gjysma...

Nje gjysmagjel e shpetoj boten, ne perralle.

Boten e kafsheve te buta

Prej nga duhej ta kishte prejardhjen

njeriu i eger.

...

Dikur, atehere , mbas shpetimit te botes

dhe ardhjes se njeriut,

une e kerceja kaq bukur valsin e dashurise

me bishtin e fsheses,

qe e quaja; princi im i blute.

...

Tani fluturoj mbi bishtin e fsheses

si shtrige ne diten e te shumteve

Pa mundur kurre t'i flas te dashurit

per dashurine.

...

Gjysmagjeli ne perralle

nuk e kapercej oqeanin?!

 

11 Komente

Poezia eshte shume e bukur...  kam vene re se fundmi se krijimet e bukura kalojne pa komente ketu...  nuk e di pse...

p.s

Nuk kuptoj, pse nuk e perdor kohen e shkuar, dmth pse nuk shkruan shpetoi ne vend te shpetoj qe eshte ne kohen e tashme? E kam vene re kete edhe ne shkrimet e tua te meparshme, por kam kujtuar se eshte perdorur qellimisht...

Ajo eshte e bukur ,por duhet te thuhet pak me shume , pse eshte e bukur .Sepse me thene vetem kaq"eshte e bukur " nuk mjafton ,prandaj nuk ka komente se jo te gjithe e kuptojne poezine, "meaning" e saj , Floku !

Kalojne pa u komentuar poezit, per faktin, se jane sulur te gjithe te ato temat e shumdiskutuara, politik, nacionalizem, etj. Komentojne dhe shprehin  specializimin individual ne cdo tem e fushe!

 

Ke te drejte etmont, edhe ne virtualitet, njelloj si ne realitet, artit nuk ia fershellen me njeri....

Pa dashure te prek askend, fatekeqesia ne arte eshte se cdo  veper apo krijim, sulmohet dhe nenvlesohet aqe shume sa shume here perfundon qesharake, dhe mbas nje disfate te autorit apo te krijuesit, po ajo gje qe dikur ishte ne vendin e tabeles se qities, kthehet ne kryeveper, e perle...??

Macia_blu, je nga te paktat qe me pelqen,ne pergjithesi preferoj qenin  smiley

Me kishte shpetuar kjo!

vargjet:

Tani fluturoj mbi bishtin e fsheses

si shtrige ne diten e te shumteve

jane tela kitare te tendosura sa duhet; leshojne nje tingull qe arrin cdo zemer.

PS Miiiire aty, macia_blu!!!

flm , per vemendjen:

(ju besoj sekretin: e kam shkruar direkt ne peshku... , u ktheva ta korrigjoj, redaktoj... nuk pata durim-nuk dita-munda)

Flok' ke te drejte... edhe pse "j" hyn tek ato bashketingellore qe nuk i du (shif macia ne vend te macja-lol qe shumica e atyre qe e hasin macen , kujtojne se e kam shkruar gabim padashje. J-ne ke macia e kam bere gabim me dashje, ndersa tek folja shpetoj, e kam harruar "i" shpetoji.)

Kjo puna e gabimeve te drejteshkrimit, ma vonon botimin  ne leter,me shume se kursimi i lekeve.

 

edhe nje here,

Mirnjohje te gjitheve!

 

o macia blu, urime. ti zonje e re, je poete e vjeter.si i behet te kontaktojme, kemi ndare vargjet bashke kahere.

Une shpetoj, kapercej, fluturojAi/Ajo shpeton, kapercen, fluturon por Une shpetova, kaperceva, fluturovaAi/Ajo shpetoi, kaperceu, fluturoi : JO : Ai/Ajo shpetoj, kapercej, fluturoj  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).