Grabitja e Plazhit të Gjeneralit, pas projektit 520 milionë euro

Investimi i një kompanie zvicerane ka qenë shkaku i falsifikimit të dokumenteve në Plazhin e Gjeneralit, pjesë e komunës Synej, Kavajë. Plazhi, i cili deri më tani ka qenë i harruar nga pazarllinjtë e tokave për shkak të infrastrukturës, menjëherë duket se ka ngjallur interesin e tyre, sapo kanë parë që në lojë kanë hyrë 520 milionë euro, të ofruara nga një kompani turizmi zvicerane. Deri më tani pjesa e plazhit dhe zona rreth tij ka qenë repart ushtarak dhe më pas pronë e komunës Synej. Por interesimi i investitorëve zviceranë ka bërë që të ngjallen interesa për këtë copë bregdet të braktisur dhe menjëherë kanë hyrë në punë falsifikatorët, të cilët, kur bëhet fjalë për shumë të tilla, janë përherë njerëz të afërt me pushtetin.

 

 

Projekti

 

Projekti i ofruar nga kompania zvicerane është akoma në fazën e idesë, dhe kërkesa është dorëzuar në zyrën e Urbanistikës së komunës Synej. Kryetari i kësaj komune, në një prononcim për medien, ka pranuar se projekti është miratuar në KRRT e kësaj komune, por më pas nuk pranoi të prononcohej më për këtë çështje duke refuzuar të thotë dhe emrin e kompanisë në fjalë. Gjithsesi, nga burime të tjera mësuam se projekti përmbante ndërtimin e një fshati turistik, komplekseve turistike në këtë zonë, ndërtimin e infrastrukturës etj. Të gjitha përfitimet më tej do i shkonin komunës së Synejit, e cila ishte dhe pronarja e tokës. Ka qenë pikërisht ky fakt, si dhe sinjalet që në këtë zonë priteshin investime të mëdha, ajo që ka vënë në lëvizje grabitësit e tokave, dhe që me anë të një avokati, i lidhur ngushtë me fijet e pushtetit, kanë bërë të mundur falsifikimin e dokumentacionit. Kanë falsifikuar hartat, duke bërë të mundur që toka arë të lëna djerrë me kilometra larg bregdetit një ditë papritur të shfaqen në buzë të tij. Dhe nuk kanë qenë pak, por 48 hektarë, pra i gjithë plazhi i kësaj zone i planifikuar të shndërrohej në një resurs turistik nga kompania zvicerane.

 

 

Falsifikimi

 

Mekanizimi që përdoret është i thjeshtë. Natyrisht, falsifikatorët, të cilët çdo ditë e më shumë po zhvatin tokat e pronarëve në bregdetin Adriatik dhe Jon, kanë marrë më parë informacionin në lidhje me këtë çështje, ashtu si për të gjitha trojet e përfituara duke përdorur forcën e pushtetit. Gjithsesi, një denoncim i kryetarit të komunës dhe më pas refuzimi i ZVRRP Kavajë, si dhe një denoncim nga ana e Avokatit të Popullit ka bërë që prokuroria të hapë dhe çështjen penale për këtë çështje. Kjo ka sjellë dhe rrëzimin e vendimit të mëparshëm të marrë nga vetë Vatnikaj, gjë e cila më pas solli dhe shkarkimin e tij nga posti i drejtorit të AKKP nga ana e kryeministrit. Pra, me pak fjalë, nga përvetësimi i këtyre pronave në bregdet falsifikatorët mendonin të përfitonin shuma marramendëse nga kompania zvicerane (sipas përllogaritjeve të specialistëve bëhet fjalë për 100 deri në 150 milionë euro përfitime për pronarët e truallit, në rast se do zbatohej projekti). I gjithë ky falsifikim ka ndodhur vetëm për tre muaj, mendohet nga qershori deri në gusht, dhe më pas në nëntor të vitit 2008 vendimi është hedhur sërish poshtë. Gjithsesi, prokuroria ka marrë në pyetje shumë persona, dhe mendohet që fijet e korrupsionit të zbardhen deri në majat e larta të klaneve të lidhura ngushtë me qeverinë dhe kryeministrin.

33 Komente

...vetem dje jam kthyer nga pushimet ne Cancun - Mexico....

....turizmi....shpesh me shkonte mendja tek bregdeti jon i pasur dhe bosh ...qe per shkak te pak plehrave qe kemi ne krye humbet gjithe shqiperia e shqiptaret....

....pse mer vlla te jemi kaq budallenj e te vuajme nga mendja kokes....

...sa do vazhdojme me plehra mbi koke.....

 

Natyrisht, falsifikatorët, të cilët çdo ditë e më shumë po zhvatin tokat e pronarëve në bregdetin Adriatik dhe Jon

Edi mer, Edi Rama thuje pse se thu.

Latifondisti me i madh ne shqiperi.

Sala eshte nje mi smiley  perballe tij

Asnje s'me sqaroi ne kete teme apo te tjera kush ua la dëtin ketyre. 

Pronaret e bregdetit my wool, se i kam pare si e kane katandisur Butrintin, apo pika e pare ne Vlore.

Kush ua la dëtin?!

Your wool, apo my wool monda, me shume gjasa ka qe ato tokat me ferra buze detit te jene te katunarve aty perqark sesa te ndonje kopili nga tirana apo nga qeveria apo nga komunitetet fetare, apo nga ku di une.  Shteti si perhere ka dhe arren dhe gurin. Katunaret e shkrete skane as trute ne vend. Shteti eshte plehre. Shteti nuk eshte Sala vetem. Shteti eshte gjithe politika bashke me krahun e vet "investues". Sepse ate kane kontrollin administrues te shqiperise. Pra interesa madhore te njerezve qe kane para, pushtet, te drejte vule dhe firme, vejne perposhte cdo pretendim tjeter.

Shkrimi eshte kaotik, sepse eshte shashke alla Tema, qe thote nje cike, qe ta marresh vete ndermend pjesen tjeter si te deshirosh vete.

A e more vesht tashti smiley 

smiley

Nqs ke ndonje cope kullote gjekundi, ik e rrethoje dhe ruje me kallash. Degjo mua. Ka dale kucedra me shume koka ( me e madhja Edi Rama) dhe po i ha te gjitha smiley

smiley

 

Tushe, per shtetin dhe ligjet plehra po flas.  Agrikultures i kane vene bomben me ligjin agrar.  Investimeve ne turizem u kane vene dinamitin me keto rrethimet.  Jam shprehur ne nje teme tjeter qe "kullotat" qe ka marre fisi im ne bjeshke per te mbledhur boronica duhet te jete kunder ligjit.  Po mbaj qendrim asnjanes.  

Sa me neveritet ky subjekt ...

Jane akoma apo shpite me drrasa selfe ???

Une kam qene kur ishte i virgjer fare, pa msy robt (si puna jote smiley )

Kishte vetem ato shpite e reja me derrasa ne rresht dhe 1 restorant.

Kur e kishim per kollaj, hanim karrota te gjalla per dreke smiley

 

Investitoret zviceriane ne Plazhin e Gjeneralit.... Edhe ti Selfmade zviceriran e ke flamurin .. te jete e vertete valle!??

Ashtu e gjeta edhe une, si e pershkruan ti. Ishte kaq paster sa kam ferkuar mire syte se thashe po halucinoj. Dhe uji ... ah cfare uji, edhe mbas 1m thellesi i shifje te qarta konturet e kembeve ne uje. Shume bukur, shume shume bukur. Ja vlente 2 ore rruge ne dite per te vajtur atje; ja vlente gjithe ajo tundje e shkundje ne ate rruge te paasfaltuar. I vetmi vend ku kolona sonore e detit nuk kishte vdekur akoma, ku kundermonte ere det. Shtoji edhe kengen e insekteve te veres nga kodrat perreth. Kur erdha une kishte rene shi plot dhe gjithe kodrat sa nuk plasnin nga gjelberimi. Ishalla e gjej prape veres tjeter.

akoma ashtu sic thua ti eshte por me nje ndryshim qe rruga eshte thajse e gjitha asfalt. mungojne vetem 2 km por edhe ajo pjese eshte e mirmbajtur..

@ Tushe, se me duket jemi keqkuptuar.  Pyetja ime "kush ua la dëtin" i drejtohet katnareve dhe qytetareve perreth.  Ne teori, vija bregdetare duhet te jete publike.  Ne teori, duhet te jete prone shteterore.  Ne teori, nje plazh jepet me qira apo koncesione etj etj etj.

Ne praktike ... menxyra!

Monda, varet cer quan vije bregdetare.

Nqs e ke llafin per reren e plazhit, hajt mo. Por nqs e ke llafen per token e ke gabim. Kane pronare qe cke me te. Mbase jo gjithandej, por ne shume vende po.  Nuk eshte ceshtja se e pretendojne pronen katunaret. Puna eshte te qerohet mire puna e pronesise, dhe te mos i vidhet te zotit. Pastaj se cfare ndertohet mbi ate prone, ket e ka me hak, ta vendosi shteti !!!

Tushe, si u qerua ligji i pronesise per tokat ne fshat?  Jo se dua te them meqe e 10ne ate pune pune te 10-sin dhe tjetren, por qe te jemi ne te njejten vije.

Por nje ligj duhet te kete per vijen bregdetare, duke pasur parasysh varacionet ne Shqiperi, nje metrazh i caktuar. 

Sdi te te them tamam, dhe skam pse bej si kompente. Hilja mund te qendroje tek fakti qe keto toka mund mos konsiderohen si toka bujqesore. Eshte apliku ligji sipas maliqit Monda.  Por une di raste qe te zotet e lashte te tokes i kane marre mbrapsh pronat ne bregdet, ashtu sikurse di raste grabitjesh, apo pervetesimesh private dhe shteterore.

Zinxhiri i ligjeve te shpronesimeve dhe ripronesimeve qe nga Koha e Xhaxhit gjer me sot eshte masakra me e madhe qe i eshte bere territorit dhe te drejtes shqiptare.

 

Ne teori edhe marksizmi ishte parajse. Ne praktike...menxyra!

Nuk e di kush e paska nxjerre keto teorite qe plazhet u dashkan te jene prone e shtetit dhe te jepen me koncesion. Se ne na ndriten shtetaret edhe o burra t'u japim edhe plazhet.

Sic tha edhe Tushja, tokat kane pas pronare, ne dac pronaret e medhenj, ne dac ata qe banojne ne ato zona. Per reren e plazhit kete me thene te drejten s'mund te flas. Plus qe vija bregdetare leviz se niveli i detit rritet dhe ulet ne vite.

Gjemb, ne praktike, shteti ne US psh ka te destinuara me ligj "parqe publike" (pyje e male),  plazhe, vije bregdetare etj.  C'hyn marksizmi ne kete pune? 

T'i shteterosh s'do te thote qe plazhet te behen prone eksluzive e qeverise si ne kohen e mavriut me vilat. 

Monda, zonat e destinuara si parqe, nuk eshte e thene te jene shteterore. Biles shumica jane private. Aty thjeshte nuk lejohet te ndertohet.

Shumica ishin private do thoshe. 

Jo larg prej meje, eshte nje zone qe e kishte Donald Trump.  Qyteti nuk i dha leje ndertimi te ndertonte cfare donte ai.  Dy vjet lufte me ta, hic se luanin nga istikami.  Me ne fund, ia "dhuroi" shtetit te NY qe te mos paguante me taksa per te.  Si perfundim zona quhet "Donald Trump National Park". 

Monda, sikur te ishte Shqiperia si Amerika, s'do rrinim te diskutonim ketu per keto ceshtje. Shqiperia, megjithe shtetezimin 50 vjecar, nuk e ka "fatin" te jete si Amerika qe kolonialistet Europjane, pasi rrembyen tokat e vendalinjve indiane, shumicen e pervetesoi "shteti" dhe nje pjese e shiti, nje pjese e dha, nje pjese e ka mbajtur per parqe, etj. etj.

Pra "shteti" Amerikan e ka filluar nga 0 ktu e 200 vjet me pare. Ne Shqiperi me duket pronat shkojne me qindra vite pas. Ndoshta e kam gabim.

Sic e dhe edhe ti vete shembullin, privati Trump ja dhuroi shtetit token. Pra vetem pas kesaj shteti ka te drejte te beje ca te doje.

T'i shteterosh s'do te thote qe plazhet te behen prone eksluzive e qeverise si ne kohen e mavriut me vilat. 

S'po thote njeri qe po te shtetezohen do mbyllen me tela si zona e "udheheqjes" ne kohen e "mavriut."

http://www.time.com/time/magazine/articl...

...ne pergjithesi ketu tek peshku...ka dallim  komentet me flamur shqiptar me ato te huaj...edhe ata qe kane qene me pare me flamur te huaj kane ndryshu shume sa jan kthy me flamur shqiptar...duket sikur ata te shqiperise e dun me shume dhe i dine me mire punet e shqiperise, se ne nuk kuptojme gjo e smorim vesh sec bohet...hallall ja bofte zoti....

Kjo sepse me ka pikuar ne zemer qe nga gropa e hapur ne mini-ishullin ne Butrint (le pastaj cimentimi andej e ketej) e deri tek Pika e Pare.

Nuk para kam qejf ta prish gojen, por njerez jemi, na shpetojne ndonjehere.

Mand,

ta kam bere ndonjehere rekomandimin qe duhet ti shoqerosh shkrimet me shenimin : Ky shkrim nuk iu drejtohet debileve ?

Jo ? E paskam harru. Maje shenim.

Sipas ligjeve te Monarkis, bregdeti nga 200m deri ne 400m distanaca me detin, lagunat, edhe kenetat jane prone shtetrore, nuk mund te blihet as te jepet me qera nga shteti.

Sot shteti Shqiptar mundohet te "perfitoje" ngase nuk ka pronar te ligjshem ( me tapi) ne bregdet. Nuk behet fjale per qytetet bregdetare.

Po nuk e quaj te drejte te jepet me konçesion, me ku ta di une, e Shqiptari te kthehet sherbetor i ketyre investuesve, me e keqja ne nuk e dime preardhjen e milionave qe sjellin keta te huaj.

Kemi 18 vjet demokraci, eshte e natyrshme te marrim parasysh veshtersit qe ndesh shteti Shqiptar ne trajtimin e çeshtjes se pronave, po nuk mund te pranohet qe politikanet mbajne peng investitorin vendas.

Ka vite qe shume ndertues (abuziv) kane kerkuar leje ndertimi prane plazheve  dhe shteti vazhdon e hesht.

Pse ne kete raste nuk marrin si shembull vendet Europiane, si kane vepruar ato me lejet e ndertimit ne bregdet?

Ne vendin tone eshte e pamundur te ndertosh, pa ndihmen e "mikut" nga lart, ne kete aspekt shteti  eshte vetem pengues e nervacarues.

P.s- nuk gjeta asnje shkrim mbi diten e Shoas. Kujtimi mbi viktimat e nazifashizmit gjate L2B.

 

 

Ka vite qe shume ndertues (abuziv) kane kerkuar leje ndertimi prane plazheve  dhe shteti vazhdon e hesht.

 

 Shteti nuk hesht, shteti do para smiley

Plazhi eshte prone e komunave perkatese, ndersa tokat pas reres, vende-vende, kane pasur pronar privat ose kane qene pa pronar, te lena djerre, shkurre, gerçe, kenete etj. pra qe i bie tani ti zoteroje/posedoje komuna. Shteti  apo pushteti lokal i di me mire keto, pasi ka edidenca dhe deshmi.  Per rastin ne fjale nuk kam se ç'te them, me vjen mire qe investitoret zviceriane duan te investojne aty, me vjen mire ngaqe kam parasysh imazhin qe qarqe te caktuara na e nxijne, mirpo nuk mund ta pranoj qe toka te jepet badiava. Ekzistojne ligjet e tregut qe e rregullojne kete pune, qofte me qira qofte ne shitje, sikunder ekzistojne dhe kompromiset me pronare qe i kane lene ato prona dhe tani kujtohen.  Nese ato toka, nuk kane patur pronar, ngaqe mund te ken qene gerçe, kenete, toke djerre, athere i bie komunes si pronare e tyre ti japi me qira apo ti shesi, sipas çmimit te tregut dhe udhezimeve/direktivave qe qeveria ke nxjerre.  Ne nje kontradikte midis çmimit te tregut (interesi i komunes) dhe direktivave te qeverise (1 euro, qira) , kjo zgjidhet me bizedime ndermjet dy e tre paleve dhe me kompromis.

 Kam pershtypjen se po ngaterroni vendin. Fotoja e dhene eshte ne Spille. PLazhi i Gjeneralit eshte me ne veri, prane Kalase se Turres, e cila vete eshte nje sit arkeologjik, shkaterruar per te ngritur nje baze ushtarake, por akoma me shume rendesi.

Trimi,

Fotoja qe kam nxjerre siper eshte plazhi i gjeneralit. Kurse Spilleja eshte kjo dhe vjen prapa plazhit te Gjeneralit, me ne jug, bile e shef qe prej plazhit te Gjeneralit (por terreni eshte shume shkembor per te shkuar me kembe ne Spille). Ka nje ndryshim shume te madh midis te dy Plazheve: ai i Gjeneralit eshte i vogel dhe i vendosur ne nje gji, mbrapa tij fillon kodra vegjetuar kryesisht nga shkurre; nuk ke ku terhiqesh kur behet nxehte pervecse ne cader ose restaurant. Spilleja eshte plazh i madh, i hapur, i ngjashem me plazhin ne Golem, me pyllin e pishave direkt aty prane ku mund te terhiqesh kur behet nxehte; per fat te mire njerezit aty jane treguar te mencuar dhe nuk e kane prekur pyllin, hotelet i kane ndertuar mbas tij.

Edhe Spilleja eshte e bukur dhe e paster por ai i Gjeneralit eshte, per shijen time, me i mire sepse ndoshta ka avantazhin qe eshte i vogel dhe me i lehte per t'u menaxhuar (nuk e di nese behen ndonjehere me shume se 100 veta tek Gjenerali; mua nuk me rastisi asnjehere te gjeja me shume se 50-60 njerez aty).

Ka vertet aty nje repart ushtarak, nja 10 minuta me makine larg plazhit, por eshte lene ne meshire te fatit dhe kapanonet jane shnderruar ne skelete qe te kujtojne filma lufte. Rruga eshte shume e keqe sepse, per arsye sigurie, nuk ka qene kurre e asfaltuar, me thane. Tek plazhi i gjeneralit, qe eshte hapur per publikun para 3 vjetesh me duket, (atehere kur vajti Tushja per ta inaguruar smiley), nuk ka pasur akses askush pervecse ushtrise. Emrin gjeneral plazhi, sipas gojedhenave popullore, e ka marre nga Beqir Balluku (mund te jem duke e ngaterruar, por keshtu me ka ngelur ne mend) i cili thone qe e ka perdorur kete plazh sa here i binte rruga per ne repartin ushtarak aty prane.

 

ke qene ne vitin e pare kur eshte hapur qe vinin 50-60 njerez tani ka me shume......

Ndersa persa i perket gojedhenave nuk eshte ashtu legjenda...

dikur ne kete plazh vinte nje gjeneral italian me familjen dhe me skorten e tij personale per te kaluar pushimet dhe nga ky gjeneral i mbati emri Plazhi i Gjeneralit...

 

Sipas ligjeve te Monarkis, bregdeti nga 200m deri ne 400m distanaca me detin, lagunat, edhe kenetat jane prone shtetrore, nuk mund te blihet as te jepet me qera nga shteti.

Lumidrin, nuk e di se si munde te jet dhe sa mund te qendoje ligji i monarkut ne shqiperi?   Por une di te them nje gje me siguri, qe ne bregdetin shqiptar nuk  besoje se mund te ket mbetur ndonje cop tok e pa shitur dhe e pa ndare sipas  planit te monarkeve shqiptar! Pra me pak fjiale une jame nga nje zone bregdetare, me sakte nga laguna e Karavastas e cila eshte shpallur zone e rendesis se vecante nga unesco, dhe di me siguri qe c'do  pellemb tok e pa lagur me uje qofte te kripur qofte te embel eshte shitur! Dhe me absurdia eshte se pronaret jane nga treva te ndryshme te shqiperis, p,sh    Shkodra, Elbasani, Durresi, Tirana  e tje.

Dhe dicka akoma, akoma dhe  kodrat perreth, ose me sakte  kodrat e Divjakes te cilat jane pron kombetare dhe prone publike jane ndare sipas monarkeve te medhenje e moderrne shqiptare!!!  

 

"sipas ligjeve te monarkis,bregdeti nga 200 - 400 m distance me detin... jane prone shteterore...."

Nuk e di per cilen monarki e ka fjalen lumidrin... Per monarkine e Zogut, te Hoxhes apo per monarket e shumte te "demokracise" se fundit.                   Me kete arsyetim fshaterat e bregdetit te jugut duhet te dalin te gjitha prone e shtetit. Une jam nga nje prej atyre fshaterave, nga me te bukurit, dhe nuk di te kene pasur tapi, por di qe kane dokumenta pronesie te monarkise se Zogut dhe per bahce qe jane ne buze te ujit. Dhe paradoksi eshte qe edhe pse dime qe gjyshi jone nuk ka lene femije jashte martese, pronare na kane dale per ato prona dhe nga ca Peza-ke prej Tirone. ???? Hajde o ne PI... te mizes shterpe.   Mjeti i fundit i mbrojtjes mbetet Kalla.... apo jo?  Keshtu tha dikush me siper...

 

 

me ben pershtypje fakti se si gazeta TemA esht sensi-bile-zuar per kete problem.... A do te kete kurajon ajo gazete te botoje denoncimin e njeX- qytetari perkundrejte nje gjykate psh te Vlores e cila mer vendime mbeshtetur ne dokumenta te fallsifikuara e gjykatesi eshte bashkepuntor me fallsifikatorin? kur prokuroria e Vlores mbyll denoncimet duke perkrahur shkelesin e ligjit? C'far i ngelet te mjerit qytetar kur edhe kur pas shume vjeteve mundimesh dhe shpenzimesh ka mundur te fitoje  te drejten (gjyqin) = ka riblere pronen, policia jo vetem nuk zbaton vendimet e gjykates, por per me teper mbeshtet thysin e ligjit? Aty te gjithe jane Shkerdhata: gazetat, gazetaret, policet, prokuoret, gjyqtaret, politikanet, shtetaret dhe peshqit e peshkataret se i tille eshte mileti....

Nje Monarki kemi pasur qe ka bere te pamunderen te vendose ligjin e se drejtes.

 Nuk e kam sqaruar se behet fjale per bregdet ranor, d.m.th, ku eshte breg rere, ka qene nje ligj qe ndalohej shitja, dhenia me qera, nga shteti.

Ne qofte se keni parasysh  vilat e plazhit ne Durres qe jane ndertuar ne kohen e monarkis, dhe kane pak a shume kete distance.

Ajo vile qe eshte e ndertuar me afer se 200 m nga bregdeti, patjeter eshte ndertuar ne kohen e fashizmit.

Kur shteti " hesht" i vetmi qe "flet" eshte korrupsioni.Pa dyshim.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).