjet me seriozitet". Sikur te na e tregonte Saliu se ku e ka shtepine ky shteti, qe te pakten t'i kerkonim llogari per ca gjera qe jane akoma pezull. smiley

popull mos u beni llapazane por jepini qezarit ate qe eshte e qezarit dhe kishes ate qe eshte e kishes . ID jane shume te nevojshme per shqiptaret qe jetojne ne shqiperi sepse nuk kane nevoje me te nxjerrin certifikata per cdo rast por kane ID dhe mos e nxini  gjithqka se duhet te kemi me kulture tani e te flasim paster e jo me nxirje

"hip se te vrava

zbrit se te vrava"

kjo eshte llogjika qe perdoret me shqiptaret per cdo gje qe ndodh. Ne po nuk ja gjetem nje bisht cdo gjeje nuk mund ta leme; dhe ne kete menyre humbet interesi ne cfare do qe ndodh. Aq shume kemi bertitur ujku, ujku, ujku, saqe kur bie me te vertete, apo edhe kur te bie ne te ardhmen, sdo kujtohet kush te mbrohet nga ujku.

Zoti ju shpetofte...

Kartat duhen vertet, por elementet e sigurise qe jane vene ne te, ne vende te tjera quhen cenues te rrezikshem te privacise. Me dhenien e gjurmes se gishtave dhe kushtin per ta paraqitur kete karte ne cdo ambasade, njesi konsullore e zyre qe eshte hapur ne Shqiperi, njeriu i shkrete ndjehet sikur e kane zhveshur fare nga cdo lloj personaliteti.

Mbase e kam gabim, por nuk di ndonje vend qe kartat e identitetit te jene bere pasi te te kene marre gjurmen e gishtit, retinen e syrit dhe zorret e barkut. Mbikqyrje qe s'me duket shume iniciative e aq me pak prone e shtetit shqiptar.

Kartat duhen vertet, por elementet e sigurise qe jane vene ne te, ne vende te tjera quhen cenues te rrezikshem te privacise. Me dhenien e gjurmes se gishtave dhe kushtin per ta paraqitur kete karte ne cdo ambasade, njesi konsullore e zyre qe eshte hapur ne Shqiperi, njeriu i shkrete ndjehet sikur e kane zhveshur fare nga cdo lloj personaliteti.

Mbase e kam gabim, por nuk di ndonje vend qe kartat e identitetit te jene bere pasi te te kene marre gjurmen e gishtit, retinen e syrit dhe zorret e barkut. Mbikqyrje qe s'me duket shume iniciative e aq me pak prone e shtetit shqiptar.

Dakort 100%. Si shumë era skedim mban kjo punë.

DNA Databases dhe gjera te ngjashme  jane objekt debatesh te medha sidomos ne Britani, me sa kam lexu.

Si nuk e celi njeri squpin ne shqiperi per kete pune. Jam habit vertet. Jo se do kishte pasur ndonje efekt tek procesi, por nuk eshte normale te mos shkruaje apo ngreje nje debat dikush per nje proces qe do shnderroje kryekeput informacionin qe mbahet mbi qytetaret shqiptare.

Spo them debat ligjor (qe duhej te kishte pasur PATJETER) por te pakten ne nivelin gazetaresk a ku di une.

Ah, po, harrova qe analistet, opinionistet dhe debatuesit publike e kane pas menjen ke hallatet e kalit te skenderbeut.

Deri me daten 15 te ketij muaji nuk do te shiten kupona nga zyrat e postes, te pakten per Tiranen. Dhe menjehere sot pashe mu perpara PTT-se qendrore, atje ku lulezon tregu ambulant i valutes, celulareve, karatave telefonike, bonove te privatizimit, etj edhe kuponat per pajisjen me karte identiteti. Cmimi sot paradite ishte 5000 leke ose sa 4 fishi i vleres qe ka caktu qeveria. Duhet me ndihmu ata qe kane nevoje - mu pergjigj njeri prej tyre ashtu me gjysem zeri.

S'e kuptoj c'interes kane njerezit te blejne kuponat ne treg te zi. Kur s'ka neper posta, kurre mos u befshin!

C'ne kaq nxitim per tu pajisur me karte identiteti?

T_red. Patjeter qe duhet te jepen gishtat. Mesa di une (te me korigjojne francezet apo rezidentet franceze), ne France, kartat e identitetit dhe pashaportat ne merren ne çdo bashki. Aty te merren dhe gishtat. Dhe perveç dokumentave qe kerkohen, nuk mund te sjellesh çdo lloj fotografie. Fotot duhet ti besh tek fotografet qe kane normen per kartat dhe pashaportat.

Habitem o njerez. Pse kritikoni kudo dhe ne çdo gje...

Eh mi Nejse, kan problem njerzit. Disa psh jane emigrant ne Greqi dhe e duan ate perpara se ikin atje. Pastaj pa pasur karten e identitetit nuk mund te aplikosh per pasaporten biometrike. Pra ka lloj lloj aresyesh pse disa e kerkojne ate sa me shpejt. Nga kjo perfitojne edhe spekulatoret qe jo gjithmone jane te keqinj. Ne raste te vecanta te mbarojne pune dhe hallall paret qe ju japim.

Po pra, te ankohemi dhe te kritikojme eshte produktive, po jo kur e bejme per force zakoni.

Pasaportat biometrike zakonisht jane dy llojesh; nga ato qe kane te ruajtur ne mikrocip vetem foton e personit, dhe ato qe kane dhe shenjat e gishtave. Gjermania dhe Franca e kane filluar kete, te pasaportave me shenja gishtash. Keshtu thote ky lajmi nga EU, dhe thote qe shtetet e tjera te bashkimit Evropian, dhe 3 shtete te tjera (nje nga ato jemi ne mesa duket) do te leshojne keto lloj pasaportash, dhe duhet ti bejne deri ne 2012:

Later this year all European Union members and 3 other states will start issuing biometric passports which contain fingerprints and facial recognition features. These measures come in a bid to tackle terrorism, crime and illegal border migration. At 15:00 Tuesday MEPs will debate the new passports.

Some countries such as Germany and France have already started issuing them although the deadline for all countries is the end of June. States have until 2012 to implement the rules and current passports will remain valid for travel except to certain countries.

Gjithashtu dhe ky artikulli nga Bllkaninsight thote qe kete kusht Shqiperise ja ka vene Evropa si kerkese paraprake per liberalizimin e vizave, per ne marveshjen Shengen.

Per me teper tek Wikipedia keni informacion se kush shtete kane pasaporta biometrike. Rrezikimi i privatesise qendron padyshim, po ama nuk eshte se kete gje po e ben vetem Shqiperia. Megjithate une jam dakort qe te dalim ne proteste per kete. Ose te gjejme dicka tjeter per tu ankuar. smiley

 

fcb, ka ca gjera qe duhen bere ngadale, shume ngadale, si p.sh. reforma e tokes, sepse shpejtesia/ngutesia ne kete reforme (siç e beri Mavria) sjell çrregullime, anomali, ngaterresa, konflikte etj. siç ka ndodhur. Po keshtu dhe me kartat, gjendjet civile, dihet qe u kane ngrene germa, shtuar germa, ndryshuar germa, datelindje, qytetarve, p.sh. nga Rajmond ne Rajmonda, Tahir ne Takir etj. etj. Pra njerzeve u duhet definitisht/perfundimisht, te korrigjojne gabimet e gjendjes civile. Pastaj te bejne kartat elektronike te identitetit.  

Ok edhe ne Shtet e tjera, te pakten italia edhe Germania qe kam qene personalisht, edhe jam akoma, kane filluar te behen me karta edhe pasaporta biometrike, po ketu ka nje problem, se i duan me kohe te kufizuar ? 

 

Si me demek me dhune?Ne itali, kur te skadoje e vjetra, atehere shko e merr te rene, si per pasaporten edhe per karten e Identitetit.Kurse ketu em data, skadimi, edhe pasaportat me duket qe kishim kohe per 2 vjet per ti amrr, ka ska duar apo jo e vjetra, E pike e zeze, une i shkreti em zor morra nje pale dok. italiane, tani me duhet ti gjej te gjitha kontratat nga e para, per shkak te ketyre pallave. Italia te skedon koke e kembe, edhe shenjat e gishtave te kembes te merr, Kurse deutschi sia hane fare, per kaq kontroll.

 

U beme si emigrante ne vendin tone mer amon, me shenja gishtash ne K,I. Ca na bone mer Sale, se po na merr te gjithve si hajdute.

 

 

 

p.s me sa kuptoj une, do ti shikoje flet e votimit, nga shenjat e gishtave, edhe ca kane votuar pastaj persona konkrete. hahahhahahahah

 i mbeshtes shumicat e kundershtimeva te sipershkruara, por esht gabim ti shikojm gjerat vetem ne pikpamjen negative te tyre.

veprime te tilla (voimi i kartave te identitetit qe flit 2-3 vitet e fundit ne mos gabohem) jan shum mir te drejtuara dhe mbrapa tyre fshihen piksynime dhe interesa te forta nga vet pushtetaret. 

kartat e inentitetit eshte nje mundsi e mir qe duhet shfrytzuar nga vet neve qytetare per te ndryshuar pushtetin dhe persh nje shpres me te mir.

e kam fjalen qe eshte pothuajse e pamundur per tu kryer manipulime mbi votat me kartat e indentitetit dhe me "shenjat  e gishtave"

nuk dua te dukem dhe te degjohem si kundrapushtetar, dhe nuk besoj tek partia socialiste, por besoj (pak me shum) tek Edi Rama dhe tek shoket e tij.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).