Kaosi rrugor dhe politikëbërja e kryebashkisë...

Kujtdo që i bie të drejtojë një automjet në rrugët e kryeqytetit, pa dyshim që i bie gjithashtu të nervozohet me veten dhe qarkullimin kaotik të mjeteve që rrjedh pa dyshim nga mungesa e rregullave të pastudiuara racionalist.

Personalisht, më rezulton se të gjithë tashmë i japin automjeteve në mënyrë të nervozuar dhe kanë kënaqësinë e buzëqeshjes së qetë ndaj tjetrit vetëm kur ecin në këmbë apo zbresin nga mjeti pasi kanë gjetur një vend parkimi pas një kërkimi të gjatë dhe kohë humbës.

Numri i këtyre mjeteve tashmë është bërë monstruoz dhe ditët kur shikonim me habi dhe zili revista të Perëndimit me rrugët e qyteteve të mbushura plot me automjete të parkuara, i kemi tashmë përpara shtëpive, syve dhe na sjellin veç nervozizëm.

Tashmë e dimë që një “arritje” e tillë të mbyt si nga pikëpamja ambientale ashtu ekonomike e pse jo edhe shpirtërore. Sigurisht nëse nuk hartojmë politika racionale të cilat mund ta menaxhojnë situatën.

Më rezulton që shumë biznesmenë kanë filluar të mbajnë shofer vetëm për shkak të pamundësisë të parkimit kur shkojnë nëpër takime pune të ndryshme. Nëse nuk kanë shofer, atyre u duhet të xhirojnë për afro 20-30 minuta për të gjetur parkim dhe pa dyshim të arrijnë me vonesë në takim.

Në fakt, kjo është një zgjidhje individuale të cilën mund ta bëjnë vetëm sipërmarrës, d.m.th. pjesa më e vogël e shoqërisë dhe kurrsesi jo njerëzit e thjeshtë. Atyre u duhet të harxhojnë kohë pa fund për të parkuar dhe pasi kanë kaluar në vështirësi qarkullimi po pa fund!

Po ta shohësh këtë lloj realiteti kompleks në kryeqytet me sy racional, do të kuptosh se gjithçka është mbjellë në mungesë të politikave proteksioniste racionale dhe largpamëse nga ana e bashkisë.

Për fat të keq, ndoshta ne do të kemi politika të tilla vetëm atëherë kur edhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit z. Edi Rama, por edhe ministra të mazhorancës të mos kenë një vend të ruajtur parkimi për mjetin e tyre dhe sigurisht të mos kenë shofer...!

Një politikë më racionale urbanistike në lidhje me qarkullimin rrugor?

Pa dyshim që i gjithë ky kaos urbanistik është i ndërthurur me mungesën e politikave organizative të Bashkisë së Tiranës të cilat rezultojnë të përgjumura për t’u paraprirë këtyre realiteteve apo të paktën për ta ndryshuar këtë realitet të vështirë për shumicën e kryeqytetasve.

Së fundi, me shumë bujë u reklamuan në ekranet e shumta televizive si arritje ndarja e rrugëve me një drejtim të kryeqytetit në dy korsi, ku njëra është planifikuar parimisht vetëm për autobusët, ambulancat dhe biçikletat.

Parimisht, kjo gjë do të ishte e drejtë vetëm po të ishte paraprirë nga një politikë e bashkisë e cila do të kishte përmirësuar më parë linjat urbane të autobusëve të cilat për fat të keq janë “për ibret jalem”, siç më tha një qytetar i vjetër i Tiranës ndërsa prisnim autobusin në stacion!

Kjo duhej bërë duke filluar nga ndërmarrja e tij e autobusëve e cila mbulon njërën nga këto linja urbane dhe pa dyshim atyre private të cilat nuk respektojnë as kushtet e kontratës së parë me bashkinë, jo më situatën tejet e më shumë të mbingarkuar që nga ajo kohë!

Në këtë kaos ndihmon për më shumë rrëmujë edhe Policia Bashkiake e cila është shumë prepotente si në ndjekjen e praktikave, ashtu edhe në formën e penaliteteve që lëshon ndaj qytetarëve pa paralajmërim dhe pa përdorur aspak logjikën qytetare, siç bën policia rrugore në vartësi të Ministrisë së Brendshme.

Ky institucion nuk mendon aspak se sa e vështirë është për qytetarët gjetja e një parkimi në rrugët e Tiranës apo pranë pallateve të tyre. Këta punonjës policie sikur të mos jenë përfaqësues të asaj bashkie e cila nuk ka kërkuar asnjë mënyrë ligjore për stabilizimin e qarkullimit rrugor, në mënyrë masive vë “pranga” hekuri tek rrotat e automjeteve, duke imponuar edhe një goxha gjobë financiare për qytetarët e varfër.

Ky institucion harron se duhet të jetë bashkia ajo që të propozojë nisma ligjore të cilat mund të konsistojnë si edhe në praktikën perëndimore me lejen e qarkullimit sipas një kategorie targash në ditë të caktuara të javës apo edhe politika më fleksibile në vendosjen e tabelave të qarkullimit në rrugët e brendshme të kryeqytetit.

Nuk behët fjalë për një plan urbanistik të plotë të cilin kryetari i Bashkisë së Tiranës ua ka premtuar qytetarëve të Tiranës që në fushatën e parë elektorale kur konkurronte për t’u zgjedhur kryetar i bashkisë së kryeqytetit, por thjesht për nisma ligjore të cilat mund të stabilizojnë këtë kaos automobilistik te qarkullimit...


19/01/2009  

60 Komente

Blej Smart Turo, mos prit te te gjej zgjidhje njeri smiley  

Po mir mor jaho mire Turi mund te blej Smart, po 3 milion te tjeret mor care me bo? Mos te shkojne ne votime i thone kesaj! smiley nuk bohet keshtu mer. Le ti kerkojne te gjitha pallateve te larta te kthejne si ne projekt parkingjet nentokesore dhe e zgjidhin kete pune!!!

A po jo Tironco?

 

Una jam nga Babruja dom ba dom...

Te dalin si kinezet mer Tronco, me bicikleta, se kur ishte per te fol nuk u ni njeri. Nigjo vllain ti blej i Smart te hash kto dite qe kane njel se s'ka per te pas vend edhe per Smarte mas ca vitesh.

Se ne popull budall jena. Nji dite une tu bredh me Smart thashe "rrofsh o Ed Rama qe na ke shtru rruget e ecim me Smart"

Masanej u kujtova qe po te kish punu me mend ai s'do kishim nevoje per Smarta fare, po hajt mo u ba c'u ba, lene mos e cyt ma.

O te zgjutit e dheut...

Qe jeni be si jevgjit e lagjes..."ca do bejme ne! ku do futemi ne! ju e keni fajin!" Ngadal se po na beni me qa.

Ka dy fakte kryesore qe duhen marre parasysh...para se te filloni te qani hallet tuaja perseri dhe me pari se te akuzoni kte dhe ate. Gazetaret Shqiptaru kuptohet kto dy pika faktesh i kan alergji....ashtu si gjith faktet e tjera.

Fakti 1: 90% e rrugve te Tiranes jane ndertuar ne nje kohe kur trafiku perbeheshe nga 5 IFA, 4 ARO, 7 Fiat Polak dhe 2 ZUK. Sot trafiku i Tiranes perbehet nga 200 mije makina. Prandaj....thirrin TRURIT...qe problemi eshte se ashtu sic eshte ndertuar Triana ktu e 50 vjet...jo ke Edvini dhe jo ke asnje tjeter. Eshte thjesht realiteti, qe ajo qe eshte ndertuar 20 vjet perpara...nuk i perballon nevojat e sotme. Ju pelqen juve apo s'ju peqlen juve...bierini me KOKE rruges po deshet.

Fakti 2: Buxheti i Bashkise se Tiranes eshte 76 milion dollare. Me 76 milion dollare i bie qe Tirana te ket nje buxhet nga me te vegjlit ne rajon per qytete te ksaj madhesie...shume me te vogel bile. Megjithse fakti eshte se ne 2000 Buxheti i Tiranes ishte 2.4 milion dollare...dhe sot eshte afersisht 30 here me teper. Prap...cfar do bej Bashkia e Trianes me para me ato pare??

Fakti 3: I keni pagu taksat ju njehere...para se llapni??

---------

Pra...pa kuptuar ku eshte problemi (ke infrastruktura e krijuar ne nje epoke tjeter...dhe ke shoferat Shqiptar...pra ju zotrinj)...dhe pa kuptuar si eshte realiteti (qe domethene PARET...se cdo gje kushton...dhe kur s'ke pare do besh aq sa ke mundesi)...s'mund te filloni e te na qani me "dum rruge, dum parkingje!!"

Nje parking netokesor kushton disa miliona dollare. Qe ta kuptoni njehere se pari. Dhe se dyti ka disa projekte qe jane edhe miratuar deri tani...per parkingje netokesore...po edhe kto nuk behen brenda dites...Kshu sa per ta ditur ju. Dhe sa here qe del ndonje projekt per parking nentokesor tjeter nga Bashkia...hidhen BUDALLENJTE e LSI-se e te Birishes ta silurojne si "korrupsion" dhe "vjedhje toke". Prandaj jeni kshu...se keni budallenj ne krye...vet i zgjodhet fundja.

 

Qytetaret e Tirones jane si jevgjit e lagjes...qe jetonin duke mbledhur kanoce. Jevgu visheshe me lecka...flinte ne dysheme dheu...jetonte ne shtepi me llamarina. Mblidhte kanoce per te bere pare...dhe sa mblodhi ca pare...vajti dhe bleu DY sac-e per televizor.

Kshu edhe ju. Po prit o njerez se aq pare jane...ka priotiete te tjera...se fillon njeri pastaj uluret per gjelebrim...fillon tjetri dhe uluret per ngjyra...dhe vjen tjetri dhe uluret per VC publike...etj etj etj. Parkingjet jane diku ne liste...kur ti vi rradha.

Po duhet te kuptoni qe AQ PARE JANE...duhet me ble rroba njehere, duhet shtruar dyshemeja dhe te behet shpi pa llamarina...pastaj te mendoni per sac-e.

 

Megjithate kemi arritur LLUKSIN qe te ankohemi per parkingje...si dhe gjith bota tjeter e civilizuar...Se me perpara kur buxheti ishte 2.4 milion...ankoheshim per...KOLEREN.

Masanej u kujtova qe po te kish punu me mend ai s'do kishim nevoje per Smarta fare,

 

Ja pse jeni te zgjut sa jevgjit. Rruget jane bere ktu e 30 vjet...kur Edvin Rama ishte akoma ne kopesht.

Po nuk e merrni vesh kaq gje te thjeshte ju.

 

Rruget jane bere ktu e 30 vjet...kur Edvin Rama ishte akoma ne kopesht.

Deri 14 vjec paska nejt n'kopesht ky dreq?

E filloj vone klasen e pare...prandaj eshte aq i gjat.

Se pari, qytetareve te Tirones tu vish onash ti Grupo.

Se dyti, t'e kish menu Edua qe kishte infrastrukture cope cope (jo qe s'ka qene se me ate po mbahemi akoma) para se te jepte leje per qindra pallate. Ku ko shkonin keta njerez?

Se treti, nuk po merren masa edhe tani qe problemi eshte majis. Perkundrazi kryetari ka ndermend me bo kulla 30 kate e siper. Vetem ne qender do ndertoje 8, qe i bie 240 kate ndertim pa bere akoma asnje investim serioz per transportin publik.

Se katerti, mos u bej si Rama qe fyn cdo njeri qe ka mendim te ndryshem nga ai. Mos u bej dhe ti si keta te PS-se qe kane fillu me krujt dhe veshin si Rama

 

O Grup e kemi bere njeher debatin e parkingjeve nentokesore qe thu zotrote e qe vete e di qe duan miliona une te thosha pse te mos ruj nja dy tre sheshe per pallate ti bente parkingje me kate dhe jo me leket e bashkise po ti bente nje privat dhe bashkia te sanksiononte detyrimin qe makinat te parkoheshin ne keto parkingje dhe jo me ne rruge.  zgjidhej problemi i parkingjeve kaq thjeshte eshte.

dun me bo parkim nen toke, i hale me lek. dmth nuk dun me bo parking fare.

Harroje ate muhabetin e rrugeve se rruget e mbajne edhe kete trafik qe eshte po te mos parkojne anash rrugeve ose ne dy rreshta.

Ca bo kshu mer Grup?!?!? Edhe jevg me bone?

Tamam si Rama mu ke bo. E lexove ate sms-ne per kryetaren e njesise bashkiake te Kombinatit kur po protestonin kombinatsat per nje shesh.

"thuju atyre injorantave te shohin sheshet e Italise e Spanjes njehere e te mos hane mut kot"

 

 

"thuju atyre injorantave te shohin sheshet e Italise e Spanjes njehere e te mos hane mut kot"

Shume mire i ka thene. Tirana rocks & rolls, po ku marrin vesh ata injorantet. smiley

edhe e kisha fjalen per shtrimin Grupo se ndertim rruge te re s'ka bo asnji meter akoma.

Me fal, ka bo 50 metra te materniteti

Grup, nëse nuk ka mundësi financiare që të realizojë inrastrukturën e nevojshme (qoftë rrugë, por edhe parkime), mund të bënte shumë më tepër përsa i përket: -korsive preferenciale (që përmëndte Nura në artikull)
- Zonave pedonale
- Qarkullimit të kufizuar (targat alterne, tek dhe çift sipas datës)

...Por mbi të gjitha, mund të bënte për EDUKIMIN  e drejtuesve të automjeteve.

Këtë mund ta bëjë edhe me spote të thjeshta televizive... gjëja dhe shëmbulli më i thjeshtë: Tiranë-Durrës=60km
Nëse ecën me 60km/orë do ta bësh për 1 orë
Nëse e bën me 90km/orë do ta bësh për 45minuta
Nëse e bën me 120km/orë do ta bësh për 30 minuta
Nëse e bën me 180km/orë do ta bësh për 20 minuta

Edhe më idjotit po ti tregosh që të arrish 10 minuta më parë duke rrezikuar vehten dhe të tjerët duke ecur me dyfishin e shpejtësisë së lejuar NUK JA VLEN, besoj se do ta kuptojë.

U grupa me ngjyra te nryshme politike ne perballe halleve jena isoj mor jaho! Nese Ky i gjati i ve kusht atyre qe kane bo pallate te larta dhe ne projekt i kane pase me parkingje, le tja kerkoj ti ribojne mor jahu! Makinat le ti qisin m'rruge sipas i grupit te targave dhe na lirohet levizja mer....

pasaj ne duhet me mesu edhe me ec m'te (trotuar) mer jahu nuk o kollaj jo...

 

mos merret vetem me partine mor jau por icik edh me ne katunaret e Tirones. Jo grupi?

 

 

Se dyti, t'e kish menu Edua qe kishte infrastrukture cope cope (jo qe s'ka qene se me ate po mbahemi akoma) para se te jepte leje per qindra pallate. Ku ko shkonin keta njerez?

Se pari komunizmi ka mbaru me kohe...me lejo te jem i pari qe te te jap kte lajm. Njerzit levizin ku tju doj qefi. Se dyti, rruget jane ndertuar ktu e 30 vjet...te zgjerohen ato rruge duhe prishur pallate. Nese ate do...une them ta fillojme me pallatin tend. Se treti, une me mire qahem qe s'kam parking...se qe s'kam shpi me jetu. Se katerti, hik dhe ti jeto ne peze nese s'te pelqen...kto jane problemet e qytetit...

Perkundrazi kryetari ka ndermend me bo kulla 30 kate e siper. Vetem ne qender do ndertoje 8, qe i bie 240 kate ndertim pa bere akoma asnje investim serioz per transportin publik.

 

Se pari jane 10 kulla smiley Se dyti, jane nga 28 kate...jo 30. Se treti, secila do ket nga 3-4 kate parking nentokesor. Se pesti, do ket 2-3 parkingje te medha nentokesore afer ktyre. Investimi total?? Disa dhjetra miliona Euro.

Kur te paguash tkasat ti...pastaj fol. Deri atehere...problemi po perballohet me aq sa lejon KULETA.

Se katerti, mos u bej si Rama qe fyn cdo njeri qe ka mendim te ndryshem nga ai

Une nuk te fyej se ke mendim ndryshe...po se ke mendim koti.

He Grupo, po te shajne Edvinin ee?

 

Nuk me lene rrehat mor jo...

he mer tronco foli. Se voten na e dun keta po masanej na shajn edhe jevgj, injoranta, katunare etj etj. Jazik.

S'e jap mo voten sikur nomi te bohet. Jom fon me ta

Po ty jazik te qofte qe me ate emer "tirons" ke shku e i ke dhone voten Rames! Puuuuuuuuuu mo keq se une qe jom tironc e tifoz me Partizonin! Po una e hongra i vogel, po ti mer "derr" i bi ta kesh honger masi ke mush 18 vjeç! TËRP e faqja e zezë!

Po pse qeka mendimi jot ploti mer Grup?

 

menimi osht vote mer jahu se dije ti?

Sa shpejt qe i vini pergjigjet...s'te lini me marr fryme

 

O Grup e kemi bere njeher debatin e parkingjeve nentokesore qe thu zotrote e qe vete e di qe duan miliona une te thosha pse te mos ruj nja dy tre sheshe per pallate ti bente parkingje me kate dhe jo me leket e bashkise po ti bente nje privat dhe bashkia te sanksiononte detyrimin qe makinat te parkoheshin ne keto parkingje dhe jo me ne rruge.  zgjidhej problemi i parkingjeve kaq thjeshte eshte.

 

Dhe ajo zgjidhje qe po behet Hajdar...mos ki merak. Shumica e pallateve te reja...jane te gjitha me parkingje nentoksore.

thuju atyre injorantave te shohin sheshet e Italise e Spanjes njehere e te mos hane mut kot"

llafe me mend

P.S. E kam shpine ke brraka una

Tushe me fal...une nuk e kisha me jevgjit si puna jote. Ata ne Brrake jane hallal...e kisha me ca jevgj te tjere

edhe e kisha fjalen per shtrimin Grupo se ndertim rruge te re s'ka bo asnji meter akoma.

Ore...te thash njehere...une them te prishim shpine tate njehere qe te ndertojme rruge te reja. Si thu ti??

Grup, nëse nuk ka mundësi financiare që të realizojë inrastrukturën e nevojshme (qoftë rrugë, por edhe parkime), mund të bënte shumë më tepër përsa i përket: -korsive preferenciale (që përmëndte Nura në artikull)

 

Si persehmbull?? Pra te bente...ME TEPER korsi preferenciale?? Ne rruge qe jane me dy korsi...njera te jet per autobuza...dhe tjetra te jet per??? Te kalojne makinat njera mbi tjetren pastaj.

Korsi preferenicale behen atje ku ka hapsire rruge qe e lejon...jo ne rruget e Brrakes (prap Tushe...no offense)

 Zonave pedonale
 

Shiko si eshte kjo puna e zonave pedonale...sa here qe behen zona pedonale...del KOTH-ja dhe Ujku i zi...dhe fillojne e ulurasin per korrupsion dhe rritje artificale te cmimeve te tokes.

Sa te rrim te degjohme koth-en me consiprancy theories te tija...Edvini ka vendos me mire te mos bej asgje

(pastaj...zona pedonale...do te thote jo per makina dhe fillon Tironsi dhe Tironci tu u qa)

Dikush do qaj ne kte mes...se pa te qara...s'ka Shqiperi

- Qarkullimit të kufizuar (targat alterne, tek dhe çift sipas datës)

Bo bo...do te merresh ti pastaj me te QARAT qe do degjojme?? Une nuk merrem...

...Por mbi të gjitha, mund të bënte për EDUKIMIN  e drejtuesve të automjeteve

Edvin Kristaq Rama s'eshte autoshkolle...autoshkollat kontrollohen nga Ministria e Transportit. Nese nuk e dini se cili institucion ka pergjegjsi per dicka...para se te qanit...do benit mire ta merrnit vesh smiley

Tiranë-Durrës=60km

 

Tirane-Durres eshte nja 30km...po hec mo

mos merret vetem me partine mor jau por icik edh me ne katunaret e Tirones. Jo grupi?

Une per ju KATNARET e boj...se nuk e beni dot vet. Por kjo s'do te thote qe do ju degjoj ju katnaret...thjesht do tja u bej.

 

he mer tronco foli. Se voten na e dun keta po masanej na shajn edhe jevgj, injoranta, katunare etj etj

Ne vec ju themi te vertetat...ne s'genjejme.

po pra edhe tironci te verteten thote qe do i japi nje mut voten Rames me shoqe ashtu si une e si shume te tjere qe Rama eshte nje Mete e nje Sale tjeter.

Der tani vetem Tosi i Nanos ishte vertet garip dhe i dha fryme keti vendi.

Po muma jote grup?

Eshte qytetare ?

O Grupo,

Pyt iher nga bashkia se sa projekte pallatesh jane miratuar me parkime dhe sa nga keta jane zbatuar te tille.

Tairons,

Lum ti e goca Lumes qe rehatoheni kollaj ne smart.. smiley

po pra edhe tironci te verteten thote qe do i japi nje mut voten Rames me shoqe ashtu si une e si shume te tjere qe Rama eshte nje Mete e nje Sale tjeter.

Der tani vetem Tosi i Nanos ishte vertet garip dhe i dha fryme keti vendi.

 

Po me trute e tua dhe te Tirons/cave...qe ju derdhen nga kapaku ju derdhen....kaq shume vlojne...kutpohet qe ai vend ke Tosat do perfundoj prap.

Fikeni pak zjarrin se ju avulluan fare...

S'jeni per qytetrim ju...Ju s'merrni vesh qe 2+1=3...jo mo te merrni vesh gjera si buxhete.

katnar jina ne, po kina pa dhe ne sheshet e taljes e te spanjes e nuk kisin nga keto ramlliqet qe po shofim m'Tirone

Ramlliqet jeni ju...

PS: Gjeje parking ti n'Tali?? Hejde c'paske pare...

PPS: Tushe...po t'thash me fal njehere...

Grupo, me që po bën krahasime me qytete të tjera, sa nga ato qytete kanë dendësinë e Tiranës? Fajin Edi Rama e ka se ai e lejoi të rritej dendësia në atë mënyrë (mënxyr&eumlsmiley. S'duhet të kishte dhënë aq leje sa dha, dhe do shikoje që do rriteshin çmimet e apartamenteve ekzistuese dhe s'do kishte aq banues Tirana. Si rezultat s'do kishte edhe aq makina. Faj tjetër ka se nuk po bën parkimet me pagesë. Vendosi me pagesë dhe vetëm ata që kanë nevojë do qarkullojnë. Kuptohet që për këtë të fundit do hajë të shara pa fund, po s'ka zgjidhje tjetër tani me këtë katraurë që i ka bërë Tiranës.

Si kryetar bashkie duhet të dijë dhe t'i thotë jo ndërtuesve. Se do tërë Shqipëria të jetojë në mes të Tiranës s'do të thotë se duhet t'u plotësojë dëshirën Rama. Ata që kanë takat le të blejnë apartamente ekzistuese, ata që s'kanë le të jetojnë në Pezë.

S'duhet të kishte dhënë aq leje sa dha, dhe do shikoje që do rriteshin çmimet e apartamenteve ekzistuese dhe s'do kishte aq banues Tirana. Si rezultat s'do kishte edhe aq makina.

Dor, s'jam dakord me kete interpretim. Mbipopullimi i Tiranes filloi perpara Ed Rames dhe do kishte vazhduar pak a shume njesoj edhe sikur Rama te kishte dhene me pak leje ndertimi. E thene ndryshe, transformimi i Tiranes (dhe rritja e trafikut) s'mund te reduktohen ne ca leje ndertimi te tepruara, sado te pamenduara te jene keto te fundit.

Une nuk di te kete qytet te madh pa trafik ne boten e sotme. Dhe nuk di te kete metropol ne boten ne zhvillim e siper qe te mos kete trafik te tmerrshem. Edhe ne vendet e zhvilluara, ku nuk ka pasur rritje te pakontrolluar te popullsise neper metropole, trafiku mbetet problem.

Kaq e veshtire eshte me pa se ne keto vitet e fundit eshte rritur numri i makinave shume me shpejt se c'mund te perballoje infrastruktura e kryeqytetit? Kaq e veshtire eshte me e kuptu se nqs te gjithe levizim me makine, do kete trafik?

O shefo,

Per rrumpalle e bojshim vete ne, skishim nevoje per sherbimet publike dhe administrator te qytetit.

Puna ishte me na pshtu i fije nga rrumpalla  ky kallami gjate, se leket tona po ha, nuk po ha te vetat !

Grupo, me që po bën krahasime me qytete të tjera, sa nga ato qytete kanë dendësinë e Tiranës?

Ore une s'jam budall te bej krahasime me asnje qytet tjeter. Krahasimet i bejne kta te tjeret.

Une thjesht krahasova nivlin e buxheteve te qyteteve te tjera.

S'ka krahasim se s'ka qytet tjeter perreth nesh qe kaloj nga shekulli i 18...ne shekullin e 21 brenda dites...qe pati nje rritje popullsie 3-fish brenda 18 vitesh apo qe pati nje rritje ne makina 10-fish ne kte periudhe.

E ju me flisni...per parkingje!!

sa nga ato qytete kanë dendësinë e Tiranës?

 

Do te flasesh per dendesine e Athines ti...apo te Romes? E di ti qe e kan me te madhe smiley

Fajin Edi Rama e ka se ai e lejoi të rritej dendësia në atë mënyrë (mënxyr&eumlsmiley.

Dhe ktu qendrom thelbi i budallekut.

Edi Rama LEJOI rritjen e dendesise.

Nuk e di nga ta kap problemin ne kte. Se pari sepse Tirana ishte 500 mije banor qe perpara se te vinte Edvin Rama...dhe se dyti sepse njerzit levizin dhe shkojne KU TI DOJ QEFI.

Ju nuk e kuptoni ceshtjen me kryesore ekonomike...Njerzit dun shpi. Shpi s'ka...cfar ndodh me CMIMET e shpive atehere?? Fillojne e rriten. Po pastaj del njeri so KOTH-ja...dhe fillon dhe akuzon Edvinin se...rrit cmimet artificalisht duke MOS LEJUAR NDERTIMET smiley

 

Prandaj ju thash qe me ju shqipot...dikush do qaj...se s'ka si shkon ndryshe.

S'duhet të kishte dhënë aq leje sa dha, dhe do shikoje që do rriteshin çmimet e apartamenteve ekzistuese dhe s'do kishte aq banues Tirana

 

Uhhhh...te sygjeroj te besh nje klase ekonomie ke UFO University.

Pra sipas teje nje rritje ARTIFICALE e cmimeve ne nje nivel ku ASNJERI nuk i ble dot...eshte dicka e mire...te lejon TY...nje vned parkimi.

Hmm...Lere se e morra vesh qe po harxhoj kohe kot

Si rezultat s'do kishte edhe aq makina.

Ne Djibuti ka shume pak makina...aq pak...sa njerzit qarkullojne me gamile.

Po kjo s'do te thote qe eshte dicka e mire.

Faj tjetër ka se nuk po bën parkimet me pagesë.

1) Kur te behen parkimet me pagese...do dalin ne PROTESTE gjith Tironsat dhe gjith Tironcat...dhe ndonje Tushe...dhe ndonje Hajdar.

2) Parkingjet nentokesore kushtojne me miliona dollare te behen secili...ju e KUPTONI kur them uneqe buxheti i bashkise eshte aq sa eshte...dhe ka PRIORITETE...apo do vazhdoni te silleni si jevgjit me 2 sac-e maj tarraces...dhe me lecka neper kembe??

Kuptohet që për këtë të fundit do hajë të shara pa fund, po s'ka zgjidhje tjetër tani me këtë katraurë që i ka bërë Tiranës.

E ka be Tiranen me ne fund si qytet modern...si gjith bota...dhe ju thoni...katrafhure.

Ishit mire ne KOLERE...mbase.

Kaq e veshtire eshte me e kuptu se nqs te gjithe levizim me makine, do kete trafik?

Dhe ne keto raste bashkite rekomandojne TRANSPORT PUBLIK, qe ne Tirane eshte tamam i denje per jevgj Bangladeshi.

Kaq e veshtire eshte me pa se ne keto vitet e fundit eshte rritur numri i makinave shume me shpejt se c'mund te perballoje infrastruktura e kryeqytetit? Kaq e veshtire eshte me e kuptu se nqs te gjithe levizim me makine, do kete trafik?

Ca flet mer ti!!! Fajin e ka AI TJETRI!!

Per rrumpalle e bojshim vete ne

Jo e bojshit...e bete...

Puna ishte me na pshtu i fije nga rrumpalla 

Rrugen ke Brraka ta ka shtru...ca do tjeter ti?

O Grup mos ta bej dhe une "Prap me kapele ti" po hiq dore nga ky humor bajat qe ben.

Nuk behesh me i qyteteruar se une duke mbrojtur Edi Ramen se ai ka bere me shume se te tjeret dhe une qe e shaj jam katunar se du ata te tjeret qe ishin me perpara.

Une dua zhvillimin, rregullin e qetsine asgje me shume e ben dot ai ?? Ai nuk po e ben dot atehere une ca te them per hir te te qenit socialist mos ta duroj per inat te Sales??

Boll o shoku se po te ishte me kete llogjiken tende edhe Obama nuk ishte zgjedh kurre president i US of A. Megjithse une ty nuk te ve dhe aq shume faj se je pak rinkolionito ti ke dashni per Edin e urren Erjonin smiley

Grup,

Merr flake si  me qene kashte. Pse nuk qetsohesh mer bir. Ne po flasim per vendin ku rrojme. Kemi pare me mire dhe me keq.

Trafik Tirona do kete sot e mot. Biles nuk eshte dhe aq keq. Sduhet me u anku.

Parkingu neper rruge mund te permiresohej, por prape le te themi qe e merr noten kaluse, sepse ne gjithe boten eshte zor me parku ne rruge.

Problemi ama duhet kap per briresh, sepse qe Tirana te zhvillohet, duhet po e po te rritet ne njerez dhe ne automjete. Ska asgje te keqe, perkundrazi. Levizja sjell para dhe zhvillim. Pra duhet qe njerezit te levizin dhe Tirana te jete e aksesueshme ne cdo pellembe te saj.  Po keshtu duhet te jete dhe e banueshme. 

Transporti publik eshte per faqe te zeze !!!! Kete mos ma moho te lutem shume ! Bashkia jote merr taksa dhe nga biznesi e kenaqet grupo, plus fondet nga qiviru qendror. Le qe pastaj transporti publik eshte i privatizuar mer. Rregullator i takon te jete bashkise, se paret i pagun poplli dhe i merr firma.

Banesat e Tiranes nuk kane facilitete parkingu. As kete mos ma moho te lutem. Une jam pak e dyzuar, nese Edi do kish bere mire te me kishte lene pa hipoteke mua dhe ta kishte refuzuar lejen e shfrytezimit te pallatit ku banoj une, apo qe beri mire qe e dha dhe pse faqezinjte i kthyen parkingjet ne dyqane dhe bilardo. Ama, ta thashe, ai eshte administatori dhe duhet te jete i cike me i ftohte se une ne gjykim. Le tjua kish ndrequr qejfin ndertuesve !!! Te mos lejonte te beheshin biznese ne ambientet e projektuara per parking. E ka bere kete ?? Jo pra, jo. Pse jo ? Ate e di ti  dhe ai smiley

Dhe se fundmi ska thuajse fare ambiente parkimi me pagese neper akset kryesore te tiranes, atje ku njerezit duhet te parkojne patjeter sepse kane pune.  Tashti, jo cdo leje ndertimi duhet te jepet per pallat banimi mer daje. Jo cdo pellembe do behet pallat.  Kush do menoje me bo nai parking me pagese, nqs leverdia me pallat eshte me e madhe.  Dhe ne keto hapesira qe Edi jot shfrytezoi, a duhej pare valle mundesia e hapjes se ndonje rruge te re ??? Jo per gje por ka pas shume ne dore, 3 mandate ne krye te bashkise. A si takonte valle te ishte i cike me vizionar sesa : "kputja me kulla ne qender ???"

Ama ate 30 mijelekshin e rrotes se verdhe ta grrin ne vend bashkia jote, jo po ta parkosh gabim ne rruge, por dhe ne ndonje cep pallati, dhe ska llafe fare fare !!!!

Nejse mo, une po te flas si popull i thjeshte pa asnje prapaskene dhe asnje paramendim. Po te flas fare fare si popull i thjeshte. Si ai qe do ti kerkoje voten ai shefi jot.

Dhe ta riperseris, Tirana eshte nje qytet ku ka shume qarkullim njerezish dhe parash. DUHET TE JETE E AKSESUESHME EVERYWHERE !!!!!!   Me maqine, tren,helikopter apo karroce me guxhinieta nuk me intereson fort !

 

Dhe ne keto raste bashkite rekomandojne TRANSPORT PUBLIK, qe ne Tirane eshte tamam i denje per jevgj Bangladeshi.

 

Ne kto raste sugjerohet po ashtu edhe PAGESA E TAKSAVE. Po meqe taksat i paguansi si jevgjit e bangladeshit...atehere ashtu do jet dhe sherbimi.

Nuk eshte shume e veshtire per tu kuptuar..qe kur nje minibashki mbledh 2% te taksave ne vit nga qytetaret...DEM BABA DEMSA...edhe sherbimi do jet i tille.

Megjithate...nga 2.4 milion dollare ne vit e ka cuar ne 76 milion dollare ne vit...30 here me teper. Dhe ka punuar 30 here me teper se cdokush tjeter ne ate qytet per ta permirsuar.

Po ju jevgjit e Bangladeshit...vec me a...e me rrumpallosur dini...

Jevgj Bangladeshi thuji atyre qe te kane dhene nje edukate te tille, ti Grupi i celesave te kashtes!

Po me citove fol si njeri, ne mos, s'ta pertoj te te flas si pleh, se s'ta kam borxh hic me te te duru eren!

Grup une me ty persa i perket punes se bashkise ndajme te njejtin mendim..

Por ti po e zhvendos debatin.. Keta "te vuajturit" e Tirones nuk po bejne me debat me shkrimin e sjelle apo per hallet e Tirones, por me ty.. Kshu qe mundohu te shkruash me pak dhe sa me pak te japesh mende.

Ed Rama e ka thene mese 100 here Tironseve te ardhur dhe vendallinj.."tirona jone ka shume probleme, ka shume halle edhe une nuk mund te zgjidhe te gjitha, por do ti zgjidhim bashke".. Rendesi ka qe eshte ne rruge te drejte dhe te sigurte drejt zhvillimit..

Per te tjerat pastaj gazetari bashke me peshqit me flamur shqiptare qe i ha meraku per Tironen te ngrejn zerin per buxhetin se do qelben..

 

 

sa bukur flet ky cuni mer jahu!!!! T'jete ka ata qe dine me ja dale thu? Ma merr menja po valahi se me siguri qe ka mor noi gjo ky.... ska mundesi tjeter. Oshte n'rruge te drejte ky cun dhe ka me ece mire... da ja dali ky...

 O Grup,

1 pyetja kam une :

 

- Kur do mbahe ai premtimi elektoral i 2007 per Parkingjet Nen-tokesore nga Rama ? Deri tani, Shalesi ka thene se "se shpejti do behet tenderi (nderkombetar ?)" - pra, akoma s'kane mbaruar fazen e "letrave"/ dokumentave... e lere kur te filloi puna, e kur te mbaroje me ne fund ...

ishalla behen per 2011

"""""Më rezulton që shumë biznesmenë kanë filluar të mbajnë shofer vetëm për shkak të pamundësisë të parkimit kur shkojnë nëpër takime pune të ndryshme""""" Kur lexon keto lloj argumentesh me te vertete thu qe POLICI qeka i zgjut . Le mo Lefti qe ia kalo edhe Policit.... E nxiva vete  qe ta kuptojme pse nuk zhvillohet Shqipria...Nga vonesa ne takime ???????Uhuhuhuhuhu ,dhe "dy hazer xhevapet" ose me sakte njera do edhe as me shume e as me pak ..."""Parkingjet Nen-tokesore """????...... Uhuhuhuhu  e nxiva mor e nxiva qe ta kuptojme pse nuk shkojne punet vaj ne qeveri...U vonoka Mixha ne takim me Fazllicin smiley Keta dhe ne argumente jane te nje prerje more . C'behet keshtu ?????? C'ja bete mire qe ja bllokuat Buxhetin! Ashtu me Ju lumte. I bini armikut te klases.

Parking te nendheshme nuk bejne gje tjeter vecse nxisin perdorimin e makinave per levizje. Zgjidhja jane metropolitana dhe autobuzet publik.

U vonoka Mixha ne takim me Fazllicin smiley  Keta dhe ne argumente jane te nje prerje more . C'behet keshtu ?????? C'ja bete mire qe ja bllokuat Buxhetin! Ashtu me Ju lumte. I bini armikut te klases.

Kur t'a kuptosh perse ja bllokoi PD me LSI buxhetin Rames ti Idriz, dhe kur te kuptosh se sa Milione Dollare do hedhe ne loje Fazlliç ,vetem e vetem qe te mos fitoi ai "mixha" jote, atehere do jesh prape ne opozite or mik e do kesh kohe dhe 4 vite te tjere per te analizuar shkaqet e humbjes se Edit

S'jam aq "mrene"Lefko . Ku kuptohen keto lojrat tuaja te FeLLta . Me ate te "vjetren" di qe lufta per karrike te bashkon edhe me DREQIN jo mo me te birin nje "shejtan te vogelith" si Fazllua . Na per te miren tuj po munohna. Tu lehtesojme barren per tu takuar me shpesh e me shpejt . Me qe Fazllua qeka mjeshter i Parkongjeve nentoksore , hajt mo ....Ju Uroj Fitore NENDHE, njehere e PERGJITHMONE . U prefshi ne Parkingjet Nentoksore!

Lere Idriz, lere, se dhe aktualiteti s'te ndihmon hiç !     smiley        smiley

Sot ai "Mixha" juaj nisi fushaten vullnetare te hapjes se gropave te pemeve dekorative ... GERRMO TARE, GERRMO :

Pas shprehjes : "1 anetare, 1 vote", asaj "1 Pallat, 1 vote", doli dhe shprehja e fundit : "1 qytetare, 1 peme" (grope) : I madh eshte Edvini, i madh

 

Rama: Bashkojuni nismes "Nje qytetar, nje peme"

 

 

 Bashkojuni nismes

Kot me ju pyte se drro e ka bo njeri kete muhabet perpara e nuk e kom pa.

Po per ate unazen e modhe a bohet gjo? Jo se ka qe ne 89-n si projekt po nuk shofim gjo m'drite.

Ene turp t'ju vije te gjithe atyne qe kerkojne transport publik! Pse me car jena ne pabuksa qe te hypim ne autobuz?! Ato kutite e shkrepses qe jone mire jone se i majne ngrofet (sidomos n'vere qe o fresk) ato "pak" rob qe s'kone pare per makine!

Rrofte komandanti Edvin Rama qe na e boni Tironen bahçe me lule dhe kryetari i bashkise Shalsi! (u me falni s'paska votu njeri per kte! po prit mer jahu si u bo ky kadosh kryetar? pa pa pa çar çuni i qute! pa kandidu fare tjetri u bo kryetar bashkie m'Tirone! Le kur te kandidoje ....!)

Liqen...une tall bythen me kta..mos kujto se i marr seriozisht ose po ju flas seriozisht.

Sic thash...te flasesh me kta eshte si te flasesh me kalamaj 5 vjecar.

Ti dhe une bashk e kuptojme...dhe cdo njeri me 2 dite eksperience ne kte bote e kupton...qe cdo gje do...PARE, PUNE dhe KOHE.

Kur s'merr vesh gjen me elementare...sic eshte PARAJA...s'ke si te marresh vesh gje tjeter.

Kta PD-istat qe e hapin gojen kaq shume...s'e marrin vesh qe ne kohen e tyre problemi ne Tirane ishte KOLERA...dhe jo parkimi i SMART-it...dhe qe ne kohen e tyre buxheti i bashkise ishte 2.4 milion dollare...nje shume qe nje katund i Maqedonise harxhonte ne vit.

Pra kta futen ne rangun e idiotve...jo thjesht kalamajve.

------------

Tushe...

Transporti publik eshte per faqe te zeze !!!! Kete mos ma moho te lutem shume ! Bashkia jote merr taksa dhe nga biznesi e kenaqet grupo, plus fondet nga qiviru qendror. Le qe pastaj transporti publik eshte i privatizuar mer. Rregullator i takon te jete bashkise, se paret i pagun poplli dhe i merr firma.

Tushe...privatizimi i transportit publik eshte gje normale. Me aq pare sa ka Bashkia e Tiranes per transport publik...qe ty te duket shume...s'ka mundesi ta mirbaj VET. Prandaj privatizohet...dhe paret e transportit publik harxhohen per 1) linjat qe i ka bashkia...se s'jan te gjitha te privatizuara...dhe 2) subvencionimi i aboneve per qytetaret qe Bashkia ja jep firmave...qe pelqte etj te hipin ne autobuza falas

Mesatarisht bashkia e Tiranes per kte vit (2008)...ka arrit te mbledh vetem 57% te taksave qe i takojne.

Prandaj them...kur ti paguani taksat...atehere mbase edhe mund te ankoheni. Por derisa taksa vetem gjysma paguan...me aq te ardhura sa ka Bashkia...aq jane potencialet.

Sipas te dhenave te Bashkise...ka 49,248,000 bileta te blera ne vit per transport publik...nga te cilat i bie qe ata qe hipin falas jane 5,218,000 bileta. Kto paguhen nga fondet per transportin publik. 14,061,000 hipin me abone...qe nje pjese paguhen po ashtu nga fondi i transportit publik.

Pra duhet marre parasysh SA PARE KA BASHKIA per transport publik...dhe KU SHKOJNE.

S'eshte e mjafuteshme te thuash...eshte keq dhe jane private.

Duhet te niseshs e pari nga KU FILLOVE...pra si ishte me perpara...dhe cilat jane PRIORITETET...pra eshte prioritet shtimi i linjave, shtimi i autobuzave, rritja e cilsise se autobuzave...apo eshte prioritet tani per tani...abonimi falas ose i pjeshem i qytetarve me nevoje? Dhe si do ndahet buxheti i transportit mes ktyre...dhe sa mbetet per secilen dhe sa te mjafuteshme jane per secilen.

Dhe rrejdhimisht...CDO GJE KA KOHEN E VET. Kur te kene pare per ta permirsuar...do ta permirsojne...Duke mos harruar asnjehere qe deri me tani transporti publik eshte permirsuar SHUUUME me teper sec ishte me perpara.

Banesat e Tiranes nuk kane facilitete parkingu. As kete mos ma moho te lutem. Une jam pak e dyzuar, nese Edi do kish bere mire te me kishte lene pa hipoteke mua dhe ta kishte refuzuar lejen e shfrytezimit te pallatit ku banoj une, apo qe beri mire qe e dha dhe pse faqezinjte i kthyen parkingjet ne dyqane dhe bilardo. Ama, ta thashe, ai eshte administatori dhe duhet te jete i cike me i ftohte se une ne gjykim. Le tjua kish ndrequr qejfin ndertuesve !!! Te mos lejonte te beheshin biznese ne ambientet e projektuara per parking. E ka bere kete ?? Jo pra, jo. Pse jo ? Ate e di ti  dhe ai

80% e atyre ndertesave qe kan parking...perdoren si parking. Ktu mos genje edhe ti...

Pastaj parkingu i PALLATIT PRIVAT...NUK ESHTE nen varsi te bashkise...per cfar do perdoret. Kte ta kesh te qarte. Sepse edhe ato vende parkmi PRIVATE ne pallat...jepen me QERA ose shiten...NGA PRIVATI. Pra e gjith perdorimi i tyre...eshte komplet ne duar te privatit...sepse eshte prone private.

Ata qe e perdorin per parking e perdorin sepse kan FITIM nga ky perdorim. Atyre qe ju mbeten vendet bosh...e perdorin per dicka tjeter.

Gjithesei kerkesa per vende parkmi ne pallate...eshte dicka e re...se pallatet e ndertuara para ca vitesh nuk i kerkonte njeri te benin parking. E benin per qefin dhe fitimin e tyre...

Dhe kjo sepse duhet patyr parasysh gjithashtu...se firmave te ndertimit para ca viteshe s'mund ti kerkoje 1001 gjera te standarteve qe nuk i arrinin dot...se aq kishin mundesi dhe ato firma. Po...o rri pa pallat dhe pa shpi...o rri pa parking. E ke vet ne dore.

Dhe se fundmi ska thuajse fare ambiente parkimi me pagese neper akset kryesore te tiranes, atje ku njerezit duhet te parkojne patjeter sepse kane pune.  Tashti, jo cdo leje ndertimi duhet te jepet per pallat banimi mer daje. Jo cdo pellembe do behet pallat.  Kush do menoje me bo nai parking me pagese, nqs leverdia me pallat eshte me e madhe.  Dhe ne keto hapesira qe Edi jot shfrytezoi, a duhej pare valle mundesia e hapjes se ndonje rruge te re ??? Jo per gje por ka pas shume ne dore, 3 mandate ne krye te bashkise. A si takonte valle te ishte i cike me vizionar sesa : "kputja me kulla ne qender ???"

Ja ke fut kot Tushe. Ja fut kot per shume arsye.

Se pari, mund te me SYGJEROSH nje...ambjent "bosh" qe paska qen bosh dhe mund te perdorese per parking me pare...por qe EDVINI e paska..."betonu"? Te LUTEM...nje rast smiley  (pra me thuj per nje cope toke...le te themi...50x50m...qe ka qen BOSH...qe me perpara...ANYWHERE...afer ndonje zone te urbanizuar te Tiranes smiley

Pra ktu ja fut kot sepse s'ka pas ndonjehere ne Tirane nje ambjent te tille...pik puna.

Se dyti...toka eshte PRIVATE. Pra ka nje privat...qe ka toke...ose nje grup privatesh. Kta duan ta shfrytezojne token per te bere pare...gje nromale qe edhe ti do ta beje. Qe te behet vend parkimi atje ne ate toke...ky privati duhet te ket me teper leverdi per ta perdorur per kte menyre...se per te ndertuar nje objekt tjeter atje. TANI PER TANI...s'ka njeri leverdi...ta bej nje gje te tille...se S'KA NJERI NE SHQIPERI...qe do pranonte te paguante...1 dollare ne ore...per te parkuar makinen e tij ne nje parking. 

 

Ajo qe po ben Bashkia...dhe projektet ekzistojne dhe jan paraqitur para KRRT-es...me bujen e IDIOTVE te LSI-ise dhe te PD-es...eshte perdorimi i tokes shtetrore...si pershembull ke Parku Rinia...per te ndertuar parkingje nentokesore ne kto siperfaqe. Dakord...kjo eshte NJE zgjidhje...por nje zgjidhje qe do kushtoj shume milione dollare...dhe qe do KOHE per tu ndertuar...atehere kur ti hipi ne koke IDIOTIVE te LSI-ise dhe PD-es...qe ta aprovojne

 

Po akuza me KODRA MBAS BREGUT..nuk behen.

Ama ate 30 mijelekshin e rrotes se verdhe ta grrin ne vend bashkia jote, jo po ta parkosh gabim ne rruge, por dhe ne ndonje cep pallati, dhe ska llafe fare fare !!!!

Shume mire ta bejne!

Nejse mo, une po te flas si popull i thjeshte pa asnje prapaskene dhe asnje paramendim. Po te flas fare fare si popull i thjeshte. Si ai qe do ti kerkoje voten ai shefi jot.

Poplli i thjeshte...duhet edukuar...qe te mos jet me..."i thjeshte". kto qe them une s'jan ndonje LAJM ir ri ose ndonje gje e FSHEHUR. Ata qe duan ti degjojne...kan mundesi ti degjojne ku te duan.

Por duhet te kesh nje interes per te marre vesh FAKTET...para se te hidhesh ne thashetheme, hamendje dhe supozime.

Gjeja ME E THJESHTE....shikoni buxhetin e Bashkise. Pastaj krahasoni kte buxhet...me ate...le te themi te SHKUPIT qe ka 1001 me pak probleme se Tirana. Dhe pastaj...MATNI se sa mund te hapet LLAPA.

 

Nuk eshte e mjaftueshme...qe te thoni "ne kemi pare ne vende te tjera qe bejne kshu dhe ashtu"...se do ju them une...qe nje M*T (mit) keni pare...Se ajo qe duhet pytur eshte, sa kushton kjo? Dhe a e bejme dot ne me paret qe kemi? Jo..."sa e bukur hajd ta bejm dhe neve si kta"...Cdo gje ne kohen e vete...PARE, PUNE, KOHE

Dhe fakti eshte...qe sido qe te jet...eshte 1001 here ME MIRE sec ishte...para ca vitesh. Pra ajo qe ka ME TEPER RENDESI...eshte fakti qe RITMI i permirismit vazhdon te ritet...Jo te rrishe ne nje vend me sy hapur e te nederrosh...por te hecesh perpara.

E mos me thuj mu...poplli i thjeshte. Ju s'jeni popll i thjeshte...ju jeni POPLL HEROIK...Dhe ju per veten tuaj nuk jetoni ne kte menyre sic pretendoni per Tiranen. Se ju thash...ajo qe kerkoni ju...eshte si jevgu i lagjes qe blinte sace per TV ne vend qe te blinte rroba per kalamoqet e vet. S'besoj se jetoni ashtu ju Tushe.

Prandaj...dhe kto qe po ju them une...i kuptoni shume mire.

DUHET TE JETE 

Duhet te jete shume gjera...

Une te sygjeroj ty Tushe 3 gjera...Meqe je dhe pak mbipeshe...2 gjera po ti them qe ne fillim:

1) HEC (me kembe...jo hidrocentral)...se 5km eshte ajo Tirane e shkrete. Per nje ore e ben me kemb nga njeri cep ke tjetri...Mire te ben per TULET e per te gjitha...

2) Hipi bicikletes

3) Bli nje motor (po te dush te shes timin)

Pse rruget e qyteteve Evropiane jane te mbushura me motocikleta e me motora...ose me makina mikroskopike? Sepse dhe ata...kan te njejtin problem.

Lizander...ste ka zene kto kohet e fundit? Ndonje grip mbase?? Mos eshte ai virusi i globalizmit...se kam degju qe eshte i keq

Po per ate unazen e modhe a bohet gjo? Jo se ka qe ne 89-n si projekt po nuk shofim gjo m'drite.

Nje veshtrim shpejt e shpejt ke faqia e internetit te bashkise...do nxirrte dy fakte:

1) Nje segment 2km eshte ndertuar para disa vitesh...ka perfundu ne 2006 me duket...nuk e mbaj mend.

2) Segmenti tjeter 5km...qe perfundimisht do lidhi rrugen e Elbasanit deri ke Rruga e Durresit...eshte projektuar tashme, BERZH-i ka dhen aprovimin fillestar per financim...dhe puna do filloj ne 2009 (pra tani)...por po pritet qe Qiveriu te shpronesoj banesat qe do prishen. Por Saliu...llapen e ka te madhe...po deri tani s'ka mare ndonje hap per shpronesim. Deri sa te behet kjo...dhe deri sa idiotet e LSI-se dhe PD-es do hapin rruge per buxhetin e qytetit...akoma asgje.

PS: Me Shalsin merre mire...se do ta kesh Kryebashkiak per ca muaj smiley

O grup shume seriozisht je pergjigj plako!

Po ju te boni per budalla pa asnje grom trru n'kaptine mer jahu. Rama paret e buxhetit i nxorri nga xhepi apo rriti taksat lokale dhe merr pare shume me teper pare nga taksat qe pagujme ne ne shtet (une per vete paguj ca taksa ne Shqiperi)?

Po le te rrime te unaza e madhe. Sa koha ka Rama (zyrtarisht) ne krye te bashkise? Kur u aprovu projekti i unazes se madhe. Supozojme se nuk e ka lujte b... Sala e qeveriu per shpromesimet ka nje vit. Po 8 vjet qe nuk e lujti ai tjetri si i justifiko ti?

Pastaj Grupo, a i do me emra dhe me shuma ekzakte pagesat e disave per leje ndertimi? (sigurisht jo te gjitha po ato qe di une) Do edhe haberet qe i ka çu Rama atyne qe kane guxu me fol? Po ju harroni qe ne Shqiperi nuk ka nevoje me nodh si ne Gerdec qe te merren vesh gjonat.

Po deklarata e Shalsit "Shkollat do hapen pa ngrohje per faj te PD-se e LSI-se qe bllokuan buxhetin", a nuk tu duk "qesharake pa kufi"! Po 8 vjet qe nuk ishte i bllokume buxheti kur patem shkolla te ngrofme? Apo quhen te ngrohme ato qe rikonstrukton ai miku i Rames dhe qe u bine nxensve ne koke? Jo se per tu nxef, nxefesh ne raste te tilla, po per tu ngrof nuk te ngrof shume tavoni kur te bi ne koke. Ta them se mos keni ngatarru te nxefmen me te ngrofmen!

Po i lejme te gjitha keto qe thame me lart dhe me thuj vetem sa ore te dites se punes per te cilen paguhet ne bashki, ka kalu Rama duke u marre me punet e partise. Nuk po them per ato qe imagjinojme po thjesht per ato qe shofim ne televizor. Sa zgjati tallja katun m'katun? A e shef te dali mo qofte edhe per te fol per punet e bashkise? E po m'fal po une edhe sikur te menojsha se Rama ka punu mire n'Tirone prape nuk mund te paguj nje rob qe rri kryetar bashkie vetem qe te siguroje paret e lejeve te ndertimit.

Po rri o grup amon, se nje dite shkune dy-tre ministra me bo fushate per Eris Hoxhen, ne Pogradec, dhe ju u hudhet si bisha. Dolen ene kta shoket e mi tu protestu te ministria e jashtme. Pse nuk protestoni pra te bashkia se ky tjetri nuk rri as ne mbledhjet e rendesishme.

 

 O Grup,

ti per "idiota" na merr neve, kjo s'eshte çudi t'a degjojme nga simpatizantet e Edvinit ! E harruat ju te tjeret shprehjen e Rames, apo t'ja u kujtoj prape une ?

- "Thuaj atyre injoranteve te shikojne sheshet e Spanjes dhe Italise, e te mos hane MUT kot!"

E njejta llogjike eshte edhe per Grupet ketu ...

1 gje uroj : Ishallah behen zgjedhjet e parakohshme ne TIRANE per Keshillin Bashkiak, si rrjedhoje e bllokimit te Buxhetit, qe t'a shohim sa do t'i vleje lekura Rames pa pasur votat e LSI-se dhe duke ditur qe e ka braktisur komplet Bashkine qe prej 3 vjetesh -- se sado idiote qe te kete, prape shumica e popullit e kupton se popullariteti i Rames ka rene pertoke

PS: Me Shalsin merre mire...se do ta kesh Kryebashkiak per ca muaj

Shalesi ka qe para 2007 qe drejton de facto Bashkine e Tiranes - pas ca muajsh mbase do te jete ne "drejtim te paditur" si Blendi Gonxhe ne vakt'   smiley

ti per "idiota" na merr neve

Jo po thuj qe bej gabim

Te isha si admin. e Peshkut i kisha mbledhe Leftin me Polon dhe i kisha vene te hapin gropa per peme...jo te bejne krahasime smiley Kuptohet moj zonja Lefkofe, per TIRANEN dhe cdo qytet shqiptar, eshte me mire : "nje qytetar nje peme" se sa parrulla  "nje qytetar nje kioske ose nje permjerrje ne cdo vend te qytetit ".

Idris,

I je qep leftit dhe polos si dhelpra ...te ... smiley

Aman mer, se sa me shume ti komentosh, mo keq bojne ata.

Lizander kur te them une qe t'ka zen gripi...nuk tallem hic.

Po ju te boni per budalla pa asnje grom trru n'kaptine mer jahu. Rama paret e buxhetit i nxorri nga xhepi apo rriti taksat lokale dhe merr pare shume me teper pare nga taksat qe pagujme ne ne shtet

Kur te them une per buxhetin e Tiranes...se sa eshte...hic nuk e degjon. Kur te them une qe taksat mblidhen ne masen 56%...hic nuk degjon prap.

Kur te them qe krahasuar me qytete te tjera te madhesise se Tiranes...ju prap hic pagoni...prap s'degjon gje.

Atehere kte muhabet duhet ta bejme kur te sherohesh nga gripi...

Po le te rrime te unaza e madhe. Sa koha ka Rama (zyrtarisht) ne krye te bashkise? Kur u aprovu projekti i unazes se madhe. Supozojme se nuk e ka lujte b... Sala e qeveriu per shpromesimet ka nje vit. Po 8 vjet qe nuk e lujti ai tjetri si i justifiko ti?

Po se 8 vjet me pare...kur buxheti ishte 2.4 milion dollare...prioritetet e Tiranes ishin...Unaza e madhe. Se kto 8 vjet...hic asgje tjeter s'eshte bere...mendjen e kishin vetem ke unaza e madhe. Mire mire e paske ti...

Apo quhen te ngrohme ato qe rikonstrukton ai miku i Rames dhe qe u bine nxensve ne koke? Jo se per tu nxef, nxefesh ne raste te tilla, po per tu ngrof nuk te ngrof shume tavoni kur te bi ne koke. Ta them se mos keni ngatarru te nxefmen me te ngrofmen!

Futja pordhave kot Lizander se prodha gripi i ke...s'ka problem do kalojne.

Krahaso pak shkollat para 8 vitesh...me shkollat SOT...dhe pastaj fol!! (jo qe te flasesh duhet te kesh qe ne shkollat e "demokracise" qe ishin pa xhama, pa dyer, pa suva e pa banka...qe ti krahasosh me ato SOT)

Hic asgje nuk paska be Rama...paske shume te drejte smiley Mire qe na e the Lizander...se ne SY NE BALL nuk kemi.

Po i lejme te gjitha keto qe thame me lart dhe me thuj vetem sa ore te dites se punes per te cilen paguhet ne bashki, ka kalu Rama duke u marre me punet e partise

Ehh...Rama qe rrinte ne Bashki deri ne 2 te mengjezit...Futja pordhes kot dhe njehere

A e shef te dali mo qofte edhe per te fol per punet e bashkise? E po m'fal po une edhe sikur te menojsha se Rama ka punu mire n'Tirone prape nuk mund te paguj nje rob qe rri kryetar bashkie vetem qe te siguroje paret e lejeve te ndertimit.

Ky gripi te paska prek shume shendetin...Eshte serioz.

 

Grupo ,per mua ti je vertet interesant,ke nje kulture solide,intuite e inteligence....Te gjitha keto por nuk me kuadrojne kur ben tifo per Edi Ramen.Tashti,mendoj une ,o perceptimet e mia gabojne o ke interesa ne kete luften tende deri diku donkishoteske ne mbrojtje te ER,qe ne fund te fudit nuk do kishte asgje te keqe.....E rendesishme qe te jesh koherent e interesat e tua te mos na i shesesh per principe.

Zana...e di qe per nje shqiptar/e eshte e veshtire me konceptu qe dikush mund te bej "tifozllek" per dike ne politike...pa patur interesa personale. Kshu jemi mesuar dhe nuk ju ve faj.

Qe eshte kshu...dallohet besoj se une ne qendrimet e mia kam mbeshtetur...jo ne pak raste...dhe qiverine e Saliut. Por cuditerisht ne ato raste...s'me behen pyetje te tilla nga njerez si ty. (pra ktu duhet bere pyetja se cili prej nesh ben vertet..."tifozllek" politik?)

 

Mua vetem me ngacmon...ne cdo rast...mentaliteti injorant (dhe mos e marrin si ofendim ata qe mendojne se kan mentalitet injorant. Injoranca sherohet shume kollaj...s'eshte e perhershme)

Me ngacmon fakti qe...nje njeri ne jeten e vet...ose ka ose duhet te ket kte mentalitet...pra ku filluam, ku do shkojme, sa e ka ritmin drejt asaj qe do shkoj, sa e kemi krahun e gjate dhe sa mund te arrijme me kto krahe. Mentaliteti i njeriut...te zgjuar te pakten...s'eshte asnjehere "cfar duam neve". Se ashtu perfundon ke...jevgu i lagjes sic thash.

I njejti mentalitet funksionon edhe per nje bashki...edhe per nje shtet. nese e verteta e Tiranes eshte se para 8 vjetesh ne ishim...Mogadishu e kaluar Mogadishu...ishim mes koleres dhe mes Bangladeshit qe ngriheshe buze lanes e me shkolla pa xhama e pa dyer e pa mure e me rruge me gropa sa nje elefant....dhe e verteta qe sot ne jemi te pakten 100 here me mire sec ishim...atehre kjo mjafton per te thene qe JO PAK ESHTE BERE...dhe nje PUNE E MIRE ESHTE BERE. Ky eshte hapi i pare. Hapi i dyte pastaj eshte te matesh sa e ke te gjat krahun...pra se i ke potencialet per te kapur aq sa do te kapesh. Po kta s'dun qe s'dun me kuptu gjene me te thjeshte...PAREN.

S'eshte fare tifozllek Zana...eshte thjesht krahasimi i mentalitetit te jevgut te lagjes...qe blinte 2 sace per TV...dhe mentaliteti i nje njeriu te zgjuar.

 

Vetem nje injorant...ankohet, thot qe ka probleme, thot qe s'jemi si te tjeret...por S'BEN ASGJE.

Interesi im eshte qe te mos jetojme me ne nje vend ku vetem akohet, ku vetem qahet...po s'behet asgje. S'dua te jetoj me ne nje vend ku njerzit merren thjesht me...ky sa ka vjedh, ky ca ngjyre eshte, ky cfar ideologjie ka. Kjo atmosfere injorance eshte cfar e ka mbytyr ate vend per 20 vjet...dhe jo 20 vjet por ktu e 500 vjet...dhe nese Edvin Rama shfaqet si i VETMI politikan ne Shqiperi qe ka PUNUAR per te permirsuar...atehere per ate do bej tifozllek...se S'KA tjeter.

Qe te thuash qe...ne Tirane trafiku eshte problem dhe s'ka vende parkimi...eshte realitet...por qe te thuash qe fajin e paska ky ose ai...eshte injorance e rangut te pare. Qe te thuash...pse po e bejne unazen e madhe sot...dhe jo para 8 vitesh...eshte po ashtu injorance. Qe te thuash...ka probleme ne shkolla...pa marre parasysh se shkollat jane 100 here me mire sec ishin...eshte po ashtu injorance.

 

Mentaliteti injorant...eshte rreziku me i madh i nje vendi...dhe kjo dallohet kollaj ne boten Arabe pershembull. Atje gjith diten njerzit rrine neper kafenera e qahen, ankohen...dhe s'bejne asgje. Dhe perfundimi i tyre eshte...fajin e ka KY...dhe me kaq mbaron. Bukur fort...dhe te nesermen e njeta gje.

 

Me cudit po ashtu fakti qe njerez qe kan qen ne Perendim...qe kan pa pak bote me sy...po HIC asgje s'kan mesu nga Perendimi. Roma nuk u ndertua ne nje dite. Roma u ndertua me PARE...me PUNE...dhe me KOHE. Por kur s'ke pare, s'do me punu, dhe e do dje dhe jo neser...hic asgje s'ke per te bere dhe kshu do rrish edhe nja 20 vjet te tjera.

 

Kaq se muhabet koti po bejme tani.

Ja disa informacione te vogla per ata qe...qahen gjith diten.

Fotoja ktu eshte foto satelitore...ne te njejten shkalle (e kam me te madhe po s'kam ku ta ngarkoj qe ta lejoj madhesine origjinale)...te disa qyteteve ne zonat me te dendura te tyre. Per Tiranen, morra zonen e Tiranes se Re ku nga harta duket si zona me e dendur me ndertime. Kjo krahasohet me zona te dendura qendrore te...Barcelones, Athines, Romes dhe New Jork-ut.

Ajo qe dallohet qart nga fotot...se s'kam te dhena urbanistike mbi kto qytete apo kto zona...po thjesht si VEZHGIM...eshte se:

1) Dendesia e ndertimeve ne Tirane....eshte realitivisht SHUME E ULET ne krahasim me secilen nga zonat qendrore te dendura te ktyre qyteteve te tjera.

2) Afersia e pallateve me njera tjetren ne zonen me te dendur te Tiranes eshte realitivsht SHUME me e madhe se ne secilen prej zonave te tjera te krahasuara

3) Siperfaqja qe zen rruget dhe ambjentet e parkimit eshte SHUME me e madhe se ne secilen prej zonave te tjera te krahasuara

4) Lartesia e pallateve eshte po ashtu shume me e ulet se ne secilen prej zonave te tjera

----------

Pra realiteti eshte realitet...edhe zona me e dendur e Tiranes ngjan perseri me nje FSHAT...per dendesi...ne krahasim me zonat me te dendura te qyteteve te tjera Evropiane (dhe NYC)

 

Pra ankesat e bera me VRULL...se ktu paska "betonizem" qe ka "mbyt" Tiranen etj etj...jane me shume pak vlere sepse krahasojne Trianen e sotme me ate te 1990-es...me te cilen...S'DUHET krahasuar kurre.

Por Tirana ne fakt mbetet perseri...ne nje nivel zhvillimi...shume me te vogel se qytete te tjera Evropiane...por kjo JO sepse...qenka "betonuar".

Fakti eshte se Tirana perseri ka afersith KATER here me teper siperfaqe te gjelber per person...se Athina.

-----------------

 

Problemet e Tiranes fillojne ktu...infrastrukture e vjeter, konceptim te hapsirave dhe rrugve ne nje EPOKE TJETER qe s'eshte me e pershtatshme per realitetin e sotem...dhe nje nivel PARAJE shume me te ulet sec NEVOJITET per te perballuar problemet.

Pra kryesorja...eshte BUXHETI i nje qyteti...per te ndryshuar dicka.

 

Ne Tirane...SOT...Buxheti bie rreth $123/person...sa per informacion te atyre qe pretendojne se Bashkia po i RRJEP dhe s'po ben asgje...buxheti i NYC eshte afersisht $6,041/person.

Buxheti i Shkupit eshte $163/person...me i larte se i Tiranes...dhe Shkupi s'ka asnje nga problemet me te cilat ballafaqohet Tirana.

 

PRA...a eshte i mjaftueshem ky buxhet...per te bere...KTE DHE ATE qe doni ju?? Pergjigja eshte e qarte per kedo...

Pra atehere gjerat duhen bere...HAP PAS HAPI...me aq sa ke mundesi.

Duam transport publik me te mire! Dakord...te gjith e duam...por kostoja dhe buxheti tani per tani kaq lejon.

-----------

Por edhe ajo qe ka po aq rendesi...eshte RITMI I PROGRESIT. Pa u marre fare me permirismin 100-fish te situates ne Tirane...thjesht fakti qe ne...2000 Buxheti i Tiranes ishte:

2000- $4/person

2008- $123/person

Tregon ritmin e zhvillimit.

--------------

 

Pjesen tjeter pataj e keni VET JU NE DORE...qe te mos perdorni makina per te vajtur 500m larg shpise...ashtu si gjith bota tjeter e qytetruar (pervec Amerikes)

Nese Edi Rama nuk ndryshon Projekt-Buxhetin per vitin 2009, eshte e qarte tashme se :

- Tirana s'do te kete asnje investim per vitin 2009

- Investimet e nisura do ngelin pezull

- Infrastruktura e saj do mbetet ne stadin e IDEVE apo PROJEKTEVE, siç eshte dhe UNAZA

- Tirana rrezikon te shohe zgjedhje per ne Prill-Maj 2009 ...

Kryebashkiaku i Tiranës në vend të rishikojë buxhetin sulmon këshilltarët e bashkisë me kallashnikovin tip “Shalës”

Kryebashkiaku i Tiranës duke qenë edhe kryetar i Partisë Socialiste, kërkon me çdo kusht që faktin e mosmiratimit të buxhetit ta politizojë për qëllimet e tij në lidhje me rivalitetin që ekziston në gjirin e së majtës. Në vend të reflektimit rreth kërkesave të këshilltarëve bashkiakë dhe krerëve të minibashkive në përputhje me interesat e komunitetit, kryebashkiaku Rama ka zgjedhur rrugën  e agresivitetit duke sulmuar partitë politike që nuk i votojnë buxhetin. 

Në vend të transparencës, Edi Rama nxjerr kallashnikovin e tij, Eduard Shalësin, për të sulmuar pa princip kundërshtarët duke kërkuar miratimin e një buxheti që i intereson vetëm Edi Ramës dhe partisë së tij politike. Mjafton të përmendim faktin që 32 shkolla, 17 kopshte dhe 15 çerdhe janë rikonstruktuar pa sistem ngrohje tregon qartë abuzivizmin e kryebashkiakut me paratë e taksapaguesve të Tiranës. Në vend të pasqyrimit se ku do të shkojnë 6 milionë euro, të përcaktuara nga ai si fond rezervë, Edi Rama ka zgjedhur të sulmojë dhe të zhdukë paratë  tona, mundin djersën dhe gjakun e rreth 650 mijë qytetarëve të Tiranës.

Pa marrë parasysh sugjerimet dhe vërejtjet tona në projektbuxhet, harroje miratimin e tij!”. Është kjo “oferta” që i është bërë e ditur kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, nga të gjithë krerët e Njësive Bashkiake të Tiranës për fatin e buxhetit të vitit 2009. Por nga ana tjetër, kryebashkiaku Rama ka gjetur një mënyrë tipike tijen, për të shfajësuar veten përballë qytetarëve, lidhur me bllokimin e buxhetit për vitin 2009. I përballur 2 herë me votat kundër projektbuxhetit të hartuar prej tij, Rama kërkon tashmë të justifikohet se investimet e parashikuara në to, kanë mbetur pezull për shkak të bllokimit të buxhetit 2009. Por kush do ta besonte më kryebashkiakun e premtimeve për pastrim, gjelbërim dhe zhvillim të metropolit, kur në fakt i dhuroi këtij të fundit betonizim të gjithanshëm, duke ia zënë frymën një herë e përgjithmonë kryeqytetit dhe banorëve të tij?! Kësaj radhe sharra ka ngecur në gozhdë. Krerët e njësive bashkiakë dhe anëtarët e këshillit bashkiak nuk pranojnë ta miratojnë projektbuxhetin e Ramës, duke e lënë në gisht me gojë për abuzimet e dyshuara dhe fort të kërkuara për këtë vit. “Duam transparencë, detaje në investime dhe sugjerime nga ana jonë, të cilat kanë të bëjnë direkt me komunitetin”. Janë këto kërkesat që i kanë parashtruar gjerësisht “kundërshtarët” e Edi Ramës, në luftën e hapur prej pak kohësh për buxhetin prej 54 miliardë lekësh. 

Minibashkitë: Ja abuzimet 

Anëtarët e Shoqatës së Njësive Bashkiake janë shprehur të bindur se buxheti është lënë në dorë të vetë Ramës, ku sipas tyre, nëse ai ka dëshirë, buxheti do të miratohet. Por dëshira e Ramës duket se rreh më shumë aty ku atij i intereson dhe jo ku komunitetit i intereson. Akuzat e krerëve të ndryshëm të minibashkive, se Rama ka parashikuar një buxhet të panjohur për ta dhe me shumë mangësi në informacionin për investime, duket se Rama nuk po i merr shumë seriozisht. Reagimi i vetëm i tij deri tani është kopja e tij politike në bashki, i cili ka marrë përsipër t’u mbushë mendjen qytetarëve se investimet e nisura që vjet duhet të përfundojnë me buxhetin e ri, të cilin nuk e lëshon PD-ja dhe LSI-ja. Dhe në të vërtetë këto dy forca përfaqësuese në këshillin bashkiak janë shprehur kundër miratimit të këtij projektbuxheti, por nga ana e tyre ata nuk kanë lënë pa bërë të ditur edhe problemet e konstatuara në në. “Projektbuxheti i rrumpallës, duhet riparë dhe një herë sepse në të parashikohen investime të nisura që vjet ose më keq akoma që duhet të kishin nisur por që për arsye të ndryshme nuk ka ndodhur një gjë e tillë. ky projektbuxhet është një falsitet i cili nuk do të bëhet realitet, derisa Rama të ndërhyjë sipas sugjerimeve tona, të cilat janë bërë sipas kërkesave të banorëve të zonave të Tiranës, dhe jo sipas disa militantëve të PS-së, që ka takuar Rama gjatë vizitave të tij të herëpashershme në lagjet e Tiranës”. Kjo është gjithçka kërkohet për të çuar më pas në votimin e buxhetit, por Rama vazhdon në kokëfortësinë e tij, çka mund të rrezikojë seriozisht buxhetin edhe për disa muaj të tjerë.      

Gazeta "Sot"

Kush nuk e ka kuptuar so far - Gupi qe shkruan ketu tingellon dhe ngjason fort me vete Edi Ramen.

Dhe une personalisht ndaj 100% ato qe ai thote.

Shume qurravec ketu ja fusin kot dhe thjesht duan sherr e me e nxi gjithcka eshte bere e behet ne Kryeqytetin tone.

Sa merren me fjale me mire te bejne dicka te vlefshme per veten e tyre e ndpshta si rrjedhoje edhe per komunitetin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).