Intervistë e Camille Nuamah, Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri dhënë televizionit Top Channel

 

Camille with Top ChannelGazetari:
INSTAT-i ka deklaruar së fundmi se deri ne shtator ka patur nje rritje prej 9.9%. Cili është mendimi juaj për këtë? A vjen kjo rritje nga burime të qëndrueshme apo nga burime e shkaqe te rastesishme?

Znj.Nuamah:
Publikimi i llogaritjes së PBB-së tremujore është një zhvillim që pritej prej kohësh në Shqipëri. Kjo llogaritje eshtë shumë e dobishme për të ndihmuar publikun dhe bizneset të testojnë “temperaturën” e ekonomisë në mes të vitit. Megjithatë, është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se ka një ndryshim midis llogaritjeve të PBB-së tremujore, e cila tregon prirjen se nga po leviz ekonomia, dhe llogaritjes vjetore të PBB, e cila është një llogaritje e plotë e të gjithë prodhimit të ekonomisë gjatë një viti. Kur një vend fillon të bëjë llogaritje të tilla, PBB tremujor dhe vjetor, mund të jenë të ndryshme.

Më lejoni t’ju jap një shembull. Një mënyrë me të cilën llogaritet PBB tremujor është duke shqyrtuar të dhënat e sondazhit ose indikatorët kryesore që mund të ketë një ekonomi. Le të marrim sektorin e turizmit si shembull. Për të pasur një llogaritje tremujore, autoritetet mund të shikojnë numrin e vizitorëve që kanë ardhur (për çdo muaj), i cili mund të flase per rritje në këtë sektor krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, për të llogaritur PBB përfundimtar, duhen llogaritur shumë më shumë gjëra përfshirë këtu sa kanë harxhuar (turistët), prodhimin e shërbimeve të caktuara nga sektori i turizmit, transportit dhe shërbime të tjera, të cilat mund të përdoren nga turistët, si dhe shpenzimet e hoteleve për të siguruar këto shërbime.

Ne jemi të kënaqur që po llogaritet PBB tremujor. Shifrat që ju shikoni të paraqitura në PBB tremujor sugjerojnë se ekonomia shqiptare është me mirë se vjet. Megjithatë, ne do të donim të tërhiqnim vëmendjen e publikut se do të ishte e parakohshme të krahasoheshin llogaritjet e PBB tremujor me ato të rritjes vjetore të PBB-së që ne kemi, të themi për 2006 apo 2007.

Gazetari:
Cili është parashikimi juaj për zhvillimin ekonomik të vendit gjatë vitit të ardhshëm?

Znj. Nuamah:
Kriza ndërkombëtare financiare që po vazhdon ka të ngjarë të ndikojë rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë vitit 2009 si dhe mund të ndikojë mbi të varfrit. Shenjat e para të ketij ndikimi janë ndjerë në rënien e te ardhurave nga emigracioni (remitancave), të cilat mund të ndikojnë konsumin dhe importet, si dhe të moderojnë deficitin aktual. Ne presim që rritja të ulet në 2009, por Shqipëria përsëri është në gjendje që te paraqitet me mirë se fqinjët e saj rajonalë.

Duke qenë se ne nuk e dimë se sa do të zgjasë kriza, është e rëndësishme për vendin të ketë një qasje konservative në politikat fiskale. Ne e inkurajojmë qeverinë të ndjekë objektivat e vendosura fiskale për deficitin dhe të vazhdojë të eksplorojë qasje të reja për ta financuar atë. Megjithatë, nëse të ardhurat janë më pak se ato të parashkuara, per shkak se ngadalësimi mund te jete më i thellë dhe më i gjatë nga ai që ne presim, qeveria duhet të jetë e përgatitur për të pershtatur shpenzimet e saj në mënyrë që të arrijë objektivat e deficitit dhe të evitojë përjashtimin e sektorit privat.

Thënë kjo, tradita e mirë e Shqipërisë në politikat makroekonomike, ekspozimi relativisht i ulët i sektorit të saj bankar ndaj financimit të jashtëm, si dhe nivelet e moderuara të borxhit, e vendosin vendin në një pozicion të mirë për të përballuar krizën ndërkombëtare. Në vijim, nëse vendi përshpejton reformat strukturore dhe përmirëson konkurrueshmërinë, mendojmë se Shqipëria do të pozicionohet më mirë për të shfrytezuar potencialet e veta dhe përballur krizën.

Në Shqipëri, të varfërit po marrin të ardhura nga emigracioni (remitanca) në mënyrë të pabarabartë. Prandaj, këto familje mund të ndjejnë mungesa në buxhetin e tyre. Rekomandimi ynë për qeverinë do të ishte, qe brenda politikës konservative fiskale, të rezervojë burime qe mund të nevojiten gjate krizes, ne menyre qe të mbështeten të varfërit përmes asistencës sociale.

Camille with Top ChannelGazetari:
Banka Botërore është donatori kryesor i sektorit energjetik. Si do ta vlerësonit performancën e këtij sektori?

Znj. Nuamah:
Siç e dini, sektori i energjisë mbetet një sfidë shumë komplekse për Shqipërinë dhe unë mendoj se, bazuar në këndvështrimin e Bankës Botore, ne mund të themi se performanca gjate viteve nuk ka qenë shumë e qëndrueshme. 

Gazetari:
OSSH është privatizuar tashmë nga kompania Çeke CEZ. Çfarë mendoni se do të ndryshojë në përmirësimin e këtij sektori?

Znj. Nuamah:
Këtë jave qeveria ka nisur bisedimet me kompaninë fituese dhe ne kemi shpresë se këto bisedime do të çojnë në transferimin e suksesshëm të aseteve tek kompania private. Nëse mund ta mendoni për një moment sistemin e shpërndarjes  së energjisë elektrike si një ullishtë që është mbjellë para shumë vitesh dhe që ka qenë nën kujdesin e një të riu, i cili mban mend pak nga to që ishin mësuar të bënin stërgjyshërit e tij.  Për ne futja e një kompanie me orientim tregtar për të menaxhuar sistemin e shpërndarjes është njëlloj si të sjellësh një menaxher te suksesshëm ferme për këtë ullishte. Padyshim, ata do të sjellin burime dhe teknologji për të trajtuar çështjen e faturimit, të sistemit të arkëtimeve, teknikat e trajtimit të klientëve që nuk kanë paguar, burime për të trajtuar disa nga problemet teknike të kompanisë së shpërndarjes, megjithëse në vetvete, kjo është e vështirë, sepse, ashtu si dhe ullishta, sistemi do të kërkojë një rrugë për tek tregu, një çmim të mirë të ullinjve në treguan botëror dhe, ndoshta, vaditje. Kështu, në qoftë se ne e mendojmë Kompaninë e Shpërndarjes si të tillë, atëherë padyshim furnizimi me energji merr rendësi. Cilësia teknike e rrjetit te transmetimit dhe çmimi në bazë të cilit kjo funksion ka rëndësi thelbësore.    

Gazetari:
Të mbetemi tek energjia. Jemi përpara stinës se dimrit, si e parashikoni ju këtë stinë, a do të kemi drita, jemi përpara zgjedhjeve?    

Znj. Nuamah:
Parashikimi i motit për këtë vit nuk duket shumë pozitiv dhe, fatkeqësisht, ky duket se do të jetë viti i tretë me radhë që Shqipëria mund të goditet nga një stinë e thatë dimri. Padyshim, kjo do të ketë një ndikim në furnizimin me ujë dhe për të siguruar furnizimin me energji elektrike do të jetë e rëndësishme ose e nevojshme që të shtohen importet nëse furnizimi do të jetë nën nivelin e zakonshëm. 

Megjithatë, siç e dini, në kushtet kur rajoni nuk ka investuar në fushën e furnizimit me energji elektrike për një kohë shumë të gjatë, këto importe janë mjaft të kushtueshme. Gjithashtu, kostoja e sigurimit me furnizim të pandërprerë do të jetë sigurisht më e lartë krahasuar me rrethanat kur do të kishim kushte më favorshme atmosferike. Prandaj, çështja  në fillim të privatizimit është se a janë familjet dhe bizneset shqiptare të përgatitura për të paguar atë çka do të kushtonte për të siguruar këtë furnizim me energji në mënyrë të pandërprerë. Dhe, gjithashtu, a janë ata të gatshëm për të marrë pjesë në një administrim të përmirësuar lidhur me dekurajimin e kolegeve, të fqinjëve të tyre dhe të partnerëve të tyre të biznesit që ata të heqin dorë nga lidhjet e paligjshme në sistemin e furnizimit me energji elektrike. Unë mendoj se këto përbëjnë çështje të rëndësishme, sepse Shqipëria ka në dorë mundësinë për të angazhuar një partner të ri në sistemin e saj të furnizimit me energji elektrike. Por ky partner do të kërkojë si nga qeveria ashtu edhe nga publiku për të ecur përpara dhe për të krijuar progresin.

Gazetari:
Ju thatë se këtë dimër parashikohet një, le te themi, një stinë e thatë dhe do të rriten importet me kosto të lartë, atëherë për të barazuar koston me shitjen e energjisë a duhet rritur çmimi i energjisë, sidomos tani që jemi përpara zgjedhjeve?
 

Znj. Nuamah:
Më lejoni të them se nuk është Banka Botërore ajo që vendos nëse ka një rritje të çmimit apo jo, por është rregullatori i sektorit të energjisë ai që duhet të shqyrtoje situatën, të shqyrtojë bisedimet me kompaninë private dhe të shqyrtojë financimet e disponueshme të qeverisë. Ndërkohë, ne kemi besim se rregullatori gëzon kapacitetin e duhur për të analizuar të gjithë këta faktorë sëbashku me situatën ekzistuese dhe për të marrë vendimin e përshtatshëm.   

Gazetari:
Si paraqitet ecuria e investimeve te Bankës Botërore, sidomos të TEC-it të Vlorës. Sa janë investimet, le të themi fondet që ka dhënë Banka për sektorin energjetik në Shqipëri në total gjatë gjithë këtyre viteve?
 

Znj. Nuamah:
Dëshiroj të them se bashkësia e donatoreve ka financuar në total një shumë prej  rreth $ 300 milion USD dhe mendoj se kjo përbën një dëshmi ndaj besimit se sektori do të përmirësohet sëbashku me shërbimet. Ndërkohë, ne si Bankë Botërore kemi aktualisht    $ 90 milion USD investime tek ajo që ju përmendet si TEC-i i Vlorës ndërtimi i të cilit e di se po ecën mirë dhe do të vihet në punë në mes të vitit të ardhshëm. Ne kemi dhënë njëfarë mbështetje edhe për sistemin e transmetimit dhe gjithashtu një projekt që ne e firmosëm me qeverinë në Verë lidhur me ruajtjen e digave.     

Gazetari:
Prej pak kohësh Shqipëria ka kaluar në një fazë tjetër duke dalë nga ajo e marrjes së kredive me terma të buta, Banka Botërore ka qenë donator kryesor. Çfarë duhet të bëjë kujdes qeveria në këtë faze që është duke pasur parasysh dhe gjendjen, krizën financiare globale?
 

Znj. Nuamah:
Së pari, më lejoni të them se kalimi i Shqipërisë nga financimet me terma të buta drejt atyre me natyrë më tregtare nga bankat përbën shenjën e parë të suksesit. Për një dekadë e gjysmë vendi ka realizuar një progres të fortë lidhur me rritjen e ekonomike dhe uljen e varfërisë dhe, në një farë mënyre, në mes të një krize financiare ndërkombëtare Shqipëria e gjen veten në një pozitë më të fortë krahasuar me shumë të tjerë lidhur me përballimin e kësaj krize.   Tradita e gjatë e makromenaxhimit dhe politika e mirë monetare kanë rëndësi kritike në këtë kohë. Nëse i referoheni fillimit të krizës, sektori bankar i Shqipërisë ka pasur raporte më të forta se të shumica e vendeve në rajon. Megjithatë, sigurisht, është kohë për të qëndruar vigjilent, por edhe për të qenë realistë për të ardhmen. Dua të them se këshilla jonë për sa i përket sektorit financiar  është që autoritetet të vazhdojnë atë çfarë ka qenë një program shumë i fortë për mbikëqyrjen bankare në mënyrë që të vazhdojnë ta monitorojnë më së afërmi situatën dhe tregjet dhe ta vazhdojnë këtë komunikim të rregullt që ata kanë me bankat tregtare dhe me menaxhimin e tyre.

Përsa i takon sektorit të pasurive, Shqipëria është lidhur me ekonominë globale dhe ndërkohë që ekonomia globale dhe ajo Evropiane i nënshtrohen ngadalësimit sigurisht qe kjo do të prekë edhe ekonominë e Shqipërisë. Dua të them se këshilla jonë për qeverinë Shqiptare do të ishte që të ruhej kjo traditë e makromenaxhimit të fortë ashtu si dhe në kohë të tilla ajo të jetë konservatore në planin fiskal në mënyrë që të kursejë burime që mund të nevojiten në të ardhmen për të ndihmuar në funksion të një rregullimi më të butë të ekonomisë. Në mënyrë të veçante, nëse mekanizmi i transmetimit të këtij ngadalësimi global vjen nëpërmjet remitancave, atëherë këto lloj burimesh do të jenë të domosdoshme për të ndihmuar në zbutjen e ndikimit të këtij rregullimi tek shtresat në nevojë. Dhe ne këtë aspekt politikat fiskale që normalisht mund të jenë të drejtuara, një qëndrim zgjerues veçanërisht në lidhje me pagat e sektorit publik mund të ruhet që të jetë i disponueshëm për ndihmë dhe mbrojtje sociale gjatë periudhave të ardhshme.  

Gazetari:
Duke parë të gjithë këto të dhëna të ekonomisë shqiptare, duke parë edhe buxhetin i cili këto ditë miratohet në Parlament për vitin 2009, mendoni se kriza botërore do të prekë së afërmi Shqipërinë dhe cilët janë sektorët me fragjilë, më të dobët që mund të preken?

Znj. Nuamah:
Unë mendoj se një ngadalësim i kësaj natyre në ekonominë globale do të ketë një ndikim me bazë të gjerë dhe sektorë të tillë si shërbimet, prodhimi, ndërtimi, industria ka padyshim të ngjarë  që të preken. Por një vend si Shqipëria, i cili ndodhet tashmë në procesin e reformave strukturore për të ndihmuar në çlirimin e energjive të investimeve dhe riorientimit të tyre tek këta sektorë në kushtet që, nëse reforma do të vazhdojnë, të ketë një vrull që mund të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të ngadalësimit të ardhshëm. Ndërkohë, më lejoni një moment që  të përmend bujqësinë. Kështu, bujqësia përbën një sektor që është bërë subjekt i ndryshimit të këndvështrimit ndaj saj gjatë vitit të kaluar në kushtet e rritjes së çmimeve të ushqimeve. Ne e dimë se Shqipëria ka një potencial shumë të madh në këtë fushë. Prandaj, unë do të sugjeroja që kjo të mund të përbente një ndër sektorët që mund të vazhdojë të funksionojë dhe të zhvillohet në kohë të tilla si tani dhe ai është padyshim një sektor shumë i rëndësishëm për shtresat në nevojë.  

Gazetari:
Cili është opinioni juaj rreth, të themi aktualisht FMN-ja ka përfunduar një fazë bashkëpunimi me Qeverinë Shqiptare. Ndërkohë që kriza globale ka prekur edhe vende të tjera në Evropë Mendoni se FMN-ja, Qeveria Shqiptare duhet ta rinovoje edhe njëherë këtë program me FMN-në?
 

Znj. Nuamah:  
Ka disa forma marrëdhëniesh ndërmjet FMN-se dhe shteteve. Në vendin tim ne kemi pasur një marrëdhënie të gjatë e të qëndrueshme e cila ka kaluar nëpër disa etapa. Në raste të caktuara ne kemi pasur program të plotë ndërkohë që në raste të tjera kemi pasur programe të monitoruara nga personeli, pra kemi pasur një gamë ndërveprimesh me Fondin. Unë mendoj se ky është më shumë një vendim ekonomik se sa politik dhe ne jemi të mendimit se si qeveria ashtu edhe FMN-ja janë në pozicionin e duhur për të shqyrtuar në momente të tilla natyrën e marrëdhënieve. Ju përdorët frazën “mandati ka përfunduar” ndërkohë qe unë mendoj se ajo për të cilën flasim është përfundimi i suksesshëm i një programi. Dhe, natyrisht, në çdo vend në këto momente është koha për të rishqyrtuar se cilat do të jenë marrëdhëniet me FMN-në dhe, pa dyshim, faktorë të tillë siç është kriza financiare ndërkombëtare ka të ngjarë të ndikojnë në një diskutim të tillë, megjithëse për ne qeveria ndodhet në një pozicion të mirë për të marrë vendim dhe mendoj se ata janë mjaft të ndërgjegjshëm për situatën ndërkombëtare si dhe për nevojat e tyre në lidhje me tregun dhe në lidhje me stabilitetin makroekonomik.         

Gazetari:
Edhe një pyetje të fundit. Ekziston një paqartësi rreth  rritjes ekonomike të vitit 2009.
              

Znj. Nuamah:
2008 or 2009?

Po, sigurisht, ekziston pasiguri në çdo vend lidhur me nivelin e rritjes ekonomike në vitin 2009. Në momente të tilla si këto, mbështetja tek performanca e kaluar nuk përbën domosdoshmërish treguesin më të mirë për të ardhmen, prandaj mendoj se gjëja e rëndësishme këtu është që të ruhen fort treguesit kryesorë dhe ekzistojnë disa të këtillë të cilët përdoren nga Ministria e Financave, Banka Botërore dhe INSTAT-i dhe që publikohen rregullisht. Ndërkohë dua të shpreh se monitorimi nga afër i këtyre treguesve është e vetmja gjë që do të ndihmojë në uljen e pasigurisë. Megjithatë, sipas këndvështrimit të Bankës Botërore, nuk ka dyshim se viti 2009 do të jetë më i vështirë përsa i përket rritjes ekonomike, por, në këtë kuadër, siç e përmenda më sipër, Shqipëria ka nivele  mjaft të larta të rritjes ekonomike dhe ne kemi besim se rregullimet në Shqipëri do të moderohen nëpërmjet politikave të mira, nëpërmjet traditës së fortë dhe nëpërmjet asaj që ne konsiderojmë si performancë e fortë ekonomike.     

Znj. Nuamah:

Ju faleminderit.

 

6 Komente

Nje problem shume interesant del nga intervista e znj nderuar.. Kjo banke quhet Banka Boterore apo Banka Boterore e Shqiperise. Ne se do quhej Banka Boterore konkluzioni se .. "në mes të një krize financiare ndërkombëtare Shqipëria e gjen veten në një pozitë më të fortë krahasuar me shumë të tjerë lidhur me përballimin e kësaj krize " duket si pak abstrakt . Perse lejojne keta kete disproporcion ne se u varka prej "ndegjimit te keshillave te tyre " midis shteteve simotra "shume te tjere" ???? Ne se kjo verteton perfundimet me cilesimin se kjo emertohet Banka Boterore e Shqiperise ...znj e nderuar  ka shume te drejte! Kerkon besoj , edhe nje pozicion me real pergjigja  e pyetjes per OSSH ne raport me "ah sikur" ...psh... """ Kështu, në qoftë se ne e mendojmë Kompaninë e Shpërndarjes si të tillë, atëherë padyshim furnizimi me energji merr rendësi"" Atehere per cfare parametra ne mos pikerisht per keto qe numeron znj e nderuar cquhet ky Privatizues ??????? Idete dhe mendimet e paraqitura ne publik per ceshtje Jetesore te Mememdhembjes , ndoshta u ka ikur koha te hidhen ne treg si "urtesi komisaresh" qe te mbushin me frymezim por tek tuk , " terheqin dhe vemendjen e (komunisteve dhe kuadrove) per rreziqet qe sjellin ". Gjithsesi po ta shtrydhesh nga mendime te tilla te "ndrojtura" del se Banka Shqiptare qenka ne Udhe te Mbare . Ja urojme me shpirt nje UDHE  te tille per te miren e te gjitheve , te vetmit sektor mendoj qe eshte i barabarte me "rajonin e me gjere".

 Pyetjes se parafundit, rreth marrdhenieve me FMN, zonja ne fjale, i rreshqet shum bukur pyetjes, nje pergjigje shum dipllomatike do ta quaja. Ndersa per krizen qe mund te preki Shqiperine me 2009, zonja duket e bindur 100% , nderkoh qe per zgjatjen e krizes globale nuk eshte e sigurte se sa do te zgjasi. Ta marrim kete si nje dobesi te saj ekonomike apo si nje direktive qe ajo ka marre nga qendra. 

Shifra prej 300 milion dollaresh dhene nga donatoret per energjine, nderkoh qe energjia eshte pertoke, mendoj se perben prove qe Prokuroria e Pergjitheshme te filloje hetimet.  

Për ne futja e një kompanie me orientim tregtar për të menaxhuar sistemin e shpërndarjes është njëlloj si të sjellësh një menaxher te suksesshëm ferme për këtë ullishte.

 

 

Me duket se kemi te bejme me nje 'lapsus/typo' ketu. Fjala e nxire duhet te kete qene 'femer' po te merret parasysh ideologjia neoliberale e BB-se. Ketu ne Kanada shperndarja kushton me shume se prodhimi, dhe ne nje situate si ajo e Shqiperise fatura 'kanadeze' do garantojne nje sasi te madhe te popullsise te mos kene drita ne favor te atyre qe do jene ne gjendje te paguajn.

Hajt ishalla s'behet si ne Bolivi ku Bechtel-i mori ne pronesi edhe ujin qe binte ja qielli(me bekimin e BB-se), e jo me ujin qe shperndante neper shpia.



 Ta marrim kete si nje dobesi te saj ekonomike 

po pse ti e di sa do zgjase kriza ?

jo per gje po thuje se ta japin direkt nobelin ne ekonomi vitin qe vjen. 

Shiko si e pasqyron Topi kete interviste, e cila ishte interviste e dhene Topit direkt, dhe keshtu qe duhet ta paraqesnin te plote dhe te pacensuruar, edhe neqoftese do ti vinin tituj dhe do ti shtonin "permbledhje" qe jane ne kontradikte me permbajtjen, sic ndodh rregullisht nga Topi, GSH, Shekulli, etj, per raportet nderkombetare per Shqiperine.

Artikulli i plote i Topit per kete interviste: 

BB "rrezon" rritjen ekonomike
26/12/2008 16:35

 

Banka Boterore shuan entuziamin e qeverise per rritje ekonomike qe sipas INSTAT ne shator kishte arritur ne 9.9 perqind.

Ne nje interviste per Top Channel, Camille Nuamah, thote se publikimi i te dhenave tremujore nuk mund te merren si baze per te treguar rritjen vjetore ekonomike.

"Ne e mirepresim publikimin e te dhenave tremujore per Produktin e Brendshem. Ky eshte nje tregues shume i dobishem per te matur e ekonomise ne mes te vitit. Por eshte mjaft e rendesishme per publikun qe te kuptoje se ka nje diference te madhe mes vleresimeve te PBB-se tremujore ne sensin e asaj se ku ekonomia po shkon dhe rritjes ekonomike vjetore.Keta dy tregues ne fillim kur nje vend fillon t'i mase mund te kene diferenca mjaft te medha. Ne jemi te kenaqur se shifrat e publikuar na tregojne nje pamje se ekonomia po ecen me mire se vitin e kaluar, por e theksoj nuk mund te bazohemi tek keto shifra per te dhene nje rezultat final per rritjen ekonomike. Kjo kerkon llogaritje te tjera", u shpreh Nuamah.

Zonja Nuamah flet edhe per krizen globale si dhe ndikimet qe ajo do te kete ne ekonomine shqiptare, duke i sugjeruar qeverise nje sere masash.

"Tashme ne e dime se kriza globale do te preke edhe Shqiperine dhe ata qe do te goditen me shume jane te varferit. Shenjat e para sakaq kane filluar, ne pame nje renie te dergesave, cka mund te sjelle renien e konsumit dhe importeve gjithashtu. Gjithsesi Shqiperia qendron ende ne nje pozicion te mire edhe krahasuar me vendet e rajonit. Ne nuk e dime sa kriza do te zgjase por eshte e rendesishme qe Shqiperia te ndermarre politikat fiskale te duhura. Nese do te ndodh qe vitin e ardhshem te ardhurat e buxhet do te ulen, atehere qeverise do i duhet te korrektoje shpenzimet qe ben", u shpreh Nuamah.  

Por perparesia e Bankes Boterore me shume se financat publike mbeten perkrahja e shtresave ne nevoje. Ndaj ne kete pike zonja Nuamah ka nje tjeter rekomandim per qeverine.

"Matjet tregojne se te dergesat nga jashte nje nga burimet kryesore qe mbeshtesin te varferit ne kete vend dhe renia e tyre mund te kete pasoja te renda per ta. Ndaj sugjerimi yne per qeverine eshte te rrise fondet buxhetore per te mbeshtetur kete shtrese", theksoi Nuamah.

 

Intervista e plote e vene tek faqja e BB (kjo qe eshte ne artikull ketu) ka 2597 fjale, vetem te intervistet, pa titull pa "permbledhje". Artikulli i Topit ka 383 fjale, perfshi "permbledhjen" e Topit.

Ok se thashe mbase nuk e kane dhene te plote intervisten ne televizion po e kane dhene ne gazeten Shqip, qe eshte e Top Media, megjithese ne fakt dhe kjo nuk do ishte tamam ok, se intervista ju dha Topit dhe ato jane organe me vete, packa se te nje kompanie. Po jo. Ja dhe artikulli i Shqip per kete; te njejtat gjera, tituj dhe permbledhje qe e nxjerr komplet jashte kontekstit permbajtjen e intervistes, duke e lene komplet intervisten jashte artikullit, pervec nja dy paragrafeve qe suportojne disinformimin e Topit. Dhe gjithsej me gjithe "permbledhjet" e gazetes, 494 fjale, as 1/5 e intervistes.

Keto jane mediat tona "te pavarura", dmth te paturpshme.

Keshtu qe kur diskutonim atehere tek ai artikulli i Blendit per problemin e anal-isteve dhe dizinformimin dhe kontrollin qe ata ushtrojne ne media, ai s'eshte gje fare para dizinformimit dhe partishmerise se vete mediave, qe sic e shikojme here pas here, pothuajse ne cdo raport apo interviste nderkombetare per Shqiperine, ata s'e kane problem te genjejne dhe per gjera qe jane lehtesisht te verifikueshme nga kushdo, e jo me qe te punesojne anal-iste partiake me qellim propogande politike dhe per interesa te tjera te ngushta.

Ky eshte ai Topi pra qe revolucionarizoi mediat tona dhe pa te cilin liria dhe demokracia ne vend do ishin me te cunguara, simbas Edi Rames. Dhe kemi parasysh qe media te tjera, si GSH p.sh. apo Gazeta55, genjejne dhe dezinformojne akoma me hapur sesa Topi. Topi supozohet te jete elita e mediave, CNN apo BBC jone. What a fu**ing joke!

Parashikimi i motit për këtë vit nuk duket shumë pozitiv dhe, fatkeqësisht, ky duket se do të jetë viti i tretë me radhë që Shqipëria mund të goditet nga një stinë e thatë dimri.

Cope mishi me dy sy ! U bete  si ai Gerguri qe merreni me parashikimin e motit dhe shiut i thoni thatesire.

I gjithe veriu dhe pjesa verilindore e Shqiperise jane nen rreshje debore qe nuk jane pare prej vitesh dhe qe favorizojne situaten e prurjeve ne hidro. 1.5 m debore ne Kukes motraaa !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).