Gjatë jetës time

Nje ditë Amerikani ishte i lodhur duke pritur për ndryshime, asgjë e re nuk po ndodhte, askush nuk po i jepte një lajm te mirë për Amerikën, sepse ishte mesuar t'ia lavdëronin, "Amerika kështu e Amerika ashtu".
Prandaj vendos të shkojë ta takoj Zotin, e ta pyesë se sa larg do të mbrrijë Amerika gjatë jetës se tij. E din që rruga eshte e gjatë dhe vendos ta therras edhe Rusin, fillimisht Rusi kundërshton, mirpo kur i kupton arsyet pse Amerikani po shkon e nga inati pranon, në një mënyrë edhe ai ka deshire te dijë për Rusinë.
Rrugës takojnë nje Shqiptar nga Kosova, amerikani e pyet: Do vish me ne tek Zoti?
Rusi: Nuk po e marrim edhe Shqiptarin me vete ....!
Amerikani: e marrim, e marrim se rruga eshte gjate edhe Shqiptarët janë humorista.
Më në fund janë te zoti që të tre, Zoti i mirëpret dhe i fton në zyrën e tij një nga një.
Amerikani hynë i pari ,
Zoti: I dashuri im me trego cila eshte arsyja që ke ardhur të më takosh ?
Amerikani: Gjithmonë kam dashur te dijë sa larg do te mbrrijë Amerika gjatë jetës time ?
Zoti: Amerika ....... Amerika.... Amerika do të mbrrijë shumë larg, shumë më shumë se që është tani, por jo gjatë jetës tënde.
Amerikani del i përlotur, nuk i intereson asgje mbas jetës së tij, pasi nuk i sheh vet ato arritje, s'kanë vlerë fare !
Rusi e sheh që amerikani po del duke qarë dhe tash është rradha që ai të shkojë, e thotë me vete: "Nuk guxoj ta pyes shumë se më hangër djalli pastaj, nuk do e pyes sa do te mbrrijë Rusia, vetem po them se a do te mbrrijë Rusia një ditë te bëhet si Amerika".
Zoti mendon ca sekonda dhe ju pergjigjjet rusit : Rusia një ditë do te jetë si Amerika por jo gjatë jetës tende. Si amerikani edhe rusi fillon e qan, edhe ai nuk eshte i knaqur me pergjigje.
Tash shqiptari hyn në zyrën e Zotit, i friksuar natyrisht.
Zoti: Më thuaj ç'e mirë të solli tek unë?
Shqipari: unë erdha veç të të shoh.
(Në te vertet friksohej të pyes se e kishte parë amerikanin dhe rusin duke dalë më herët).
Zoti: Tani të lutem të shkosh se kam punë.
Shqiptari duke dalë kërkon prapë nga Zoti që ta lejojë të pyes diçka.
Zoti: Fol.
Shqiptari: (tek dera) A do të arrijnë që nje ditë shqiptarët të bëhen bashkë?
Zoti fillon të qajë...

                                     

 

6 Komente

Si duket vlersimi  dhe komentet varen edhe nga C'far peshku postohen, nese peshku eshte i vogel,  sja vene veshin kush, nese peshku qellon i madh te gjithe grupohen dhe secili mundohet te jep ate mendimin e tij madhështor me fjale therrse, mbreslënse,  por tju hedhesh nje sy per ca kohe e kupton qe shpesh here komentet skanë të bëjnë me temën e shume te tjera jane vetem replika me njeri-tjerin.

por nje fjale e urte thote:" Shpesh here ndodh qe gjerat e mira nuk popullarizohen, e shpesh here e popullarizuara nuk ka vlere."

 

Trim, megjithse e ke vënë tek satira këtë pjesë, për argumentin që trajton kjo nuk bën as për të qeshur dhe as për të qarë.

Cili ishte morali i kësaj barcalete (të përshtatur) për shqiptarët?
 

Nuk di me C vemendje e ke lexuar por me duket qe na bene per te qare, mu duke e pershatshme me postu. (sa u antarsova e pashe qe k'tu te gjithe mundohen te kundershtojne njeri-tjetri.)

Kete Satire e kam degjuar nga njerz (nuk ka autor). Morali  i barcoletes eshte qe  duhet te jemi me te bashkuar,   gjithe kuptimin barcoleta e merr  kur "  zotii fillon te qaj. ju e kuptoni arsyen  pse Amerikani edhe Rusi qajne ( nuk i perjetojne ata vet arritjet e medha qe ju tregon zoti)  qe d.mth  zoti qan sepse edhe ai ne nje menyre satirike nuk e perjeton bashkimin e shqiptarve se jemi te ndare lol ! 

e pse qan Zoti pra? hajde zot hajde... Ky qenka zot idiot per zotin.... Shqiptari sikur mbahej per humor... pse si tha psh Zotit, hajt mos u merzit o Zot (as i plotfuqishem e as miredashes), se ti si di te gjitha... (i mbivleresuar demek)

skica ehste shume e mire, por ka dy gjera jo ne regull me te per mendimin tim, e para eshte shkathtesia e fjales dhe e fjalise... dmth them se do te ishte me mire e pershtatur ne Skaz, qe ne perkufizimin tim dmth, shpejt e shpejt, thuaj ca ke per te thene e dil n'dere... ose stil, tip Holden Caulfield, e cila i paska pelqyer edhe Bulkthit smiley... (mgths nuk jam teper i sigurte se si do te realizohej kjo, per shkak te pikepamjeve te ndryshme... por ja vlen te eksperimentohet). E dyta ehste vete morali... vete shija qe te le... dmth kjo qe permenda ne paragrafin e pare... skica nuk mundet te mbaroj ne kete menyre, me nje Zot qe qan.... eshte thjesht teper pesimiste e kjo kundershton vete qellimin e letersise.

Me kete fund e shije (moral) qe le kjo skice, nuk ja vlen... eshte si puna e lopes qe i jep shkelmin koves se qumshtit ne fund. Ka shume potencial per dicka vertete te bukur...  e gjitha varet prej fjales se fundit... e cila i mbetet shqiptarit....  sepse ky Zot qe qan per mendimin tim e ka humbur legjitimitetin e tij, kshtu qe duhet te behet shqiptari Zot e te marr kontroll te situates e ta sjell ate ne vije per veten e vete e per Zotin, per ti dhene kurajo edhe ktij te fundit.

Me kujtoi kete kengen.

Kam pare njerz te lloje llojshem por si ti, te lutem me trego te pakten a e lexove barocleten apo vetem ashtu  lave komentin , pse pyet pse zoti qan?kjo eshte e kuptushme , morali i barcoletes eshte te tregoje qe ne shqiptart jemi te percare edhe ate shume, doni ta dini pse jemi te percare, ja pse, kemi deshire te gjithe te jemi ne krye, t'i kemi te gjitha,e me keqja eshte se e kundershtojme njeri-tjerin pa ndonje argument ose mundohemi te kritikojme aq shume sa qe tjeret na vrejne me ne fund.

Le ti kthehemi temes , stilin qe ti propozon  nuk ju pershtatet nje barcolete, dhe pse zoti qan ne fund ? sepse morali i cdo storie jepet ne fund,

pastaj ti shkon edhe me vlersime te me tejshme duke e quajtur  kete punim si nuk vlejka gje, si keshtu !

Une thjesht nuk te kuptoj pse mendon qe shqiptari ta ze vendin e zotit, kjo eshte qesharake, nuk eshte qillimi i ksaj barcolete, pse i perzine gjerat?!...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).