Italia, 10 mijë euro taksë emigrantëve

Fini: Mjaft me diskriminim. Veltroni: Ky është racizëm

Partia e Legës së Veriut propozon për emigrantët në Itali pagesën prej 50 eurosh për t‘u pajisur me lejen e qëndrimit. Njëkohësisht 10 mijë euro taksë për llogari të shtetit, për ata emigrantë që duan të jenë sipërmarrës. Por Presidenti nuk është dakord. "Uroj - thotë Gianfranco Fini- që mazhoranca të reflektojë para se të marrë vendime të cilat nuk kanë të bëjnë me luftën kundër emigracionit klandestin. Në mënyrë objektive është diskriminuese për pjesën e punëtorëve të huaj, të cilët janë të rregullt në territorin tonë".

Ajo që nxiti reagimin e Presidentit ka qenë një amendament i dekretit "antikrizë", i propozuar në Komisionin e Ekonomisë nga anëtari i Legës, Claudio D‘Amico. Ndërsa Fini nuk e ka përkrahur këtë propozim, duke kërkuar "rishikim", mazhoranca është ndarë mes atyre që e përkrahin nismën e Legës dhe të tjerë që e kanë kritikuar këtë, duke qëndruar larg këtij propozimi.

Deklarata që një deputet i PDL, Benedetto Della Vedova, nuk heziton ta quajë "një taksë mbi të qenurit i ligjshëm", vjen nga një pjesëtar i së njëjtës qeveri, ministri i Politikave të Komunitetit, Andrea Ronchi.

Amendamenti i Legës për Ronchin, "kështu siç është konceptuar nuk është i papranueshëm, edhe sepse tema nuk është diskutuar kurrë në Këshillin e Ministrave".

Gjykimi i tij mbi propozimin për të paguar këtë lloj detyrimi është i padrejtë. "Është një budallallëk i madh, mos të themi një çmenduri". Amendamenti në //////////një kohë të parë është aprovuar edhe nga pjesëtarët e Komisionit të Ekonomisë. Por në mbrëmje, pa pritur ka ndërhyrë nënsekretari i Ekonomisë, Massimo Corsaro, duke qenë në të njëjtën linjë me ministrin Ronchi, me nënsekretarin e Shtetit Carlo Giovanardi, i cili u shpreh: "Duke nisur nga relatorët dhe qeveria, nuk është dhënë asnjë mendim". "Përkundrazi, ka shtuar ai, dy propozimet nuk kanë gjetur mbështetje".

Saktësimet e pjesëtarëve të qeverisë nuk kanë vlejtur për të rregulluar polemikat dhe marrëdhëniet politike, të shkaktuara nga reagimi i Presidentit.

Nga opozita, lideri i Pd, Walter Veltroni, i jep të drejtë Finit dhe e perifrazon propozimin "diskriminim me një masë racizmi". Mbështetës është edhe kryetari i grupit të Idv, Masimo Donadi, që fton Legën "të heqë dorë nga propozimet raciste, demagogjike dhe qesharake". Në krah të Gianfranco Fini dhe kundër këtij propozimi janë edhe reformatorët liberalë të Pdl. Sipas Benedetto Della Vedova, deputet i mazhorancës, "amendamenti i Legës nuk mund të quhet racist", por meriton një gjykim të rreptë politik: të detyrosh një faturë dhe një taksë mbi lejen e qëndrimit apo aktivitetin autonom të të huajve do të thotë të ulësh, të nënvlerësosh punën e emigrantëve të rregullt.

Propozimi për të vendosur taksën për marrjen e lejes së qëndrimit, në të vërtetë nuk është diçka e re.

Për t‘i shpjeguar opozitës dhe Presidentit (që është i partisë së tij) ndërhyn nënsekretari i Ministrisë së Brendshme, Alfredo Mantovano. Kush polemizon mbi propozimin e Legës, sipas Mantovano-s, harron që tani këto praktika kushtojnë më shumë se 72 euro dhe harrojnë po ashtu që qeveria ka parashikuar një amendament, që të martën do të diskutohet në Senat, i cili parashikon një kontribut prej 200 eurosh nga ana e emigrantëve që kërkojnë rinovimin e lejes së qëndrimit apo një leje qëndrim të ri. Nënsekretari shpjegon se të ardhurat do të shërbejnë për të financuar kthimin e klandestinëve në vendet e tyre dhe pajisjen me dokumente për emigrantët e rregullt.

Të martën do të propozohen taksa të reja për emigrantët

Një temë që nuk është diskutuar në Këshillin e Ministrave italian. Një propozim që ka ardhur si pjesë e një amendamenti nga ana e Partisë së Legës së Veriut pretendon që emigrantët në Itali të paguajnë 50 euro për pajisjen me leje qëndrimi apo për rinovimin e saj. Ndërsa shuma prej 10 mijë eurosh, po sipas këtij propozimi, duhet të jetë taksa që emigrantët duhet t‘i paguajnë shtetit italian, në rast se vendosin të bëhen sipërmarrës apo të ngrenë një biznes të caktuar.

Reagimet më të ashpra lidhur me këtë propozim kanë ardhur nga Presidenti Gianfranco Fini, i cili ka kërkuar rishikim të këtij propozimi, reflektim dhe mbi të gjitha maturi në marrje të vendimeve nga qeveria. Sipas tij, një propozim i tillë nuk ka të bëjë fare me luftën kundër emigracionit të paligjshëm, madje një nismë e tillë është diskriminuese për atë pjesë të emigrantëve të rregullt që punojnë në shtetin italian.

Një amendament i dekretit antikrizë ka ardhur si propozim në Komisionin e Ekonomisë nga një anëtar i Partisë së Legës, Claudio D‘Amico. Ndërsa Fini e ka dhënë mendimin e tij, për sa i takon këtij propozimi, duke kërkuar rishikim, mes mazhoransës qarkullojnë dy grupe: ata të cilët e aprovojnë propozimin e Legës dhe të tjerë që i qëndrojnë larg kësaj nisme.

Deputeti i PDL, Benedeto Della Vedova, e quan këtë shumë si taksë të ligjshmërisë. Ndërsa ministri i Politikave Komunitare, Andrea Ronchi, thotë se mënyra se si është konceptuar ky propozim, mbi të gjitha i padiskutuar në Këshillin e Ministrave, është e papranueshme. Nënsekretari i Ekonomisë, Massimo Corsaro, ministri Ronchi, dhe nënsekretari i Shtetit, Carlo Giovanardi, janë shprehur se të dy propozimet ende nuk janë pranuar.

Nga opozita, Walter Veltroni i jep të drejtë presidentit dhe deklaron se një propozim i tillë është diskriminues. Kryetari i grupit të Idv Massimo Donadi i është drejtuar Legës duke i kërkuar të heqin dorë nga të tilla propozime raciste.

Nga ana tjetër deputeti i maxhorancës Benedeto Della Vedova, Legës në këtë rast i duhet dhënë një gjykim i rreptë.

Ai që ka dhënë argumente pro propozimit të Legës është nënsekretari i Ministrisë së Brendshme i cili ka sqaruar se realizimi i praktikave të emigrantëve kushton të paktën 72 euro dhe ka shtuar se një tjetër amendament që do të propozohet ditën e martë në Senat është pagesa prej 200 euro për emigrantin që kërkon të marrë apo të rinovojë lejen e qëndrimit.

6 Komente

 

Po mire qe e keni vene si titull pa bulzen e kuptimit, kur me poshte e shtjelloni ndryshe, pra jo takse per emigrantet por per biznesin e tyre. ( gjithmone sipas shqiphanes ), po ndonje perpjekje per ta lexuar prej verteti pse nuk beni  ?

Njëkohësisht 10 mijë euro taksë për llogari të shtetit, për ata emigrantë që duan të jenë sipërmarrës.

Keshtu thoni ju, ndersa qeveriu u Italise, mbas vizites se Jozefin Topallit ne Parma thote keshtu : 

...La camera ha approvato anche la soluzione anticrisi che prevede una fideiussione di 10.000 euro per tutti i cittadini extracomunitari che vogliono aprire una partita Iva...

Ose keshtu : Ritirato invece prima della discussione l’emendamento sul deposito da 10.000 euro per l’immigrato che intenda avviare un’attività commerciale.

 

Ku mamin e ke gjet taksen per emigrantet ti qe ke shkruar kete gjene dhe qe admini i peshkut e sjell ( pa e lexuar fare ) per peshqit ?

Kush polemizon mbi propozimin e Legës, sipas Mantovano-s, harron që tani këto praktika kushtojnë më shumë se 72 euro dhe harrojnë po ashtu që qeveria ka parashikuar një amendament, që të martën do të diskutohet në Senat, i cili parashikon një kontribut prej 200 eurosh nga ana e emigrantëve që kërkojnë rinovimin e lejes së qëndrimit apo një leje qëndrim të ri. Nënsekretari shpjegon se të ardhurat do të shërbejnë për të financuar kthimin e klandestinëve në vendet e tyre dhe pajisjen me dokumente për emigrantët e rregullt.

Wow, 200 euro per nje rinovim, qe kur eshte nje vjecar, gjashte muaj ta mbajne zyrave te tyre! Pe permiresim sherbimi, per "te miren" e ketyre mjeraneve, as qe behet fjale.

Po te rregulltit c'faj kane qe duhet te paguajne per te parregulltit? Plus, pak para marrin nga BE-ja keta per "problemet" qe kane me emigrantet e paligjshem?

Italianet ka raste qe letteralmente ma shpifin! Po s'kane faj keta, edhe sot e kesaj dite jetojne neper bote duke hapur restorante, nderkohe qe te huajve ne vend te tyre duan t'ua ndalojne kete gje (restorantet kineze). Bene fashistin sic u desh qejfi e s'u hyri gjemb ne kembe (perkunden nen idera "Italiani, brava gente&quotsmiley. Te kishin patur fatin e Gjermanise qe e detyruan te kendonte "mea culpa" per 50 vjet, ndoshta sot s'do kakarisnin keshtu.

p.s. Aman, o Birisha, ti qe e ke mik per koke Berlusken, hidh nai llaf te mire per fukarenjete e tu! smiley

S'kane te mbaruar titujt idiote tek peshku, me duket se peshku ka hy ne grope potenciale e nuk po gjen forcat qe me dal. Me 50 eurot per permesso-t qeveria e Bossi-t do te paguaje social card per italionet e varfer, mqs ne emigrantet e kena kap veten. hajt noten e mire.........

Nuk dua te besoj kete qe shkruan gazeta.

E pamundur te quhet gazete, kur nuk ka arritur te kuptoje ate qe kerkon Lega Nord, per emigrantet qe duan te hapin aktivitet ( Partita IVA).

Nuk eshte takse, por nje shume qe lihet ne banke ( fidussion bankar)( garanci bankare), per ato raste kur personi me P.IVA, nuk paguan taksat, i vjelen nga shuma (garancia bankare) qe ka ne banke.

Injoranti injorantit i shkruan.

E para pike, nuk ekziston ne asnje vend te botes, takse paraaktivitet.

Pika e dyte, qeveria nuk e ka pranuar propozimin e L.N mbi garancin bankare, ka mbetur e hapur çeshtja e 50 euro, takse mbi permeson, ngase kjo lloj takse aplikohet  ne vendet e tjera te Europes.

Mire qe na e sqaruat se per pak desh besova qe Berluskoni eshte bere si ki i yni. smiley

 Kesaj i thone te mbushesh arken e shtetit (tashme ne krize) nga kursimet e emigranteve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).