Gerdeci, edhe 2 vjet hetime

 

TIRANE - Tjeter deshtim per Prokurorine e Pergjithshme qe aktualisht drejtohet nga Ina Rama. Hetimet per Gerdecin qe ishin planifikuar te zgjatnin deri ne nje vit, zgjaten edhe me dy vjet te tjera. Lajmin e bene te ditur dje per gazeten "Koha Jone", burime nga grupi hetimor i ngjarjes se 15 marsit qe solli 26 te vdekur dhe afro 300 te plagosur nga shperthimet ne fabriken e demontimit te municioneve. Ata sqaruan se hetimet per tragjedine e Gerdecit do te jene te tejzgjatura, nderkohe qe grupi hetimor eshte ne pritje te leter-porosive nga Zvicra dhe Qipro, per te dhenat ne lidhje me dyshimet mbi trafikun e armeve.

Prokuroria e Pergjithshme, do te zgjase edhe me dy vjet te tjera hetimet per tragjedine e Gerdecit duke vleresuar se ceshtja eshte komplekse. Sipas burimeve te mesiperme, akuza e re qe i eshte komunikuar te pandehurve pak muaj me pare, i jep te drejten grupit te hetimor te zgjase hetimet edhe per dy vjet te tjera. Burimet sqaruar se kjo e drejte perfitohet nga akuza e vrasjes masive, e cila parashikon hetime deri ne tre vjet.

Pas marrjes ne pyetje te te mbijetuarve te tragjedise se 15 marsit, prokuroria i ka perqendruar hetimet e saj, tek marrja ne pyetje nepermjet leter-porosive te personave te huaj, te cilet kane pasur kontrata me Ministrine e Mbrojtjes per demontimin e armeve ne fabrike te Gerdecit. Mesohet se leter-porosia e mberritur pak dite me pare nga SHBA-ja mbi deklarimet e Patrik Henrit, eshte duke u perkthyer ne Ministrine e Drejtesise. Pas mberritjes se kesaj leter-porosie, organi i akuzes thote se eshte ne pritje te dy leter-porosive te tjera, njera prej te cilave pritet te mberrije nga Zvicra, ndersa e dyta nga Qipro. Pikerisht behet fjale per dy leter-porosi qe zbardhin aktivitetin e Henry Tomeit, kompania e te cilet e ka qendren ne Qipro, por qe e shtrin aktivitetin e saj deri ne Zvicer.

Keto deklarime me leter-porosi kerkohen nga grupi hetimor per te zbardhur nje nga pistat qe ka ngritur prokuroria per tragjedine e Gerdecit, pikerisht ate te trafikut te armeve. Organi qendror i akuzes, ka te pandehur per tragjedine e 15 marsit tre persona, Mihal Delijorgjin, ish administrator i firmes "Albademil", Dritan Minxhollin, ish drejtorin teknik te punimeve ne fabrike, si dhe Ylli Pinarin, ish drejtori i Meico-s. Tre te pandehurit akuzohen per veprat penale te "vrasjes ne rrethana cilesuese, te me shume se 2 personave dhe rrezikshmerine e dhjetera personave te tjere, veper penale e kryer ne bashkepunim", si dhe akuzen e "shkelje te rregullave te sigurise mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive". Ndersa per te pandehurin Pinari prokuroria ka ngritur edhe akuzen e "shperdorimit te detyres". R.Caushaj

Tragjedia

Mesditen e 15 marsit te vitit te kaluar, 125 punetore te fabrikes se demontimit te armeve ne Gerdec, kane qene ne pushimin e drekes. Nje shkendije ka cuar ne marrjen flake te fabrikes dhe me pas ne shperthimin e saj, si pasoje e se ciles humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere.

Pistat

Prokuroria e Pergjithshme ka ngritur disa pista ne lidhje me tragjedine e Gerdecit. Pikerisht behet fjale per pistat e trafikut te armeve, konkurrence e pandershme, shkelje e rregullave si dhe shperdorim detyre. Nga hetimet u perjashtua pista e aktit terrorist, pasi shperthimi u konsiderua aksidental.

2 Komente

Tjeter deshtim per Prokurorine e Pergjithshme qe aktualisht drejtohet nga Ina Rama. Hetimet per Gerdecin qe ishin planifikuar te zgjatnin deri ne nje vit, zgjaten edhe me dy vjet te tjera. Lajmin e bene te ditur dje per gazeten "Koha Jone", burime nga grupi hetimor i ngjarjes se 15 marsit qe solli 26 te vdekur dhe afro 300 te plagosur nga shperthimet ne fabriken e demontimit te municioneve.

 

Se mora vesh kete.. Burime nga prokuroria i kane thene Koha Jone qe Ina Rama dhe prokuroria kane deshtuar??? Prokuroria po lufton shtetin ne shqiperi dhe krimin e organizuar qeveritare..  Sigurisht qe do kete zgjatje ne hetime..

Nuk e kuptoje, se si ka munci qe shume here ndothe qe lajmin me pare ta japin mediat sesa organi kopetent!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).