Gjykata heq sekuestron ndaj pronave të Damir Fazllic

Gjykata e Tiranës vendosi dje të heqë masën e sekuestros vendosur ndaj pronave të biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazllic. Në seancën e sotme gjyqësore, gjyqtari i ceshtjes Artan Brozi rrëzoi kërkesën e dy prokurorëve Dritan Reshka dhe Besnik Cani se pronat e Fazllic në Shqipëri përdoren thjesht për pastrim parash. Brozi i quajti akuzat të paargumentuara në prova të forta, ndaj vendosi heqjen e sekuestros.

Serbo-boshnjaku Damir Fazllic ngriti padi ndaj prokurorisë lidhur me sekuestrimin e pronave te tij me anë të avokatit Brahim Lahi.

Avokati i pales paditese Brahim Lahi paraqiti prova dhe argumenta te cilat sipas tij detyrojne gjykatën të shfuqizojë vendimin per sekuestro te pronave te Fazllic. Në dy seanca më parë, prokuroret e ceshtjes kane hedhur dyshime se Damir Fazllic kryente pastrim parash në Shqipëri. Ata iu referuan blerjeve te dyshimta te pronave te tij ne Porto Romano ndërkohë që shoqëritë e themeluara nga Fazllic rezultojne me kapital zero. Por pala mbrojtese pretendon se parate per blerjen e dy pronave nga shoqerite e "Croën Acquisition" dhe "Alfa sha" kane kaluar si transaksione neper banka dhe qarkullimi i parase ne kete forme sipas avokateve rrëzojne pretendimin se ato jane para te pista.

Edhe pse një seancë më parë dy prokuroret Dritan Reshka dhe Besnik Cani kërkuan kohe te pergatisin me shkrim konkluzionin e tyre bazuar ne faktet e paraqitura nga avokatet e Fazllic, gjyqtari i ceshtjes Artan Brozi vendosi sot vendimin për heqjen e masës së sekuestros së pronave në Shqipëri të serbo-boshnjakut.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).