INSTAT e përllogariti rritjen ekonomike në bazë të sondazheve

Rritja ekonomike e llogaritur në masën e 9,9% prej Institutit të Statistikave, INSTAT, është kryer me një metodologji krejtësisht të pasaktë dhe që nuk mund të nxjerrë kurrë të dhëna të sakta për nivelin e rritjes ekonomike. Specialistë të INSTAT bëjnë me dije se ky institucion e ka llogaritur rritjen ekonomike me anë të sondazheve. INSTAT ka marrë një grup subjektesh, prej rreth një mijë syresh, dhe ka llogaritur volumin e shitjeve gjatë tre muajve. Në bazë të këtij volumi shitjesh, INSTAT ka arritur në vlerën e 9,9%. Me anë të kësaj metode rritja ekonomike në Shqipëri mund të dalë edhe 20%, pasi kjo varet krejtësisht nga lloji i subjekteve që zgjedh, nga rajoni ku i zgjedh dhe fakti sesa ato janë përfaqësueset më të mira të të gjithë strukturës ekonomike të vendit. Të dhëna të Ministrisë së Financave bëjnë me dije se sondazhi për të llogaritur rritjen ekonomike të INSTAT është një përpjekje e mirë, por që megjithatë ka probleme të mëdha në zgjedhjen e grupit që është marrë në anketim, pasi, sipas tyre, në atë grup nuk ka pasur përfaqësim të drejtë të gjithë elementëve që përbëjnë ekonominë shqiptare. Pasi INSTAT ka llogaritur me anë të sondazhit volumin e shitjeve, ai ka bërë edhe një arsyetim teorik bazuar në nivelin e shpenzimeve të rritura qeveritare këtë vit që janë më të larta sesa vjet, në faktin që energjia elektrike këtë vit ka munguar. Kjo ka bërë që ky institucion në mënyrë krejtësisht joshkencore dhe krejtësisht qesharake të nxjerrë se rritja ekonomike është rreth 10% (9,9%). Në fakt, metoda me anë të sondazheve nuk është metodë që përdoret për të gjetur shifrën e rritjes ekonomike, në asnjë vend të botës kjo nuk aplikohet dhe në asnjë shkollë të botës nuk mësohet. Metoda me anë të sondazheve është një metodë që përdoret nga qeveritë apo nga agjenci të tjera thjesht për të parë kahjen, për të kuptuar drejtimin se si po ecën ekonomia. E thënë më thjesht, kjo metodë mund të tregojë se ekonomia shqiptare rritet, por ajo nuk mund të tregojë kurrë sesa ekonomia rritet. Kjo në fakt është edhe ajo që ka thënë zyra e Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN tha se metoda tregon kahje dhe shifrën e saktë. INSTAT duhet të jetë i vetmi institucion në botë që aplikon metoda të tilla qesharake për të matur rritjen ekonomike. Në arsyetimet e INSTAT nuk janë përfshirë rritjet e çmimit të drithërave që u dyfishuan dhe rritja e çmimeve të të gjithë artikujve të tjerë ushqimorë. Në arsyetimet e INSTAT nuk janë përfshirë rritjet e kostove të produkteve, për shkak të çmimit të karburanteve dhe të drithërave. Në fakt, rritja ekonomike është thjesht vlerë e shtuar në ekonomi dhe kjo pa diskutim që ka lidhje me rritjen e kostove dhe të çmimeve dhe pa diskutim që ndikon në shifrën e rritjes.

3 Komente

E thënë më thjesht, kjo metodë mund të tregojë se ekonomia shqiptare rritet, por ajo nuk mund të tregojë kurrë sesa ekonomia rritet. Kjo në fakt është edhe ajo që ka thënë zyra e Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN tha se metoda tregon kahje dhe shifrën e saktë.

Hajde e merre vesh se ç'ka thënë FMN-ja këtu!!!

INSTAT, mir ka bere qe ka sonduar per te pare rritjen, por do te ishte mire te merrej dhe me subjektet qe nuk kane shitur apo qe prodhimi u eshte kalbur. Keshtu do te dilte me i sakte ky sondazh.  Pastaj ne fund te fundit, INSTAT, eshte institucioni qe per disa probleme qe mbulojne ministrite, eshte e detyruar te marri dhe memorizoje te dhenat/shifrat e ministrive. Jane ministrite ato qe bejne statistikat per punet e tyre, dhe shifrat/dhenat  ia kalojne INSTAT, dhe kjo e fundit vetem sa i perpunon apo i rendit. Nese ministria e Transporteve jep te dhenat se kaq km rruge eshte shtuar, kaq materiale jane dhedhur ne tregun e infrastruktures, eshte INSTAT ajo qe i bashkon keto vlera dhe nxjerr nje rezultante. 

Ka ndonje fushe p.sh. qe ne Shqiperi nuk mbulohet nga ministrite apo pushteti lokal, si puna e zeze. Me kete po merren ekspertet e INSTAT-it per ta percaktuar, duke llogaritur dhe xhiron qe luhet aty; sepse jane keta qe studiojne ter paketat/vlerat qe hidhen ne treg, qofte dhe ato nga Banka Qendrore. 

 Mirpo si duket aty, ndonje shef ose i ka hypur vetja ne qejf dhe do te terheqi vemendjen e medias, ose i ka bere ndonje sherbim Mavrise, ose i ka sherbyer ndonje brokeri/belegersi te burses, qe nga efektet e rritjes artificiale (nepermjet parashtrimit te nje shifre te shendoshe), rrit dhe vleren e aksioneve te produkteve. Vlere e cila kthehet ne investime te metejshme. Keto jane spekullimi te pranuara, qe i benin me perpara ne perendim,  por qe siç duket jane te vlevshme ne Shqiperi, ku bursa eshte ne fillimet e saja.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).