Karamanlis përmbys qeverinë e tij, ndryshon nëntë ministra

Athinë-Pas mbi një muaj protesta në Greqi, Kryeministri Karamanlis vendos të riformatojë qeverinë. Ai ka shkarkuar plot 9 ministra. Lajmin e bëri të ditur sot zëdhënësi i i qeverisë i cili tha se “Kryeministri Karamanlis ka ndryshuar ministrin e Ekonomisë, te Zhvillimit, të Turizmit, të Arsimit dhe Besimit Fetar, të Kulturës, të Drejtesisë, të Transporteve, të Maqedonisë dhe Trakës.

smiley>

Me këtë lëvizje që konsiston në reformë të thellë, partia në pushtet Demokracia e Re, e drejtuar nga Kryeministri kërkon të ndryshojë imazhin në publik që kanë rënë ndjeshëm që pas vrasjes së 15-vjeçarit nga policia që pasoi me një lumë protestash.

smiley>

Pas krizës ekonomike mbarëbotërore e cila po vazhdon të ndikojë negativisht në jetën e vendit si dhe të zhvillimeve të fundit në Greqi, që u thella pas vrasjes së një adoleshenti 15 vjeçar dhe valës së incidenteve të dhunshme që mbizotëruan për ditë me radhë në gjithë vendin, duket se Karamanlis zotohet për të dhënë një frymë të re përkjekjeve për të dalë nga kjo krize duke ndryshuar rreth gjysmën e kabinetit të tij qeveritar.

smiley>

 Sipas zëdhënësit, do të dalin nga qeveria të gjithë ata ministra dhe zv/ministra emri i të cilëve u lakua në skandalin e shitblerjeve të pronave, përfshirë marrëveshjen për tokën mes shtetit dhe manastirit të pasur të Vatopedit.

smiley>

Ndërkohë nuk kanë ndryshuar disa ministra që zëdhënësi i cilësoi si të sukesesshëm, si ministrja e Jashme, Dora Bakojanis, ministri i Brendshëm, Prokopis Pavlopulos , i Mbrojtjes Vangjelis Meimarakis, etj.

2 Komente

jo me jo shekulli e ka si me te futme per kete tonin se ene ky i joni duhet te permbyse qeverine e te nderroje minista....

Karaman-Aliu eshte me hajvan se Sala jone..I ha koka dhe kruan by..n..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).