ISSH: “Emigrantët humbasin pensionin, nëse s paguajnë”

Emigrantët shqiptarë rrezikojnë të humbasin pensionin. ISSH kërkon që ata të derdhin kontribute për të plotësuar sigurimin e viteve të munguara, pasi janë shkëputur nga puna që bënin në Shqipëri. Sipas ISSH-së, emigrantët mund të shfrytëzojnë kthimin në atdhe për festat e fundvitit edhe për të siguruar vitet e munguara të punës, me qëllim përfitimin e pensionit. Drejtuesit e ISSH-së thonë se në të kundërt, do të humbasin vitet e siguruara kur kanë qenë në Shqipëri. “Periudha e festave të fundvitit mund të shfrytëzohet nga emigrantët për të siguruar vitet e munguara të punës, me qëllim marrjen e një pensioni kur të arrijnë moshën”, - theksojnë burime nga ISSH. Më tej drejtuesit e sigurimeve shoqërore bëjnë të ditur se ligji mundëson që emigrantët të sigurohen në mënyrë vullnetare me një shumë që llogaritet rreth 3.500 lekë në muaj. Sipas drejtuesve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në rast se emigrantët nuk sigurojnë vitet e munguara të punës, atëherë ata humbasin edhe vitet për të cilat janë siguruar kur kanë qenë në Shqipëri.

Emigrantët
Emigrantët mund të autorizojnë të afërmit e tyre, për të lidhur marrëveshje me strukturat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore në nënqarkun ku kanë banuar, ku mund të kenë të arkivuar dhe vjetërsi në punë nëpërmjet sigurimit të detyreshëm. Po kështu, nga ana e Institutit të Sigurimeve Shoqërore po bëhen të gjitha përpjekjet për hapjen e agjencive për sigurimin vullnetar në vendet ku jetojnë dhe punojnë emigrantët sidomos në Greqi dhe Itali, për të lehtësuar procedurat e këtij sigurimi.

Kontrata
Eshtë lidhur një kontratë me Bankën Amerikane të Shqipërisë që ka filiale në Greqi, e cila ka marrë përsipër sigurimin vullnetar të shtetasve shqiptarë duke u krijuar atyre të gjitha lehtësitë e këtij sigurimi. Sipas ISSH-së, kjo bankë ka marrë përsipër t u japë informacon të interesuarve për sigurimin vullnetar, të lidhë marrëveshje në emër të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, duke vepruar në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore që veprojnë në këtë fushë.

Dokumentacioni
Për personin e interesuar për sigurimin vullnetar, si dukument identifikimi në mungesë të certifikatës personale të lindjes apo të pasaportës, mund të pranohet dhe dokumenti i lëshuar nga autoritetet shtetërore greke, i konfirmuar nga konsullata shqiptare në Athinë. Intesa San- Paolo ( ish- Banka Amerikane e Shqipëris&eumlsmiley në Greqi, plotëson në prezencë të klientit dhe në konsultim me të, marrëveshjen e sigurimit vullnetar me të gjitha rubrikat e kërkuara. Për çdo pagesë të kryer nga secili, përpilohen mandate arkëtimi, ku shënohet qartë identiteti i klientit, data e kryerjes së arkëtimit, shuma e arkëtuar në euro dhe kundërvlefta në lekë që i përgjigjet masës ligjore për një sigurim të kërkuar nga i interesuari, sipas kursit të ditës të kësaj banke. Po kështu, në kuadrin e reformimit të sistemit bankar, po bëhen përpjekje dhe me bankat që operojnë dhe në Itali. Deri tani Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka kontratë vetëm me Bankën Amerikane të Shqipërisë në Republikën Greke. Asnjë autoritet tjetër nuk është i autorizuar për këtë skemë sigurimi jashtë territorit të Shqipërisë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore u bën thirrje bashkëkombasve (emigrantëve) të kenë kujdes nga institucionet mashtruese.

Procedura
Ja cila është procedura që ndiqet kur shtetasi shqiptar me banim jashtë shtetit dëshiron të sigurohet vullnetarisht në Shqipëri:
1. Autorizon një person tjetër për të bërë sigurimin vullnetar.
2. Personi i autorizuar kryen të gjitha procedurat që kryejnë qytetarët që ndodhen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
b. Procedura që ndiqet kur personi i interesuar është emigrant në Republikën Greke.
1. Personi i interesuar paraqitet pranë Degës së Bankës Amerikane të Shqipërisë në Greqi, ku merr të gjithë informacionin e nevojshëm për skemën e sigurimit vullnetar.
2. Dega e Bankës Amerikane në Greqi, në emër të ISSH-së, lidh një marrëveshje me personin e interesuar, i cili kryen pagesën përkatëse në këtë bankë.
3. Personi i interesuar paraqet pranë kësaj banke, një dokument identifikimi, si kopje pasaporte ose certifikate personale.
Sqarime për emigrantët
1 – Sigurimi vullnetar mund të kryhet për periudha pas datës 1 tetor 1993, kohë kur ka hyrë në fuqi kuadri ligjor përkatës.
2 - Për të marrë një pension të pjesshëm duhet një vjetërsi pune prej 15 vjetësh. Nëse qytetari ka 13 vite e 3 muaj, atëhere atij i duhen edhe 1 vit e 9 muaj të bëjë sigurim vullnetar për të përfituar pension të pjesshëm. Nëse qytetari dëshiron të plotësojë vitet për pension të plotë pleqërie, invaliditeti dhe familjar, atëhere atij i duhen edhe 21 vite e 9 muaj për të siguruar.
3 – Për të marrë pension të pjesshëm, nëse do të mbulojë periudha të kaluara me sigurim vullnetar, qytetari duhet të paguajë 1 vit e 9 muaj me masën e tanishme të sigurimit vullnetar, që është 3140 lekë për një muaj. Pra ai duhet të paguajë: 21 muaj x 3140 = 65 940 lekë gjithsej.
4– Në rastin kur qytetari nuk ka librezë pune, ai mund të shkojë në zyrat e arkivës së sigurimeve shoqërore në DRSSH (p.sh.Berat) për të marrë prej andej dokumentin e duhur.
5-Nëse qytetari dëshiron pension më të lartë, ai mund të mbulojë me sigurim vullnetar me masën e tanishme të gjitha vitet që nga 1 tetori 1993 dhe të vazhdojë të bëjë sigurimin vullnetar për çdo vit kalendarik deri sa të plotësojë vjetërsinë e nevojshme prej 35 vitesh për të marrë pension të plotë. Vazhdimi i sigurimit mund të bëhet duke parapaguar dhe në të tilla raste përfitohen zbritjet përkatëse.

3 Komente

Po banka ç'farë më jep?

Ndonjë letër si ato të Sudes?

A ka ndonjë që e njeh legjislacionin në fuqi më mirë se kjo artikullshkruersja?

Doja të dija se:

  • A ju takon emigrantëve pension kur të mbushin moshën? (dmth pamvarsisht vjetërsisë në pun&eumlsmiley
  • a ka ndonjë limit të caktuar për sasinë e viteve të kontributeve të paguara për të marrë pension (qoftë dhe të pjesëshëm)?
  • a mund të integrohen vitet e punës jashtë (ose kontributet e pensionit të derdhura jasht&eumlsmiley me ato shqiptaret, nëse emigranti kthehet?

Artikulli nuk e sqaron se sa  %  eshte pensioni i pjeseshem.  Ose si i behet me ata qe shpresojne te marrin pension ne vendet ku punojne tani.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).