24 Komente

Fotomontazh interesant.(Duhet te ishte disi me brenda trotuarit)

Ky eshte roja i pub mulliri i vjeter ose mulliri me ere.

I lumte xhaxhait qe punon e ca leke fiton e nga sherret e plakes shpeton!

Eshte prej verteti(dmth punon) apo suvenir?(allah_allah)

...dhe kam pershtypjen se eshte andej nga Tirana e re, kur shkon nga hotel President.

...ça o ul ai aty ?
po numro makinat apo po bo banjo dielli smiley 

 

Po ta shikosh me kujdes, i ngjan Sal Birishes me syze, ( mbas nje periudhe kohe te caktuar).

Boo! Akoma qenka ai mulliri idiot aty mor Blendo!

...O Blendo thuj qe e gjeta.

Bukur e ke gjetur Blendo, por ajo stampa e emrit ja heq bukurinë fotografisë për mendimin tim.

Dakord me Dorin, Blend. Ai watermark-u duket si foto e futur ne ndonje faqe ne geocities, aty nga 1998-99. smiley

(Po e vodhen foton, e vodhen. S'ke c'i ben.)

Shqiperia ne moshen Eolike? Po ky roja ca ruan atje...mos ja vjedhin korentin?

grupo po ruan cunat e mamit qe te mos i ngacmojne vajzat.

E pastaj thone Shqiperia ka probleme energjie.

Thuj mer xhajes te leshoje karrentin, ti shkoje ne Berluskes, qe do u lodhka kot gjer ne Karaburun.

Kryelajm:

Fillojne investimin e pare ne Shqiperi, italianet e Moncada Energy Group qe fituan projektin e parkut energjitik ne Karaburun.

Duket se te dehur nga pija alkolike e konsumuar neper Bllok e kane ngaterruar Karaburunin me rrugen Perlat Rexhepi ne Tirane. Instalimin e pare te mullinjve te eres ata e kane bere pikerisht ne kete rruge, ku nuk fryn ere fare nga ndertimet me dhe pa leje. Linja e re 220 voltshe ruhet me masa te larta sigurie nga nje person i cili eshte edhe pergjegjes per parkimin tek pallati ngjitur. Gjithsesi duke perfituar nga zemergjeresia e rojes eshte vene re fenomeni i lidhjeve te paligjshme e pa kriter te telave. Lidhjet e paligjshme te telave kane krijuar nje rrjete merimangash mbi qiellin e pahapur te rruges Perlat Rexhepi.

Ngjarjet jane nderlikuar pasi Mininstri i Kultures qe eshte pare te kete kaluar ne nje nga ditet e fundit ne kete rruge ka premtuar ta fute kete pasuri kombetare nen mbrojten e UNESCO-s. Nderkohe, ministri i transporteve z. Olldashi, shkon me tej dhe kerkon levizjen e mullirit te eres e vendosjen e tij perpara Kryeministrise  per ti bere fresk Z. Berisha i cili lodhet e rri me ore te gjata ne zyren e tij.

Edhe Ministrja e re e Shendetsise ka sugjeruar qe te gjithe pacientet qe vuajne nga ethet ( vapa) elektorale  te kalojne nga kjo rruge per freskim.

Gjersa te fryjne erera te reja, gjithcka per momentin mbetet pezull.

... Per Top Channel   -i derguari special, Perlat Rexhepi

 

Mulli me teknollogji bashkohore Shqiptare

Mungon Don Kishoti shqiptar: kushedi mund te jete ne mbledhjen e qeverise!?

Valle  do ta kete prere qeveria shiritin e perurimit te mullirit te pare me ere?Lajmeroni Saliun te turret me vrap me gershere per te.....

Mulliri nuk e di nëse funksionon apo jo, por sita prej telash sipër tij është shumë funksionale smiley

Me pelqen, dhe fotoja dhe dicitura qe i ke gjetur. smiley

 Eshte foto nga fasada e Pub Mulinos ne Tirane.

Kush beson qe eshte montazh, te shkoje ta shohe prapa Presidences smiley

E rendesishme eshte ne kete foto se pallatet jane te lyera, edhe bukur do thoja.

Bravo Edi. ( sa milion leke jane shpenzuar, se di njeri?)

E drejte verejtja per watermark Dori dhe Penar. Isha me ngut se do e kisha heq fare...

 

Gje me te shemtuar s'kisha pare prej kohesh.

Fotoja duket sikur eshte marre nga Gaza , keto ditet e fundit. Se kuptoj si eshte e mundur qe ne shekullin e 21 te katandiset kryeqyteti ne ate fare feje, ku pallete super te shemtuar  jane ndertuar njeri mbi tjetrin, me keq se favellat ne Brazil. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).