Hiqen kartëmonedhat

Tiranë -Dy kartëmonedha 100 lekëshe dhe 200 lekëshe do të hiqen nga qarkullimi duke filluar që nga 1 janari i vitit 2009. Kështu, jashtë qarkullimit do të dalë kartmonedha e prerjes 100 lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i "Luftëtarit Kombëtar"; kartmonedha e prerjes 100 lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i "Fan S. Noli" dhe kartmonedha të prerjes 200 lekë, emetim i viteve 1992,1994 dhe 1996, imazhi i "Ismail Qemalit".

Tërheqja e plotë nga qarkullimi i këtyre kartëmonedhave do të vazhdojë deri më 31.12.2010 dhe ky proçes do të bëhet në dy faza. Sipas BSH-së, në fazën e parë, këto kartmonedha do të vazhdojnë të kenë kurs ligjor, pra do të mund të përdoren si mjet pagese për likuidimin e transaksioneve tregtare dhe shërbimeve deri më datë 31.12.2008. Pas kësaj date, ato nuk mund të përdoren më për qëllimet e sipërpërmendura, duke mos u pranuar më si mjet pagese.

Ndërsa në fazën e dytë, kartmonedhat me prerjet e përcaktuara më lart, do të mblidhen për këmbim kundrejt pagesës të vlerës fillestare të emetimit me kartmonedha dhe monedha të tjera të qarkullimit, deri në datën 31.12.2010.
Banka sqaron publikun se dorëzimi dhe këmbimi i tyre me kartmonedha e monedha metalike me kurs ligjor do të bëhet pranë sporteleve të bankave të nivelit të dytë pa pagesë.

Banka e Shqipërisë udhëzon bankat e nivelit të dytë që në periudhën 01.01.2009 deri më 31.12.2010, të pranojnë nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë me këmbim, prerjet e mësipërme, kundrejt vleftës së plotë fillestare (vlerës nominale), me monedha kombëtare të qarkullimit. Banka e Shqipërisë ka përgatitur projektin ”Për rishtypjen e monedhës metalike shqiptare me kurs ligjor, me prerje 10 lekë”.

8 Komente

Do nxjerrin kartmonedhat e reja me Salën?!

Apo kur të dalin kartmonedhat 50000? smiley

P.s: Më duket se ja kanë futur kot titullit... sepse nuk bëhet fjalë për heqjqn nga qarkullimi të kartmonedhave të asaj vlere, por vetëm të atyre të emetuara në vitet e përmëndura.

 

mire qe Edi Roma osht i gjate ene se xen kartmonedha se perndryshe do ishte konditot ene ay.

Rual, na për partinë i bajm paret edhe ma t'gjana se t'gjata smiley

Shyqyr mo, kemi 3 prerje te ndryshme per 1 vlere leku

 Pse e heqin lekun me fytyren e Fan Nolit, hajvanet.

Mos u merzisni se do nxjerin nje tjeter me fytyren e Janullatos..! 

Problemi eshte se mos qiviria na ben ndonje surprize  te pakendshme, qe me sebepin e zevendesimit te kartmonedhave, emeton nje sasi me te madhe te lekut ne treg, gje qe do te rriste me tej inflacionin.

Emetimi i nje sasie plus te lekut ne treg, pavaresisht se e pakendshme, mund te jete nje e keqe e domosdoshme, por do te ishte e pandershme, qe levizje te tilla te kamufloheshin ne menyre te tille.

Di gjë njeri prej se janë bërë e sa kushtojnë ato kartmonedhat që nuk grisen, si i kanë rumunët?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).