Informim teatral mbi një TEC

Shqipëria po ndryshon. Duhet vetëm të jesh skeptik ekstrem e me probleme vështrimesh apo perceptimesh që të mos e vësh re këtë. Por, ndër këto ndryshime, disa nuk dihet ç’kah janë duke marrë, pozitiv apo negativ. Pavarësisht se si publikohen, pas reklamave të hiperbolizuara për arritje e super-investime, realisht mund të ketë gjëra që në mungesë të theksuar transparence, ngelen të pa-kuptuara. Të paktën jo plotësisht.

Rasti i sipërmarrjes italiane të kompanisë Enel për të ndërtuar një TEC me qymyr në zonën e Porto Romanos në Durrës, është një rast tipik i informimit konfliktual porsa i përket vërtetësisë së fakteve. Pas thirrjes së disa shoqatave mjedisore në vend, Ministria e Mjedisit i kërkoi kompanisë italiane dhe bashkisë së Durrësit që të bënin një takim për të informuar publikun në lidhje me këtë TEC. Ligjërisht, ky takim duhet të ishte bërë që para ose teksa bëhej edhe vlerësimi i ndikimit në mjedis që do të ketë ky TEC. Por, italianët do të mjaftoheshin me disa takime kokë më kokë me banorët e Katundit të ri, po të mos ishte dëgjuar zëri i mjedisorëve. E në javën e fundit të Janarit, Enel mblodhi në Durrës “publikun” për ta informuar.

Salla e teatrit të Durrësit ku po zhvillohej takimi ishte e errët, e ftohte dhe arkaike. Ama në holl qëndronin në gatishmëri një ekip kamerierësh që nuk të linin të merrje kafe para kohe në tryezat e shtruara për koktejl shumë më harxhueshëm sesa në takime të ngjashme në Tiranë. Brenda në sallë vinin vërdallë gjithë autoritet një shpurë vajzash të reja me mikrofona në dorë. Veshur me uniformë dhe në shërbim besnik të organizatorëve, ato ngjanin si pritëset e një takimi që duhet të mbarojë sa më parë. Shpërndanin edhe disa broshura të bëra me vrap, ku në 8 faqe A4 nuk merrej vesh asgjë.

Në sallë, përkthimi ishte simulant. Shumë i kushtueshëm për ta përballuar një bashki. Por për Enelin mund të jetë një karamele e ëmbël që dokumentohet më së miri kur të paraqesë pamje dhe dokumentacion në kërkim të lejes mjedisore: “Publikun jo vetëm e kemi informuar, por e kemi bërë këtë në mënyrë cilësore, në sallën më të mirë në qytet dhe madje edhe me përkthim në gjuhën amtare”.

Për këtë pati pak kontestim, sepse në të vërtetë prezantimi ishte shkruar në anglisht, po bëhej në italisht dhe përkthehej nga kabinat në shqip. Megjithatë, show i përfaqësuesve italianë të Enelit ishte i këndshëm. Në dy orë, faqe pas faqeje, gjashtë prezantues u ngritën t’i mbushin mendjen publikut nga Durrësi e nga Tirana për avantazhet absolute të investimeve të kësaj kompanie, për mrekullinë e përdorimit të qymyrit, për çlirimin që do ndjejë qyteti në energji me ndërtimin e këtij TEC-i, për rastet e suksesshme analoge që kompania ka investuar në vende të tjera (Kongo, Zimbambve, Bullgari po edhe në Shqipëri). Thanë gjithashtu se kanë edhe në Itali 8 TEC-e me qymyr, vetëm se detaji i vogël ishte se kapaciteti i më të madhit ishte 150 megavatë. Kaq e lejon Italia. Kurse në Shqipëri është hedhur plani i të parit 800 megavatë “dhe në një kohë të mëvonshme” (nënkupto disa mujore) të ndërtohet edhe binjaku tjetër po prej 800 megavatësh.

Prezantim i bukur shumë. Italianët ishin ulur në skenë së bashku me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, dhe pas u dilnin ca karrige mbretërish, që kush e di pse ishin harruar aty. Por, efektin e jepnin mrekullisht. Tek shihja kryetarin që shtriqte këmbët duke dëgjuar popullin (bjeri shkurt ore) dhe italianët që flinin gjumë kur erdhi radha për të dëgjuar pyetjet apo bërë debat, mendoja edhe për rrugën, dietat, hotelin dhe shërbimet që iu ka paguar Eneli të gjithë atyre njerëzve (s’mjaftonte njëri apo dy prej tyre t’iu mbushnin mendjen durrsakëve për të mirat e TEC-it, po duhej një kompani e tërë?) Pas prezantimit të stërgjatë për avantazhet e kompanisë ENEL (por jo aq të TEC-it në Durrës), populli i thjeshtë dhe mjedis-dashës, i përfaqësuar nga shoqata, organizata, ekspertë të pavarur, të ndërvarur, mercenarë (siç i drejtoheshin njëri-tjetrit), kureshtarë e katundarë (që s’ishin aty, se në Katund të ri ka mbaruar informimi e ata e kanë marrë vesh që të gjithë këtë historinë e Enelit), filluan të bëhen pyetje. Në të vërtetë, më shumë ishin diskutime, komente e vetë ata i quajtën edhe leksione.

Në vëzhgimin tim kureshtar nuk reshtja dot së buzëqeshuri me mungesën e serioziteti që priste paneli seriozitetin e diskutantëve. Kurse në cilësinë e një vlonjateje që ia kanë ngecur TEC-in në derë edhe pas protestave të blera labe, më vinte akoma më shumë për të qeshur me butësinë durrsake në pranimin e kësaj mënyrë informimi. Në fakt, diskutantët më të shumtë ishin nga Tirana (meqenëse tymi i qymyrit do kalojë edhe këtej pari, si 30 km larg që ësht&eumlsmiley.

Bëra shumë ecejake nga salla e tetarit, që mbase për shkak të vetë qenësisë së saj, nxiste atë show aty brenda. Por, më erdhi shumë mirë kur të nesërmen pashë reagimin e një specialisti të energjisë në një faqe në internet. Më erdhi akoma më mirë kur pashë se reagimet ishin aktive dhe profesionale. Dhe sigurisht, më erdhi shumë mirë kur mora një kopje të një letre pozicionimi që organizatat mjedisore i dërgojnë palëve vendimmarrëse për këtë TEC, ku vihen pikat mbi “i” për disa shqetësime të cilat as Enelit, as vendimmarrësve, por për fat të keq, as shtypit, nuk i intereson t’i zbërthejë.

Dhe cilido që të jetë vendimi (mbase është tashmë i marrë dhe e gjithë kjo sallatë informimi e ndërgjegjësimi grihet kot), është interesante të mësosh se as durrsakët, as mjedisorët, ashtu si qeveria vetë, nuk janë kundër, përkundrazi, mbështesin çdo investim industrial në vendin tonë kur ai siguron një zhvillim të qëndrueshëm, që përmirëson ekonominë dhe cilësinë e jetës së shqiptarëve.

Por, sipas specialistëve të mjedisit (disa prej tyre të pranishëm në takimin e informimit të publikut), teknologjia e TEC-it me qymyr që do të përdoret në Porto Romano dhe masat që propozohen për uljen e ndotjes, nuk sigurojnë pastërtinë e mjedisit, shëndetin e popullsisë së rajonit dhe as rritjen ekonomike të tij. Pra në tërësi, ky TEC nuk garanton zhvillim të qëndrueshëm të vendit.

Po sipas tyre, dokumenti i plotë i VNM-së, në kundërshtim me ligjin, është dorëzuar shumë vonë në bashkinë e Durrësit, ( në 22 janar 2009), duke e bërë shumë të vështirë konsultimin e dokumentit; Nuk janë marrë në konsideratë efektet komulative (të përbashkëta) në kohë dhe hapësirë; Termocentrali paraqitet si projekt i veçuar së bashku me pontilin detar, duke mos paraqitur ndikimet e disa aktiviteteve dhe fabrikave përbërëse të saj të cilat në vetvete kërkojnë VNM ( p.sh. linja nënujore për në Itali, linja e tensionit të lartë Durrës – Tiran&eumlsmiley; Modelimi i përdorur për normat e shkarkimit në ajër nuk ka marrë parasysh elementë të tjerë si ndikimi i fabrikave të çimentos dhe petroliferë; Normat aktuale të ndotjes në zonë janë 211 mikro gram/m3 ndërkohë që normat Europiane janë 40 mikro gram/m3; Ndërtimi i këtij Termocentrali rrezikon të kontribuojë në tej-ndotjen e saj;

Në VMN janë injoruar emetime në ajër të grimcave shumë të vogla (nanogrimcat) që futen në brendësi të trupit të njeriut nëpërmjet frymëmarrjes; Nuk përmendet fare ndotja radioaktive që do të sjellë ndërtimi i TEC me qymyr (koment ky i ardhur nga ekspertët e WWF); Është anashkaluar ndikimi negativ në industrinë ekzistuese të turizmit dhe ndikimi në potencialet turistike të zonës së gjirit të Lalëzit; Ky investim do të sjellë uljen e vlerës së pronës për qytetin e Durrësit; Janë nën-vlerësuar emetimet e CO2 në atmosferë dhe iludohet që do të zbatohen teknikat e kapjes së CO2 kur teknologjia të jetë gati, ndërkohë që në Europë kjo është ende në faza eksperimentale; Nuk trajtohen fare masat që do të merren për të shmangur ndikimin në pasuritë dhe monumentet kulturore; Ndikimi i trafikut detar dhe tokësor është trajtuar në mënyrë sipërfaqësore; Është anashkaluar plotësisht efekti i shirave acide; Nuk jepen në dokument të dhëna për llojin dhe cilësinë dhe përbërjet kimike të qymyrit që do të përdoret në TEC; Mënyra e transportit të zgjedhur anashkalon kontrollin doganor dhe si rrjedhojë lë vend për dyshim për materialin që mund të hidhet në furrat e djegies; nuk merr për bazë potenciale e tjera alternative që ofron Shqipëria;

Në ekosistemin detar do të derdhen 190.000 t/orë ujë i ngrohtë dhe 1.140 t/orë ujë i shkripëzuar që rrezikon barin e detit Posedonia, si habitat prioritar dhe në rrezik zhdukjeje kundër direktivave të habitateve të Bashkimit Europian; Është anashkaluar kosto mjedisore e projektit duke mos marrë parasysh as koston e CO2, as kreditet e karbonit që Shqipëria do të humbasë, duke pranuar këtë industri ndotëse etj.

Prandaj këto organizata dhe përfaqësi civile e qytetare i kërkojnë tashmë Bashkisë së Durrësit, Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe kompanisë italiane ENEL , që të ndërmerret procesi i Vlerësimit Strategjik Mjedisor për të gjithë zonën e parkut industrial në Porto Romano; Të kërkohet VNM alternative nga ekspertë të pavarur si edhe të organizohet një referendum në rrethin e Durrësit, i cili ndikohet ndjeshëm nga ky projekt.

Enel e quan investimin “mrekulli” (edhe pse 85% e energjisë së prodhuar do të shkojë në Itali dhe vetëm 15% do të ngelet për Shqipërin&eumlsmiley. Mjedisorët e quajtën “dinozaur ndotës” TEC-in e projektuar.

Unë vetë nuk jam në gjendje të përcaktoj vërtetësitë e secilit pretendim; pashë vetëm që serioziteti i dy palëve kishte jo vetëm ngarkesë, por edhe kahe të kundërt. Mbase prandaj nuk kanë për t’u takuar ndonjëherë.

Ndërkaq, unë nuk kam pikë dyshimi që Durrësi do të lulëzojë e do të ndriçohet nga qymyri super i pastër që në Itali nuk digjet dot, ama në Shqipëri do të bëjë namin në emër të ndryshimeve e investimeve të mëdha.

15 Komente

Edlira, meqenese je nga Vlora di dicka per TECin e Vlores, se dhe e permend ne shkrim. Ja nje fakt shume interesant. Ne VNM e TECit te Vlores (hartuar nga kompania Amerikane Harza) u studjuan disa variante, Vlora A, Vlora B, Porto Romano etj. Piket i fitoi Vlora B (besoj Plazhi me i mire ranor ne Shqiperi, po te kemi parasysh pastertine e detit, sazanin e Karaburunin perballe, afersine me qytetin me te madh te jugut, etj). Ne kete VNM Porto Romano humbi pike per tu bere TECi atje, pasi ndodhej afer gjirit turistik te Lalezit dhe piket i kaluan variantit te Vlores, ku "nuk" kishte turizem. Pra ne Porto Romano thuhet ne kete VNM TEC 100 MW nuk behet se demton turizmin. Dhe ja na vjen tani ENELi e thote qe e bejme TECin ne Porto romano dhe 16 here me te madh se TECi i Vlores dhe me qymyr. Por ndryshe nga kompania amerikane Eneli nuk merret fare me pike. Keshtu e hengren dhe vlora dhe Durresi dhe shengjini dhe semani dhe Karaburuni yt o edlira.

Sa per organizimin e Enelit ne durres ja fut kot. te kishe qene ne Katund te Ri (po te kishe fuoristrade) nuk do thoshje asnje fjale tani. Atje nuk kishte vajza te bukura qe te ndihmonin. atje ishin ca djem azgane rreth nje tavoline ku ishin 3-4 kopje permbledhje VNM qe te lejonin vetem te shihje kopertinen. dhe koktei qe me i bollshem se ne durres, kishte dhe shish qebap e fruta e vere etj, etj. feste ne fshat degjon, feste e vertet, mish  e vere. "le te gezojne fukarenjte" thonin me nenqeshjen e tyre te njejtat fytyra te enelit qe ishin edhe ne durres.

 Ndërkaq, unë nuk kam pikë dyshimi që Durrësi do të lulëzojë e do të ndriçohet nga qymyri super i pastër që në Itali nuk digjet dot, ama në Shqipëri do të bëjë namin në emër të ndryshimeve e investimeve të mëdha.

I ke thene te tera me kete smiley

Piket i fitoi Vlora B (besoj Plazhi me i mire ranor ne Shqiperi, po te kemi parasysh pastertine e detit, sazanin e Karaburunin perballe, afersine me qytetin me te madh te jugut, etj).

Per plazhin e ndotur nga fabrika e PVC-es e ke fjalen ti?? Apo per ate me serbatoret ilegal te "biznesmenve" Vlonjat? Ah lere lere...eshte i njejti smiley

Atje nuk kishte vajza te bukura qe te ndihmonin, atje ishin ca djem azgane

MOS!! Ne kishim vajt per P.... thuj...ata na dolen K....!

Shume gje e rende kjo Duka....shume e rende. ENEL-i ne DET!!

dhe koktei qe me i bollshem se ne durres, kishte dhe shish qebap e fruta e vere etj, etj. feste ne fshat degjon, feste e vertet, mish  e vere. "le te gezojne fukarenjte" thonin me nenqeshjen e tyre te njejtat fytyra te enelit qe ishin edhe ne durres.

 

Si film me Partizan paska qen Duka...si film me Partizan ku festonin Nazi-Fashistat...mbi kurrizin e popullit heroik. Po ja tregum ne njehere...do tja tregojme prap.

u studjuan disa variante, Vlora A, Vlora B, Porto Romano etj. Piket i fitoi Vlora B (besoj Plazhi me i mire ranor ne Shqiperi, po te kemi parasysh pastertine e detit, sazanin e Karaburunin perballe, afersine me qytetin me te madh te jugut, etj). Ne kete VNM Porto Romano humbi pike per tu bere TECi atje, pasi ndodhej afer gjirit turistik te Lalezit dhe piket i kaluan variantit te Vlores, ku "nuk" kishte turizem.

Ne fakt me sa mbaj mend une...ju pseudo-ambjentalistat TRIMA te Vlores...keni shkrujt nja 25 artikuj neper gazetkat Shqiptare ku JU SUGJERONIT PORTO ROMANON si vend per kte TEC smiley

Sa shpejt i harroni llafet qe keni thene.

S'ka problem...pse jam une...tju kujtoj smiley

shqiperine eshte shite me kohe, kot beni gam gam ketu

swed, do te doja te te pyesja si ekspert i energjise qe je, se; pse nuk ndertohet ky TEC apo nje TEC me qymyr afer ujrave te nje liqeni, si p.sh. Kukes, Burrel, ku ekzistojne liqene te medhenj. Nga ana teknike, a eshte e mundeshme. 

PS ka bere sot nje deklarate zyrtare qe deklaron se eshte kunder kesaj forme te beri Politike Energjitike.

Sot zyrtarisht.

Grup copa !

Si behet tani ? Pse nuk me degjove mua kur te thashe qe nuk duhet te flasesh per kete teme se nuk di as te flasesh per energjine por as edhe te kuptosh psete e ketyre puneve ?

Kundër cilës formë?

Ndërtimit pa hesap të parqeve energjitikë apo vetëm ndaj TEC-eve?

Te mos ndertohet TEC-i me qymyr ne Porto Romano

Rroftë Partia Socialiste!

Unë votoj për PS... nëse e shkruan me gërma të mëdha në programin e vet këtë gjë... vetëm se kam frikë se eksperienca me GE do t'i bëjë të ridimensionojnë pastaj pretendimet smiley

Edurs...une jam shpallur ARMIK I POPLLIT ktu ke Peshku...mesiguri me udhezim nga LART...per kte aresyen e TEC-it plus sepse permenda emra te PAPERMENDSHME.

Jam bere i PERNDJEKUR POLITIK...smiley...edhe 9 postime me mbeten sot per me postu...dhe po mendoj shume FORT (smiley) qe te largohem nga ky vend dhe qe te dorezoj karten e antarsimit tim ke PS-ja...hehe...(tja dergoj me poste se s'kam si tja u coj ne person)

 

Une gjithmon mbetem i mendimit...se Shqiperia ne duart e IDIOTVE...do perfundoj ne halen e lartpermendur te Dukes...nje tradite fort e mire 500 vjecare mes Arnautve.  Dhe nese tendenca idiotske shfaqen edhe ne rrangun e PS-es...une jam i gatshem te ndryshoj mendimin ndaj asaj organizate.

Sa per sqarim per ata qe pretendojne se une bej tifozllek politik smiley

 

Konflikti ne Shqiperi gjithmon mbetet midis atyre qe PUNOJNE per ate vend...dhe IDIOTIVE qe llapin. Pa dallim majtas apo djathtas smiley

---------

 

Bile bile...besoj se do marr dhe une shembull nga Hajdari...dhe do them se ky do jet postimi im i parafundit ktu ke Peshku (se kam dhe nje pergjigje te vogel per ti bere Swed-it ke tema tjeter...dhe me aq e mbyll).

Sepse s'kam ndermend te KUSHTEZOJ mendimet e mia sipas qefeve te ndonje Penari apo ndonje Pene tjeter. Lojrat e kalamoqeve ti luajn mes njeri-tjetrit...

po vjen gazi. e degjuat berishen sot? na shkuan per lesh diskutimet per qymyrin. duket me ne fund dhe Grupi e kuptoi dhe dha doreheqjen. Tani duhet hapur nje tendersi te cmontohet TECi i Vlores dhe te shkoj ne fier ku do kaloj gazi. Kjo eshte thjesht ceshtje mekanike.

Te pyta njehere o Duka...ky TEC-i i Vlores eshte me nafte apo me gas?? Apo akoma s'e ke marr vesh?? Ju pseudo-ambientalistat me duket i lexoni gjerat si mua...ne diagonale smiley Humbet shume kur i lexon ashtu.

Hajd mos ki merak...se po se beri ENEL-i...e ben Greko-Gjermani smiley

 

Ndryshe Duka...do tju veme ty dhe Llukanin ne biciklete..qe te na prodhoni energji...se s'ka alternative tjeter (vetem mos merr shume fryme se NDOT)

TECi i vlores do jete me nafte d1, por nese do vij gazi do kthehet me gaz. Ruli tha se do ndertojne tubacion nga fieri per Tec te vlores.  ne fakt eshte me mire te cmontojne dhe te montojne TECin atje ku vjen gazi. keshtu dhe energji kemi, madje e shtojme dhe njA 200 mw dhe ambjentin e mbrojme.

nese rezistojne keto mesazhe tek Peshku do kenaqen peshkateret kur te shohin ligjeratat e Grupit, te gjitha per lesh. I shkreti.

Yyyy...e morre vesh qe qenka me nafte dhe jo me gaz smiley Perparim i madh.

Per te tjerat pastaj...ju pseudot nuk jeni matematicien...kshuqe s'pres shume me teper.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).